ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për ratifikimin e "Konventës nr. 182 "Format më të këqia të punës së fëmijëve, 1999" të Organizatës Ndërkombëtare të Punës".
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8774
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 23.04.2001
Data e aprovimit te Aktit: 23.04.2001
Numri i neneve: 2
Numri i fletores zyrtare: 23
Data e fletores zyrtare: 18.05.2001
Aktiviteti: Konventa,Ratifikim,Organizata Nderkombetare Punes
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ratifikohet "Konventa nr.182 "Format më të këqia të punës së fëmijëve, 1999" të Organizatës Ndërkombëtare të Punës".
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr.8774, datë 23.4.2001

PËR RATIFIKIMIN E "KONVENTËS NR.182 "FORMAT MË TË KËQIA TË PUNËS SË FËMIJËVE, 1999" TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K UV E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikohet "Konventa nr.182 "Format më të këqija të punës së fëmijëve, 1999" të Organizatës Ndërkombëtare të Punës".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2997, date 4.5.2001 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë Rexhep Meidani


KONVENTA 182

Konventa lidhur me Ndalimin e Formave me te Këqija te Punës se Fëmijëve dhe veprimin e menjëhershëm për eliminimin e tyre.
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare te Punës,
E thirrur ne Gjeneve nga Këshilli Administrativ i Zyrës Ndërkombëtare te Punës, dhe e mbledhur ne sesionin e saj te 87-te me 1 Qershor 1999, dhe
Duke konsideruar nevojën e miratimit te instrumenteve te rinj për ndalimin dhe eliminimin e formave me te këqija te punës se fëmijëve, si prioritetin kryesor për veprimin kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë bashkëpunimin dhe ndihmën ndërkombëtare, për te plotësuar Konventën dhe Rekomandimin lidhur me moshën minimale për pranimin ne pune, 1973, te cilat mbeten instrumentet themelore për punën e fëmijëve, dhe
Duke konsideruar se eliminimi efektiv i formave me te këqija te punës se fëmijëve kërkon veprim te menjëhershëm dhe te gjithanshëm, duke marre ne konsiderate rëndësinë e arsimimit falas dhe nevojën për te larguar fëmijët nga te gjitha këto lloj pune dhe te siguroje rehabilitimin dhe integrimin e tyre social duke pasur parasysh nevojat e familjeve te tyre, dhe
Duke kujtuar rezolutën lidhur me eliminimin e punës se fëmijëve te miratuar nga
Konferenca Ndërkombëtare e Punës ne sesionin e saj te 83-te me 1996, dhe
Duke pranuar se puna e fëmijëve ekziston, ne një mase te madhe, për shkak te varfërisë dhe se zgjidhja afatgjate varet nga rritja e qëndrueshme ekonomike qe çon ne progresin social, veçanërisht ne zbutjen e varfërisë dhe arsimin për te gjithë, dhe
Duke kujtuar Konventën mbi te Drejtat e Fëmijës te miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara me 20 Nëntor 1989, dhe
Duke kujtuar Deklaratën e ILO-s mbi te Drejtat dhe Liritë Themelore ne Pune dhe Follow up-in e saj, miratuar nga Konferenca Ndërkombëtare e Punës ne sesionin e saj te 86-te me 1998, dhe
Duke kujtuar se disa nga format me te këqija te punës se fëmijëve trajtohen nga instrumente te tjerë ndërkombëtare, veçanërisht nga Konventa Puna e Detyruar, 1930, dhe nga Konventa Plotësuese e Kombeve te Bashkuara mbi Eliminimin e Skllavërisë, Tregtia e Skllevërve, dhe Institucionet dhe Praktikat e Ngjashme me Skllavërinë, 1956, dhe
Pasi vendosi mbi miratimin e disa propozimeve lidhur me punën e fëmijëve, e cila është pika e 4-te ne rendin e ditës se sesionit, dhe
Pasi vendosi qe këto propozime te marrin formën e një konvente ndërkombëtare:
miraton këtë dite te shtatëmbëdhjetë te Qershorit te vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjete e nëntë Konventën e mëposhtme, e cila mund te quhet Konventa Format me te Këqija te Punës se Fëmijëve, 1999.

Neni 1

Çdo anëtar i cili ratifikon këtë Konvente duhet te marre masa te menjëhershme dhe efektive për te siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave me te këqija te punës se fëmijëve, si një çështje urgjente.

Neni 2

Ne kuptim te kësaj Konvente, termi "fëmijë" nënkupton te gjithë personal nen moshën 18-vjeç

Neni 3

Ne kuptim te kësaj Konvente, termi "format me te këqija te punës se fëmijëve" nënkupton:
a - te gjitha format e skllavërisë ose praktikave te ngjashme me te, si shitja dhe trafikimi i fëmijëve, robëria dhe bujkrobëria për shkak te borxheve dhe puna e detyruar apo e detyrueshme, duke përfshirë rekrutimin e detyruar apo te detyrueshëm te fëmijëve për t'i angazhuar ne konflikt te armatosur;
b - përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për prostitucion, për prodhimin e materialeve
pornografike ose për shfaqje pornografike;
c- përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për veprimtari te paligjshme, veçanërisht për prodhimin dhe trafikimin e narkotikeve, sipas përcaktimit ne traktatet përkatëse ndërkombëtare;
d- puna e cila, nga natyra ose rrethanat ne te cilat kryhet, mund te dëmtojë shëndetin,
sigurinë ose moralin e fëmijëve.

Neni 4

1. Llojet e punëve te përmendura ne nenin 3 (d) duhet te përcaktohen nga aktet ligjore ose nënligjore te vendit ose nga autoritetet kompetente, pas konsultimit me organizatat e interesuara te punëtorëve dhe punëdhënësve, duke marre ne konsiderate standardet përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht paragrafët 3 dhe 4 te Rekomandimit, 1999, Format me te Këqija te Punës se Fëmijëve.

Neni 5

Çdo anëtar duhet, pas konsultimit me organizatat e punëtorëve dhe punëdhënësve, te krijoje ose përcaktojë mekanizmin e përshtatshëm për te monitoruar zbatimin e dispozitave qe i japin fuqi kësaj Konvente.

Neni 6

1. Çdo anëtar duhet te hartoje dhe zbatoje programe veprimi për eliminimin, si prioritet, te
formave me te këqija te punës se fëmijëve.
2. Këto programe veprimi duhet te hartohen dhe zbatohen ne konsultim me institucionet përkatëse shtetërore dhe organizatat e punëtorëve dhe punëdhënësve, duke marre ne konsiderate pikëpamjet e grupeve te tjera te interesuara, kur paraqitet rasti.

Neni7

1. Çdo anëtar duhet te marre te gjitha masat e nevojshme për te siguruar zbatimin efektiv dhe hyrjen ne fuqi te dispozitave qe i japin efekt kësaj Konvente duke përfshirë dispozitat dhe zbatimin e sanksioneve penale ose, kur është e nevojshme, sanksione te tjera.
2. Çdo anëtar duhet, duke marre ne konsiderate rendësin e arsimit ne eliminimin e punës
se fëmijëve, te marre masa efektive dhe ne një afat te caktuar për:
a- te ndaluar angazhimin e fëmijëve ne format me te këqija te punës se fëmijëve;
b- te siguruar ndihmën direkte te nevojshme dhe te përshtatshme për largimin e fëmijëve nga format me te këqija te punës se fëmijëve, si dhe për rehabilitimin e integrimin social te tyre;
c- te siguruar akses ne arsimin baze falas, dhe, kur është e mundshme dhe e nevojshme, kualifikimin profesional, për te gjithë fëmijët e larguar nga format me te këqija te punës se fëmijëve;
d- te identifikuar dhe kontaktet direkt me fëmijët qe ndodhen ne rrezik te veçante; dhe
e- te marre ne konsiderate situatën e veçante te vajzave.
3. Çdo Anëtar duhet te caktoje autoritetin kompetent përgjegjës për zbatimin e dispozitave qe i japin fuqi kësaj Konvente.

Neni 8

Anëtarët duhet te marrin masat e nevojshme qe te ndihmojnë njeri-tjetrin për t'iu dhënë fuqi dispozitave te kësaj Konvente nëpërmjet rritjes se bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ose ndihmës, duke përfshirë mbështetjen për zhvillimin social dhe ekonomik, programet për eliminimin e varfërisë, si dhe te arsimit për te gjithë. .

Neni 9

Ratifikimi zyrtar i kësaj Konvente duhet t'i komunikohet për regjistrim Drejtorit te Përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te punës.

Neni 10

1. Kjo Konvente do te jete e detyrueshme vetëm për ata Anëtarë te Organizatës Ndërkombëtare te Punës ratifikimet e te cilëve janë regjistruar te Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare te punës.
2. Ajo do te hyje ne fuqi 12 muaj pas datës ne te cilën ratifikimet e dy Anëtarëve janë
regjistruar tek Drejtori i Përgjithshëm.
3. Pas kësaj, kjo Konvente do te hyje ne fuqi për çdo Anëtar 12 muaj pas datës ne te cilën është regjistruar ratifikimi i saj.

Neni 11

1. Anëtari qe ka ratifikuar këtë Konvente mund ta denoncoje atë, pas kalimit te dhjete vjetëve nga data ne te cilën Konventa hyn ne fuqi për here te pare, me anën e një akti qe i komunikohet për regjistrim Drejtorit te Përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te Punës. Ky denoncim nuk do te hyje ne fuqi deri ne një vit pas datës ne te cilën ai është regjistruar.
2. Çdo Anëtar qe ka ratifikuar këtë Konvente dhe i cili nuk e ushtron te drejtën e denoncimit te parashikuar ne këtë nen brenda një viti pas mbarimit te periudhës 10 vjeçare te parashikuar ne paragrafin e mësipërm, nuk mund ta ushtroje këtë te drejte për një periudhe tjetër 10 vjeçare dhe, pas kësaj, mund ta denoncoje këtë Konvente ne mbarim te çdo periudhe 10 vjeçare, sipas kushteve te parashikuara ne këtë nen.

Neni 12

1. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare te Punës njofton te gjithë Anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare te Punës për regjistrimin e te gjitha ratifikimeve dhe akteve te denoncimit qe komunikohen nga Anëtarët e Organizatës.
2. Kur njofton Anëtarët e Organizatës për regjistrimin e ratifikimit te dyte, Drejtori i Përgjithshëm duhet t'u kujtoje Anëtarëve te Organizatës datën ne te cilën Konventa do te hyje ne fuqi.

Neni 13

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare te punës duhet t'i komunikoje Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara për regjistrimin, ne përputhje me nenin 102 te Kartës se Kombeve te Bashkuara, te gjitha veçoritë e ratifikimeve dhe akteve te denoncimit qe janë regjistruar nga Drejtori i Përgjithshëm, ne përputhje me dispozitat e neneve te mësipërm.

Neni 14

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare te punës duhet t'i paraqesë Konferencës se Përgjithshme, sa here qe e gjykon te nevojshme, një raport mbi zbatimin e kësaj Konvente, si dhe te shqyrtoje mundësinë e vendosjes ne rendin e ditës se Konferencës te çështjes se ndryshimit te pjesshëm apo te plote te saj.

Neni 15

1. Ne rastin kur Konferenca miraton një konvente te re, qe ndryshon pjesërisht ose
plotësisht këtë konvente, përveç kur konventa e re parashikon ndryshe:
a) ratifikimi nga një anëtar i konventës se re prezumon, pavarësisht nga kërkesa e nenit 11 me sipër denoncimin e menjëhershëm te kësaj konvente, nëse dhe kur konventa e re hyn ne fuqi.
b) nga data e hyrjes ne fuqi te konventës se re, kjo konvente do te pushoje se qeni e hapur për ratifikim nga Anëtarët.
2. Kjo Konvente, ne çdo rast, do te mbetet ne fuqi ne formën dhe përmbajtjen e saj për te gjithë ata Anëtarë qe kane ratifikuar konventën e re.

Neni 16

Versionet frëngjisht dhe anglisht te tekstit te kësaj Konvente kane fuqi te barabarte.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  450 104230005





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan