Shishqebap pule me mjaltë dhe limon
 
Shperndaje
ikub#: 1906220003
Shishqebap pule me mjaltë dhe limon Për në verë këto shishqebape të pjekura në zgarë janë perfekte.
Përbërësit për 4-6 persona:
 
 • 6 fileto pule
100gr majdanoz I grirë imët
100ml vaj ulliri
4 qepë të njoma të prera imët
6 thelpinj hudhra të grira imët
2 lugë gjelle xhenxhefil I freskët I grirë
2 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë gjelle lëng limoni jeshil
Erëza sipas dëshirës, kripë, piper i zi
 
Për kremin
 
100ml pana
Gjysmë luge kafeje lëkurë limoni jeshil
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë kafeje mjaltë
Pak kripë dhe pak piper të zi
 
Përgatitja
 
Përzieni majdanozin me qepët dhe gjithë përbërësit e tjerë derisa të krijohet një lloj mase e trashë. Filetot e pulës të prera në copa të vogla vendosini në një qepe plastike dhe shtoni brenda saj përbërjen me erëza. Përziejini mirë të gjitha dhe lërini filetot të marinohen për 2-3 orë të frigorifer. Ndërkohë përgatisni kremin duke përzierë gjithë përbërësit. Mbulojeni atë me cellofon dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Pasi të jenë marinuar filetat e pulës, vendosini nëpër shkopinj. Piqini në zgarë nga të gjitha anët dhe kosumojini të ngrohta shoqëruar me kremin me mjaktë dhe limon jeshil.
Shfleto artikuj te tjere per: LIMON MJALTE SHISHQEBAP

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved