Kotëleta pule të marinuara
 
Shperndaje
ikub#: 1807290001
Kotëleta pule të marinuara RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 600 gr mish pule 
- 2 qepe
- 1 dege selino
- 1 karotë
- 1 tufe trumze
- 1 tufe majdanoz
- pak kanelle
- 3-4 karafila te egër
- 1.5 dl acetoni e bardhe
- 1.5 dl vere e bardhe
- 70 gr miell
- thërrime buke
- 2 veze
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Pastroni mire mishin e pule duke larguar pjesët e lëkurës me pas thyeni vezët ne një ene rrihini dhe me pas kaloni kotëletat e pulës me pare ne miell, ne veze dhe me pas ne thërrimet e bukës dhe vërini ne një ene me vaj për ti skuqur për 3-4 minuta për çdo ane, vërini ne një ene me letër kuzhine ne mënyrë qe te humbasin yndyrën e tepërt dhe rregullojini me kripe dhe piper. Me pas lani mire te gjitha perimet, qëroni qepen dhe priteni ne feta te holla dhe me pas ndajini ne unaza, pritini ne kuba selinon dhe karotat dhe pastroni mire trumzën. Vërini te gjitha perimet për te skuqur për disa çaste ne një ene me 4 luge vaj ulliri me pas shtoni aceton, verën, trumzën dhe erëzat. Rregulloni me kripe dhe piper dhe me pas vërini për te vluar për 3-4 minuta derisa te jete reduktuar gjysma e tij. Vendosni ne një ene kotëletat dhe përgatitjen e marinimit te ngrohte duke i alternuar lëreni te ftohen tërësisht dhe te aromatizohen për te paktën 1 dite ne frigorifer para se ti shërbeni kotëletat e pulës me temperaturë ambienti.



Shfleto artikuj te tjere per: MARINIMI PULA RECETA GATIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved