Nusja anulon dasmën luksoze në liqenin e Comos
 
Shperndaje
ikub#: 2004040036
Nusja anulon dasmën luksoze në liqenin e Comos Nusja përgatitet të anulojë dasmën e saj prej 80,000 £ në Itali ndërsa koronavirusi vazhdon të shkatërrojë vendin.
Aruna Seth kishte planifikuar të martohej me dashurinë e jetës së saj, Thomas. Por, si shumë nuse të tjera, stilistja e këpucëve të modës, duhej të anulonte dasmën e saj luksoze prej 80,000 £, që do të zhvillohej me 200 të ftuar në liqenin e Comos këtë korrik. Çifti kishte planifikuar dy dasma për tre ditë që do të qëndronin aty. Ata madje kishin planifikuar që të merrnin edhe artistin britanik Craig David për të interpretuar, por po mendojnë që do të anulojnë gjithçka. Gjithashtu nusja ka marrë edhe mendimin e babait të saj që është më i vjetër në moshë. Pavarësisht se dasma është në javën e tretë të korrikut, ai mendon se nuk është momenti i duhur për shkak se Italia ka pësuar shumë viktima. Gjithashtu edhe shumica e të ftuarve do të fluturojnë nga SHBA dhe Azia, veçanërisht India, shumë prej të cilëve janë më të moshuar dhe mund të kenë frikë, edhe nëse rreziku më i madh mund të jetë zhdukur. Aruna tregon se ka gjashtë muaj që merret me planifikimin e dasmës dhe tani e gjithë koha është shpenzuar kot. Ajo është me origjinë gjysmë indiane dhe gjysmë evropiane, kështu që i duhej të ftonte njerëz nga të dyja anët. Gjithashtu ata kishin menduar që dasma do të ishte shumë argëtuese me valle tradicionale.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DASEM ITALI KORONAVIRUS NUSE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved