Sallatë greke me makarona
 
Shperndaje
ikub#: 2006200007
Sallatë greke me makarona Një sallatë e freskët dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur.
Përbërësit për 4 persona:
 
2 gota makarona turjelë
1 gotë kastravec të prerë
1 gotë spec i kuq i prerë në kubikë
1 gotë spec i verdhë i prerë në kubikë
treçerek gote spec jeshil i prerë në kubikë
1 gotë domate qershizë të prera më dysh
gjysmë gotë qepë e kuqe e grirë hollë
1 gotë djathë feta
gjysmë gote vaj ulliri
çerek gotë uthull
1 lugë gjelle rigon
pak kripë, pak piper
2 thelpinj hudhra
 
Përgatitja
 
Hidhni ujë në një tenxhere dhe vendoseni të ziejë. Sapo të vlojë hidhni makaronat. Ndërkohë grini perimet një e nga një për të përfituar masat e nevojshme. Hidhini më pas të gjitha në një tas. Kur të bëhen makaronat kullojini dhe lërini mënjanë. Në një tas të vogël përzieni vajin, uthullën dhe erëzat. Makaronat e ftohura i hidhni në tasin e madh me perime, shtoni sipër djathin feta dhe vajin me uthull dhe erëza. Trazojini mirë të gjitha dhe shijojini. Sallata është perfekte për këtë stinë.
Shfleto artikuj te tjere per: GREKE MAKARONA PERIME SALLATA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved