Gabime menaxhimi që vulosin dështimin tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1905240146
Gabime menaxhimi që vulosin dështimin tuaj Ja se cilat janë disa prej gabimeve më të shpeshta që nuk ju lënë juve të keni progres në rrugëtimin tuaj drejt suksesit:
1. Kohë e pamjaftueshme. Të ankuarit në vazhdimësi nuk do t’ju ndihmojë që gjërat të zgjidhen, por në vend të kësaj filloni të mirëmenaxhoni kohën tuaj.
2. Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë më punë?
Përcaktoni gjërat të cilat janë të rëndësishme.
Zbatoni një strategji organizative.
Shmangni të gjitha shpërqendrimet.
Mos pretendoni perfeksionin.
Delegoni përgjegjësi.
Shoqërohuni me njerëz të tjerë produktivë.
3. Ankthi. Në varësi të sistemit të menaxhimit të kohës që ju zgjidhni të zbatoni, mundohuni që t’i kurseni vetes suaj një stres dhe ankth të panevojshëm, gjë kjo që ndikon automatikisht edhe në ecurinë tuaj produktive.
4. Llogarisni gabim kohën për një detyrë të caktuar. Mënyra më e mirë për të pasur sukses në një pikë të tillë është që ju të matni kohën që shpenzoni për detyrat që keni gjatë një ose dy javëve. 
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KARRIERA MENAXHIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved