Nëna dhe e bija martohen në një ditë, por jo vetëm kaq...
 
Shperndaje
ikub#: 2003190103
Me vetëm 18 vite diferencë nëna dhe vajza martohen në një ditë.
FOTO GALERI
Aisling Cislikauskiene dhe mamaja e saj Trisha Duffy janë më shumë se sa nënë dhe bijë, shoqëria e tyre është e përtejme, ato janë gjithçka për njëra tjetrën. Kështu që kur të dyja përfunduan të fejuara në të njëjtën kohë, ato vendosën ta bënin bashkë dasmën në një ditë, madje të shkonin bashkë të dy çiftet edhe në muaj mjalti. Aisling 35 vjeçe, dhe Trisha, 53, vjeçe kanë qenë gjithmonë të lidhura me njëra tjetrën, jo vetëm si nënë dhe bijë, por edhe si dy mikesha të ngushta. Aisling dhe burri i saj Marius Cislikauskiene, 38 vjeç, u fejuan në Mars 2016, gjatë një darke të madhe familjare. Marius e befasoi kur u ul në gju dhe i propozoi asaj, ndërsa në darkën familjare ndodheshin edhe motrat e Aislingut, Jamie, 16 vjeç, Laura, 24, Nicki, 24, Mary, 26, Joanne, 31, dhe Louise, 33 vjeçe. Kurse nëna e saj u fejua pak më vonë me Joe Fitzgerald, në janar 2019 në Amsterdam, ata ishin njohur nga një mik i përbashkët, kështu të dy menduan të planifikonin sa më shpejt dasmën. Duke bërë shaka ata menduan ta bënin dasmën e përbashkët, por Aisling dhe Marius ishin fillimisht kundër idesë pasi nuk donin të ndërhynin në ditën e tyre. Gjithsesi pak më vonë këta ndryshuan mendje pasi kuptuan se sa e veçantë do të ishte dita nëse e bënin dasmën në një ditë të përbashkët. Mamaja Trisha tashmë kishte rezervuar dhe planifikuar pjesën më të madhe të dasmës së saj me vajzën Aisling dhe partnerët e tyre. Por jo vetëm kaq nënë dhe bijë bashkë me partnerët e tyre planifikuan ta bënin edhe muajin e mjaltit së bashku. Një ide e mrekullueshme dhe një shembull për tu ndjekur për dashurinë e madhe mes nënës dhe vajzës. Njerëzit e ftuar në dasëm fillimisht mbetën të habitur, por duke parë gjithçka menduan se ishte ideja më e zgjuar dhe më perfekte. Kjo ishte dita më e bukur e jetës së tyre. 
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DASME FAMILJE MARTESE NENA VAJZA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved