marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR FONDIN E ZHVILLIMIT TË RAJONEVE
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 11
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 01.04.2010
Data e aprovimit te Aktit: 01.04.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 50
Data e fletores zyrtare: 01.04.2010
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: TË PËRGJITHSHME 1. Fondi për zhvillimin e rajoneve përbëhet nga: - Grandi konkurrues për infrastrukturën rrugore vendore; - Grandi konkurrues për arsimin;
Akte te ngjashem
1 PËR BUXHETIN E VITIT 2010
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:












UDHËZIM

Nr.11, datë 1.4.2010



PËR FONDIN E ZHVILLIMIT TË RAJONEVE



Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës, në mbështetje të aneksit nr.3 të ligjit nr. 10190, datë 26.11.2009 "Për buxhetin e vitit 2010", të pikës 12 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.135, datë 3.2.2010 "Për përcaktimin e kritereve për ndarjen e fondit për zhvillimin e rajoneve" Ministri i Financave



UDHËZON:



I. TË PËRGJITHSHME

1. Fondi për zhvillimin e rajoneve përbëhet nga:

- Grandi konkurrues për infrastrukturën rrugore vendore;

- Grandi konkurrues për arsimin;

- Grandi konkurrues për shëndetësinë;

- Grandi konkurrues për ujësjellës kanalizime;

- Grandi konkurrues për ndërtim tregjesh agro-ushqimor dhe thertoresh;

- Grandi konkurrues për ujitjen dhe kullimin;

- Grandi konkurrues për pyllëzimin;

- Grandi konkurrues për objekte kulturore.

2. Për efekt të këtij udhëzimi, termi rajon përputhet me termin qark.

3. Rolin e sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve e kryen Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), pranë Këshillit të Ministrave.

4. Rolin e Sekretariatit Teknik në Ministrinë e Financave e luan Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit.

APLIKIMI PËR FONDIN E ZHVILLIMIT TË RAJONEVE

5. Njësitë e qeverisjes vendore dhe universitetet (për investimet e tyre) aplikojnë për fonde sipas formatit nr.1 (shtojca 2) bashkëlidhur këtij udhëzimi, duke i dërguar projektet e tyre në rrugë zyrtare, deri në datën 15 maj 2010 në:

- Fondin Shqiptar të Zhvillimit për objektet e infrastrukturës rrugore vendore;

- Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për objektet arsimore;

- Ministrinë e Shëndetësisë për objektet shëndetësore;

- Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për objektet e ujësjellës-kanalizimeve;

- Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për objektet ndërtim tregjesh agro-ushqimore, thertoresh dhe objekte për ujitje/kullim;

- Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për objektet kulturore;

- Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për objektet e pyllëzimit.

6. Njësitë e qeverisjes vendore dhe universitetet duhet të dërgojnë një kopje të letrës së aplikimit (vetëm shkresën përcjellëse, pa projektin) në këshillin e qarkut përkatës dhe në sekretariatin e përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.

7. Projektet e paraqitura nga njësitë e qeverisjes vendore dhe universitetet janë të vlefshme vetëm për vitin buxhetor aktual.

II. PROCESI I ADMINISTRIMIT DHE VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE PËR

FONDIN E ZHVILLIMIT TË RAJONEVE

i) Për projektet në vazhdim

8. Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit përgatisin një listë të vlerave të mbetura për financim të të gjitha projekteve në vazhdim, të financuara nga skema e grandit konkurrues, sipas pikës 6 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.135, datë 3.2.2010, të cilën ia përcjellin sekretariatit teknik në Ministrinë e Financave, brenda datës 5 prill 2010, sipas formatit nr.2 (shtojca 2), (në rrugë elektronike dhe shkresë zyrtare).

9. Sekretariati teknik i Ministrisë së Financave përgatit raportet përkatëse mbi detyrimet për t'u paguar, në bazë të informacionit të ministrive të linjës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe i dërgon pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve brenda datës 10 prill 2010. Vendimi në lidhje me fondin që i akordohet financimit të projekteve në vazhdim merret nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve, brenda datës 15 prill 2010.

ii) Për projektet e reja

10. Çdo ministri linje brenda strukturës ekzistuese krijon një sekretariat teknik për administrimin e fondit të zhvillimit të rajoneve.

11. Sekretariatet teknike në ministritë e linjës përgatisin metodologjitë përkatëse për të kryer vlerësimin teknik të projekteve, të cilat miratohen me urdhër ministri brenda datës 30 prill 2010. Një kopje e urdhrit të ministrit depozitohet pranë sekretariatit të përgjithshëm të fondit për zhvillimin e rajoneve dhe sekretariatit teknik në Ministrinë e Financave.

12. Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të përmendura në pikën 8 të këtij udhëzimi, mbështetur në kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.135, datë 3.2.2010 "Për përcaktimin e kritereve për ndarjen e fondit për zhvillimin e rajoneve" bëjnë një vlerësim të projekteve sipas kritereve në pikën 18 të këtij udhëzimi.

13. Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kur aplikimi ka mangësi formale (në paraqitje) i kërkojnë njësisë së qeverisjes vendore zyrtarisht plotësimin e mangësive të aplikimit brenda një afati prej 10 ditësh nga data e paraqitjes së aplikimit zyrtar. Në rast të mosplotësimit brenda afatit të mangësive të konstatuara, ministritë e linjës dhe FSHZH kryejnë skualifikimin e aplikimit dhe njoftojnë zyrtarisht njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, duke paraqitur edhe arsyetimin e skualifikimit.

14. Këshillat e qarqeve paraqesin në s ekretariatin e përgjithshëm dhe sekretariatin teknik të Ministrisë së Financës prioritetet e investimeve, sipas fushave përkatëse, sipas formatit nr.3 (shtojca 2) bashkëlidhur këtij udhëzimi, brenda datës 15 maj 2010.

15. Ministria e Brendshme paraqet pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, prioritetet e zhvillimit në nivel vendor në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qarqeve, brenda datës 15 maj 2010.

16. Lista e projekteve të vlerësuara dhe të pranuara me të dhëna të plota tekniko- ekonomike, si edhe lista e projekteve të skualifikuara, përcillen (në rrugë elektronike dhe shkresë zyrtare) nga institucionet e përmendura në pikën 8 të këtij udhëzimi në sekretariatin e përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve dhe sekretariatin teknik në Ministrinë e Financave, sipas udhëzimit për përgatitjen e buxhetit, brenda datës 30 qershor 2010.

17. Sekretariati teknik në Ministrinë e Financave përgatit materialin përmbledhës për listën e projektpropozimeve për çdo qark dhe ia përcjell sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. Materiali përmbledhës shoqërohet me:

a) analizën dhe vlerësimin për nivelin e mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore nga njësitë e qeverisjes vendore,

b) analizën dhe vlerësimin e kriterit të përfitimit të investimeve në katër vitet e

fundit.

III. KRITERET E VLERËSIMIT TË FONDIT TË ZHVILLIMIT TË RAJONEVE

18. Kriteret e shpërndarjes së fondeve për zhvillimin e rajoneve midis projekteve të njësive vendore brenda qarkut janë:

- Shkalla e përputhshmërisë me përparësitë/strategjitë vendore dhe/ose të zhvillimit të qarkut dhe në nivel kombëtar. Vlerësimi për këtë kriter është 20 pikë.

Ky kriter pasqyron se sa lidhen me prioritetet e strategjive të zhvillimit lokal ose prioritetin e investimeve të miratuar nga këshilli i njësisë se qeverisjes vendore, projektet e propozuara, si dhe se sa këto përputhen me strategjinë e zhvillimit të qarkut dhe atë në nivel kombëtar. Brenda këtij kriteri përfshihen këto nënkritere duke i ndarë në përparësi:

i) shumë të rëndësishme, vlerësohet me 20 pikë;

ii) të rëndësishme, vlerësohet me 15 pikë;

iii) përparësi të nivelit mesatar, vlerësohet me 10 pikë.

Ky informacion do t'i ofrohet Komitetit nëpërmjet relacioneve shpjeguese, me shkrim, të pasqyruara në aplikimet e njësive vendore, si dhe në relacionet e vlerësimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të ministrive të linjës.

- Shkalla e ndikimit në reduktimin e varfërisë dhe të rritjes së aksesit në shërbimet bazë. Vlerësimi për këtë kriter është 25 pikë. Ky kriter do të vlerësohet mbështetur në të dhënat dhe raportet zyrtare të INSTAT-it për nivelin e varfërisë mes qarqeve dhe atë të njësive të qeverisjes vendore brenda qarkut. Llogaritja e këtij kriteri do të mbështetet në nivelin e varfërisë të certifikuar nga INSTAT-i për çdo qark, duke konsideruar veçmas qytetin e Tiranës. Në varësi të kësaj ndarjeje përdoren koeficientet 1-4, ku koeficienti 4 përfaqëson rajonin që ka nivelin më të lartë të varfërisë dhe kështu me radhë deri në koeficientin 1, i cili përfaqëson nivelin më të ulët të varfërisë.

- Numri i përfituesve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë nga projekti. Vlerësimi për këtë kriter është 15 pikë. Ky kriter vlerësohet në varësi të numrit të banorëve që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë.

- Ndikimi i projektit në më shumë se një njësi vendore në rastin e projekteve të investimeve në infrastrukturën rrugore vendore, vlerësohet me 15 pikë. Ky kriter vlerëson nëse projekti i investimit përfaqëson interesat e më shumë se dy njësive vendore. Kriteri inkurajon ato projekte që prekin më shumë se një njësi vendore, pasi ndikojnë në një numër më të madh banorësh, si dhe në konsolidimin e strukturës ekonomike të zonave apo qarqeve të ndryshme. Ky kriter përfshin projekte që prekin:

i) dy njësi vendore, duke u vlerësuar me 5 pikë,

ii) dy deri në katër njësi vendore, duke u vlerësuar me 10 pikë,

iii) mbi katër njësi vendore, duke u vlerësuar me 15 pikë.

- Cilësia e projekteve teknike të propozuara nga njësitë e qeverisjes vendore vlerësohet me 5 pikë. Ky kriter nënkupton, se projektet që teknikisht janë detajuar saktë dhe qartë, do të stimulohen për financim.

- Niveli i mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, që vlerësohet me 10 pikë. Ky kriter synon inkurajimin e njësive vendore në mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore dhe ndahet në disa nënkritere, bazuar në të dhënat e mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore të dy viteve të fundit, duke i renditur në:

i) Njësi të cilat kanë mundësi potenciale të larta fiskale në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Për këto njësi si kriter është tendenca për rritje mbi 20 % e të ardhurave dhe pesha e të ardhurave mbi 50 % e buxhetit njësisë. Vlerësimi është 10 pikë.

ii) Njësi që kanë mundësi për rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Për këto njësi, kriter është tendenca për rritje mb i 10 % të të ardhurave dhe pesha e të ardhurave mbi 40 % e buxhetit njësisë. Vlerësimi është 7 pikë.

iii) Njësi që kanë mundësi të kufizuar në rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore. Për këto njësi, kriter është tendenca për rritje mbi 5 % dhe pesha e të ardhurave mbi 10 % e buxhetit të vetë njësisë. Vlerësimi është 5 pikë.

- Niveli i bashkëfinancimit nga njësitë e qeverisjes vendore apo fondet e donatorëve vlerësohet me 10 pikë. Ky kriter përfshin tri shkallë, sipas nivelit të bashkëfinancimit, të cilat nënkuptojnë:

i) 30% e vlerës së projektit, vlerësohet me 10 pikë,

ii) 20% e vlerës së projektit, vlerësohet me 7 pikë,

iii) 10% e vlerës së projektit, vlerësohet me 5 pikë.

IV. VENDIMET E KOMITETIT TË ZHVILLIMIT TË RAJONEVE DHE MONITORIMI I FONDIT TË ZHVILLIMIT TË RAJONEVE

19. Vendimet e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, për projektet që do të financohen, përcillet nga sekretariati i përgjithshëm për sekretariatin teknik të Ministrisë së Financave, i cili procedon për veprim, duke:

a) çelur fondin e akorduar për investimet sipas vendimeve të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve;

b) njoftuar ministritë e Linjës mbi vendimin e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve;

c) njoftuar njësitë e qeverisjes vendore për investimet e akorduara për infrastrukturën rrugore vendore.

20. Monitorimi i realizimit të fondit të zhvillimit të rajoneve do të bëhet nga ministritë përfituese dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Raportet për ecurinë e zbatimit të projekteve të akorduara njësive të qeverisjes vendore nga fondi për zhvillimin e rajoneve do të dërgohen në Ministrinë e Financave, sipas afateve të përcaktuara në udhëzimin për zbatimin e buxhetit.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.



MINISTRI I FINANCAVE

Ridvan Bode





Shtojcë 1: KALENDARI I PROCESIT TË FONDIT TË ZHVILLIMIT TË RAJONEVE



Muaji Data e afatit Institucioni përgjegjës Veprimi

i. Për projektet në vazhdim 2010

Prill 5 Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit Dërgojnë vlerësimet për projektet për financim nga skema e grandit konkurrues (projekte në vazhdimësi) pranë sekretariatit teknik.

Prill 10 Sekretariati Teknik në Ministrinë e Financave Paraqet pranë sekretariatit të përgjithshëm të fondit për zhvillimin e rajoneve raportin mbi projektet për financim nga grandi konkurrues (projekte në vazhdimësi).

Prill 15 Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve Miraton projektet për financim nga grandi konkurrues (projekte në vazhdimësi).

ii. Për projektet e reja 2010

Prill Deri 10 prill Ministritë e linjës Kryen llogaritjen përkatëse për ndarjen e fondeve mes qarqeve. Paraqesin me shkrim sekretariatit teknik në Ministrisë së Financave shpërndarjen e fondeve.

Prill 20 Sekretariati teknik në Ministrinë e Financave Kryen kontrollin përkatës dhe paraqet vlerësimin tek sekretariati i përgjithshëm i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. Dërgon vërejtjet mbi saktësinë e llogaritjes së kritereve të pikës 2 të këtij udhëzimi, duke kërkuar rishikimin dhe rivlerësimin nga ana e ministrisë së linjës.

Prill 20 Sekretariati Teknik në Ministrinë e Financave Dërgimi me shkrim i ndarjes së këtij fondi në sekretariatin e përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.

Prill 30 Ministritë e linjës dhe FSHZH Hartojnë dhe miratojnë me urdhër ministri metodologjitë për vlerësimin teknik të projekteve teknike të njësive të qeverisjes vendore. Depozitojnë urdhrin përkatës të ministrit për metodologjinë, pranë sekretariatit të përgjithshëm të Fondi për Zhvillimin e Rajoneve (FZHR) dhe sekretariatit teknik të Ministrisë së Financave

Maj 15 Njësitë e qeverisjes vendore (bashkitë, komunat) Dërgojnë aplikimin për projekte për financim nga fondi për zhvillimin e rajoneve

Maj 15 Këshillat e qarqeve Paraqesin në sekretariatet teknike të ministrive të linjës prioritetet e investimeve sipas fushave përkatëse që ministritë mbulojnë.

Maj 15 Ministria e Brendshme Paraqet pranë Sekretariatit të Përgjithshëm përparësitë e zhvillimit në nivel vendor.

Qershor deri më 30 Ministritë e linjës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit Kryen vlerësimin e aplikimeve të projekteve dhe dërgojnë listën e plotë të projekteve të vlerësuara dhe të pranuara, me të dhëna të plota tekniko-ekonomike (në rrugë elektronike dhe shkresë zyrtare), si dhe të projekteve të skualifikuara, në sekretariatin e përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve dhe sekretariatin teknik në Ministrinë e Financave.

Korrik 1-15 Sekretariati i Përgjithshëm i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve Përgatit analizën dhe materialet për Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve.

Korrik 15-30 Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve Miraton projektet për t'u financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve





Shtojcë II: FORMATET E APLIKIMIT



FORMATI Nr. 1



1. Aplikuesi (emri i bashkisë/komunës apo universitetit)

2. Fusha e aplikimit

3. Paraqitja e projektit të investimit



Titulli i projektit

Rendi prioritar Paraqisni duke i vendosur një numër rendor, në rastet e aplikimit të më shumë se për një projekt në një fushë , nga një njësi e qeverisjes vendore (numri 1 për shumë prioritar, numri 2 për më pak prioritar, e kështu me radhë).

Qëllimi dhe objektivat Të paraqiten qëllimi dhe objektivat e projektit

Përputhshmëria me dokumentet strategjikë vendore dhe rajonale Të paraqitet dhe specifikohet nëse projekti është:

- pjesë e strategjisë vendore (të bashkisë apo komunës),

- pjesë e strategjisë së zhvillimit të qarkut,

- pjesë e planeve të investimeve kapitale të njësisë së qeverisjes vendore,

- pjesë e një plani zhvillimor strategjik (të specifikohet se ç'lloj plani).

Për të gjitha rastet më sipër të cilësohet viti i miratimit të dokumentit strategjik apo planit, si dhe të citohet dokumenti.

Përshkrimi i projektit Të përshkruhet se ku konsiston projekti; cilat janë problemet që adreson; cila është vendndodhja e objektit të investimit.

Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të projektit Të paraqitet se sa është popullsia që përfiton drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga projekti.

Statusi aktual i projektit Të përshkruhet statusi aktual i projektit duke paraqitur nëse projekti:

- ka vendim për miratimin e projektit nga ana e këshillit të njësisë vendore (komunës/qarkut/bashkisë),

- ka vendim të KRRT së bashkisë apo qarkut për miratimin e projektit,

- është përfshirë në listën e miratuar nga këshilli i njësisë vendore për financim (kur është parashikuar bashkëfinancimi),

- është miratuar nga këshilli përkatës i njësisë vendore vendndodhja e objektit.

Analiza e financimit Të përshkruhet dhe analizohet nëse njësia vendore do të ketë nga ky projekt:

- kosto për mirëmbajtjen (nëse do të ketë sa parashikohen, si do të sigurohen etj.),

- të ardhura/përfitim të mundshëm nga tarifat dhe taksat për vënien në përdorim/shfrytëzim të objektit të investimeve (nëse do të ketë, cilat do të jenë, si do të menaxhohen etj.).

Përmbajtja e projektit të propozuar Të sqarohet nëse projekti përmban:

- Projektin teknik,

- Preventivin,

- Argumentimin teknik,

- Përllogaritje/parashikim të kostove të mirëmbajtjes së investimit.

Afati i fillimit

Afati i përfundimit



4. Kostoja e projektit



Vlera në lekë (000 lekë)

a. Kostoja që kërkohet (*) të financohet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.

b. Kontributi në rast bashkëfinancimi nga njësia e qeverisjes vendore

c. Kosto totale e projektit

(*) Në rast se projekti nuk ka bashkëfinancim, kostoja që kërkohet është e njëjtë me koston totale të projektit.



FORMATI NR. 2



Titulli Projektit Viti i fillimit Viti i përfundimit të projektit Shuma totale e projektit (lekë) Vlera e disbursuar (lekë) Diferenca e fondeve të nevojshme për ta përmbyllur projektin (lekë).







FORMATI NR. 3



Fushat Vlerësimi

Të renditen prioritetet, fushat prioritare nga 1 deri tek 10 (1=prioriteti më i rëndësishëm; deri në 10- më pak i rëndësishëm) Zonat prioritare

Të paraqiten bashkitë/komunat që kanë investime prioritare për qarkun në këto fusha

Infrastruktura rrugore vendore

Arsimi bazë

Arsimi i mesëm

Arsimi i lartë

Shëndetësia

Objektet kulturore

Ujësjellës- kanalizime

Ndërtim tregjesh agro-ushqimore dhe thertoresh

Ujitja dhe kullimi

Pyllëzimi



Të paraqitet një përshkrim i shkurtër narrativ prej maksimumi 2 faqesh, mbi prioritetet e investimeve të qarkut, bazuar në strategjitë e zhvillimit të qarkut, planet e zhvillimit të qarkut, apo dokumente të tjera strategjikë të hartuara.


 




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
RAJONAL
1004010153





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as