Covid-19. Dekalog i ri edhe për seksin
 
Shperndaje
ikub#: 2005290128
Covid-19. Dekalog i ri edhe për seksin Punonjëset e seksit në Zvicër kanë hartuar një rregullore që sipas tyre do të minimizojë rrezikun e prekjes nga Covid-19.
Në Zvicër, këto femra bashkohen në një shoqatë me emrin "Prokore", dhe së bashku kanë hartuar këtë rregullore, ku veç të tjera lexohet se edhe pozicioni i seksit është i rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes dhe infektimit
Sipas këtij manuali të paraqitur dhe nënshkruar nga prostitutat zvicerane, disa pozicione, si p.sh. "nga pas", lejojnë gruan të mbajë larg fytyrën nga klienti i saj.
Ndër masat e ndryshme për të mbrojtur shëndetin e prostitutave dhe klientëve, dhomat parashikohen të ajrosen për të paktën 15 minuta.  Larja e çarçafëve dhe peshqirëve në një temperaturë prej të paktën 60 gradë është një tjetër masë me rëndësi. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i maskave, dorezave, prezervativëve, ndërsa një seancë nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta.
Dokumenti këshillon punëtoret e seksit të mos prekin sendet personale të klientëve. Të dhënat e klientit do të regjistrohen për gjurmueshmëri dhe do të mbahen për katër javë.
 
 
 



Shfleto artikuj te tjere per: COVID-19 PROSTITUTA SEKSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved