Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për kurset e formimit profesional të kualifikimit e specializimit në akademinë e policisë "Arben Zylyftari"
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 605
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 13.10.2001
Data e aprovimit te Aktit: 13.10.2001
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 52
Data e fletores zyrtare: 19.11.2001
Aktiviteti: Polici e Shtetit
Propozuar nga: Ministri i Rendit Publik
Pershkrimi i Aktit: Në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari" të hapen kurse formimi professional, kurse kualifikimi dhe kurse specializimi për nevoja aftësimi dhe kualifikimi të personelit, për mbrojtjen e rendit e të sigurisë publike, të luftës për parandalimin dhe zbulimin e krimeve, si dhe për përshtatjen e nivelit professional me kërkesat e roleve, të gradave dhe të funksioneve organike.
Amendamente
1 Per nje shtese dhe ndryshim ne vendimin nr. 605, date 13.10.2001 te Keshillit te Ministrave "Per kurset e formimit profesional te kualifikimit e specializimit ne Akademine e Policise "Arben Zylyftari""
2 Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar, deri në sqarimin e pozitës së tyre
Akte te ngjashem
1 Per nje shtese dhe ndryshim ne vendimin nr. 605, date 13.10.2001 te Keshillit te Ministrave "Per kurset e formimit profesional te kualifikimit e specializimit ne Akademine e Policise "Arben Zylyftari""
2 Për disa ndryshime në vendimin nr. 605, datë 13.10.2001 të Këshillit të Ministrave "Për kurset e formimit profesional, të kualifikimit e specializimit në Akademinë e Policisë "Arben Zyberi"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM

Nr. 605, datë 13.10.2001

PER KURSET E FORMIMIT PROFESIONAL TE KUALIFIKIMIT E SPECIALIZIMIT NE AKADEMINE E POLICISE "ARBEN ZYLYFTARI"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 18 dhe të pikës 5, të nenit 63, të ligjit 8553, datë 25.11.1999, "Për Policinë e Shtetit", të pikës 1, të nenit 10, të pikës 1, të nenit 12, të pikës 2, të nenit 13, të pikës 3, të nenit 15, të pikës 3, të nenit 16, të ligjit nr.8643, datë 20.7.2000, "Për gradat në Policinë e Shtetit ", dhe të nenit 7, të ligjit nr. 8718, datë 19.12.2000, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2001", me propozimin e ministrit të Rendit
Publik, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari" të hapen kurse formimi profesional, kurse kualifikimi dhe kurse specializimi për nevoja aftësimi dhe kualifikimi të personelit, për mbrojtjen e rendit e të sigurisë publike, të luftës për parandalimin dhe zbulimin e krimeve, si dhe për përshtatjen e nivelit profesional me kërkesat e roleve, të gradave dhe të funksioneve
organike.
Në raste të veçanta e për profile të ngushta, kurset e kualifikimit e të specializimit, kur nuk ekzistojnë mundësitë, kryhen edhe pranë institucioneve të tjera, arsimore apo kërkimore e shkencore, ushtarake ose civile, etj, brenda dhe jashtë vendit, në bazë të marrëveshjeve paraprake.
2. Akademia e Policisë "Arben Zylyftari" hap kurse kualifikimi edhe për punonjësit e policive të tjera, sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin e katërt, të pikës 5, të vendimit nr.281, datë 2.6.2000, të Këshillit të Ministrave.

SHKALLEZIMI I KURSEVE DHE KOHEZGJATJA E TYRE

3. Kurset e formimit profesional, të kualifikimit e të specializimit. organizohen sipas këtij shkallëzimi e kohëzgjatjeje.

3.1 Kurset e formimit profesional:
a. Për rolin bazë: - Kurs 1-vjeçar (akademik), në Institutin e Policisë, për personat e pranuar rishtazi dhe 3-mujorë për punonjësit e polices efektivë, që nuk kanë kryer kurs të tillë.
b. Për rolin e mesëm:Kurs i plotë i studimeve të larta 3-vjeçare në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari".
c. Kurs nga 4 muaj deri në 1 vit (akademik), në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari", për ata që janë pranuar apo pranohen pas përfundimit të një shkolle tjetër të lartë.
3.2. Kurset e kualifikimit (karrierë):
a. Për robin bazë:Nga agjent i parë në asistent dhe nga asistent i parë në kryeasistent nga 3 deri në 4 javë.
b. Për rolin e mesëm:Nga inspektor në kryeinspektor 4 javë dhe nga kryeinspektor në nënkomisar, 12 javë.
c. Për rolin e lartë:Nga komisar në kryekomisar 4 javë dhe nga kryekomisar në drejtues, 12 javë.
d. Për rolin madhor: Kurse afatshkurtra për drejtimin strategjik, bashkërendimin dhe kontrollin gjatë ushtrimit të detyrës.

3.3. Kurset e specializimit, sipas shërbimeve policore vepruese e mbështetëse (brenda roleve):

a. Për rolin bazë, nga 2 deri në 12 javë.
b. Për rolin e mesëm, nga 2 deri në 8 javë.
c. Për rolin e lartë, nga 2 deri në 4 javë.

ORGANIZIMI I KURSEVE

4. Hapja e kurseve të formimit, kualifikimit e specializimit të rolit bazë, bëhet me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe për rolin e mesëm, të lartë dhe madhor me urdhër të ministrit të Rendit Publik, në bazë të propozimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë.
5. Programet për çdo kurs formimi, kualifikimi e specializimi, për të gjitha rolet, hartohen e miratohen nga Akademia e Policisë. Për zbatimin e tyre, përveç trupës pedagoge, efektive, aktivizohen dhe specialistë brenda e jashtë sistemit të Ministrisë së Rendit Publik apo të misioneve dhe organizmave të huaja policore.
6. Kurset e formimit për rolin bazë të mesëm, kurset e kualifikimit dhe të specializimit brenda roleve dhe ato për kalimin nga njëri rol në tjetrin, bëhen me shkëputje nga puna e sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim.

Në përfundim të çdo kursi jepet dëshmi nga drejtori i Akademisë së Policisë.

TRAJTIMI EKONOMIK E FINANCIAR

7. Punonjësit e policisë, që dërgohen në kurset e formimit profesional, të kualifikimit e të specializimit kur janë në marrëdhënie pune përfitojnë pagën mujore të funksionit organik që kanë pasur para fillimit të kursit.
8. Studentëve dhe kursantëve, që pranohen në Akademinë e Policisë dhe në Institutin e Policisë nga jeta civile, u jepet, 30 për qind e pagesës mujore ose të gradës më të ulët sipas rolit, në gjysmën e parë të periudhës së kursit dhe 50 për qind, e po kësaj pagese, në gjysmën e dytë të kësaj periudhe.
Personat që vijnë pas përfundimit të një shkolle tjetër të lartë përfitojnë pagën mujore të gradës më të ulët të rolit të mesëm (nëninspektor).
9. Të drejtat ekonomike, sipas pikave 7 dhe 8, i gëzojnë personat edhe kur dërgohen në kurse formimi, kualifikimi e specializimi jashtë shtetit.
10. Pagesa e kursantëve, për kohën e qëndrimit në kurs deri në 4-muaj bëhet në qendrën e punës, ku ata janë efektiv, ndërsa ata që vazhdojnë kurse mbi këtë afat, paguhen në qendrën e formimit, kualifikimit e specializimit.
11. Studentëve të akademisë, kursantëve të instituteve dhe punonjësve të tjerë që vijnë për t'u kualifikuar e specializuar, për afatin kohor të zhvillimit të kursit, u garantohet fjetja dhe ushqimi pa pagesë.
Trajtimi me ushqim të bëhet sipas normës nr.4 "të studentëve", të vendimit nr. 160, datë 9.7.1975, të Këshillit të Ministrave, "Mbi normat e ushqimit të efektivit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme", ndërsa trajtimi ushqimor i kursantëve për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Speciale të bëhet sipas normës përkatëse.
Rastet e përdorimit të normës, konkrete, ushqimore përcaktohen në urdhrin e çdo kursi.

12. Në rastet kur për kurse deri në 1 muaj, nuk ka mundësi për të siguruar fjetjen dhe ushqimin në akademi, institut apo në ndonjë vend tjetër, kursantëve u paguhen shpenzimet me dieta.
13. Efektet financiare përballohen nga buxheti i shtetit, miratuar për Ministrinë e Rendit Publik.
14. Ngarkohen Ministria e Rendit Publik dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që në zbatim të këtij vendimi të nxjerrin aktet nënligjore për formimin, kualifikimin e specializimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
15. Vendimi nr.295, datë 18.7.1964, i Këshillit të Ministrave ndryshuar me vendimin nr.55, datë 8.4.1970, si dhe aktet e tjera nënligjore që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".



KRYEMINISTRI

ILIR META






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.871 110130022





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat


none

Spitali Amerikan

none