0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR LEJIMIN E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR DHE DREJTORIVE RAJONALE TË AUTORITETIT RRUGOR SHQIP
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 804
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 21.11.2012
Data e aprovimit te Aktit: 21.11.2012
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 158
Data e fletores zyrtare: 10.12.2012
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Lejimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe drejtorive rajonale të këtij Autoriteti, përkatësisht Drejtoria e Rajonit Qendror (Tiranë),
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

VENDIM
Nr. 804, datë 21.11.2012
PËR LEJIMIN E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR DHE DREJTORIVE RAJONALE TË AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR, SI AUTORITETE KONTRAKTORE, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT DHE LIDHJEN E KONTRATAVE TË MIRËMBAJTJES DIMËRORE DHE RUTINË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Lejimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe drejtorive rajonale të këtij Autoriteti, përkatësisht Drejtoria e Rajonit Qendror (Tiranë), Drejtoria e Rajonit Verior (Shkodër) dhe Drejtoria e Rajonit Jugor (Gjirokastër), si autoritete kontraktore, që, brenda datës 20 dhjetor 2012, të kryejnë procedurat e prokurimit për objektet e përcaktuara në listat 1 e 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Qendror (Tiranë), Drejtoria e Rajonit Verior (Shkodër), Drejtoria e Rajonit Jugor (Gjirokastër) dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha


LISTA 1
Autoriteti kontraktor: Autoriteti Rrugor Shqiptar
1. Supervizion punimesh, ndërtim Unaza e Re e Tiranës (segmenti Komuna e Parisit - Rr. e Kavajës), loti 1


LISTA 2
Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Rajonit Verior (Shkodër)
1. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, autostrada Rrëshen - Tunel Thirrë (55 km)
2. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, autostrada Tunel Thirrë - Morinë (42 km)
3. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Ura e Topojanit - Peshkopi - Maqellarë Bllatë (24 km)
4. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Q.Bualli - Ura e Topojanit (30 km)
5. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Ura Cerenecit - Steblevë (39 km)
6. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Kr.Rr. e Kombit - Skuraj - Ulëz dhe Burrel - Qafë - Bualli (71 km)
7. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Kolsh - Q.Shllak (41 km)
8. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Kukës - Daj Rec (26 km)
9. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Plepa - Kamë (23 km)
10. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor B.Curri - Kamë (43 km)
11. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor B.Curri- Fierzë (17 km)
12. Mirëmbajtje dimërore me performancë segmenti rrugor B.Curri - Sopot - Kufi (Q.Morinë) (20 km)
13. Mirëmbajtje dimërore me performancë segmenti rrugor B.Curri - Valbonë (27 km)
14. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Domaj - Ura e Lapajve - Bushtricë (19 km)
15. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë segmenti rrugor Kukës - Ura e Zapotit (15 km)
16. Mirëmbajtje dimërore me performancë, segmenti rrugor Krumë - Qafë - Prushi (17 km)
17. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Qafë - Cele - Pukë (28 km)
18. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Pukë - Fushë - Arrëz (19.5 km)
19. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Fushë - Arrëz - K/Qafë Mali - Q. Shllak (23.2 km)
20. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Ura e Matit - Rrëshen (24 km)


Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Rajonit Qendror (Tiranë)
1. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Tiranë - K/Dajt - Antena (22 km)
2. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor K/Dajt - Bizë + Q.Priskë - Shëngjergj (76 km)
3. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Tiranë - Km 29 (Kaçolitë) - Elbasan (19 km)
4. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Elbasan - Gjinar (24 km)
5. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Xibrakë - Qafë-Thanë (51 km)
6. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, segmenti rrugor Librazhd - Steblevë (32 km)
7. Shembje masive e rrugës Shalës km 74 + 150, segmenti rrugor K/Cërrik - Shalës - Belsh


Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Rajonit Jugor (Gjirokastër)
1. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Vlorë - Borsh (10 km)
2. Mirëmbajtje dimërorë dhe rutinë me performancë, rruga K/Jorgucat – Qafë - Muzinë - Sarandë (15 km)
3. Mirëmbajtje dimërore me performancë, rruga Korçë - Petrush (25 km)
4. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Korçë - Qafë-Qarri (22 km)
5. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Korçë - K/Progër (18 km)
6. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga K/Progër - Kapshticë (18 km)
7. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Libonik - Lozhan - Grabovë + rruga K/Boboshticë - Dardhë + rruga Korçë - Voskopojë (50 km)
8. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Pogradec - Petrush + Pogradec - Drilon - Doganë Tushemisht (25 km)
9. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga Qafë-Qarri - Ersekë - Leskovik (48 km)
10. Mirëmbajtje dimërore dhe rutinë me performancë, rruga K/Podgorie (Lapidari) - Korit + rruga Korit - K/Rr. Liqenas (20 km)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0
 595 1212240061





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan