Smart working, këshilla se si të punoni të sigurt
 
Shperndaje
ikub#: 2004290108
Smart working, këshilla se si të punoni të sigurt Nëse punoni nga shtëpia, ju me siguri qëndroni para kompjuterit në pjesën më të madhe të ditës. Për pasojë, rreziku është që ju të mos bëni shumë pauza e të lodheni më shumë.
Më të rrezikuara janë sytë, ndjekur nga qëndrimi jo korrekt (shpesh karriget në shtëpi nuk janë komode për të qëndruar ulur për shumë orë), me pasoja në shpinë dhe qafë.
Në zyrë duhen respektuar disa kushte për sigurinë dhe shëndetin, të cilat mund të zbatohen edhe në shtëpi.
-Ekrani duhet të jetë 50-70 centimetra larg jush, me  ndriçim, kontrast të mirë, jo i errët
-Tastiera duhet të ketë taste të lexueshme
-Vendi ku punoni duhet të jetë jo i rrëmujshëm, dhe të ketë hapësirë për këmbët
-Karrigia duhet të jetë ergonomike dhe e rehatshme për të mbështetur shpinën
-Mjedisi rrethues duhet të jetë i ndriçuar mirë (por jo shumë)
-Nuk duhet të jetë as shumë i ngrohtë, apo i ftohtë, ajri nuk duhet të jetë as shumë i thatë apo i lagësht, të jetë i qetë, pa zhurma të tepërta.
[Mund të pëlqeni: Seek Adventure in Green Coast! ]
-Punonjësit këshillohet të bëjnë një shkëputje nga kompjuteri prej 15 minutash çdo dy orë. 
 -Bëni ushtrime për shpinën, qafën, këmbët
Mbani shpinën drejt, por jo të ngurtë, qafën drejt dhe shpatullat të relaksuara, krahët në kënd të drejtë, me bërrylat vendosur në tavolinë, gjunjët në kënd të drejtë dhe këmbët mbështetur mirë në tokë.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA SMART WORKING

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved