Shkaktarët më të mëdhenj të shpërqendrimeve në punë
 
Shperndaje
ikub#: 1905210121
Shkaktarët më të mëdhenj të shpërqendrimeve në punë Të gjithëve do të pëlqente më shumë të punonim në zyrë, pa bashkëpunëtorë të zhurmshëm, pasi ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha në procesin e punës.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të Future Workplace. Ja disa nga gjetjet e tjera të studimit.
Thuajse të gjithë (99%) e punonjësve thonë se shpërqendrohen ndërkohë që punojnë në hapësirën personale në punë. Më shumë se gjysma pranon se shpërqendrimet e bëjnë të vështirë të flasin dhe të dëgjojnë gjatë telefonatave (51%). Rezultatet e studimit tregojnë se thuajse 3 persona në 4 do të punonin më shumë në zyrë dhe do të ishin më produktivë nëse punëmarrësi do të bënte diçka për të reduktuar shpërqendrimet në vendin e punës, duke ofruar një mundësi të mirë për IT, Burimet Njerëzore dhe strukturat e tjera që te bashkëpunonin.
Klasifikimi i shpërqendrimeve më të mëdha në vendin e punës sipas studimit të Future Workplace
1-Kolegë që flasin në telefon me zë të lartë
2-Festa të vogla në zyrë
3-Kolegë që flasin aty pranë vendit tuaj të punës
4-Videogame të instaluar në kompjuter
5-Zilet e celularëve apo njoftimet në smartphone



Shfleto artikuj te tjere per: PUNONJES SHPERQENDRIMI ZYRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved