marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR STRUKTURËN E VITIT AKADEMIK 2010-2011 NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 29
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 05.10.2010
Data e aprovimit te Aktit: 05.10.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 156
Data e fletores zyrtare: 26.11.2010
Aktiviteti: Arsimi i larte
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Viti akademik 2010-2011 në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë me kohë të plotë, të fillojë më 11 tetor 2010 dhe të përfundojë më 30 shtator 2011.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

UDHËZIM
Nr.29, datë 5.10.2010
PËR STRUKTURËN E VITIT AKADEMIK 2010-2011 NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË
ARSIMIT TË LARTË DHE MASAT QË DUHEN MARRË PËR ZBATIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe të nenit 32 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007
“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
1. Viti akademik 2010-2011 në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e
studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë me kohë të plotë, të fillojë më
11 tetor 2010 dhe të përfundojë më 30 shtator 2011.
2. Viti akademik 2010-2011 në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e
studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, me kohë të plotë, të fillojë
në datën 25 tetor 2010 dhe të përfundojë më datën 30 shtator 2011.
3. Viti akademik 2010-2011 në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e
studimit me kohë të pjesshme dhe edukim në distancë, të fillojë në datën 1 nëntor 2010 dhe të
përfundojë në 30 shtator 2011.
4. Periudha 24 dhjetor 2010 deri më 3 janar 2011 të jetë periudhë pushimesh për studentët.
5. Nga institucionet publike të arsimit të lartë të merren masat për zbatimin e udhëzimit të
Ministrit nr.19, datë 18.7.2007 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit” për të
pajisur me numrat e matrikullimit të gjithë studentët e vitit të parë deri më 26 nëntor 2010.
6. Të dhënat e regjistrave të njësive kryesore të dërgohen në MASH në formë elektronike në
programin Excel brenda datës 17 dhjetor 2010.
823 4
7. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit përfundimtar të
kandidatëve fitues, të dërgojnë në drejtorinë e konvikteve listën e studentëve të regjistruar, sipas
programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
8. Ngarkohen Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimit Shkencor dhe institucionet publike
të arsimit të lartë për zbatimin e këtij udhëzimi për vitin akademik 2010-2011.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0  611 1012180051





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga