Pulë me qiqra në versionin oriental
 
Shperndaje
ikub#: 1906010008
Pulë me qiqra në versionin oriental Kjo është një recetë shumë aromatike dhe e shijshme.
Përbërësit për 4 persona:
 
800gr fileto pule
400gr salce domate
1 qepe
400gr qiqra të konservuara
200gr kajsi të thata
200ml lëng mishi
1 luge gjelle kanellë
Vaj ulliri, kripe, piper dhe majdanoz i freskët
 
Përgatitja
 
Prisni filetat e pulës më dysh ose në copa më të vogla. Më pas kulloni qiqrat dhe prisni imët qepën. Majdanozin lajeni mire dhe lëreni mënjanë. Në një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe skuqni qepën. Pas pak hidhni edhe copat e pulës në mënyrë që të marrin një ngjyrë të kuqërremte. Lërini së bashku për 5 minuta. Shtoni më pas salcën e domates, lëngun e mishit, kanellën dhe majdanoz. Shtoni edhe një gotë ujë, kripë e piper dhe lërini të ziejnë të gjitha për 25 minuta në zjarr të ulët. Në përbërjen me pulë hidhni edhe qiqrat dhe vendosini të ziejnë edhe 15 minuta. Receta është gati dhe mund të shoqërohet më së miri me pilaf.
[I ngjashëm: Tortillas me pulë ]



Shfleto artikuj te tjere per: AROMA ORIENTALE PULA QIQRA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved