Makarona me proshutë të gatuar dhe bizele
 
Shperndaje
ikub#: 2004300063
 Makarona me proshutë të gatuar dhe bizele Receta e dites.

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 lugë (vaj) vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Piper
  • 100 gr bizele
  • kripë për të shijuar
  • 100 gr proshutë të gatuar
  • krem pana
  • 400 gr makarona

Përgatitja:

1) Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr. Ndërkohë, qëroni një qepë të vogël dhe grijeni atë, merrni dhe 100 gr proshutë të gatuar dhe priteni në copa.

2) Hidhni kripë në ujin e valuar dhe  makaronat, tagliatele do ishte më mirë. Vendosni një tigan në zjarr me 2 lugë vaj,  skuqni qepën dhe më pas shtoni edhe  proshutën. Shtoni 100 g bizele dhe gatuajini për 5 minuta.

3) Kullojini makaronat “al dente”, dhe më pas vendosini në tiganin ku gatuat qepen, proshutën dhe bizelet duke shtuar edhe panën. Hidhini pak piper sipas dëshirës dhe më pas sërvirini në pjatë.

 




Shfleto artikuj te tjere per: BIZELE MAKARONA PROSHUTE RECETA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved