Njihuni me burrin që udhëton nëpër botë i zbathur
 
Shperndaje
ikub#: 2005100009
Ian Oliver ka udhëtuar nëpër botë, por kur bëhet fjalë për veshjen, e vetmja gjë që ai nuk shqetësohet janë këpucët.
FOTO GALERI
44-vjeçari, nga Nottinghamshire, njihet si Backpacker Barefoot. Ian tregon se nisi të qëndronte zbathur që kur ishte fëmijë, por që fillimisht nuk i pëlqente kjo ide. ‘Mendoj se si fëmijë nuk më pëlqente kurrë të isha zbathur. ‘Mbaj mend një herë që prindërit e mi më linin në shkollë, pastaj i detyroja të ktheheshin në shtëpi për të marrë këpucët e mia sepse nuk mund të qëndroja dot ashtu. Por diçka ndryshoi, në një moment gjatë viteve të adoleshencës time. Me kalimin e viteve, unë u bëra gjithnjë e më i guximshëm për ta bërë atë. Sigurisht që nga koha kur isha në universitet, unë isha shumë i lumtur që po arrija të ecja kudo zbathur. Tani Ian si një 44 vjeçar ecën zbathur sa më larg që të ketë mundësi dhe ai kënaqet shumë të udhëtojë pa këpucë. Duke udhëtuar përreth botës ai ka pasur nevojë të veshë disa sandale të holla, të cilat mbrojnë këmbët e tij. Arsyeja që i pëlqen të jetojë në këtë mënyrë është e thjeshtë, ai nuk i duron dot këpucët sepse i nxehen këmbët dhe ndonjëherë i duket sikur po mban dy tulla të rënda poshtë këmbëve.  Një miku i tij i ka dhuruar një palë sandale të thurura me shtiza, të cilat i mbulonin vetëm pjesën e sipërme të këmbëve. Dhe mungesa e këpucëve të tij sigurisht e bën atë të paharrueshëm kur udhëton nëpër botë. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BOTE UDHETIM VESHJE ZBATHUR

Marre nga ikub.al

loading...






*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved