Limonçel kremoz sa hap e mbyll sytë
 
Shperndaje
ikub#: 1906270121
Limonçel kremoz sa hap e mbyll sytë Në vijim gjeni recetën e thjeshtë e përgatitjes së limonçelit kremoz.
Përbërësit:
- 1 filxhan me lëng limoni të shtrydhur; diku te 3 ose 4 kokrra
- ½ filxhani me sheqer 
- 2 ½ gota me ujë
- 4 kupa akulloreje me vanilje
Përgatitja: 
Fillimisht bëni bashkë lëngun e limonit, sheqerin dhe ujin dhe trazojini sa të shkrijnë grimcat e sheqerit.
Më pas, lëreni limonatën të ftohet në frigorifer për 1-2 orë. Duhet që të jetë me patjetër e ftohtë në mënyrë që të mos shkrijë akullorja menjëherë.
Në vijim, hidhni në një gotë pak limonatë dhe kupat e akullores (2-4 lugë ) dhe trazojini që të krijohet një masë homogjene. Shtoni dhe pak akull.
 
Shfleto artikuj te tjere per: LIMONCEL KREMOZ

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved