ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 10240
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 25.02.2010
Data e aprovimit te Aktit: 23.03.2010
Numri i neneve: 4
Numri i fletores zyrtare: 30
Data e fletores zyrtare: 23.03.2010
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, përveç detyrave të tjera, të parashikuara në këtë ligj, ka të drejtë të ushtrojë përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, sipas shkronjës “d” të nenit 5 të këtij ligji, për ndërtime të kundërligjshme në territorin e bashkisë/komunës/qarkut, që nuk përfshihen në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, sipas këtij ligji, vetëm në rastet kur ekzistojnë kushtet dhe rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.
Akte te ngjashem
1 Për inspektimin e ndërtimit
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

LIGJ


Nr. 10 240, datë  25.2.2010


 


PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”


 


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


 


KUVENDI


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


 


VENDOSI:


 


Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”,  bëhen këto shtesa:


 


Neni 1


 


Pas nenit 10 shtohen nenet 10/1, 10/2 e 10/3 me këtë përmbajtje:


 


“Neni 10/1


 


1. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, përveç detyrave të tjera, të parashikuara në këtë ligj, ka të drejtë të ushtrojë përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, sipas shkronjës “d” të nenit 5 të këtij ligji, për ndërtime të kundërligjshme në territorin e bashkisë/komunës/qarkut, që nuk përfshihen në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, sipas këtij ligji, vetëm në rastet kur ekzistojnë kushtet dhe rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.


2. Ushtrimi i përgjegjësisë, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet vetëm kur në kantierin, objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim   nga inspektorati vendor dhe është administruar dokumentacioni i plotë shkresor, që provon, përveç kundërligjshmërisë së ndërtimit, të paktën dhe njërën nga rrethanat e mëposhtme:


a) ushtrimi i përgjegjësive kërkohet nga vetë inspektorati ndërtimor urbanistik vendor i komunës/bashkisë ose nga kryetari i komunës apo bashkisë përkatëse, për shkak të pamundësisë financiare për ushtrimin e kësaj përgjegjësie nga inspektorati vendor;


b) inspektorati ndërtimor urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk e ka inspektuar këtë territor më parë ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj;


c) vendimi i inspektoratit ndërtimor urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për prishje të ndërtimit të kundërligjshëm nuk është ekzekutuar brenda afatit ligjor të caktuar në këtë ligj.


Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përgjegjësinë të bëjë kallëzim penal për veprën penale të konstatuar dhe të paraqesë kërkesë për heqje licence, nëse punimet kryhen nga subjekte të pajisura me leje dhe licencë.


3. Fjala “ndërtim”, sipas shkronjave “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni, i referohet gjendjes aktuale, vëllimit të punimeve të kryera, përfshirë dhe/ose rrethime të kundërligjshme, në çastin e ushtrimit të inspektimit nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.


4. Ushtrimi i përgjegjësive, sipas shkronjave “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni, bëhet kryesisht ose me kërkesë të subjekteve publike ose private të interesuara.


 


Neni 10/2


 


1. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përgjegjësi ekskluzive, në përputhje me këtë ligj, për ndërtimet e kundërligjshme, të përhershme apo të përkohshme, të ngritura mbi sipërfaqen ujore, përkatësisht mbi shtratin e lumenjve, liqeneve dhe deteve, pavarësisht nëse kanë ose jo pikë lidhjeje me bregun e lumit, liqenit ose detit. Në rastet kur inspektorati ndërtimor urbanistik vendor konstaton ekzistencën e ndërtimeve të tilla, ia përcjell çështjen për kompetencë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.


2. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kryen inspektimin, sipas pikës 1 të këtij neni, në njërin nga rastet e mëposhtme:


a) periodik, të pakën 1 herë në vit, në çdo mjedis të vënë në dispozicion të të tretëve nga shteti shqiptar, në bazë të marrëveshjeve koncesionare shtetërore;


b) brenda 15 ditëve pune, kur autoriteti kontraktor ose organi shtetëror i autorizuar, sipas rastit, depoziton një kërkesë me shkrim për rikthimin e ligjshmërisë së mjediseve të dhëna me koncesion shtetëror;


c) brenda 15 ditëve pune, kur administrata detare njofton se në mjediset ujore të porteve të shpallura zhvillohen ndërtime pa lejen përkatëse ose në kundërshtim me parashikimet e bëra në to;


ç) me kërkesë me shkrim të bashkisë/komunës/qarkut.


3. Fjala “ndërtim”, sipas pikës 1 të këtij neni, i referohet gjendjes aktuale, vëllimit të punimeve të kryera, përfshirë dhe/ose rrethime të kundërligjshme, të përhershme/të përkohshme, në çastin e ushtrimit   inspektimit nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Shkronjat “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni përfshijnë edhe rastet e koncesioneve për ndërtime digash, hidrocentralesh dhe hidrovoresh.


4. Ministritë e linjës depozitojnë në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e marrëveshjes koncesionare, kopje të plota të këtyre marrëveshjeve dhe përcaktime konkrete të mjediseve, në kuptim të pikës 1 të këtij neni, ku parashikohet të operojë koncesionari.


5. Në përfundim të çdo inspektimi, sipas pikës 2 të këtij neni, kopja e plotë e procesverbalit dhe/ose vendimit përkatës i dërgohet, për dijeni, autoritetit kontraktor ose organit shtetëror të autorizuar, sipas rastit, për inspektime, në përputhje me shkronjën “a” dhe çdo kërkuesi për inspektime, në përputhje me shkronjat “b”, “c” ose “ç” të pikës 2 të këtij neni.


 


Neni 10/3


 


Ushtrimi i përgjegjësisë, sipas neneve 10/1 e 10/2, kryhet sipas së njëjtës procedurë, të përcaktuar në nenet 12, 13 e 14 të këtij ligji.”.


 


Neni 2


 


Në nenin 15, pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:


“7. Gjobat, sipas pikave 1, 2, 3, 4, 5 e 6 të këtij neni, përbëjnë titull ekzekutiv.”.


 


Neni 3 


 


1. Autoritetet kontraktore/organi shtetëror i autorizuar, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas rastit, depozitojnë pranë Inspektoratit Ndërtimor  Urbanistik Kombëtar kopje të plota të marrëveshjeve koncesionare në fuqi, ku parashikohen të kryhen ose janë kryer ndërtime në mjedise, sipas nenit 10/2 të këtij ligji dhe, kur i disponojnë në dosje, edhe lejet përkatëse, të dhëna për këtë qëllim nga organet përgjegjëse.


2. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në bazë të të dhënave që disponon, sipas pikës 1 të këtij neni e të materialeve arkivore që administron, krijon regjistrin e të dhënave për ndërtimet e kryera ose eventuale në mjedisin e caktuar, sipas nenit 10/2 të këtij ligji, në të cilin do të kryejë përditësime pas çdo inspektimi, si dhe ka detyrim për mirëmbajtjen e tij.


 


Neni 4 


 


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


 


Shpallur me dekretin nr.6466, datë 18.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 1  1.475 1002250130





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
bashkia shkoder
Para 28 muajsh  
  
inspektoriati ndertimor urbanistik vendor
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan