Receta e shijshme e patateve me salcë ala spanjolle
 
Shperndaje
ikub#: 1807010009
Receta e shijshme e patateve me salcë ala spanjolle Për një shije ndryshe provoni recetën e përgatitjes së patateve sipas stilin spanjoll.
Gjatë verës gjella të mërzitet dhe mendja të shkon tek gjërat e thata e të shijshme. Nëse doni të provoni diçka ndryshe dhe shumë të thjeshtë zbuloni recetën e patateve bravas spanjolle.
 
Përbërësit:
 
1kg patate te vogla te ndara në katër pjesë
2 luge gjelle uthull e bardhë
2 të verdha veze
2 lugë kafeje mustardë
2 lugë kafeje limon
3 thelpinj hudhra
120ml vaj ulliri
700ml vaj për skuqje
2 lugë kafeje spec i kuq pluhur
 
Përgatitja
 
Hidhini patatet në një enë dhe shtojuni 2 litra ujë. Hidhni edhe uthullën dhe 2 lugë gjellë kripë, e më pas vendosini të ziejnë. Lërini derisa patatet të zbuten disi, afërsisht shtatë minuta. Kullojini dhe hiqini mënjanë. Në një tas përzieni të verdhat e vezëve, mustardën, lëngun e limonin, hudhrën dhe dy lugë gjelle ujë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni pak nga pak vajin  e ullirit duke vazhduar gjithë kohës përzierjen. Salca do fillojë të marrë formën e duhur. Mbulojeni atë më pas me një pecetë dhe lëreni mënjanë. Në një tigan ngrohni vajin dhe skuqni patatet për gati 5 minuta. pasi ato të jenë bërë shtojuni sipër salcë dhe pak spec të kuq dhe shijojini.
[I ngjashëm: Patate dhe speca me rigon ]
Shfleto artikuj te tjere per: PATATE RECETA SALCA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved