Mbledhjet në distancë, më njerëzore e më pak maskiliste
 
Shperndaje
ikub#: 2005120091
Mbledhjet në distancë, më njerëzore e më pak maskiliste Mbledhjet kanë ndryshuar gjatë muajve të izolimit. Ekspertët mendojnë se ato janë bërë më njerëzore dhe mund të jenë një model për të ardhmen.
Psikologët e përsërisin prej kohësh: duhet të përpiqemi të ruajmë gjërat pozitive që ka sjellë izolimi. Ndër to, duke i hedhur sytë te bota e punës, janë mbledhjet, që tashmë nuk zhvillohen ballë për ballë, por online. “Më të gjata, por më njerëzore, ose fjalë për fjalë me më pak testosteron” – i cilësoi një ekspert i komunikimit, i cili çdo javë zhvillonte takime me drejtues, të veshur me këmishë dhe kravatë.
Në dy muajt e fundit, ai ka pasur takime me të njëjtët persona, por pa ngurtësinë që imponon zyra, me dyer që hapeshin dhe mbylleshin, me njerëz të tjerë që hyjnë në dhomë, me fëmijët që vërtiteshin nëpër shtëpi.
Kjo situatë është e vështirë edhe për drejtuesit e rangjeve më të larta, mbi të gjitha për të qenë mbizotërues në bisedë. Atmosfera serioze e zyrës venitej në një minutë, si në videon, e cila u bë virale disa vite më parë, me ekspertin e lidhur drejtpërdrejt me BBC, studio e të cilit ishte “pushtuar” nga fëmijët dhe gruaja që përpiqej t’i largonte ata prej andej.
Shumë gjëra të shtëpisë kanë përfunduar brenda mbledhjeve online. Një ndër to, sipas il New York Times është edukimi i fëmijëve që, sipas mendimit të gazetës amerikane, nuk është një punë që mund të kufizohet në orët pas punës. “Kjo situatë ka nxjerrë në pah që nuk mund të ndajmë identitetin tonë profesional nga ai personal”- shpjegoi Lakshmi Ramarajan, profesor në Harvard Business School.
Chad Verly, me profesion drejtor krijues, baba i tre fëmijëve, 2, 7 dhe 9 vjeç, tregoi se një herë iu përgjigj një telefonate pune nga dollapi i dhomës së gjumit, i veshur ende me pizhame. Për videothirrje vishte të paktën një këmishë, por sigurisht nuk do ta kishte formalitetin e zyrës, si shumë të tjerë nëpër botë,
Edhe në muajt e ardhshëm, shumë mbledhje do të zhvillohen online. Së pari, për shkak të nevojës për të mos krijuar tubime në zyrë dhe për të mos i bërë njerëzit të udhëtojnë nga një vend në tjetrin. Së dyti, bëhet e qartë se shumë takime dhe mbledhje para koronavirusit (62 në muaj sipas një statistike në SHBA, -37 miliardë dollarë të shpenzuara në takime të panevojshme në një vit), nuk kishin dhe aq të dobishme, dhe mund të zhvillohen të paktën pjesërisht, dhe jo ballë për ballë.
Ndërkohë është krijuar një term specifik, Zoom Fatigue, ose lodhja që vjen nga mbledhjet në distancë, siç shkruhet në një artikull të National Geographic. Mjetet për videokonferencat krijojnë një lodhje të madhe duke detyruar pjesëmarrësit t’i kushtojnë vëmendje ekstreme fjalëve.
Mbledhjet e ardhshme duhet të kenë rregulla që marrin shkas edhe nga gjithë gjërat që kemi mësuar këto javë. Nuk duhet të zgjasin më shumë se 20 minuta, duhet të shmangin komoditetet, çështjet që do të diskutohet në rendin e ditës duhet të njoftohen më parë dhe madje duhet të jepn edhe arsyet. Kjo për të respektuar kohën e tjetrit, veçanërisht atyre që po punojnë nga shtëpia me fëmijët që sillen rreth tyre. 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DISTANCE MASKILISTE MBLEDHJE NJEREZORE

Marre nga Monitor


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved