“Qepë në dhomë” kundër koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2003270146
“Qepë në dhomë” kundër koronavirusit Vendosni një qepë në cep të dhomës dhe do të shmangni koronavirusin.
Lajmet për koronavirusin ndonjëherë dalin jashtë kontrollit duke përhapur edhe lajme të rreme të cilat bëhen virale në internet. Por këtë herë kemi të bëjmë me një lajm ndryshe, më saktë është një histori që vjen nga gratë e moshuara që thonë se nëse lini një qepë në cep të dhomës mund t’iu mbrojë nga koronavirusi. Një vajzë e re 19 vjeçare ishte habitur kur zbuloi se nëna e saj Abiola Oseni, 46 vjeçe, kishte vendosur nga një qepë në çdo cep të shtëpisë së tyre. Nëna e saj mendonte se kjo ishte një mënyrë për të thithur të gjitha bakteret e koronavirusit dhe gjithashtu kishte fuqinë për ta parandaluar, kështu familja nuk do të rrezikohej për tu infektuar. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: DHOME KORONAVIRUS QEPE SHTEPI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved