Tartë me pjepër dhe lajthi
 
Shperndaje
ikub#: 2006270008
Tartë me pjepër dhe lajthi Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe shumë e veçantë.
Përbërësit për 6 persona:
 
Për brumin:
250gr miell
125gr gjalpë
Dy kokrra kripë
1 të verdhë veze
80ml qumësht
 
Për mbushjen:
 
1 pjepër
3 vezë
50gr lajthi të bëra pluhur
400ml krem qumështi pak i trashë
60gr mjaltë
50gr sheqer me vanilje
30gr kokrra lajthi
 
Përgatitja
 
Përgatisni fillimisht brumin për tartën. Në një tas hidhni miellin, hapni një brimë të vogël, shtoni kripën, gjalpin e zbutur dhe përziejini. Shtoni më pas të verdhën e vezës dhe qumështin e përziejini sërish derisa të krijohet brumi. Bëni kujdes mos e ngjishni shumë brumin që të mos  copëtohet. Ndërkohë pastroni pjeprin dhe prijeni në feta të holla për të gjati. Në një tigan vendosni pjeprin me pak mjaltë dhe trazojini për 15 minuta. Ngrohni furrën në 180°C. Hapni brumin në formën e një pete të trashë. Në një tepsi vendosni një letër kuzhine dhe shtroni petën në madhësinë e duhur. Në një tas rrihni vezët me sheqerin dhe kremin. Petës hidhini sipër pluhur lajthish, më pas shtoni fetat e pjeprit, hidhni kremin dhe copat e lajthive të grira. Futeni tartën në furrë dhe piqeni për 35 minuta. Shijojeni pasi të ftohet.
Shfleto artikuj te tjere per: LAJTHI PJEPER TARTE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved