Gruaja martohet me kamerierin që njohu nga dasma e saj e parë
 
Shperndaje
ikub#: 2004060092
Njihuni me historinë e pazakontë, një grua nga Anglia vendos të martohet në Kretë me partnerin e saj, ditën e parë të martesës ajo kërcen me një kamerier grek, por ja çfarë ndodh pas disa vitesh.
FOTO GALERI
Natalie Perry, 37 vjeç, nga Stonehouse, Gloucestershire, u takua me kamerierin Fred Kasa, 36 vjeç, disa orë përpara se të martohej me ish-burrin e saj, një martesë e organizuar pranë plazhit të Kretës në vitin 2012, dhe performoi vallen tradicionale Z Zorba me kamerierin. Ajo u nda me ish-bashkëshortin e saj në vitin 2016 dhe një vit më pas, shikoi përsëri në të njëjtin restorant, ku ajo kishte njohur kamerierin gjatë dasmës. Kur Natalie shkoi në restorant dhe pa në sy kamerierin grek u emocionua aq shumë saqë shkoi me vrap në tualet për tu qetësuar, kamerieri e ndjek nga pas edhe aty ata nisin romancën e tyre. Pas takimit të dytë në restorant, ata kaluan një javë së bashku dhe më pas lidhja e tyre ishte në distancë. Ata i shkruanin njëri-tjetrit dhe pas 6 muajsh Fred vendosi të shpërngulej në Britani. Tashmë ata janë martuar dhe po planifikojnë ta bëjnë muajin e mjaltit në Kretë.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DASME KAMERIER KRETE MARTESE VALLEZIM

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved