marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR NORMAT E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE DHE NUMRIN E NXËNËSVE PËR KLASË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 21
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 23.07.2010
Data e aprovimit te Aktit: 23.07.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 157
Data e fletores zyrtare: 30.11.2010
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: Duke filluar nga viti shkollor 2010-2011, normat e punës mësimore edukative dhe numri i nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar janë si më poshtë:
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

UDHËZIM
Nr.21, datë 23.7.2010
PËR NORMAT E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE DHE NUMRIN E NXËNËSVE PËR
KLASË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7952, datë
21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
Duke filluar nga viti shkollor 2010-2011, normat e punës mësimore edukative dhe numri i
nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar janë si më poshtë:
I. Arsimi parashkollor
1. Drejtore kopshti 18/24 orë në javë
2. Edukatore kopshti 30 orë në javë
3. Norma e kontrollit të drejtores së kopshtit 6 orë në javë.
II. Arsimi bazë
1. Mësues në ciklin fillor 24 orë në javë
2. Mësues në ciklin e lartë
a) Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë 20 orë në javë
b) Mësues i matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë,
informatikës dhe gjuhës së huaj
22 orë në javë
c) Mësues i lëndëve të tjera 24 orë në javë
d) Mësues në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara 22 orë në javë
e) Edukatorë (ndihmës mësues) të instituteve të fëmijëve
me aftësi të kufizuar
30 orë në javë
3. Drejtues
a) Drejtor i shkollës me 81-300 nxënës 8 orë në javë
b) Drejtor i shkollës me 301-700 nxënës 6 orë në javë
c) Zëvendësdrejtor i shkollës me 301-700 nxënës
(përgjigjet për amzën dhe për inventarin e shkollës)
8 orë në javë
d) Drejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 4 orë në javë
e) Zëvendësdrejtor i shkollës me mbi 700 nxënës
i) Një zëvendësdrejtor 8 orë në javë
ii) Një zëvendësdrejtor (përgjigjet për amzën dhe për
inventarin e shkollës)
6 orë në javë
4. Norma e kontrollit
a) Drejtor i shkollës, 2 orë mësimore në javë (pa llogaritur testet me shkrim)
b) Zëvendësdrejtor i shkollës, 4 orë mësimore në javë (pa llogaritur testet me shkrim).
III. Arsimi i mesëm
1. Mësues
a) Mësues i letërsisë dhe i matematikës 20 orë në javë
b) Mësues i lëndëve të tjera 22 orë në javë
c) Mësues i praktikave profesionale 30 orë në javë
2. Drejtues
a) Drejtor i shkollës me 81-300 nxënës 8 orë në javë
b) Drejtor i shkollës me 301-700 nxënës 6 orë në javë
c) Zëvendësdrejtor i shkollës me 301-500 nxënës 8-10 orë në javë
d) Drejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 4 orë në javë
e) Zëvendësdrejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 8 orë në javë
f) Drejtor i shkollës profesionale me status kombëtar
me 301-500 nxënës 6 orë në javë
825 2
g) Zëvendësdrejtor i shkollës profesionale me status kombëtar
me 301-500 nxënës 8-10 orë në javë
h) Drejtor i shkollës profesionale me status kombëtar
me 501-700 nxënës 4 orë në javë
i) Zëvendësdrejtor i shkollës profesionale me status kombëtar
501-700 nxënës 8 orë në javë
3. Norma e kontrollit
a) Drejtor i shkollës, 2 orë mësimore (pa llogaritur testet me shkrim)
b) Zëvendësdrejtori i shkollës 4 orë mësimore (pa llogaritur testet me shkrim)
4. Norma të tjera
Elemente të tjera përbërëse (të llogaritura me konvertim) që do të përfshihen në normën
mësimore janë:
a) Orë për provimet me shkrim, semestrale dhe vjetore, të klasave të korrespondencës, për
çdo mësues, llogariten: 10 provime me shkrim =1 orë mësimore
b) Orë për shoqërimin dhe drejtimin e nxënësve (klasës) në praktikat profesionale mësimore
1.5 orë=1 orë mësimore
c) Konsultim për sistemin e shkollave të mesme me kohë të shkurtuar të nxënësve për klasë,
si më poshtë:
- për provimin e matematikës 10-15 orë në vit
- për provimin e gjuhës dhe letërsisë 10-12 orë në vit
- për lëndët shkencore 8-10 orë në vit
- për lëndët shoqërore 8 orë në vit
IV. Norma të veçanta
1. Normë vjetore e mësuesit quhet prodhimi i numrit më të madh të javëve mësimore të
planit mësimor me normën javore të mësuesit.
2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin, i ulet norma mësimore 3
orë në javë.
3. Mësuesi i shkollës së mesme që merret me veprimtaritë artistike dhe kryen detyrën e
koordinatorit me qeverinë e nxënësve për shkollat me mbi 700 nxënës, i ulet norma 4 orë në javë.
4. Puna e mësuesit kujdestar në shkollat e arsimit bazë dhe të mesën barasvlerësohet me një
orë mësimore në javë. Mësuesi fillimisht ngarkohet me normë të plotë mësimore, ndërsa kjo orë
paguhet si orë suplementare mbi ngarkesën mësimore mujore ose vjetore.
5. Mësuesve që stërvitin ekipet e shkollave, jo më shumë se në dy lloje sporti për femra dhe
meshkuj, i ulen nga ngarkesa mësimore 3 orë në javë për shkollat me mbi 700 nxënës, nëse ato kanë
palestër.
6. Përgjegjësi i bazës prodhuese në shkollat profesionale merr gjysmën e ngarkesës
mësimore javore të mësuesit.
7. Për zhvillimin e praktikës në shkollat e arsimit profesional, gjuhës së huaj në shkollat e
mesme të gjuhëve të huaja, lëndëve të specialitetit në shkollat koreografike dhe teori solfezhi në
shkollat e muzikës, në qoftë se klasa ka mbi 20 nxënës, ndahet në dy grupe.
8. Specialistët që zhvillojnë orë të veçanta në institucionet e arsimit parauniversitar (shkolla)
paguhen vetëm për orët e mësimit që zhvillojnë.
9. Numri i punonjësve mësimorë në ciklin fillor të shkollës 9-vjeçare të llogaritet një mësues
për klasë.
10. Për efekt pagese, në ciklin fillor, orët suplementare në klasat kolektive llogariten mbi
ngarkesën javore 24 orë, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxënës.
11. Në ciklin e lartë, ora suplementare për mësuesit e klasave kolektive llogaritet mbi
ngarkesën javore, sipas normës mësimore javore të përcaktuar në paragrafin II, pika 2, deri në 240
orë mësimore në vit.
12. Drejtuesi i shkollës që zhvillon mësim në ciklin e lartë me klasa kolektive, orët
suplementare i llogariten mbi ngarkesën javore 14 orë, por jo më shumë se tri orë suplementare në
javë.
8253
13. Mësimi i edukimit fizik zhvillohet i veçantë për djem e për vajza, kur numri i nxënësve
në klasë është sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin V, pikat 3, 4.
14. Në shkollat 9-vjeçare e të mesme, kur klasat kanë përbërje me më pak se 10 nxënës të
një gjinie, mësimi i edukimit fizik bëhet duke bashkuar grupet e dy klasave paralele. Për shkollat me
një paralele, kur klasa ka përbërje me më pak se 12 nxënës të një gjinie, mësimi i edukimit fizik të
zhvillohet së bashku djem e vajza.
15. Për plotësimin e normës mësimore, mësuesi i shkollës 9-vjeçare ngarkohet edhe me orë
mësimore të profileve të përafërta.
16. Masa e pagesës për çdo orë mësimore mbi normën e lejuar bëhet sipas tarifave të orës
mësimore suplementare e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
17. Kryetarit të sindikatës së arsimit në rreth me numrin më të madh të anëtarësisë me
kuotizacion, i ulet norma nga 5 deri në 10 orë në javë. Në seksionet e qarqeve që kanë më shumë se
600 anëtarë, norma mesatare javore me 6-8 orë i reduktohet dhe një personi të dytë.
18. Në zbatim të strategjisë “Për riintegrimin e emigrantëve shqiptarë të kthyer 2010-2015”
dhe planit të veprimit të saj, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.461, datë 9.6.2010,
drejtoritë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme hartojnë një plan të veçantë për këtë kategori
nxënësish. Mësuesit që do t’u japin mësimin e gjuhës shqipe nxënësve të asaj kategorie, do të
paguhen me orë shtesë, nëse orët e mësimit i tejkalojnë normat e përcaktuara me kreun II pikat 1
dhe 2, si dhe në kreun III, pika “a” dhe “b” të këtij udhëzimi.
V. Numri i nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar
1. Arsimi parashkollor
a) Grupet e fëmijëve në kopshte në qytet formohen me jo më pak se 25 fëmijë që
frekuentojnë.
b) Grupet e fëmijëve në kopshte në fshat formohen me jo më pak se 15 fëmijë që
frekuentojnë.
c) Grupet e fëmijëve në fshatrat e zonave të thella formohen me jo më pak se 10 fëmijë që
frekuentojnë.
2. Arsimi bazë, cikli fillor
a) Klasa e parë formohet me jo më pak se 30 nxënës.
b) Klasat e tjera formohen me jo më pak se 32 nxënës.
c) Ndarja e klasës në paralele bëhet sipas këtyre kushteve:
- 2 paralele kur numri i nxënësve është nga 39 deri në 76 (36-70 për klasën e parë);
- 3 paralele kur numri i nxënësve është nga 77 deri në 114 (71-105 për klasën e parë);
- 4 paralele kur numri i nxënësve është nga 115 deri në 153 (106-141 për klasën e parë).
a) Në shkollat e fshatit, kur nuk plotësohet normativa e mësipërme, punohet me klasa
kolektive.
b) Klasat kolektive me mbi 10 nxënës punojnë me sistem 6-orësh.
c) Numri i klasave kolektive në shkolla përcaktohet sipas këtij rregulli:
d) 1 klasë kolektive (5 klasa të bashkuara) kur numri i nxënësve në ciklin fillor është deri në
20 nxënës.
e) 2 klasa kolektive të veçanta (2 klasa së bashku dhe tre të tjera bashkë), kur numri i
nxënësve në ciklin fillor është 21 deri në 40 nxënës.
3. Arsimi bazë, cikli i lartë
a) Klasat formohen me jo më pak se 35 nxënës.
b) Ndarja e klasës në paralele bëhet sipas këtyre kushteve:
- 2 paralele kur numri i nxënësve është 41 deri në 80;
- 3 paralele kur numri i nxënësve është 81 deri 120;
- 4 paralele kur numri i nxënësve është 121 deri në 160.
c) Kur numri i nxënësve në dy ose më shumë klasa të ndryshme është deri në 25 nxënës,
formohen klasa kolektive, të cilat punojnë me sistem 6-orësh.
825 4
4. Arsimi
a) Në klasat X, XI dhe XII, klasat formohen me jo më pak se 35 nxënës:
- 2 paralele kur numri i nxënësve është 41 deri në 80 nxënës;
- 3 paralele kur numri i nxënësve është 81 deri në 120 nxënës;
- 4 paralele kur numri i nxënësve është 121 deri në 160 nxënës.
b) Klasat në lëndët me zgjedhje hapen kur numri i nxënësve është jo më pak se 32. Vetëm
një klasë e lëndës me zgjedhje, për një lëndë të një viti, mund të hapet me jo më pak se 20 nxënës.
c) Kur nuk realizohet numri i kërkuar i nxënësve sipas kërkesave të mësipërme,
klasat/grupet hapen me propozim të DAR-it dhe me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
5. Shkollat artistike
a) Orët teorike zhvillohen me të gjithë klasën, në lëndët: harmoni, analizë e veprave
muzikore, histori e muzikës shqiptare dhe botërore, folklor muzikor, literaturë muzikore,
orkestracion, deshifazh, histori arti, perspektivë, anatomi dhe estetikë.
b) Orët praktike zhvillohen në grupe me 6 nxënës, në lëndët: harmoni, analizë e veprave
muzikore dhe orkestracion.
c) Mësimi individual me një nxënës në orë mësimi zhvillohet në lëndët: instrumentist,
mjeshtëri e të kënduarit dhe piano sekondare.
d) Në lëndën muzikë dhome, mësimi zhvillohet në grupe që formohen me 3-5 nxënës, në
varësi të formacionit dhe të programit mësimor.
e) Shoqërimi i instrumentistëve në saxhio: harqet (8 orë mësimi në vit/nxënës), instrumentet
e frymës (6 orë në vit/nxënës), ngarkesa mësimore e mësuesit shoqërues në piano llogaritet me 30
orë mësimi/javë.
f) Në degën e artit figurativ, mësimi zhvillohet në grupe me jo më pak se 8 nxënës, në
lëndët: vizatim, pikturë, plastikë dhe në lëndët e specialiteteve.
g) Në shkollat koreografike, në lëndën piano sekondare, mësimi zhvillohet në grupe që
përbëhen nga 4 nxënës.
VI. Drejtues në institucionet e arsimit parauniversitar
1. Numri i drejtuesve në shkollat e arsimit parauniversitar është në funksion të numrit të
nxënësve të shkollës, sipas përcaktimit:
a) drejtore në kopshtet e fëmijëve të pavarura nga shkollat 9-vjeçare, me mbi 4 grupe.
b) kryemësues, kur shkolla ka deri në 80 nxënës;
c) drejtor kur shkolla ka mbi 81 nxënës;
d) një zëvendësdrejtor kur shkolla ka 301-700 nxënës;
e) një zëvendësdrejtor për shkollat me status kombëtar me 301-500 nxënës;
f) dy zëvendësdrejtorë kur shkolla ka mbi 700 nxënës;
g) dy zëvendësdrejtorë për shkollat me status kombëtar me mbi 500 nxënës.
VII. Qendrat kulturore të fëmijëve
1. Qendrat kulturore të fëmijëve funksionojnë me rrethe dhe sektorë:
a) Rrethi formohet me 15-20 fëmijë.
Rrethet e instrumenteve formohen me 8-10 fëmijë.
b) Sektori formohet kur ka jo më pak se 9 rrethe dhe caktohet 1 përgjegjës.
Sektorët e qendrave kulturore të fëmijëve janë:
- Sektori i artit;
- Sektori i sportit;
- Sektori tekniko-shkencor.
2. Sektorët me mbi 15 rrethe kanë në organikë dhe një inspektor efektiv.
3. Përgjegjësi i sektorit dhe instruktori efektiv instruktojnë direkt 2 rrethe dhe përgjigjen për
aktivitetet artistike dhe kulturore të shkollave me më pak se 500 nxënës.
4. Qendrat kulturore që kanë mbi 15 rrethe dhe krijojnë 1 sektor, kanë drejtor të Qendrës
Kulturore të Fëmijëve, i cili instrukton direkt një rreth dhe kontrollon gjithë aktivitetin e qendrës.
5. Qendrat me deri 15 rrethe të ndryshme, që nuk krijojnë sektor, kanë përgjegjës të
Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
8255
VIII. Dispozita të fundit
1. Udhëzimi nr.11, datë 2.8.1994 “Për normat e punës mësimore më shkollat 8-vjeçare dhe
të mesme, udhëzimi nr.3, datë 3.2.2010 “Për normat e punës mësimore në arsimin parauniversitar
dhe standarde të lidhura me to” dhe udhëzimet e tjera për normat e punës mësimore në shkolla
shfuqizohen.
2. Ngarkesa mësimore e mësuesve që përfshihen në projekte të ndryshme rregullohet me
udhëzime të veçanta.
3. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e
Programeve të Zhvillimit dhe DAR/ZA.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
 0
NORMA
1012180067





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as