Pulë me perime dhe xhenxhefil
 
Shperndaje
ikub#: 1905250003
Pulë me perime dhe xhenxhefil Shijoni një gatim me pulë dhe perime ndryshe nga sa jeni mësuar.
Përbërësit për 4 persona:
 
20gr komposto xhenxhefili
2 speca, një i kuq e një jeshil
1 qepë
320gr oriz basmati
200ml lëng pule
1 lugë supe salcë soje
2 fileto pule
1 kokë brokoli
4 thelpinj hudhra
Vaj luledielli
Uthull balsamike
Kikirikë
Kripë, piper
 
Përgatitja
 
Prisni xhenxhefilin në feta të holla. Fileton e pulës prijeni në kubikë dhe të njëjtën gjë bëni edhe me specat, qepët dhe hudhrat. Brokolin ndajeni në copa të vogla. Në një tigan hidhni vaj dhe kur të jetë nxehur hidhni filetat, qepën dhe hudhrën. Pasi të jenë skuqur paksa, shtoni edhe specat dhe lërini të skuqen edhe për 3 minuta duke i trazuar herë pas here. Hidhni në tigan edhe brokolin, xhenxhefilin dhe lëngun e pulës dhe trazojini sërish. Vendosni një kapak dhe lërini të skuqen të gjitha bashkë për 5 minuta. Hiqni më pas kapakun, shtoni uthullën balsamike dhe salcën e sojës duke e trazuar përbërjen. Kur të jetë bërë, hidheni nëpër pjata dhe shtoni sipër kikirikë të grirë në copa të mëdha.
Shfleto artikuj te tjere per: PERIME PULE XHENXHEFIL

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved