marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 407
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 27.06.2012
Data e aprovimit te Aktit: 27.06.2012
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 83
Data e fletores zyrtare: 20.07.2012
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, të rishikuara, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do të përdoren në përcaktimin e fondit limit të objekteve në ndërtim.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

VENDIM
Nr. 407, datë 27.6.2012
PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, të rishikuara, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do të përdoren në përcaktimin e fondit limit të objekteve në ndërtim.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të dërgojë të dhënat për çmimet mesatare të tregut të katër elementeve të strukturës së kostos, të nevojshme për përditësimin e çmimeve të manualit.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vë në dispozicion çmimet e “investiguara” në bazë të kërkesës së bërë nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, brenda tre muajve nga kërkesa e tyre.
4. Çmimet e zërave të punimeve, të përcaktuara në manualet teknike, janë orientuese dhe referuese për planifikimin e buxhetit vjetor.
5. Vendimi nr. 708, datë 12.10.2011, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0
 1.407 1208150061





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga