marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR NJËVLERSHMËRINË E STUDIMEVE NË SHKOLLAT E MESME ME KOHË TË PLOTË DHE ME KOHË TË SHKURTUAR, NË SISTEMIN PARAUNIVERSITAR
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 23
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 30.07.2010
Data e aprovimit te Aktit: 30.07.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 157
Data e fletores zyrtare: 30.11.2010
Aktiviteti: Arsim
Propozuar nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: Procedurat, periudha dhe modaliteti i transferimit të nxënësit 1. Nxënësit që mbarojnë klasën e 10-të dhe të 11-të, në shkollat profesionale me strukturën
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

UDHËZIM
Nr.23, datë 30.7.2010
PËR NJËVLERSHMËRINË E STUDIMEVE NË SHKOLLAT E MESME ME KOHË TË
PLOTË DHE ME KOHË TË SHKURTUAR, NË SISTEMIN PARAUNIVERSITAR NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7952, datë
21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
I. Procedurat, periudha dhe modaliteti i transferimit të nxënësit
1. Nxënësit që mbarojnë klasën e 10-të dhe të 11-të, në shkollat profesionale me strukturën
3-vjeçare ose 3+2-vjeçare, nivelin e parë dhe të dytë të strukturës 2+1+1 dhe nivelin e parë të
strukturës 2+2 (sipas tabelës bashkëlidhur këtij udhëzimi), mund të vazhdojnë studimet në gjimnazet
me kohë të plotë. Për këtë, ata duhet të plotësojnë planin mësimor të gjimnazit, duke dhënë si
provim jo më shumë se 6 (gjashtë) lëndë. Njëherazi, ata duhet të plotësojnë kriterin e moshës, të
përcaktuar në nenin 11 të dispozitave normative të arsimit parauniversitar.
2. Nxënësit, të cilët kanë përfunduar tre vite të shkollës profesionale, mund të regjistrohen
në klasën pasardhëse të shkollës së mesme me kohë të shkurtuar. Në këtë rast, këta nxënës janë të
detyruar të bëjnë njëvlershmërinë e planit mësimor të kryer në shkollën e tyre, me planin mësimor të
shkollës së mesme me kohë të shkurtuar.
3. Nxënësit regjistrohen në të njëjtin vit, kur kanë më shumë se 6 lëndë për të ekuivalentuar.
4. Për nxënësit e gjimnazit transferimet bëhen në fillim të semestrit II dhe në fillim të vitit
shkollor.
5. Kur një nxënës transferohet nga një gjimnaz në një tjetër, plani mësimor që ai ka
zhvilluar, duhet të përputhet me shkollën pritëse. Në rastin kur shkolla pritëse nuk siguron
vazhdimësinë e lëndëve me zgjedhje dhe moduleve kurrikulare të nxënësit që kërkon të transferohet,
atëherë transferimi bëhet vetëm në përfundim të vitit shkollor.
6. Transferimi i nxënësit nga një shkollë e mesme profesionale ose gjimnaz në një shkollë
tjetër të të njëjtit profil ose të profileve të ndryshme, bëhet me kërkesë të prindit ose të kujdestarit të
nxënësit dhe me miratim të drejtorive arsimore rajonale/zyrave arsimore.
7. Të dyja shkollat (pritëse dhe transferuese) mbajnë shënimet përkatëse në amzë mbi bazën
e dokumentacionit: dëftesë ose vërtetim notash, si dhe datën e largimit/ardhjes së nxënësit.
8. Për nxënësit të cilët janë në shkolla me konkurrim (shkollat sportive, shkollat e mesme të
muzikës dhe shkollat koreografike), lejohet transferimi i studimeve brenda së njëjtës degë dhe në
marrëveshje mes dy drejtorive të shkollave.
825 6
9. Transferimi i studimeve për nxënësit që vazhdojnë shkollën e mesme me kohë të
shkurtuar nuk mund të realizohet në asnjë rast.
10. Dokumentacioni i transferimit ruhet në sekretarinë e shkollës dhe është objekt
monitorimi i Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.
II. Ekuvalentimi dhe transferimi i nxënësve që vijnë nga jashtë shtetit
11. Nxënësit të cilët transferojnë studimet nga jashtë shtetit në Shqipëri, në vitet e
ndërmjetme, ekuivalentojnë studimet e kryera në shkollën e mesme pranë DAR/ZA të qendrave ku
ata banojnë në bazë të dokumentacionit origjinal të përkthyer dhe noterizuar.
12. Kur nxënësit që vijnë nga jashtë shtetit, kanë vijuar mësimet në një shkollë profesionale,
gjendet një shkollë e njëjtë ose e përafërt me atë shkollë për të vijuar studimet.
13. Ekuivalentimi kryhet sipas procedurave të parashikuara në kreun I të këtij udhëzimi.
Nxënësit e kësaj kategorie nuk mund të ripërsërisin lëndë apo kredite për të cilat janë vlerësuar
njëherë.
III. Dispozita të fundit
14. Udhëzimi nr.1, datë 20.1.1999 “Për ekuivalentimin e shkollave profesionale të
ristrukturuara të nivelit të parë (3-vjeçar) me shkollat e mesme të përgjithshme”, shfuqizohet.
15. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zëvendësministri për arsimin parauniversitar,
Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Inspektorati Kombëtar i Arsimit
Parauniversitar, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
 0
MESME SHKOLLE
1012180072





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as