marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tipi i Aktit: Vendim i GJK
Numri i Aktit: 31
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 18.06.2010
Data e aprovimit te Aktit: 18.06.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 77
Data e fletores zyrtare: 18.06.2010
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Gjykata Kushtetuese
Pershkrimi i Aktit: pasi dëgjoi relatorin e çështjes Petrit Plloçi; përfaqësuesit e kërkuesve, që kërkuan pranimin e kërkesës; përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, që kërkuan rrëzimin e saj dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:










VENDIM


 


Nr.31, datë 18.06.2010


 


NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


 


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga:


 


































































Vladimir Kristo



Kryetar



i Gjykatës Kushtetuese



Fehmi Abdiu



Anëtar



i







Kujtim Puto



Anëtar



i







Xhezair Zaganjori



Anëtar



i







Vitore Tusha



Anëtare e







Sokol Sadushi



Anëtar



i







Sokol Berberi



Anëtar



i







Admir Thanza



Anëtar



i







Petrit Plloçi



Anëtar



i







 


me sekretare Blerina Çinari, në datë 9.2.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr.1, 2 Akti, që i përket:


 


KËRKUES: 1. BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga avokat Baftjar Rusi me prokurë.


 


2.     SINDIKATA E PAVARUR E MINATORËVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga avokat Baftjar Rusi me prokurë.


 


3.    KONFEDERATA E SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga avokat Artan Hajdari dhe Elira Kokona me prokurë.


 


4.     SINDIKATA E PAVARUR E TRANSPORTIT TË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga avokat Thimjo Kondi me prokurë.







 


 


4055







5. SINDIKATA RAJONALE ELBASAN, përfaqësuar nga avokat Thimjo Kondi me prokurë.


 


SUBJEKTE TË INTERESUARA:


 


KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj me autorizim.


 


KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Marsida Xhaferllari me autorizim. OBJEKTI:1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr.10159, datë 15.10.2009


 


“Për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””.


 


2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.10159, datë 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””.


 


BAZA LIGJORE: Nenet 4, 16, 17, 41, 42, 46, 50, 122, 131/a dhe 134, pikat 1/f dhe 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë; neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe neni 1 i Protokollit nr.1 të KEDNJ-së; neni 5 i Kartës Sociale Europiane, ratifikuar me ligjin nr.8960, datë 24.10.2002; nenet 45, 49, 50 dhe 51 të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.


 


GJYKATA KUSHTETUESE,


 


pasi dëgjoi relatorin e çështjes Petrit Plloçi; përfaqësuesit e kërkuesve, që kërkuan pranimin e kërkesës; përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, që kërkuan rrëzimin e saj dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,


 


VËREN:


 


I


 


Me dekretin nr.204, datë 5.6.1992 të Presidentit të Republikës, pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që shërbente për veprimtarinë sindikale dhe edukimin profesional e sindikal të punonjësve, u la në pronësi të sindikatave. Sipas këtij dekreti, ndarja e kësaj pasurie do të bëhej me marrëveshje ndërmjet sindikatave dhe mosmarrëveshjet lidhur me ndarjen e pasurisë do të zgjidheshin nga gjykata (neni 2). Po sipas tij (neni 3), pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë do të bllokoheshin, inventarizoheshin dhe vlerësoheshin nga një komision i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, duke marrë si bazë gjendjen faktike të muajit mars të vitit 1991.


 


Dekreti i mësipërm i Presidentit nuk u kundërfirmos nga Kryeministri ose nga Ministri i Financave, si dhe nuk iu paraqit për miratim Kuvendit në sesionin më të afërt (nenet 28/19 dhe 29 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”).


 


Në datë 6.5.1998, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.8340, me anë të të cilit vendosi të mos e miratojë dekretin nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave”. Po në këtë datë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.8340/1 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””. Sipas këtij ligji, pasuritë e sindikatave të fituara nga zbatimi i dekretit nr.204 konsiderohen pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gjendjes faktike të muajit mars të vitit 1991. Ligji parashikonte, gjithashtu, se aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.


 


Në datë 15.10.2009, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.10159, i cili shfuqizon ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””. Ky ligj, mes të tjerash, parashikon se, për marrëdhëniet e detyrimit, të krijuara ndërmjet sindikatave dhe të tretëve, si dhe për kontratat 4056







e lidhura ndërmjet tyre, për shkak të ushtrimit të tagrave të gëzimit dhe të posedimit prej sindikatave mbi pasuritë shtetërore të paluajtshme, zbatohen dispozitat e Kodit Civil (neni 2). Ekzekutimi i detyrimit, që rrjedh nga një marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës, në cilësinë e kreditorit dhe një pale të tretë, në cilësinë e debitorit, kryhet në favor të shtetit (neni 3), ndërsa për identifikimin e pasurive të sindikatave ligji ngarkon Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (neni 4).


 


Ligji i mësipërm është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese (Gjykata) nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë, me kërkesën e datës 2.12.2009. Ky ligj është kundërshtuar edhe nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, me kërkesën datë 7.12.2009, Sindikata e Pavarur e Transportit dhe Sindikata Rajonale Elbasan, me kërkesën datë 7.1.2010. Duke qenë se këto kërkesa kanë objekt të njëjtë, Gjykata vendosi bashkimin e tyre në një gjykim të vetëm.


 


Kërkuesit kanë parashtruar në mënyrë të përmbledhur këto pretendime për shfuqizimin e ligjit objekt kërkese:


 


-  Ligji i kundërshtuar cenon parimin kushtetues të sigurisë juridike, pasi ai cenon të drejtat e fituara mbi një bazë legjitime.


 


-   Ligji nr.10159, datë 15.10.2009 cenon të drejtën e pronës, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës, pasi ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 i ka bërë sindikatat pronare të pasurive të transferuara prej tij, pasuri këto të regjistruara edhe në zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; me shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 realizohet de facto dhe de jure shpronësimi i sindikatave në mënyrë antikushtetuese, pasi nuk respektohet asnjë prej kritereve të përcaktuara nga neni 41 i Kushtetutës; dekreti nr.204 solli pasoja faktike si të ishte i vlefshëm juridikisht për një periudhë prej 6 vitesh (1992-1998), pasoja që u pranuan dhe nga ligjvënësi i kohës, i cili miratoi ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 pikërisht për rregullimin e këtyre pasojave; ky ligj nuk ua ka dhënë objektet sindikatave në administrim deri më 31.12.2020, por në pronësi me tagra të kufizuara dhe sanksioni i vetëm, në rast shmangie nga objektivat sindikaliste, është jo rikthimi i pronës te shteti, por mospërtëritja e kontratës së qiradhënies; ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 është ligj vlerësues që legjitimon me fuqi prapavepruese pasojat e ardhura nga dekreti nr.240, pra ligjëron titullin e pronësisë të sindikatave.


 


-    Ligji i kundërshtuar cenon të drejtën e lirisë sindikaliste, të garantuar nga neni 50 i Kushtetutës, pasi cenon pavarësinë financiare të saj, të kuptuar si tërësia e burimeve ekonomike për financimin e këtyre organizatave; sindikatat i kanë gëzuar pronat e tyre plotësisht, të pashqetësuara dhe në mirëbesim për një periudhë shumë të gjatë kohore, kanë krijuar marrëdhënie të shumta me të tretë dhe asnjë akt formal ose joformal i cilësdo strukturë të shtetit nuk i ka lënë ato të kuptojnë se në të ardhmen situata e tyre do të ndryshonte negativisht.


 


-  Ligji është i papajtueshëm edhe me nenin 11 të Kushtetutës, pasi kjo dispozitë kushtetuese nuk mbron vetëm veprimtarinë ekonomike fitimprurëse, por edhe pronën dhe veprimtarinë ekonomike jofitimprurëse të sindikatave e të organizatave të tjera.


 


-   Ligji është i papajtueshëm me kërkesat e nenit 118 (pikat 1 dhe 2) të Kushtetutës, pasi problematika ose çështje të cilat, për shkak të natyrës së tyre, duhet të rregullohen me ligj, nuk mund të rregullohen me akte nënligjore.


 


Përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të përmbledhur parashtroi:


 


- Kërkuesit nuk legjitimohen t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi ata nuk kanë argumentuar interesin e tyre.


 


- Dekreti nr.204, datë 5.6.1992, që është akti i vetëm që parashikonte pronësinë e sindikatave, nuk mori fuqi ligjore; në relacionin e propozuesve të dy ligjeve të vitit 1998 dhe as në relacionin e Komisionit të Ligjeve nuk propozohet të përfshihet në ligj fakti që pasuritë e sindikatave të jenë në pronësi të tyre, por propozohet vendosja e kontrollit mbi administrimin e kësaj pasurie; në rast se ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 do tu njihte pronësinë sindikatave, kjo do të rezultonte në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë në përmbajtjen e tij; neni 7 i ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 nënkupton qartë që shteti është pronar me tagra të plota dhe vullnetin e tij e pasqyron në mënyrë të







 


4057







shprehur kur kalon një pasuri nga pronësia e tij në pronësinë e dikujt tjetër, si në rastin e pasurive që i kalojnë organeve të pushtetit vendor (neni 7); posedimi dhe gëzimi (administrimi) nuk janë tagra të mjaftueshme për të qenë pronar, nëse nuk zotërohet dhe tagri i disponimit; fakti që neni 8 i ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 ngarkon Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), që ka për objekt të punës kontrollin dhe miradministrimin e pasurive shtetërore, të kontrollojë administrimin e pasurive të paluajtshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, tregon se ligjvënësi i konsideron këto pasuri shtetërore; shfuqizimi i ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 me anë të një ligji të posaçëm është një praktikë legjislative e njohur dhe ligji i kundërshtuar rregullon pasojat juridike që rrjedhin nga ky shfuqizim.


 


- Parimi i sigurisë juridike nuk cenohet, pasi kërkuesit nuk janë mbajtës të së drejtës së pronësisë, por vetëm i posedojnë dhe i gëzojnë këto pasuri.


 


Përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Këshilli i Ministrave, në mënyrë të përmbledhur, parashtroi:


 


- Shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit kapërcyen në mënyrë abuzive tagrat e të drejtave reale të dhëna; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shprehu qartë dhe pa ekuivok vullnetin e tij për moskalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit nr.204, datë 5.6.1992; termi i përdorur në ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 “të fituara nga zbatimi i dekretit”, bën referim te sendet dhe gjendjen juridike të tyre në vitin 1992, pra ka qëllim identifikimin e pasurive; termi “të përfituara” i referohet pasurive që mund të kishin rrjedhur si pasojë e futjes në qarkullim civil të grupit të pasurive të përshkruara në nenin 1 të ligjit.


 


- Sindikatat administronin pasuritë shtetërore, por nuk kanë qenë pronare të tyre, sepse u mungonte një prej tagrave të pronësisë që është e drejta e disponimit/tjetërsimit; në tekstin e nenit 6 të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”; ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 është tranzitor për nga natyra, sepse ka dalë për rregullim pasojash dhe jo për rregullim pozitiv definitiv; rregulli bazë i këtij ligji është ndalimi i shprehur i tjetërsimit, i vendosur për të mbështetur lirinë sindikaliste deri në forcimin ekonomik të mjaftueshëm të sindikatave, si dhe për t’i paraprirë faktit juridik të fitimit të pronësisë me parashkrim (me 31.12.2020 sindikatat do të kishin të drejtën e posedimit për 18 vjet e 6 muaj).


 


- Ligji i kundërshtuar nuk cenon parimin e sigurisë juridike, pasi nuk merr përsipër të përkeqësojë situatën e pronësisë së sindikatave, sepse ato asnjëherë nuk kanë fituar një titull pronësie mbi pronat që kanë pasur në administrim; fitimi i një të drejte nëpëmjet akteve inekzistente dhe pa fuqi juridike nuk mund të ruhet si gjendje nëpërmjet invokimit të parimit të sigurisë juridike.


 


-  Pretendimi për shkelje të neneve 46 dhe 50 të Kushtetutës, nenit 11 të KEDNJ-së dhe nenit


 


6   të Kartës Sociale Ekonomike nuk qëndron, pasi ligji nr.10159, datë 15.10.2009 nuk ka suprimuar bazën ekonomike të sindikatave; shteti ka lejuar administrimin e pasurive shtetërore të cilat, në kushtet e një miradministrimi, duhet të kenë krijuar të ardhura financiare të bollshme për të siguruar veprimtarinë sindikale.


 


-   Evokimi nga kërkuesit i nenit 118 të Kushtetutës, si bazë kushtetuese e pretendimeve të tyre, është i pavend, sepse kërkesa ka si objekt vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji dhe jo të akteve nënligjore.


 


II


 


Gjykata Kushtetuese, në seancë plenare, mori në shqyrtim kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.10159, datë 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””. Në kuptim të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullim, për arsye se nuk gjeti argumente bindëse për cenimin e interesave shtetërorë, shoqërorë ose të individëve, si rrjedhojë e zbatimit të këtij ligji.







 


 


4058







III


 


Lidhur me pretendimin e subjekteve të interesuara për mungesën e legjitimimit të kërkuesve për të inicuar gjykimin kushtetues


 


Përfaqësuesi i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në seancë gjyqësore pretendoi se kërkuesit nuk legjitimohen t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi ata nuk kanë argumentuar interesin e tyre.


 


Lidhur me këtë pretendim, Gjykata Kushtetuese rithekson se Kushtetuta ka parashikuar një numër të zgjeruar subjektesh që mund t’a vënë atë në lëvizje për të iniciuar një gjykim kushtetues. Në nenin 134, pika 1, shkronja “f” të saj parashikohen si subjekte të tilla edhe organizatat. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ligjvënësi kushtetues ka pasur për qëllim të përfshijë në rrethin e “organizatave të tjera” të gjitha ato shoqata, fondacione, sindikata ose organizime të tjera me karakter të ndryshëm, duke përfshirë edhe ato me karakter politik, që kanë qëllim mbrojtjen e interesave të grupeve të caktuara shoqërore. Pra, ligjvënësi kushtetues, edhe brenda kësaj kategorie, ka patur për qëllim ta zgjerojë atë, duke mos e kufizuar vetëm në shoqata, por duke i përcaktuar ato me termin e përgjithshëm “organizata” (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.16, datë 25.07.2008).


 


Në lidhje me këto subjekte, ligjvënësi kushtetues ka parashikuar një të drejtë të kufizuar për të iniciuar gjykimin kushtetues, duke kërkuar që të provojnë lidhjen e domosdoshme, të drejtpërdrejtë dhe të individualizuar që duhet të ekzistojë ndërmjet veprimtarisë ligjore që ato kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur, duke pasur legjitimitet kushtetues vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe vetjak


 


(shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.12, datë 28.04.2009; nr.16, datë 25.07.2008; nr.9, datë 19.03.2008; nr.41, datë 16.11.2007; nr.35, datë 10.10.2007; nr.11, datë 04.04.2007; nr.9, datë 26.02.2007). Për pasojë, vetëm fakti që dispozitat e kundërshtuara mund të kenë ose kanë patur një efekt çfarëdo mbi kërkuesin, nuk është i mjaftueshëm për të përcaktuar nëse ai legjitimohet në paraqitjen e kërkesës, por është e nevojshme të provohet se dispozita e kundërshtuar rregullon marrëdhënie që janë qëllimi i veprimtarisë së kërkuesit, sipas përcaktimeve të bëra në Kushtetutë, në ligje ose, në rastin e subjekteve të së drejtës private, në statut.


 


Gjykata vëren se, në rastin në shqyrtim, kërkuesit janë persona juridikë, të regjistruar me vendim të gjykatës dhe, sipas statuteve përkatëse, janë organizata vullnetare që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre përfaqësimin e punonjësve shqiptarë, sipas kategorive përkatëse të punëmarrësve që përfaqësojnë, në mbrojtje të interesave të tyre social-ekonomike. Sipas statutit, burimet financiare të tyre realizohen nëpërmjet kuotës sindikaliste, si dhe nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të fituara.


 


Megjithëse sindikatat kërkuese i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar cenimin e një të drejte subjektive, siç është e drejta e pronës private, Gjykata vlerëson se qëllimi i sindikatave është që t’i shërbejnë veprimtarisë sindikaliste dhe në funksion të këtij qëllimi është edhe përdorimi i pasurive nga ana e tyre. Në këto kushte Gjykata vlerëson se sindikatat legjitimohen të iniciojnë këtë gjykim kushtetues.


 


IV


 


1. Lidhur me pretendimin për cenimin e parimit të sigurisë juridike


 


Kërkuesit kanë pretenduar se ligji i kundërshtuar cenon parimin e sigurisë juridike, duke arsyetuar në thelb se ky ligj cenon të drejtën e pronës të fituar mbi një bazë legjitime, e drejtë kjo e garantuar nga neni 41 i Kushtetutës; ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 i ka bërë sindikatat pronare të pasurive të transferuara prej tij, pasuri këto të regjistruara edhe në zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurive dhe me shfuqizimin e tij realizohet de facto dhe de jure shpronësimi antikushtetues i sindikatave.


 


Gjykata Kushtetuese ka theksuar në jurisprudencën e saj se parimi i shtetit të së drejtës, i sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, është një nga parimet themelore në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Aspekte të këtij parimi janë edhe siguria juridike, mbrojtja e të drejtave të fituara, si dhe e pritshmërive të ligjshme. Siguria juridike presupozon, veç të tjerash, besueshmërinë e







 


4059







qytetarëve tek shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara. Besueshmëria ka të bëjë me bindjen e individit se nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht ose të jetojë me frikë për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve juridike, të cilat mund të cenojnë jetën e tij private ose profesionale dhe të përkeqësojnë një gjendje të vendosur me akte të mëparshme (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.24, datë 12.11.2008; nr.9, datë 26.02.2007). Rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve duhet të kenë qëndrueshmëri të mjaftueshme që siguron vijimësinë e tyre. Si rregull, nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion dhe shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë financiar për subjektet përfituese. Sanksionimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të pranuara në Kushtetutë dhe shoqërimi me masat për vënien e tyre në jetë duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e standardeve të të drejtave (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9, datë 26.02.2007; nr.34, datë 20.12.2005).


 


Gjykata Kushtetuese rithekson se në vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, kjo Gjykatë niset nga prezumimi i pajtueshmërisë së tyre me Kushtetutën. Kjo do të thotë, se lidhur me jokushtetutshmërinë e pretenduar duhet të parashtrohen argumente bindëse, për t’i dhënë mundësi Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse zgjidhjet ligjore të zbatuara shkelin normat dhe vlerat kushtetuese (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.16, datë 25.07.2008).


 


Në kontekstin e çështjes në shqyrtim, Gjykata Kushtetuese vëren se me ndryshimet që ndodhën në Shqipëri, ish-Bashkimet Profesionale ndryshuan si emërtimin, ashtu edhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tyre dhe u krijuan parakushtet ligjore për krijimin e sindikatave të pavarura. Ligji nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, në nenin 14, parashikon: “Sindikatat e njohura me ligj janë persona juridikë dhe mund të lidhin kontrata pune kolektive me subjektet publike ose private”. Sindikatat fituan personalitet të plotë juridik, pjesë e të cilit ishte edhe pavarësia e plotë ekonomiko-financiare, pasi ato përfituan edhe administrimin e pasurive të ish-Bashkimeve Profesionale.


 


Me dekretin nr.204, datë 5.6.1992 të Presidentit të Republikës, pasuritë në administrim të sindikatave dhe që i shërbenin veprimtarisë sindikale dhe edukimit profesional e sindikal të punonjësve, kalonin në pronësi të tyre. Këto pasuri ishin ende pronë shtetërore dhe shteti, në këto kushte, si pronar i vetëm i tyre nuk kishte asnjë pengesë të dispononte mbi pasuritë e tij edhe në favor të sindikatave. Por ky dekret i Presidentit nuk u kundërfirmos nga Kryetari i Këshillit të Ministrave ose nga Ministri i Financave, nuk iu paraqit për miratim Kuvendit në sesionin më të afërt dhe, për rrjedhojë, dekreti nuk mori fuqi ligjore. Megjithatë dekreti filloi të prodhojë efekte dhe, si pasojë, me aktmarrëveshjen e datës 24.02.1994 u bë pjesëtimi vullnetar (fizik) i pasurive të sindikateve ndërmjet Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Naftës, Sindikatës së Pavarur të Porteve, Sindikatës së Bashkuar të Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë dhe këto pasuri u regjistruan në pronësi të sindikatave në zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurive.


 


Me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të rregullojë pasojat e rrjedhura nga zbatimi i dekretit të sipërpërmendur “Për pasurinë e sindikatave”.


 


Gjykata Kushtetuese vëren se për t’i dhënë përgjigje themelit të kërkesës së paraqitur, kjo Gjykatë duhet të përcaktojë nëse ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 u ka njohur ose jo sindikatave pronësinë mbi këto pasuri apo sindikatat kanë qenë vetëm administruese të tyre, ashtu si edhe vetë parardhëset e tyre ish-Bashkimet Profesionale.


 


Gjykata Kushtetuese rithekson se parimet themelore të një shteti të së drejtës nënkuptojnë, midis të tjerave, edhe ndalimin e fuqisë prapavepruese të normave juridike. Ndalimi i veprimit prapaveprues buron nga kërkesat e sigurisë juridike, çka do të thotë se është e pamundur të gjykohen, sipas normave ligjore në fuqi, sjellje njerëzore, fakte ligjore ose marrëdhënie ligjore që kanë ndodhur para se norma të hynte në fuqi. Teoria e së drejtës pranon se fuqia prapavepruese zbatohet si përjashtim, për shembull, në ligjet penale favorizuese, në ligjet që ndërhyjnë për të rregulluar situata të paligjshme të krijuara më parë, në ligjet që interpretojnë anët e errëta ose të paqarta të një ligji të mëparshëm dhe në ndonjë rast tjetër ku paraqitet domosdoshmëria për të shmangur pasoja të rënda, negative ose të pandreqshme (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.9,







 


4060







datë 26.02.2007).


 


Sa më sipër, Gjykata Kushtetuese vlerëson se Kuvendi nuk ndalohet të miratojë ligje retroaktive ose të legalizojë me efekte retroaktive praktika ose marrëdhënie ekzistuese, të cilat njihen në doktrinën kushtetuese si ligje legalizuese, por kjo ndërhyrje duhet të justifikohet nga interesi publik. Edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e pranon vlefshmërinë e një legjislacioni të tillë në fushën civile dhe thekson se parimi i shtetit të së drejtës dhe nocioni i gjykimit të drejtë, të sanksionuar në nenin 6 të KEDNJ-së ndalojnë çdo ndërhyrje nga ligjvënësi – përveçse nëse justifikohet mbi “baza detyruese të interesit publik” – në administrimin e drejtësisë, me qëllim për të ndikuar në zgjidhjen gjyqësore të një mosmarrëveshjeje (shih vendimin datë 28 tetor 1999, në çështjen Zielinski, Pradal, Gonzales dhe të tjerë kundër Francës). Pra, kusht për miratimin e ligjeve, që legalizojnë praktika ekzistuese, është që ato të mos shkelin autoritetin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave.


 


Gjykata vlerëson se ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 është ligj legalizues me efekte retroaktive, por vetëm pjesërisht, sepse megjithëse rregulloi dhe u dha fuqi prapavepruese akteve dhe veprimeve të kryera nga sindikatat për kalimin e pronësisë në bazë të dekretit të vitit 1992, si dhe marrëveshjeve të tyre për ndarjen e këtyre pasurive, nuk ka vepruar në mënyrë retroaktive mbi marrëdhëniet e rregulluara në këtë periudhë mbi bazën e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ose mbi ato marrëdhënie dhe praktika për të cilat gjykatat ishin shprehur përfundimisht me vendime gjyqësore të formës së prerë. Gjykata Kushtetuese, po ashtu, i gjen të justifikuara edhe arsyet e interesit publik për miratimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 që janë mbështetja materiale dhe financiare e shtetit në fazën fillestare të krijimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së sindikatave, në mënyrë që ato të kryenin veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur.


 


Gjykata Kushtetuese vlerëson se dekreti nr.204 i vitit 1992, ka qenë i qartë në disponimin e tij, pra kalimin në pronësi të sindikatave të gjithë pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme që shërbente për veprimtarinë sindikale dhe edukimin profesional e sindikal të punonjësve. Megjithëse ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 nuk e miratoi në mënyrë të shprehur këtë dekret, ai rregulloi, përsa ishte e mundur, pasojat e ardhura prej tij. Gjykata vlerëson se nga interpretimi i këtij ligji nuk rezulton të lindin dyshime për këtë fakt. Po ashtu, fakti i fitimit të pasurive nga sindikatat nuk është vënë në dyshim as faktikisht, në gjithë periudhën që ky ligj ka qenë në fuqi, pasi sindikatat janë sjellë si pronare mbi këto pasuri, në mënyrë të pashqetësuar, për një periudhë mbi 10 vjeçare.


 


Gjykata Kushtetuese rithekson, gjithashtu, se interpretimi i ligjeve është kompetencë e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe sidomos e Gjykatës së Lartë, të cilës Kushtetuta i atribuon kompetencën për njësimin e praktikës gjyqësore. Konkretisht, përsa i përket ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë marrë 2 vendime unifikuese, ku shprehen për efektet që pati dekreti nr.204 i vitit 1992. Në vendimin unifikues nr.85, datë 29.06.2001, Gjykata e Lartë shprehet: “Sa herë që përplasen interesat e ish-pronarëve, që përfitojnë kthimin e ndërtesave të pandryshuara apo trojeve të pazëna, sipas dispozitave të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” me interesat e sindikatave, që i kanë fituar këto ndërtesa apo troje, sipas dekretit nr.204, datë 5.6.1992, pasojat e të cilit janë rregulluar me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998, përparësi ka mbrojtja e interesave të ish-pronarëve (trashëgimtarëve të tyre). Ligji nr.8340/1 është i zbatueshëm për aq sa nuk bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve… Po t’i referohemi ligjit nr.8340/1 konstatohet se… disa dispozita përmbajnë rregullime që bëhen për herë të parë përsa i përket mënyrës së administrimit nga ana e sindikatave të pasurisë së përfituar nga shteti, si dhe vendosin disa kufizime në ushtrimin e plotë të tagrave të sindikatave si pronare të pasurisë të përfituar nga shteti, (nenet 4, 6, 8)”. Ndërsa në vendimin unifikues nr.5, datë 23.03.2004, Gjykata e Lartë shprehet: “Në pronësi të sindikatave do të mbeten ato prona për të cilat nuk ka pretendime nga ish-pronarët. Ligji nr.8340/1 nuk ka të bëjë me të drejtat e fituara nga ish-pronarët, por rregullon ato raste që prona nuk ka qenë ndonjëherë e ish-pronarit. Ligji nr.8340/1 duhet kuptuar si akt që rregullon pasojat e dekretit nr.204 për ato prona të marra nga sindikatat kur prona është e shtetit, kur nuk ka pretendime pronësie apo edhe kur prona është e individit dhe ai nuk e ka kërkuar të drejtën e tij sipas ligjit për kthimin e kompensimin e pronave”.







 


4061







Duke iu referuar vendimeve të mësipërme të Gjykatës së Lartë, nuk vihet në dyshim fakti se me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 sindikatat kanë fituar pronësinë mbi pasuritë e administruara nga ish-bashkimet profesionale, por duke u cilësuar, gjithashtu, se kjo pronësi është fituar mbi pasuritë që nuk i janë kthyer ish-pronarëve deri në miratimin e këtij ligji ose për të cilat nuk ka pasur pretendime dhe se, në rastet kur ka konflikt midis ish-pronarëve e sindikatave, përparësi në zgjidhjen e tyre merr interpretimi dhe zbatimi i ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Kjo përparësi respektohet jo vetëm kur këto konflikte kanë lindur, janë gjykuar dhe vendimet kanë marrë formë të prerë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 por edhe për rastet e vërtetuara pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.


 


Gjykata Kushtetuese vëren se fakti i fitimit të pronësisë nga sindikatat konfirmohet jo vetëm nga vendimet e pushtetit gjyqësor, por edhe me akte të pushtetit qendror, ose të organeve kontrolluese të shtetit. Bazuar në VKM nr.475, datë 31.8.2000 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i kryqëzimit në zonën e Plepave, Durrës, të segmentit rrugor Durrës-Rrogozhinë”, rezulton se pronarë të pasurive të paluajtshme që preken, për efekt të masës së shpërblimit, janë konsideruar sindikatat, të cilave u është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve vënia në dispozicion e dokumentacionit provues dhe konkretisht i vërtetimit të pronësisë të azhornuar, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.


 


Gjykata Kushtetuese vë në dukje, gjithashtu, se pas daljes së dekretit nr.204, datë 5.6.1992 si dhe të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 pasuritë janë regjistruar në pronësi të sindikatave në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, çka vërtetohet me vërtetimet përkatëse të lëshuara nga këto zyra. Gjykata Kushtetuese vë në dukje se mbajtja e regjistrit publik të pronave të paluajtshme dhe të transferimeve të saj ka për qëllim sigurinë e të drejtave të pronës, si dhe stabilitetin e qarkullimit civil. Në vlerësimin e kësaj Gjykate, pikërisht për këtë qëllim, regjistri publik i regjistrimit të pronave të paluajtshme duhet të jetë një regjistër i sigurt dhe i besueshëm. Roli i tij është i rëndësisë themelore, sepse nëpërmjet tij ngurtësohen të drejta subjektive. Mungesa e besueshmërisë në këtë drejtim passjell pasiguri në të drejtat e pronës (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.17, datë 23.04.2010, par.22).


 


Gjykata Kushtetuese vëren, gjithashtu, se Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kryer dy kontrolle mbi pasuritë e sindikatave, në vitin 1998 dhe në vitin 2007.


 


Kontrolli i vitit 1998, i lënë si detyrë KLSH-së nga Kuvendi i Shqipërisë, objekt i të cilit ka qenë administrimi dhe evidentimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 është kryer për efekt të miratimit të ligjeve të vitit 1998. Nga ky kontroll ka rezultuar se është bërë ndarja e kësaj pasurie, hipotekimi i saj, si dhe janë kryer veprime të shitjes së kësaj pasurie, dhënies me qira dhe krijimin e shoqërive të përbashkëta dhe është vërejtur se shitja është bërë pa kriter dhe pa u mbështetur në ndonjë akt ligjor; për dhënien me qira të objekteve nuk janë mbështetur në kritere ligjore për përcaktimin e vlerës së qirasë, si dhe janë vërejtur raste të mosarkëtimit të qirasë dhe shkelje të tjera të kontratave; krijimi i shoqërive të përbashkëta nuk i ka shërbyer interesave të lëvizjes sindikaliste, por interesave të ortakëve, persona të tretë; një pjesë e mirë e objekteve janë shkatërruar. Për këto janë propozuar dhe masat përkatëse.


 


Raporti i dytë i KLSH-së është ai i muajit shtator 2007 dhe ka pasur për objekt kontrollin e ushtruar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Organizatën e Sindikatës të Pavarur të Naftës. Kontrolli është kryer për periudhën 12.05.1998 deri më 31.12.2006 dhe ka pasur për objekt zbatimin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë në lidhje me pasuritë e përfituara sipas akteve ligjore përkatëse. Midis të tjerave, ky raport ka rekomanduar të merren këto masa: Të kërkohet në rrugë gjyqësore kthimi i pasurive të dhuruara në vitin 1997 sindikatave përkatëse, të shkëputura pa marrëveshje; të bëhet regjistrimi i pasurive në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të rretheve ku ndodhet pasuria, të cilat deri në momentin e kontrollit nuk janë të regjistruara; të ndiqet rruga ligjore “për marrjen në administrim të objekteve”, të cilat janë zënë forcërisht nga të tretët; të merren masat e nevojshme për riparimin e objekteve të prishura për t’i futur ato në efiçencë sipas ligjit.







 


 


4062







Gjykata Kushtetuese, nisur nga masat e propozuara në këto raporte, mund të konkludojë se për kalimin e së drejtës së pronës nga shteti te sindikatat nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga organet shtetërore.


 


Kjo Gjykatë vëren, gjithashtu, se ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 në nenin 4 parashikon: “Pasuria e paluajtshme e përfituar nga sindikatat në bazë të këtij ligji nuk mund të tjetërsohet deri më 31.12.2020”. Subjektet e interesuara, bazuar edhe në këtë dispozitë, pretendojnë se sindikatat i kanë pasur në administrim pasuritë shtetërore, por nuk kanë qenë pronare të tyre, sepse u mungon një prej tagrave të pronësisë, e drejta e disponimit/tjetërsimit.


 


Gjykata vlerëson se, bazuar në nenin 149 të Kodit Civil, pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar nga ligji, ku e drejta për të disponuar është e drejta për ta shitur ose jo sendin, për ta dhuruar, për ta lënë me testament, për ta dhënë atë si garanci reale për garantimin e detyrimeve ndaj të tjerëve etj. Fakti se ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 parashikon kufizime në ushtrimin e plotë të së drejtës së pronësisë nga sindikatat, duke ndaluar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme të përfituar deri në vitin 2020, nuk është i mjaftueshëm për të arsyetuar se sindikatat nuk e kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi këto prona.


 


Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese rithekson se ligjvënësi gëzon të drejtën që të vendosë kufizime në gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave kushtetuese, por duke respektuar për këtë qëllim kriteret e parashikuara nga neni 17 i Kushtetutës. Në rastet kur duhet të ndërhyjë për ruajtjen e një kategorie të caktuar pasurish, që i vlerëson se kanë një rëndësi të veçantë, ligjvënësi mund të përcaktojë, me anë të ligjit, rregullime me anë të të cilave të vendosë kufizime për pronarët e këtyre pasurive. Këto kufizime dhe ndalime duhet të jenë proporcionale me arritjen e qëllimit të bazuar kushtetutshmërisht dhe nuk duhet të kufizojnë të drejtën e pronësisë më shumë se sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit ose të objektivave të rëndësishme që kërkohen të realizohen.


 


Gjykata Kushtetuese thekson se në rastin në shqyrtim, bazuar në faktin se pas miratimit të dekretit nr.204, datë 5.6.1992 një pjesë e pasurive u tjetërsuan te të tretët, qëllimi i ligjvënësit ka qenë mbrojtja e interesave të punonjësve, duke dashur të ruajë destinacionin fillestar të këtyre pasurive në funksion të veprimtarisë sindikaliste. Për më tepër, dhe vetë ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 në nenin 6, parashikon se sindikatat, në administrimin e pasurive, duhet të respektojnë objektivin e veprimtarisë sindikaliste. Duke bërë një interpretim a contrario, nëse ligji do t’u kishte njohur sindikatave vetëm të drejtën e administrimit të këtyre pasurive dhe jo të drejtën e pronësisë mbi këto pasuri, atëherë nuk do të ishte e nevojshme përcaktimi i një kufizimi të tillë për mostjetërsimin deri në vitin 2020, sepse e drejta për të disponuar sendet është një e drejtë ekskluzive e pronarit të sendit dhe ajo nuk mund të ushtrohet nga poseduesi jopronar, pra nuk do të kishte nevojë për një parashikim të tillë, sepse në asnjë rast sindikatat nuk mund të tjetërsonin pasuritë që nuk ishin në pronësi të tyre.


 


Gjykata Kushtetuese vëren se, siç u përmend edhe më sipër në këtë vendim, siguria juridike nënkupton, veç të tjerash, edhe mbrojtjen e të drejtave të fituara të personave, të cilët kanë të drejtë të presin në mënyrë të arsyeshme që të drejtat e fituara nëpërmjet akteve ligjore të vlefshme, t’u garantohen për të gjithë periudhën dhe të zbatohen realisht. Ligji duhet të ofrojë siguri dhe vijimësi, me qëllim që individët të mund të kryejnë veprimet në mënyrën e duhur. Ky parim u lejon individëve një lloj mbrojtjeje kundër ndryshimeve të menjëhershme e të pajustifikueshme të rregullave.


 


Në rastin në shqyrtim, kërkuesit janë sjellë si pronarë mbi pasuritë e fituara me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998. Ata kanë regjistruar në emrin e tyre këto pasuri në zyrat e regjistrimit të pasurive, kanë investuar në to, kanë përfituar të ardhura, kanë lidhur marrëveshje me të tretë, pra, i kanë zotëruar këto pasuri në mënyrë të pandërprerë dhe të pashqetësur për një periudhë shumë të gjatë kohore. Në këtë mënyrë ata kanë fituar sigurinë dhe besimin se situata ligjore e favorshme për ta do të vazhdojë dhe nuk do të ketë ndryshime të tilla të menjëhershme e të pajustifikueshme të rregullave që përkeqësojnë situatën e tyre ligjore.


 


Sa më sipër, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ndërhyrja në të drejtat e sindikatave, të fituara me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998, nëpërmjet ligjit nr.10159, datë 15.10.2009 të kundërshtuar, cenon sigurinë juridike, si element i parimit kushtetues të shtetit të së drejtës.







 


4063







2. Lidhur me pretendimin për cenimin e së drejtës së pronës private (neni 41 i Kushtetutës)


 


Kërkuesit kanë pretenduar, gjithashtu, se ligji nr.10159, datë 15.10.2009 u ka cenuar atyre edhe të drejtën e pronës së fituar me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998.


 


Në përgjigje të pretendimit të mësipërm, Gjykata Kushtetuese vëren se, sipas nenit 41 të Kushtetutës, mes të tjerash, e drejta e pronës private është e garantuar (paragrafi 1), prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil (paragrafi 2), dhe se ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë (paragrafi 3).


 


Dispozitat e mësipërme të nenit 41 të Kushtetutës nënkuptojnë se të drejtat e pronësisë u garantohen të gjithë personave, se ligjvënësi ka detyrimin të nxjerrë ligje në mbrojtje të të drejtave të pronësisë dhe se askush nuk ka të drejtë të marrë pronën në mënyrë arbitrare dhe pa ndonjë bazë të ligjshme.


 


Gjykata Kushtetuese rithekson se e drejta e pronësisë, si shumica e të drejtave të tjera kushtetuese, nuk është absolute. Në bazë të Kushtetutës (neni 41/3), për interesa publikë, ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës.


 


Duke qenë se më sipër Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 i ka njohur sindikatat pronare të pasurive të fituara nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 dhe se ligji i kundërshtuar i zhvesh ato nga kjo e drejtë, kjo Gjykatë duhet të vlerësojë nëse në aspektin kushtetues zhveshja nga kjo e drejtë është e lejueshme. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh kriteret e kufizimit të të drejtave dhe lirive, sipas të cilave kufizimi mund të vendoset vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve dhe që kufizimi të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë, kufizimi të mos cenojë thelbin e lirive dhe të drejtave, si dhe në asnjë rast kufizimi nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Përveç kësaj, meqë këtu shtrohet çështja e kufizimit të së drejtës së pronës private, duhet të mbahet parasysh edhe kriteri që përcakton neni 41/4 i Kushtetutës për shpronësimin ose kufizimin e së drejtës së pronës, përkundrejt një shpërblimi të drejtë.


 


Gjykata Kushtetuese thekson se në kushtet kur kjo Gjykatë në këtë vendim pranoi se me ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 kërkuesit kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi pronat përkatëse, me nxjerrjen e ligjit nr.10159, datë 15.10.2009, për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, përmbushet kriteri i kufizimit me ligj i së drejtës. Lidhur me kriteret e tjera të kufizimit të së drejtës, meqë subjektet e interesuara mbështeten në argumentet e tyre në faktin se sindikatat nuk e kanë fituar asnjëherë të drejtën e pronësisë dhe kanë qenë vetëm administruese të këtyre pasurive, këto subjekte nuk janë përpjekur të justifikojnë ndonjë interes publik të mundshëm për këtë ndërhyrje.


 


Gjykata Kushtetuese thekson, gjithashtu, se edhe në rast se do të justifikohej kjo ndërhyrje si në interes publik, neni 41 i Kushtetutës kërkon, gjithashtu, respektimin e “shpërblimit të drejtë” dhe “të drejtës së ankimit lidhur me masën e shpërblimit” në rastet e shpronësimit të pronarëve privatë. Duke qenë se ky ligj nuk njeh pronësinë e sindikatave mbi këto pasuri, ai nuk respekton kriteret e tjera të vendosura nga nenet 17 e 41 të Kushtetutës.


 


Për sa sipër, Gjykata Kushtetuese konkludon se ligji i kundërshtuar cenon të drejtën e pronësisë së sindikatave, e garantuar nga neni 41 i Kushtetutës.


 


3. Lidhur me pretendimin për cenimin e neneve 11, 46 dhe 50 e 118 të Kushtetutës


 


Kërkuesit kanë pretenduar, gjithashtu, se ligji nr.10159, datë 15.10.2009 ka shkelur parimin e lirisë së nismës ekonomike (neni 11), të drejtën e organizimit kolektiv (neni 46), të drejtën e bashkimit në organizata sindikale (neni 50), si dhe kriteret kushtetuese për nxjerrjen e akteve nënligjore (neni 118).


 


Lidhur me këto pretendime, Gjykata Kushtetuese vëren se argumentet e kërkuesve nuk janë ngritur në nivel kushtetues. Për rrjedhojë, kjo Gjykatë nuk mund të investohet në shqyrtimin e tyre.







 


 


 


 


 


 


4064







PËR KËTO ARSYE,


 


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, shkronja “a”, dhe 134, pika 1, shkronja “f” të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,


 


VENDOSI:


 


-   Pranimin e kërkesës, duke shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin nr.10159, datë 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””.


 


-    Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.


 


Anëtarë pro: Kujtim Puto, Fehmi Abdiu, Sokol Sadushi, Vitore Tusha, Sokol Berberi Anëtarë kundër: Xhezair Zaganjori, Vladimir Kristo (kryetar), Petrit Plloçi, Admir Thanza


 


 


MENDIM NË PAKICË


 


Lidhur me ankesat/kërkesat e sindikatave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me objekt shfuqizimin si jokushtetues të ligjit nr.10159, datë 15.10.2009, sa i përket pranueshmërisë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, në kuptim të neneve 131/f dhe 134 të Kushtetutës, kemi mendim të ndryshëm nga shumica e kësaj gjykate, për arsyet në vijim:


 


Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje edhe me kërkesë të organizatave, vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre (nenit 134, pika 1/f dhe pika 2, i Kushtetutës) dhe kjo Gjykatë ka juridiksion të vendosë për ankesat e individëve për shkeljen e të drejtave kushtetuese, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave (neni 131/f i Kushtetutës). Ndërsa, të drejtat dhe liritë themelore… vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive…(neni 16/2 i Kushtetutës).


 


Ankesat/kërkesat që paraqiten nga subjektet përkatëse, në kuptim të neneve 16/2, 131/f dhe 134 (pika 1/g dhe pika 2) të Kushtetutës, përfshihen në llojin e ankesës kushtetuese (constitutional complaint).


 


Procedura e gjykimit kushtetues të ankesës kushtetuese, që ka për objekt mbrojtjen e të drejtave apo interesave legjitime të personit, udhëhiqet nga parimi i subsidiaritetit, që është mishëruar në nenin 131/f të Kushtetutës. Sipas këtij parimi, ankesa kushtetuese mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe interesave. Kjo do të thotë se mbrojtja e të drejtave dhe interesave legjitime të personit, në radhë të pare, është përgjegjësi e të gjitha autoriteteve publike, ku përfshihen edhe gjykatat e zakonshme. Gjykata Kushtetuese hyn në veprim vetëm pasi këto të fundit të kenë ushtruar funksionet e tyre në këtë aspekt. Pra, në sferën e mbrojtjes së të drejtave të personit, kjo Gjykatë është dizenjuar të jetë subsidiare/plotësuese në raport me autoritetet e tjera publike. Për pasojë, është e përshtatshme që fillimisht të jenë këto autoritete publike ato që do të përbëjnë mekanizmin mbrojtës të të drejtave dhe interesave legjitime të personave dhe në qoftë se më pas do të paraqitet një ankesë/kërkesë kushtetuese kundër akteve të këtyre autoriteteve, kjo Gjykatë do të kishte edhe përfitimet e pikëpamjeve/opinioneve kushtetuese/ligjore të gjykatave të zakonshme dhe autoriteteve të tjera publike, të cilët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me pretendimet e personave për shkeljen e të drejtave të tyre.







 


 


4065







Përveç sa sipër, parimi i natyrës subsidiare të gjykimit kushtetues, synon edhe minimizimin e ndërhyrjeve të Gjykatës Kushtetuese në pushtetet e autoriteteve të tjera publike. Për pasojë, Gjykata Kushtetuese nuk është një instancë tjetër, mbi gjykatat e zakonshme, e cila mund të gjykojë vetë çështjen që kanë për gjykim gjykatat e zakonshme. Detyra e Gjykatës Kushtetuese është të shqyrtojë nëse vendimi i autoriteteve publike, i kundërshtuar në këtë Gjykatë, ka shkelur të drejtat apo interesat legjitime të ankuesit, të garantuara kushtetutshmërisht.


 


Në vështrim të konsideratave të mësipërme, mendoj se edhe ankesat/kërkesat e paraqitura nga sindikatat, në kuptim të neneve 16/2, 131/f dhe 134 (pika 1/g dhe pika 2) të Kushtetutës, përfshihen në llojin e ankesës kushtetuese.


 


Kështu, sindikatat ankuese/kërkuese pretendojnë se ato janë pronare të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të vlerave monetare që i kanë patur në administrim ish-Bashkimet Profesionale të Shqipërisë dhe se këtë të drejtë pronësie e kanë fituar nëpërmjet ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, pretendojnë se sindikatat nuk janë pronare të pasurisë së përshkruar prej tyre, por vetëm administruese të kësaj pasurie. Në këtë mënyrë, mosmarrëveshja midis sindikatave dhe shtetit paraqitet si mosmarrëveshje pronësie, pra një mosmarrëveshje lidhur me faktin se kujt i përket e drejta subjektive e pronësisë mbi pasurinë e pretenduar. Si e tillë, kjo mosmarrëveshje është një çështje që i përket juridiksionit të gjykatave të zakonshme. Sipas nenit 136 të K.Pr.Civile, në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile… Është e qartë se mosmarrëveshja për të drejtën e pronësisë është një mosmarrëveshje civile tipike dhe për pasojë kjo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet në gjykatat e zakonshme.


 


Pretendimi i kërkuesve se e drejta e tyre e pronës, në rastin në shqyrtim, është shkelur nëpërmjet ligjit nr.10159 të kundërshtuar, nuk e ndryshon çështjen në themel. Edhe në rast se ky pretendim është i vërtetë, është përsëri gjykata e zakonshme autoriteti që do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje pronësie. Kjo gjykatë fillimisht duhet të përcaktojë nëse sindikatat ankuese/kërkuese, me ligjin nr.8340/1, janë bërë pronare mbi pasurinë përkatëse dhe më pas do të vlerësojë nëse ligji i kundërshtuar nr.10159 i cenon ose jo ato në të drejtën e pronësisë. Në rast se vlerëson se ligji i kundërshtuar i cenon sindikatat në të drejtën e tyre të pronësisë, atëherë gjykata e zakonshme, në bazë të nenit 145/2 të Kushtetutës, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar një gjykim incidental lidhur me kushtetutshmërinë e ligjit përkatës.


 


Pa vlerësuar nëse sindikatat para daljes së ligjit nr.10159 të kundërshtuar, kanë qenë pronare të pasurisë së pretenduar, nuk mund të gjykohet lidhur me kushtetutshmërinë e këtij ligji. Vlerësimi nëse sindikatat kërkuese janë ose jo pronare nuk është një çështje e gjykimit kushtetues, por një çështje që përfshihet në juridiksionin e gjykatave të zakonshme. Vetëm në rast se këto të fundit i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, atëherë kjo Gjykatë, duke pasur në dispozicion edhe argumentet e gjykatës së zakonshme, do të përfshihet në gjykimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kundërshtuar. Në rast se gjykata e zakonshme nuk inicion gjykimin incidental dhe në qoftë se pas shterimit të rrugës gjyqësore sindikatat ankuese/kërkuese nuk janë dakord me vendimet e gjykatave, atëherë u lind e drejta për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.


 


Për këto arsye, mendojmë se çështja nuk duhet të pranohej për gjykim nga Gjykata Kushtetuese.


 


Anëtarë: Petrit Plloçi, Vladimir Kristo (kryetar), Admir Thanza, Xhezair Zaganjori






 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


4066








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 1006180178





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan