marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore", ndryshuar me ligjin nr. 8605, datë 20.4.2000.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8736
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 01.02.2001
Data e aprovimit te Aktit: 01.02.2001
Numri i neneve: 2
Numri i fletores zyrtare: 4
Data e fletores zyrtare: 26.02.2001
Aktiviteti: Ujë (Rezerva ujore)
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 "Për rezervat ujore", pas nenit 64 shtohet neni 64/1, ndryshon neni 61.
Amendamente
1 Ligji minerar i Shqipërisë
2 Për rezervat ujore.
3 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore".
Akte te ngjashem
1 Për rezervat ujore.
2 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore".
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr.8736, datë 1.2.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 "PËR REZERVAT UJORE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8605, DATË 20.4.2000

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 "Për rezervat ujore", pas nenit 64 shtohet neni 64/1
me këtë përmbajtje:
"Për shkeljet e parashikuara në nenin 24, kundërvajtësit dënohen si më poshtë:
a) për pikën 3 (shkelja e afatit), me gjobë deri në 100 mijë lekë dhe, në rast
përsëritje, deri në 1 milionë lekë;
b) për pikën 4, me gjobë deri në 500 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje me pezullim
veprimtarie për një afat 2-mujor ose heqjen e lejes."

Neni 2

Në nenin 1 të ligjit nr.8605, datë 20.4.2000 bëhet ky ndryshim:
- Shkronja "a" e paragrafit të dytë të nenit 61 ndryshohet si vijon:
"a) gjobë deri në 1 milionë e 500 mijë lekë;"

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2898, date 9.2.2001 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë Rexhep Meidani



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 102010002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as