Byrek me perime
 
Shperndaje
ikub#: 1806260003
Byrek me perime Receta e Dites
Përbërësit
 
- 600 gr miell
- 300 gr domate
- 150 gr ullinj jeshil
- 400 gr qepe
- 200 gr proshute e tymosur
- 12 gr maja birre
- rigon
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Shkrini majanë e birrës ne një ene me një litër ujë te vaket me pas shtoni 50 gr miell dhe përziejini me një pirunë derisa te përftoni një përbërje homogjene dhe lëreni ne qetësi për 1/2 ore. Ne një ene hidhni miellin qe ju ka mbetur dhe me pas shtoni brumin me majanë e birrës, ujë te vaket dhe pak kripe. Përpunoni brumin dhe me pas lyejini me pak vaj ulliri, vëreni ne një ene dhe lëreni ne qetësi për te paktën 2 ore. Ndërkohë qëroni qepet dhe pritini ne feta me pas skuqini ne një ene me 3 luge vaj ulliri, rregulloni me kripe dhe lëreni te ftohen. Ndani brumin ne 2 pjese dhe me pas pjesën e pare shtroni ne fundin e enës me pas shpërndani perimet te prera ne copa dhe proshutën bashke me qepet e skuqura, rregulloni me kripe, rigon dhe aromatizoni me piper dhe pak vaj ulliri dhe me pjesën tjetër te brumin shtrojeni mbi perimet. Futeni tavën ne furre dhe piqeni me 200'C për 10 minuta, me pas uleni temperaturën e sobës ne 180'C dhe lëreni për 30 minuta te tjera.
[I ngjashëm: Tartë me perime ]
Shfleto artikuj te tjere per: BYREK GATIMI PERIME RECETA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved