Tiramisu me luleshtrydhe
 
Shperndaje
ikub#: 2005300011
Tiramisu me luleshtrydhe Tiramisu e shijshme me luleshtrydhe, perfekte për këtë stinë.
Përbërësit për 4 persona:
 
100gr luleshtrydhe
200gr sheqer pluhur
25gr krem luleshtrydheje
125gr Maskarpone
125gr krem pastiçerie ose shllak
4 të verdha vezësh
8 biskota të gjata
50gr kafe ekspres
100gr sheqer
 
Përgatitja
 
Krijoni fillimisht komposton e luleshtrydheve. Luleshtrydhet përziejini me kremin e luleshtrydheve dhe 200gr sheqer. Lërini të ziejnë pak dhe më pas hiqini nga zjarri për t’u ftohur. Maskarponen përziejeni mirë. Në një enë përzieni 100gr sheqer me pak ujë. Ngroheni përzierjen dhe hidhni të verdhat e vezëve duke i trazuar në mënyrë energjike sa të zbardhet përbërja. Shtoni edhe maskarponen dhe rrihini të gjitha sa të krijohet një masë homogjene. Në gota të veçanta hidhni fillimisht komposton e luleshtrydheve, krem maskarpone, biskota të lagura me kafe dhe përsëriteni të njëjtën gjë. Vendosini gotat në frigorifer dhe kur t’i shërbeni pudrosini me kakao dhe vendosini për zbukurim disa luleshtrydhe të freskëta.



Shfleto artikuj te tjere per: LULESHTRYDHE MASKARPONE TIRAMISU

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved