Perdet cilat të zgjidhni për çdo dhomë
 
Shperndaje
ikub#: 1807040087
Ja disa modele nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te zgjidhni perden e duhur për dhome te shtëpisë pa gabuar.
FOTO GALERI
Edhe pse perdet ne vetvete nuk janë element arredimi kur mendojmë për te arreduar shtëpinë, një dhome me dritare dhe pa perde duket jo e kompletuar. Ne behet fjale për zonën living, për dhomën e gjumit etj perdet luajnë një rol te rëndësishëm për privatësinë e secilit por janë detajet ato një bëjnë diferencën si për shembull zgjedhja midis një pëlhurë te lehte apo me te trashe, një ngjyrëshe apo me printe, te gjate apo te shkurtër etj. Ja disa modele nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te zgjidhni perden e duhur për dhome te shtëpisë pa gabuar.
 
1. Me ngjyra për ne kuzhine
Ne ambientin e kuzhinës janë te pranueshme ngjyrat dhe sfumaturat e ngjyrave me te ndezura. Nga momenti qe dritaret gjenden zakonisht mbi planin e punës perdet duhet te jene te shkurtra dhe te mbledhura.
 
2. Perdet e gjata ne sallon
Perdet ne zonën living kane një rol te rëndësishëm estetik. Nuk shërbejnë vetëm për te bllokuar dritën por edhe për te zbutur strukturën e dritareve duke i bere me mikpritëse dhe te bukura. Për ti lënë vend dritës qe te depërtoje është mire te zgjidhni perde ne ngjyre te çelur dhe për sa i përket gjatësisë është mire te preferoni perde te gjata.
 
3. Perde dyshe ne dhomën e gjumit
Perdet dyshe ne dhomën e gjumit janë te domosdoshme për te pasur me shume privatësi dhe është pikërisht ky vendi qe perdet luajnë funksionin e tyre. Preferoni te vendosni dy shtresa një me te trashe dhe një me holle te cilat e trasha ndihmon për privatësinë ndërsa ajo me e holle ndihmon për një pamje estetike me te bukur.
 
4. Edhe ne banje njësoj si ne kuzhine
Edhe ne këtë ambient është mire te preferoni me shume ngjyra se ne zonat e tjera te shtëpisë. Kështu është mire te preferoni perde me printe lulesh për ne pranverë por edhe ngjyra me te ndezura për ne ver.
 
Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA PERDE ZGJEDHJA

Marre nga ikub.al





*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved