Sufle e kripur me djathë dhe proshutë
 
Shperndaje
ikub#: 1806230003
Sufle e kripur me djathë dhe proshutë RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 250 gr djathë
- 60 gr gjalpë
- 1 qepe
- 2 tufa trumze
- 6 te verdha veze
- 100 gr pancete te prere ne kuba
- 40 gr miell
- 2 dl qumësht
- 3 te verdha veze
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Lyeni me pak gjalpë një tas për sufle dhe me pas futeni ne frigorifer për 5 minuta me pas lyejini përsëri me gjalpë dhe shtoni pak miell dhe vendoseni përsëri ne frigorifer. Ne një ene te madhe skuqni panceten pa përdorur yndyre me pas thajeni panceten me letër kuzhine ne mënyrë qe te largoni yndyrën e tepërt. Grini qepen dhe vëreni për te skuqur me pak gjalpë derisa te behet transparente. Ndërkohë ne një ene vendosni gjalpin qe ju ka mbetur bashke me pak miell dhe skuqeni me pas shtoni qumështin dhe përziejini vazhdimisht ne mënyrë qe te mos formoje toptha dhe gatuajeni për rreth 4 minuta. Ndërkohë largoni pjesën e jashtë te djathit dhe priteni ne kuba te vegjël. Kur djathi te jete shkrire tërësisht ne beshamel bashkoni tre te verdhat e vezëve, panceten dhe qepen e skuqur. Ndërsa përbërja ftohet rrihni ne një ene te bardhat e vezëve me pas shtojini ne enën për sufle dhe futini ne furre te nxehte me 210'C për 25-30 minuta duke kontrolluar here pas here ne 5 minutat e fundit. Kur sufleja te ketë një pamje te fryre dhe ngjyre te arte atëherë është gati për tu shërbyer.
Shfleto artikuj te tjere per: PROSHUTE RECETA GATIMI SUFLE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved