Cheesecake i kripur me kunguj dhe djathë
 
Shperndaje
ikub#: 1807220002
Cheesecake i kripur me kunguj dhe djathë RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 150 gr biskota me kripe
- 200 gr kunguj
- 50 ml pana
- 400 gr domate qershize
- 1 tufe borzilok
- 100 gr gjalpë
- 300 gr djathë i shkrire
- 1 pras
- 4 gr xhelatin
- 1 thelbi hurdhe
- 20 gr fara pishe
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Ne një ene shtrini pak letër pjekje te njome me pas merrni gjalpin dhe lëreni te shkrije ne temperature ambienti. Thërrmoni biskotat ne një misker dhe me pas shtoni gjalpin, kripen dhe piperin dhe miksojini përsëri te gjithë përbërësit derisa te përftoni një përbërje homogjene. Hidheni ne ene dhe hapeni mire shtresën ne te gjithë enën me pas futeni ne frigorifer për 60 minuta. Ndërkohë zbutni xhelatinën ne një ene me ujë te ftohte për 10 minuta. Pastroni mire prasin, priteni ne feta dhe vëreni ne një ene me ujë te vluar dhe me kripe për 3-4 minuta, kullojini dhe vërini ne një ene. Lani mire kungujt dhe pritini ne shirita te holle, kulloni xhelatinën, shtoni panen, rregulloni me kripe dhe aromatizoni me gjethe borziloku te copëtuara dhe pak piper përziejini mire me një luge druri ne mënyre qe te përftoni një mase homogjene. Me pas nxirrni bazën nga frigoriferi dhe hidhni ne te përbërjen me djathi, rregulloni sipërfaqen dhe shtoni kungujt dhe me pas vëreni përsëri ne frigorifer për te paktën 4 ore. Ndërkohë lani domatet, thajini dhe kriposini dhe gatuajini për 5 minuta me zjarre te madh ne një ene bashke me dy luge vaj, hurdhe, borzilok, fara pishe, pak kripe dhe piper. Largoni hurdhën dhe me pas hiqeni përbërjen nga zjarri. Shtoni edhe këtë shtrese ne përgatitjen qe keni ne frigorifer dekorojeni me domate dhe shërbejeni ne feta. Kjo është një pjate e lehte dhe e freskët për tu përgatitur.
 
Shfleto artikuj te tjere per: CHEESECAKE RECETA GATIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved