Dashuria dhe seksi nuk janë vetëm për të rinjtë
 
Shperndaje
ikub#: 2004180026
Dashuria dhe seksi nuk janë vetëm për të rinjtë Ju nuk duhet të ndaloni kurrë së dashuruari dhe të lini pas jetën seksuale, as kur të plakeni.
Shumica e njerëzve mendojnë se prindërit ose gjyshërit nuk kalojnë kohë intime së bashku. Por ekspertja e marrëdhënieve në çift Jessica O'Reilly tha se dëshira për dashuri dhe seks nuk ndalet kurrë. Në fakt, sipas një studimi të vitit 2011, shumë të moshuar duan të njohin një person të ri përsëri pas humbjes së një bashkëshorti. Nëse fëmijët nuk e pranojnë dot që gjyshi ose gjyshja të dalë në takim me dikë tjetër pasi ka humbur njërin partner duhet ta vendosin veten në vendin e tyre, pra siç thotë edhe një shprehje “vish këpucët e mia për të më kuptuar.” Shpesh fëmijët apo nipërit nuk i pëlqejnë partnerët zëvendësues në jetë. Sepse mbajnë emërtimin e “njerkut” dhe gjithmonë janë paragjykuar. Ju duhet t’i mbështesni gjyshërit tuaj në jetën e tyre private, sepse ashtu si keni bërë ju gabime, kanë bërë edhe ata, por ka një ndryshim, ata kanë më shumë përvojë se ju. Tashmë në ditët e sotme takimet kanë ndryshuar, jeta në çift është zhvilluar më shumë, bisedat dhje gjithashtu edhe jeta seksuale. Prandaj të moshuarit tërhiqen për të provuar dhe shijuar një pjesë të kësaj jete.
 



Shfleto artikuj te tjere per: CIFT DASHURI JETE MARREDHENIE SEKS

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved