ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
2
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për marrëdhëniet e punës.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7526
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 03.12.1991
Data e aprovimit te Aktit: 03.12.1991
Numri i neneve: 36
Numri i fletores zyrtare: 9
Data e fletores zyrtare: 27.12.1991
Aktiviteti: Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi,Marredheniet e punes,Punësim
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Legjislacioni i punës bazohet në dispozitat kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ai merr parasysh, njeh e respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës kombëtare.
Amendamente
1 Për një shtesë në ligjin nr. 7526, datë 03.12.1991 "Për marrëdhëniet e punës".
2 Për shfuqizimin e ligjit nr. 7562, datë 30.04.1992 "Për një shtesë në ligjin nr. 7526, datë 03.12.1991 "Për marrëdheniet e punës"".
Akte te ngjashem
1 Për një ndryshim në ligjin nr. 7526, datë 03.12.1991 "Për marrëdhëniet e punës".
2 Për një shtesë në ligjin nr. 7526, datë 03.12.1991 "Për marrëdhëniet e punës".
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: L I G J

PER MARREDHEINIET E PUNES

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491 date 29.4.l991
" Per dispozitat kryesore kushtetuese ", me propozimin e
Keshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

I. Dispozita te pergjithshme

Neni 1

Legjislacioni i punes bazohet ne dispozitat kuhtetuese te
Republikes se Shqiperise. Ai merr parasysh, njeh e respekton
parimet dhe normat pergjithsisht te pranuara te se drejtes
kombetare.

Neni 2

Punedheniesit ( personat juridike e fizike, shqiptare a te
huaj ) dhe te punesuarit ( punetoret e nepunesit ) kane per
detyre te respektojne ne menyre te perpikte legjislacionin e
punes.

Neni 3

Marredheiniet juridike te punes jane marredhenie me
shperblim, prej te cilave burojne te drejta dhe detyrime qe
parashikohen ne kontraten e punes.

II. Lindja e marredhenies juridike te punes

Neni 4

Marredheniet e punes lindin mbi bazen e marreveshjes qe
lidhen ndermjet te punesuarit dhe punedhenesit, me anene e se
ciles i punesuari detyrohet te punoje ne nje vend pune sipas
profesionit, specialitetit ose sipas kushteve te tjera te
percaktuara ne marreveshje, duke iu nenshtruar rendit te
brendshem te punes, kurse punedhenesi detyrohet qe kundrejt kesaj
pune ti jape atij nje page te caktuar dhe ti siguroje kushte
normale pune.

Neni 5

Pranohet ne pune personi qe ka mbushur l6 vjec.
Kontrata e punes lidhet me shkrim, perndryshe quhet e
pavlefshme. Ajo rregjistrohet ne regjistrat perkates te
punedhenesit.

Neni 6

Kushtete domosdoshme te kontrates se punes jane :
a) LLoji i punes ( profesioni, specialiteti ) per te cilin
i punesuari eshte marre ne pune.
b) vendi i punes ( rrethi, qyteti, fshati, personi juridik
e fizik, shqiptar a i huaj ) ku do te punoje i punesuari.
c) Data e hyrjes ne pune.
ç) Kushtet e punes e te mbrojtjes individuale e kolektive.
Kontrata e punes mund te permbaje edhe kushte te tera qe
paraqesin rendesi per dyja palet.

Neni 7

Kontrata e punes eshte individuale ose e lidhur me nje grup
personash. Me lidhjen e nje kontrate pune me nje grup personash,
ndermjet paleve lindin po ato te drejta e detyrimeve qe lindin
nga kontrata e punes individuale.
Neni 8
I punesuari mund te kryeje edhe me shume se nje lloj pune
te nje a me shume punedhenes, brenda ose jashte kohes normale te
punes.
Kontrata e punes mund te lidhet edhe per pune qe kryhen ne
shtepi.

Neni 9

Kontrata e punes lidhet :
a) Per nje kohe te pacaktuar.
b) Per nje kohe te caktuar, e cila nuk mund te jete me teper
se nje vit. Kur i punesuari mbahet ne pune tej ketij afati,
kontrata quhet e lidhur per nje kohe te pacaktuar.
c) Per kohen qe nevojitet per kryerjen e nje pune te
caktuar.

Neni 10

I punesuari para se te pranohet ne pune, mund te merret ne
prove. Koha e proves zgjat gjer ne tre muaj dhe eshte e pagueshme
sipas kontrates. Koha e proves njihet si vjetersi ne pune.

Neni 11

Personi qe merret ne pune per here te pare, pajiset me
librezen e punes nga punedhenesi. Libreza e punes te jete unike
per te gjithe te punesuarit,sipas modelit te percaktuar nga
organi kompetent.

Neni 12

Eshte e pavlefshme kontrate e punes qe permn kushte ne
kundershtim me ligjin, kontraten kolektive ose qe keqeson
gjendjen e te punesuarit, zbut pergjegjesine e paleve per
moskryerjen e detyrimeve ose tejkalon masen e caktuar te te
drejtave te tyre.

Neni 13

Te drejtat dhe detyrimet ndermjet te punesuarit dhe
punedhenesit rregullohen ne baze te dispozitave te legjislacionit
te punes, edhe kur kontrata e punes eshte e pavlefshme, por i
punesuari ka qene ne mirebesim.

Neni 14

Marredheniet e punes lindin edhe nga zgjedhja ose emerimi
ne nje detyre te caktuar, sipas dispozitave te vecanta.

Neni 15

Kontrata kolektive e punes lidhet ndermjet sindikatave dhe
punedhenesve.
Kontrata kolektive e punes lidhet per 1 vit.

Neni 16

Me kontraten kolektive te punes palet marrin persiper
detyrime dhe fitojne te drjta qe kane te bejne me marredheniet
juridike te punes e te sigurimeve shoqerore.
Kontrata kolektive e punes nuk mund te parashikoje per palet
tedrejta e detyrime qe jane ne kundershtim me ligjet. Kontratat
jane te pavlefshme per pjeset e tyre qe bien ne kundershtim me
ligjin.

Neni 17

Projekti i kontrates kolektive hartohet nga organet
drejtuese te sindikatave ( keshilli drejtues ) dhe i jepet per
diskutim anetareve te sindikates. Pasi merren mendimet e tyre
hartohet teksti perfundimtar i saj, i cili nenshkruhet nga
perfaqesuesit e paleve kontraktuese.
Kontrata kolektive lidhet brenda muajit dhjetor te vitit
paraardher per vitin pasardhes.
Kur palet kontraktuese nuk bien dakort per kushtet themelore
te kontrates kolektive te punes, mbi ankimin e seciles pale ose
vetem te njeres pale, ceshtja zgjidhet nga gjykata e rrethit ku
e ka qendren e veprimtarise punedhenesi. Ne keto raste ankimi ne
gjykate behet brenda 5 diteve nga dita kur palet nuk jane marre
vesh per kushtet e kontrates. Palet percaktojne me shkrin
kushtet, per te cilat nuk jane marre vesh.
Vendimi i gjykates eshte i formes se prere.

Neni 18

Gjate kohes se zbatimit te kontrates kolektive, palet
kontraktuese, ne marreveshje ndermjet tyre, mund ti bejne asaj
ndryshimet dhe plotesimet e nevojshme.
Neni 19
Palet kontraktuese ne kontraten kolektive te punes jane te
detyruar te zbatojne me perpikmeri kushtet e kontrates.
Kontrata kolektive nuk mund te zgjidhet ne menyre
tenjeaneshme.
Kur gjate zbatimit te kontrates koektive lindin
mosmarrevshje, kur keto duhet te zgjidhen me bisedime ndermjet
paleve, dhe kur palet nuk bien dakort ndermjet tyre, ceshtja
zgjidhet ne rruge gjyqesore.

Neni 20

Ne rast moszbatimi te pjesshem ose te plote te kontrates
kolektive nga punedhenesi, keshilli sindikal nderhyn per
zgjidhjen e ceshtjes me mirekuptim dhe propozon marrjen e masave
kontkrete, si te masave displinore ndaj personave,per fajin e te
cileve eshte penguar realizimi i kesaj kontrate. Kur punedhenesi
nuk eshte dakort me propozimet e keshillit sindikal, ky i fundit
ka te drejte te protesotoje kunder veprimeve te punedhenesit me
mjetet qe i lejon ligji, ose brenda pese diteve mund te kerkoje
zgjidhjen e mosmarreveshjes ne rruge gjyqesore
Ne rast moszbatimi te pjesshem ose te plote te kontrates
kolektive nga keshilli sindikal, punedhenesi ka te drejte ti
drejtohet gjykates e te kerkoje zbatimin e kontrates dhe marrjen
e masave displinore kunder personave, per fajin e te cileve eshte
penguar realizimi i kontrates kolektive.

Neni 21

Per mospermbushjen e plote ose te pjesshem te detyrimit
palet kontraktuese detyrohen ti paguajne njera tjetres si kusht
disiplinor nje shume te hollash ne masen e caktuar ne kontraten
kolektive te lidhur ndermjet tyre.

Neni 22

Rrregullat per kushtet themelore te kontrates kolektive te
punes, percaktohen nga Keshilli i Ministrave.

Neni 23

Punonjesi qe punen jashte kohes normale te punes, ne ditet
e pushimit a ne ditet e festave zyrtare, paguhet me dyfishin e
pages qe merr ne diten e zakonshme te punes.

IV.Transferimi (ndryshimi i marredhenieve juridike te punes )

Neni 24

Punendhenesi nuk ka te drejte te transferoje te punesuarin
pa pelqimin e tij nen nje pune te nje profesioni ose specialiteti
te ndryshem nga ai, per te cilin eshte marre ne pune dhe as ka
te drejte ta transferoje ne nje vend tjeter, edhe ne te njejtin
profesion ose specialitet, te percaktuara ne kontraten e punes.

Neni 25

I punesuari, kur nderpriten punimet ose per nevoja prodhimi
mund te transferohet nga punedhenesi perkohesisht ne nje pune
tjeter, por jo me shume se nje muaj.

Neni 26

Punedhenesi eshte i detyruar ta transferoje te punesuarin
ne nje pune me te pershtatshme, po ne ate qender pune, ne qoftese
ai per shkak semundjeje ( ose gruaja per shkak shtatezanie )
behet i paafte per punen e meparshme, per aq kohe sa caktohet ne
raportin mjekesor.
Punedhenesi, kur nuk ka vende te pershtatshme qe tu
pergjigjen gjendjes shendetesore te te punesuarit, detyrohet ta
sistemoje kete ne nje pune te pershtatshme te nje punedhenes
tjeter ne te njejtin vend. Kur nuk eshte e mundur te gjendet nje
pune e pershtatshme, te punesuarit i jepet paga deri ne riaftesim
ose deri ne gjetjen e nje pune tjeter te pershtatshme.

Neni 27

Urdheri i transferimit duhet ti njoftohet te punesuarit me
shkrim.
Ne urdherin e transferimit percaktohet lloji, vendi i punes
dhe paga perkatese.

V.Largimi nga puna(zgjidhja e marredhenies juridike te
punes)

Neni 28

Marredhenia e punes zgjidhet:
a) Me marreveshje te paleve
b) Me mbarimin e kohes se caktuar
c) Me mbarimin e kohes se caktuar
ç) me Kerkesen e te punesuarit ose te punedhenesit.
d) Ne raste te tjera te parashikuara me dispozita ligjore.

Neni 29

Kur marredhenia e punes zgjidhet me kerkesen e te
punesuarit, duhet te respektohet afati i paralajmerimit i
parashikuar ne kontrate.
Kur ky afat nuk eshte percaktuar, i punesuari duhet ta
njoftoje punedhenesin 15 dite me pare per largimin e tij.

Neni 30

Punedhenesi ka te drejte te largoje nga pune te punesuarin,
kur :
a) I ka lindur e drejta e pensionit te plote te pleqerise.
b) Eshte i paafte nga pikpamja profesionale per te kryer
punen ose detyren e caktuar.
c) Shperndahet personi juridik, behet shkurtimi ne
personelin e organikes a ne numrin e punetoreve, ose nderpriten
punimet.
ç) Eshte marre ne pune ne kundershtim me dispozitat ligjore.
d) Nuk permbush sistematikisht detyrat e punes pa shkaqe te
arsyeshme.
dh) Mungon ne pune pa shkaqe te arsyeshme.
e) Sipas vendimit te organit perkates duhet te zere vendin
e nje puntor ose nenpunes tjeter qe e kishte kete vend me pare,
por qe eshte larguar padrejtesisht.
e) I punesuari kryen nje veper penale qe ka lidhje me punen
e tij dhe kjo provohet me vendim te formes se prere te
gjykates,ose denohet e vuan nje denim me heqje lirie me teper se
dy muaj.
f) I punesuari me vendim te formes se prere te gjykates
denohet me ndalimin e ushtrimit te nje veprimtarie a mjeshterie
te caktuar.
g) Me vendim te arsyetuar te hetuesit, te miratuar nga
prokutori, merret si i pandehur ne gjendje te lire per nje vepre
penale qe ka lidhje me detyren.
gj) I Punesuari thirret per te kryer sherbimin e detyrueshem
ushtarak.
Ne rastet e parashikuara nga shkronjat "ç", "e" dhe "gj" te
ketij neni, i punesuari njoftohet 15 dite me pare.

Neni 31

Kur i punesuari ndodhet me leje vjetore, plotesuese ose
shendetesore, punedhenesi nuk mund te largoje ate nga puna,
pervec rasteve kur denohet per nje veper penale me heqje te
lirise.

Neni 32

Kur zgjidhet marredhenia e punes, ne librezen e punes te te
punesuarit shenohen shkaqet e largimit nga puna, si dhe dispozita
perkatese, ne baze te te cilave zgjidhen marredhenia e punes.

VI.Zgjidhja e mosmarreveshjes ne pune

Neni 33

Per mosmarreveshjet qe lindin ndermjet tij dhe
punedheniesit, kur nuk ka qene e mundur te zgjidhen
drejtpersedrejti ndermjet tyre, i punesuari ka te drejte te
ankohet ne gjykaten e rrethit brenda 10 diteve nga data e
njoftimit te vendimit te punedhenesit.
Gjykata e rrethit mund te marre ne shqyrtim ankesen e
paraqitur nga i punesuari edhe pas kalimit te afatit 10 ditor,
kur ka rrethana qe cmohen te perligjura prej saj.

Neni 34

Masat disiplinore te parashikuara nga shkronja "a","b" dhe
"c" te nenit 83 te Kodit te Punes, jepen nga punedhenesi dhe
jane te formes se prere.

Neni 35

Kreu I, II,III,IV,XI e XII i Kodit te Punes dhe cdo
dispozite tjeter qe eshte ne kundershtim me kete ligj,
shfuqizohen.

Neni 36

Ky ligj hyn ne fuqi menjehere.
Tirane,me 3.12.1991
Nr. i ligjit 7526

Shpallur me dekretin nr.84 date 9.12.l991 te Presidentit te
Republikes se Shqiperise Ramiz Alia.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 2  2.210 112030002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ADEM
Para 27 muajsh  
  
0272178
     
ADEM
Para 27 muajsh  
  
0272178
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan