Çifti martohet në mes të rrugës
 
Shperndaje
ikub#: 2003240067
Një çift ka vendosur të martohet në mes të rrugës së New York City nga miku i tyre i cili ndodhej në katin e tretë të një apartamenti anash rrugës.
FOTO GALERI
Çifti kishin caktuar ditën e dasmës, por nuk arritën ta bënin për shkak të pandemisë dhe gjendjes që ndodhet në vend. Miku i tyre Matt Wilson ju sugjeroi që do t’i martonte ai nga dritarja e katit të 4 dhe ata do të qëndronin në mes të rrugës së New York. Përreth çiftit do të ishin dy dëshmitarët edhe dy miq të tjerë, gjithashtu edhe një mik tjetër po i ndiqte nga xhami i makinës duke zbatuar të gjithë distancën e caktuar për koronavirusin. Reilly Jennings, 28 vjeç dhe Amanda Wheeler, 38 vjeçe, u martuan në mes të rrugës të qytetit që nuk fle kurrë, por këtë herë ndodheshin vetëm ata dhe disa miq në distancë. Por jo vetëm kaq shumë banorë të lagjes po e ndiqnin dasmën nga ballkonet apo dritaret e apartamentit të tyre. Kjo video e filmuar u bë virale në Instagram dhe duket si një përrallë moderne e dashurisë në kohën e koronavirusit.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: APARTAMENT CIFT DASME DESHMITAR RRUGE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved