60 vjeçarja humb gjithë shoqërinë për shkak të dashurit 21 vjeç
 
Shperndaje
ikub#: 2006290072
Një grua 60 vjeçe fejohet me 21 vjeçar dhe humb gjithë shoqërinë e saj për shkak se ata nuk e pranojnë këtë lidhje me një diferencë moshe 39 vite.
FOTO GALERI

Pam Shasteen, 60 vjeçe humbi të gjithë miqtë e saj për shkak të fejesës me një 21 vjeçar Jonathan Langevin. Të gjithë miqtë e saj nuk e pranojnë dot këtë marrëdhënie dhe mendojnë se Pamit i duhet me patjetër një terapi mendore. Por çifti i dashuruar nga SHBA nuk kanë lejuar që komentet negative t’i shqetësojnë apo t’i ndajnë. Gjithashtu ata thonë se jeta e tyre seksuale është e shkëlqyeshme. Në një intervistë ekskluzive, Pam tha: "Unë ende nuk mund të besoj se miqtë e mi mbi 30 vjeç nuk mund të jenë të lumtur për mua vetëm sepse Jonathan është 21 vjeç. Jonathan është dashuria e jetës sime dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

” Në shkurt të vitit 2018, Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në një aplikacionin takimesh. Ata janë njohur në këtë aplikacion, në të cilin Jonathan e ka treguar moshën e tij dhe Pam ndihej shumë keq që ishte shumë e vjetër para tij. Por çuditërisht Jonathan nuk e kishte probvlem dhe gjithmonë kishte pëlqyer të kishte në jetën e tij një femër më të vjetër. Kështu që të dy pas shumë bisedave në kamer vunë re se kishin shumë të përbashkëta. Pas pak kohësh janë takuar dhe me shikimin e parë janë puthur gjithë pasion duke rënë në dashuri.

Shfleto artikuj te tjere per: CIFT DASHURI MARREDHENIE MOSHE

Marre nga ikub.al





*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved