0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 31
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 20.01.2001
Data e aprovimit te Aktit: 20.01.2001
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 9
Data e fletores zyrtare: 23.03.2001
Aktiviteti: Statusi Invalidit
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave,Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Çës
Pershkrimi i Aktit: Komisioni mjekësor i caktimit të aftësive për punë (KMCAP), në rreth, shqyron të gjitha kërkesat e paraqitura nga personat e interesuar, që përfitojnë nga ligji nr. 8626, datë 22.6.2000, pavarësisht nga mosha, nga fakti nëse janë ose jo në marrëdhënie pune, nga koha a vendndodhja e absent apo nga casti i sigurimit.
Amendamente
1 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.31, DATË 20.1.2001 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në vendimin nr. 31, datë 20.01.2001 të Këshillit të Ministrave "Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik", të ndryshuar
2 Për një ndryshim në vendimin nr. 31, datë 20.01.2001 të Këshillit të Ministrave "Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM

Nr. 31 datë 20.1.2001

PERFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.8626, date 22.6.2000, "Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Komisioni mjekësor i caktimit të aftësive për punë (KMCAP), në rreth, shqyrton të gjitha kërkesat e paraqitura nga personat e interesuar, që përfitojnë nga ligji nr. 8626, date 22.6.2000, pavarësisht nga mosha, nga fakti nëse janë ose jo në marrëdhënie pune, nga koha a vendndodhja e absent apo nga çasti i sigurimit.
Komisioni vendos edhe shkallën e invaliditetit, sipas ndarjes që vijon:
I. Grupi i parë, ku përfshihen:
a) të sëmurët tetraplegjikë, që kanë humbur mbi 55 për qind të aftësisë për punë, që nuk kanë mundësi fizike për të vetëshërbyer e që kanë nevoje për kujdestar.
b) të sëmurët paraplegjikë, që kanë humbur mbi 55 për qind të aftësisë për pune, qe nuk kanë mundësi fizike për të vetëshërbyer e që kanë nevojë për kujdestar.
II. Grupi i dytë, ku përfshihen të sëmurët paraplegjikë, pjesërisht të afte për punë të përzgjedhur, që janë në gj endje për të veteshërbyer.
2. KMCAP-ja i lëshon të interesuarit raportin mjekësor, duke përcaktuar shkallën e paaftësisë dhe nevojën për kujdestar. Invalidi, paraplegjik ose tetraplegjik, duhet të deklarojë para administratorit shtetëror emrin e kujdestarit i cili shënohet në një regjistër të veçantë. ndërrimi i kujdestarit mund të bëhet sa herë që invalidi, paraplegjik ose tetraplegjik, e sheh të
arsyeshme, por është i detyruar të njoftojë menjëherë KMCAP-në.
3. Invalidët, paraplegjikë ose tetraplegjikë, pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi.
4. Masa e pagesës për invalidët, paraplegjikë ose tetraplegjikë, është 70 për qind e pagës minimale të punonjësit buxhetor dhe ndryshon sa herë ndryshon kjo pagë. Pagesa përfitohet pavarësisht nga mosha dhe të ardhurat e tjera, që invalidi, paraplegjik ose tetraplegjik, përfiton nga shteti. Të njëjtën pagesë përfiton edhe kujdestari i invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, i caktuar në përputhje me pikën 1 të këtij vendimi.
Vendi dhe mënyra e dhënies së këtyre pagesave do të përcaktohet në udhëzimin, që do të dalë në zbatim të këtij vendimi.
5. Efektet financiare për këto pagesa të përballohen brenda fondeve të dhëna për vitin 2001, Administratës së Përgjithshme të ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, në zërin "Përfitim paaftësie".
6. Personat që do të fitojnë statusin e invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, para datës 30 qershor 2001, do ta përfitojnë këtë pagesë, në zbatim të pikës 4 të këtij vendimi, që nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, "Statusi i invalidit paraplegjik ose tetraplegjik
Të gjithë personat e tjerë që do ta fitojnë këtë status pas datës 30 qershor 2001, do ta përfitojnë këtë pagesë një muaj pas daljes në KMCAP.
7. Për çdo shpërdorim, personit përgjegjës i merret dëshmia për një periudhë deri në 3 vjet dhe, sipas rastit, zbatohen edhe dispozitat për kundërvajtjet administrative deri në kallëzim për ndjekje penale.
8. Ngarkohen Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministria e Financave të nxjerrin udhëzimet përkatëse, në zbatim të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".


KRYEMINISTRI
ILIR META





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.627 101200012





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan