Tavë me patate dhe patëllxhan në furrë
 
Shperndaje
ikub#: 1807150002
Tavë me patate dhe patëllxhan në furrë RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 2 patëllxhan
- 600 gr patate
- 40 gr djathë i grire
- 250 gr djathë i bute
- 4 domate te mesme
- 6 luge vaj ulliri
- majdanoz
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Ne një ene me ujë te kripur vini për te zier patatet e qëruara dhe e prera ne feta. Lërini për rreth 10 minuta ne zjarre dhe ndërkohë pritni patëllxhanët dhe domatet ne feta me trashësi 1 centimetër. Kulloni patatet dhe lëreni te ftohen ne një ene me pas rregulloni me dy luge vaj ulliri. Gjithashtu pritni ne feta edhe djathin e bute. Me pas vini për te ngrohur grillën dhe piqni nga te dyja anët patëllxhanët. Me pas lyeni me pak vaj një tave dhe vendosni me radhe perimet duke i alternuar me njëra tjetrën ndërsa ne sipërfaqen e tyre përfundoni me përbërësit qe ju kane mbetur dhe shtoni djathin e grire dhe majdanozin ne fund shtoni pak vaj ulliri dhe futeni tavën me perime ne furre me 200'C dhe piqeni për 20 minuta. Shërbejeni tavën sipas dëshirës.
Shfleto artikuj te tjere per: PATATE PATELLXHAN RECETA GATIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved