Qofte me patate dhe perime
 
Shperndaje
ikub#: 1806300014
Qofte me patate dhe perime RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 800 gr patate
- 100 gr rikota
- 40 gr djathë i grire
- 2 kunguj
- 2 tufa trumze
- 1 karote
- 1 vezë
- 1 tufe rozmarine
- 200 gr domate
- 80 gr thërrime buke
- 6 gjethe borzilok
- 1 qepe
- 1 dege selino
- 1 e verdhe veze
- arre moskat
- vaj ulliri
- kripe 
 
Përgatitja
 
Lani mire patatet dhe vërini ne një ene dhe mbulojini me ujë te ftohte dhe me pas vërini për te zier për rreth 40 minuta nga momenti i vlimit. Ndërkohë perimet e tjera dhe pritni ne kuba te vegjël. Qëroni qepen, lajeni dhe priteni ne feta dhe vëreni për te skuqur ne një ene me 4 luge vaj ulliri. Me pas shtoni perimet dhe rregulloni me kripe dhe gatuajini për 20 minuta. Beni patatet e zier ne pure duke i shtypur me një pirunë dhe vërini ne një ene me pas rregulloni me pak kripe, shtoni pak arre moskat dhe thërrime buke dhe përziejini mire. Ne një tave shtroni letër gatimi te njome dhe vendosni përbërjen duke i dhënë formën e një qofteje te madhe. Hidhini sipër qoftes thërrimet e bukës qe ju kane mbetur dhe futeni ne furre me 180'C për 35 minuta. Ndërkohë lani domatet, thajini dhe pritini ne gjysme shtoni pak vaj ulliri dhe kripe dhe disa gjethe borzilok dhe rozmarine. Ndajeni qoften me patate dhe perime ne feta dhe shërbejeni.



Shfleto artikuj te tjere per: PERIME QOFTE RECETA GATIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved