Si ta menaxhoni situatën…
 
Shperndaje
ikub#: 1907080068
Si ta menaxhoni situatën… Alice Boyes, një studiuese amerikane për këtë temë, ka identifikuar 21 veprime dhe mendime të njerëzve të sëmurë që synojnë të arrijnë përsosmërinë.
Disa prej tyre janë këto për shembull: të dorëzohesh para se të marrësh një detyrë për shkak se mos gabosh, të kesh vështirësi të marrësh edhe vendimet më të lehta, të çmendesh pasi nuk merr vlerësimet më të mira, të shmangësh delegimin e një pune, me pretendimin se të tjerët nuk arrijnë të kënaqin standardet që ke arritur ti.
Ndërsa një artikull i Harvard Business Review këshillon një strategji me disa pika për të shfrytëzuar përsosmërinë në avantazhin tuaj. Lexoni këshillat e mëposhtme:
- Matni kohën. Pyesni veten, A po e përdor kohën time me mençuri? A jam produktiv?
-Vendosni standardet tuaja. Në këtë mënyrë mund të kuptoni se ajo që keni bërë është mjaftueshëm mirë dhe se “puna që mund ta kishit përfunduar në 10 orë, mund të kërkojë vetëm 5 të tilla”.
-Bëni një listë kontrolli. Kjo do t’ju ndihmojë të lini mënjanë verifikimet e panevojshme.
-Mbani shënime rreth situatës. Ku ndodheni, orën e ditës dhe kush është rreth e qark jush. Dhe më pas të shmangni apo të kontrolloni faktorët që ju çojnë në këtë gjendje. Ju këshillohet të bëni “diçka që t’ju angazhojë në njohuri, e cila të jetë përsëritëse por të mos ju ngjallë ankth, për shembull të bëni një raport të shpenzimeve tuaja”.
-Kërkoni mendim. Personi më i përshtatshëm mund të jetë një mik, një i afërm, apo kushdo tjetër. Ju duhet t’i thoni atij: “Të jap lejen që të më thuash nëse jam shumë kërkues ndaj vetes” për një argument të caktuar.
-Monitoroni progresin tuaj. 
 
Shfleto artikuj te tjere per:

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved