ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 34
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 28.01.2002
Data e aprovimit te Aktit: 28.01.2002
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 3
Data e fletores zyrtare: 18.02.2002
Aktiviteti: Mbrojtja e Mjedisit
Propozuar nga: Ministria e Mjedisit
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e planit kombëtar të veprimit për mjedisin (PKVM), i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:V E N D I M

NR. 34, datë 28.01.2002

PËR MIRATIMIN E PLANIT KONTABËL TË VEPRIMIT PËR MJEDISIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 38, të ligjit nr. 7664, datë 21.01.1993, "Për mbrojtjen e mjedisit", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e planit kombëtar të veprimit për mjedisin (PKVM), i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit të Fletores Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Ilir Meta


REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E MJEDISIT



PLANI KOMBETAR I VEPRIMIT PER MJEDISIN
2001


(PKVM 2001)


TIRANE, Nëntor 2001


Përmbajtja e lendes

PARATHENIE
Lista e shkurtimeve
Grupet e punës

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

1. GJENDJA E MJEDISIT
1.1. Gjendja e Elementeve te Mjedisit
1.1.1.1 Cilësia e Ajrit
1.1.1.2 Burimet Ujore
1.1.1.3 Administrimi i Hedhurinave
1.1.1.4 Përdorimi i Territorit dhe Administrimi i Tokës

1.2 Gjendja e Qendrave te Banuara dhe e Mjedisit te Ndërtuar
1.2.1 Lëvizja e Popullsisë
1.2.2 Shëndeti Mjedisor
1.2.3. Mjedisi Urban

1.3 Gjendja e Natyrës
1.3.1. Pyjet
1.3.2. Zonat e Mbrojtura
1.3.3. Biodiversiteti

2. ADMINISTRIMI I MJEDISIT

2.1 Kuadri Institucional, Ligjor dhe Rregullator
2.1.1 Zbatimi i Akteve Ligjore dhe Nënligjore
2.2 Monitorimi i Mjedisit
2.3 Financimet për Mbrojtjen e Mjedisit
2.4 Instrumentet Financiare
2.5 Privatizimi dhe përgjegjësitë Mjedisore
2.6 Bashkëpunimi Ndërkombëtar
2.7 Ndërgjegjësimi dhe Pjesëmarrja e Publikut

3. PKVM 2001- VESHTRIM I PERGJITHSHEM

3.1 Nevoja për një PKVM te ripunuar
3.2 Metodologjia
3.3 Objektivi i PKVM 2001
3.4 Përcaktimi i Veprimeve Prioritare
3.5 Diskutim mbi Kostot dhe Përfitimet

4. KOMPONENTET E PLANIT TE VEPRIMIT

4.1 Menaxhimi i Integruar Mjedisor dhe Elementet Kryesore te Planit te Veprimit
4.2 Politika dhe Zhvillimi i Programeve
4.3 Përmirësimi dhe Plotësimi i Kuadrit Ligjor
4.4 Forcimi Institucional dhe Zhvillimi i Kapaciteteve
4.5 Drejtimet e Investimeve Pritoritare
4.6 Informimi dhe Ndërgjegjësimi i Publikut
4.7 Mjedisi dhe Zbutja e Varfërisë Aksionet prioritare

5. ZBATIMI I EFEKTSHEM I PLANIT TE VEPRIMIT
6.1 Ndërgjegjësimi i Publikut dhe Pjesëmarrja ne Vendim-marrje
6.2 Organizimi Institucional
6.3 Financimi
6.4 Rreziqet dhe Masat Zbutëse
6.5 Monitorimi dhe Vlerësimi

PARATHENIE
Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin 2001 është dokumenti baze qe parashtron politiken shtetërore ne fushën e mbrojtjes se mjedisit. Qëllimi përfundimtar i hartimit, miratimit dhe zbatimit te tij është plotësimi i detyrimit kushtetues ndaj shtetasve qe gëzojnë te drejtën e një mjedisi te shëndetshëm dhe ekologjik, përdorimit racional te pasurive natyrore si dhe parandalimin dhe kontrollin e ndotjes dhe dëmtimit ndërkufitar te mjedisit global.
Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin 2001 nuk përben një përsëritje te Planit te Veprimit te Mjedisit te miratuar me 1994 nga Qeveria Shqiptare.
I mbështetur ne arritjet e deritanishme ne vendin tone, mungesat dhe problematiken aktuale
mjedisore kombëtare, prirjet rajonale dhe botërore ne politikat mjedisore dhe planeve përkatëse te veprimit, konsiderimit te mbrojtës se mjedisit si prioritet kombëtar, rritjes se shkalles se ndërgjegjësimit te vendimmarrësve, publikut dhe komunitetit, ky plan vendos një sere detyrash dhe përgjegjësish te rëndësishme për shume aktore, realizimi dhe zbatimi me sukses i te cilave do te çoje ne përmirësimin e dukshëm te gjendjes se mjedisit me kosto te ulet.
Hartimi i politikave mjedisore sektoriale dhe zbatimi i planeve përkatës te veprimit te mbështetura ne parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, forcimi i sistemit kombëtar te administrimit mjedisor me te gjithë elementet përbërës te tij, ruajtja, zhvillimi dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, rritja e shkalles se përdorimit te burimeve te rinovueshme ne raport me ato te parinovueshmet, kompletimi dhe përafrimi i kuadrit ligjor rregullator me atë evropian dhe zbatimi i tij, rritja e prirjes për te transferuar hap pas hapi procesin e administrimit te burimeve natyrore te komuniteti, forcimi i rolit te publikut dhe shoqërisë civile, rehabilitimi i qëndrueshëm i zonave te nxehta dhe te ndjeshme mjedisore, nxitja dhe edukimi i praktikave parandaluese ne raport me ato korrigjuese, kryerja e vlerësimit te ndikimit te mjedis për veprimtari te ndryshme dhe vlerësimit strategjik mjedisor për plane, programe dhe politika, plotësimi i detyrimeve qe rrjedhin nga anëtarësia ne marrëveshje ndërkombëtare, përfshirja ne mënyre aktive e qeverisjes vendore ne problematiken mjedisore dhe rritja e përgjegjësive te tyre ligjore, pjesëmarrja aktive ne proceset mbare evropiane dhe botërore mjedisore, forcimi i bashkëveprimit ne nismat dypalëshe, rajonale dhe globale ne fushën e mbrojtjes se mjedisit, ngritja e strukturave nderdikasteriale monitoruese ne fushën e mbrojtjes se mjedisit, forcimi dhe bashkëpunimi i inspektorateve qe ndikojnë ne mbrojtjen e mjedisit, prodhimi i informacionit mjedisor dhe rritja e shkalles se aksesit për te nga te gjitha palët e interesuara, nxitja e teknologjive te prodhimit te pastër, edukimi shkollor mjedisor, ndërgjegjësimi publik për mbrojtjen e mjedisit, administrimi urban qe përfshin trajtimin e shkarkimeve urbane, planifikimin urban, rritja e kapaciteteve për te thithur me efikasitet asistencën e huaj teknike dhe financiare përbejnë disa nga drejtimet kryesore te këtij Plani për arritjen e objektivit themelor te lartpërmendur.
Çdo drejtim kryesor është zbërthyer ne aktivitetet e nevojshme për tu zbatuar dhe monitoruar. Një element i rëndësishëm i këtij dokumenti përben analiza e burimeve financiare potenciale
për vënien e tij ne jete. Edhe për periudhën 2001-2005, burim kryesor ne fushën e administrimit te mjedisit mbetet asistenca teknike dhe financiare e huaj. Megjithatë, kërkohet qe mbështetja e këtij sektori nga buxheti i shtetit duhet te rritet ne mënyre te konsiderueshme, veçanërisht ne drejtim te rehabilitimit te zonave te ndjeshme mjedisore, sistemit kombëtar te administrimit te mjedisit, monitorimit te mjedisit dhe ngritjes se bazës se te dhënave mjedisore, forcimit institucional ne nivel qendror dhe vendor, ruajtjes dhe zhvillimit te pasurive natyrore dhe projekteve te infrastrukturës mjedisore si dhe planifikimit te territorit duke marre ne konsiderate mbrojtjen e mjedisit.
Procesi i hartimit te PKVM 2001 përkoi ne kohe me hartimin e Strategjisë për uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike. Kjo krijoi mundësi për konsultime te përbashkëta dhe përfshirje te dimensionit mjedisor ne strategjinë për uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike duke i trupëzuar këtij dokumenti shume te rëndësishëm për zhvillimin e vendit elementet e zhvillimit te qëndrueshëm. Nga ana tjetër ky proces ndihmoi konceptimin dhe hartimin e PVKM 2001 duke e trajtuar mbrojtjen e mjedisit jo vetëm qellim ne vetvete por si burim te jetës, rritjes ekonomike dhe gjenerimit te mirëqenies për te gjithë.
Ky plan kërkon ngritjen e komitetit drejtues te zbatimit te tij si një organ permanent i përbëre nga përfaqësuesit me te larte te ministrive qe kane detyra te rëndësishme ne zbatim te këtij plani, publiku dhe shoqëria civile me sekretari Ministrinë e Mjedisit, qe do te kontrolloje dhe ndihmoje zbatimin e këtij plani.
Ministria e Mjedisit ka kënaqësinë te falënderoje te gjithë aktoret qe kontribuuan ne hartimin e PVKM 2001 i cili është fryt i një bashkëpunimi te efektshëm te saj me dikasteret qendrore dhe shoqërinë civile. Ne mënyre te veçante vlerësojmë asistencën teknike dhe financiare te BE, qe mundësoi ripunimin e këtij dokumenti ne kuadrin e Programit Phare, Country Operational program 1997, komponenti i forcimit institucional
Hartimi i këtij plani u koordinua nga AKM, sot Ministria e Mjedisit dhe u drejtua nga Komiteti Drejtues Nderdikasterial, i kryesuar nga Z/Kryeministri.
Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin 2001 si dokumenti me i rëndësishëm shtetëror ne fushën e mbrojtjes se mjedisit vjen ne një periudhe kur mbrojtja e mjedisit ka fituar vëmendje te veçante nga Qeveria dhe publiku. Tashme për te gjithë është mese e qarte se mbrojtja e mjedisit nuk përben luks apo shpenzime te tepërta por një nevoje te domosdoshme për te arritur zhvillim ekonomik shoqëror te shëndetshëm dhe afatgjate dhe cilësi te larte jetese për sot dhe për fëmijët tanë.

Ethem RUKA

Ministër i Mjedisit


Lista e shkurtimeve

KM - Këshilli i Ministrave
MM - Ministria e Mjedisit
AKM - Agjencia Kombëtare Mjedisit
OJQ - Organizata Jo-Qeveritare
PKVM 2001 - Plani i Veprimit Kombëtar për Mjedisin, 2001
MEPP - Ministria e Ekonomisë Publike e Privatizimit
MPPT - Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit
MT - Ministria e Transportit
MBU - Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit
DPPK - Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave
IST - Instituti i Studimit të Tokave
MSHN - Muzeu i Shkencave të Natyrës
MD - Ministria e Drejtësisë
MSH - Ministria e Shëndetësisë
ISHP - Instituti i Shëndetit Publik
DHE - Drejtoria e Higjienës dhe e Epidemiologjisë
ECAT - Qendra Mjedisore për Administrimin dhe Teknologjinë
AAP - Kompania Anglo-Shqiptare për Naftën
UT - Universiteti i Tiranës
MF - Ministria e Financave
QSGJ - Qendra e Studimeve Gjeografike
OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë
VNM - Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis
ISTAT - Instituti i Statistikave
PLVM - Plani Lokal i Veprimit për Mjedisin
BE - Bashkimi Evropian
BB - Banka Botërore
REC - Qendra Rajonale e Mjedisit
PKBZH - Programi Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin
PKBM - Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
PPB - Prodhimi i Përgjithshëm Bruto
SIDA - Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit e Suedisë
CIDA - Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit e Kanadasë
DFID- Departamenti Ndërkombëtar i Zhvillimit i Britanisë së Madhe


Grupet e Punës

Ministria e Mjedisit i është mirënjohëse, Grupit Ndërministror, Grupeve Tematike, Grupit Qendror, OJQ-ve, Koordinatorit, institucioneve dhe specialistëve për kontributin e tyre të vlefshëm në përgatitjen e PKVMR.

Koordinator i PKVM 2001: Prof. Asoc. Dr. Lirim Selfo, MM

Përbërja e Grupit Ndërministror:
1. Znj. Makbule Çeço, Zv. Kryeministër, Kryetar
2. Dr. Tatjana Hema, Ministria e Mjedisit, Z/Kryetar

3. Z. A. Çaçi, Ministria e Punëve Publike
4. Prof. Dr. Vjollca Ibro, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit
5. Z. Gjergj Koja, Ministria e Shëndetësisë
6. Z. Viktor Doda, Ministria e Ekonomisë Publike dhe e Privatizimit
7. Z. Blendi Klosi, Ministria e Pushtetit Lokal
8. Z. Sokol Tona, Ministria e Drejtësisë
9. Znj. Adriana Berberi, Ministria e Financave
10. Z. Marko Bello, Ministria e Mbrojtjes
11. Z. Engjell Skreli Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë
12. Ermal Mulosmani, Ministria e Transportit
13. Z. Kolë Malaj, Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve dhe Kullotave
14. Z. Leke Gjiknuri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror
15. Znj. Alma Bako, Ministria e Mjedisit

Grupi Qendror:
1. Dr. Tatjana Hema, Z/Ministre e Mjedisit Drejtuese e grupit qendror
2. Prof. Dr. Dhimitër Haxhimihali, Universiteti i Tiranës anëtar
3. Prof. Asoc. Dr. Lirim Selfo, Ministria e Mjedisit anëtar

Grupet Tematike
1. Ajri, Uji, Mbeturinat
1. Dr. Majlinda Vasjari, MM Kryetar
2. Z. Petraq Krastafillaku, MEPP
3. Z. Rikard Shllaku, MM
4. Z. Agim Hysko, MPPT
5. Z. Kushtrim Aliko, MT
6. Z. Arben Maloku, MT
7. Prof. Dr. Elmaz Shehu, OJQ
8. Prof. Dr. Alqi Çullaj, OJQ

2. Biodiversiteti
1. Dr. Zamir Dedej, MM Kryetar
2. Prof. Asoe. Dr. Vasil Marku, MBU
3. Z. Nihat Dragoti, DPPK
4. Dr. Roland Kristo, MBU
5. Prof. Asoe. Dr. Përparim Laze, IST
6. Dr. Ferdinand Bego, MSHN

3. Forcimi Institucional dhe Kuadri Ligjor
1. Prof. Asoe. Dr. Bajram Mejdiaj, MM Kryetar
2. Z. Enio Haxhimihali, MD
3. Znj. Madalena Rroeo, MM
4. Z. Petraq Krastafillaku, MEP

4. Shëndeti dhe Mjedisi
1. Dr. Petrit Vasili, MSH Kryetar
2. Znj. Marita Selfo, MSH
3. Z. Agim Shehi, MSH
4. Z. Jorgo Kosta, MSH
5. Z. Arben Luzati, ISHP
6. Z. Kujtim Zazo, DHE

5. Zhvillimi i Qëndrueshëm, Pjesëmarrja Publike
1. Znj. Drita Dade, MM Kryetar
2. Z. Marjeta Mima, ECA T - Tirana
3. Dr. Mihallaq Qirjo, REC- Tirana

6. Financimet për Mjedisin dhe Instrumentet Financiare
1. Dr. MSe. Narin Panariti, AAP Kryetar
2. Prof. Asoe. Dr. Vasilika Kume, UT
3. Z. Xhafer Baloshi, MF
4. Z. Trajan Vasili, MM

7. Projektet Mjedisore
1. Znj. Violeta Zuna, MM Kryetar
2. Znj. Ermira Basha, MM
3. Znj. Adela Franja, MF

8. Popullsia dhe Zhvillimi Urban
1. Prof. Dr. Arqile Bërxholi, QSGJ Kryetar
2. Znj. Alma Bako, MM
3. MSe. Merita Dollma, QSGJ
4. Prof. Dr. Mevlan Kabo, QSGJ
5. Prof. Asoe. Dr. Dhimitër Doko, UT

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Profili i vendit
Republika e Shqipërisë gjendet në Evropën Juglindore, në perëndim të Gadishullit të Ballkanit, përgjatë brigjeve lindore të deteve Adriatik e Jon. Sipërfaqja e saj është 28,748 km2 dhe popullsia 3,373 milionë banorë (1999). Administrativisht, ndahet në 12 qarqe, 309 komuna dhe 65 bashki.

Shqipëria kufizohet nga veriu e verilindja me Malin e Zi e me Kosovën, nga lindja me Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë, nga juglindja e jugu me Greqinë. Gjatësia e përgjithshme e kufijve është 1094 km, nga të cilët 657 km janë kufij tokësorë, 316 km detarë, 48 km - lumorë dhe 73 km kufij liqenorë. Vija bregdetare është 427 km e gjatë, nga të cilat 273 km i takojnë bregdetit Adriatik (70% e bregdetit, ranor) dhe 154 km bregdetit Jon (30% e bregdetit, shkëmbor).
Lartësia mesatare mbidetare e mjedisit gjeografik është 708.5 m, çka do të thotë se nga pikëpamja topografiko-morfologjike është mjedis i tipit të lartë kodrinor-malor. Pyjet zënë 36% të sipërfaqes, livadhet e kullotat - më se 16% dhe tokat bujqësore - rreth 24%. Sipërfaqja e zënë nga zonat e mbrojtura (ZM) është 109,000 ha ose 3,7% e territorit të vendit.
Shqipëria është ndër vendet më të pasura në Evropë me ujëra, ndonëse konsumi i ujit për popullsinë është ende mjaft i vogël. Rreth 33% e pellgut hidrografik ndodhet jashtë territorit shtetëror shqiptar, një gjë e rrallë në botë për ujërat kufitare ndërkombëtare.
Megjithëse me sipërfaqe të vogël, Shqipëria shquhet për një shumëllojshmëri biologjike e peizazh të pasur. Relievi i thyer dhe vertikaliteti i theksuar, lartësia maksimale 2751 m (mali i Korabit) dhe minimale -8 m (Tërbufi), kanë bërë të mundur ekzistencën brenda vendit të mjaft mikroklimave. Të gjithë këta faktorë kanë krijuar kushte për ekzistencën dhe ruajtjen e një numri llojesh relikte, endemike e subendemike.
Klima e Shqipërisë është e tipit mesdhetar. Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 16-17°C në zonën fushore, në 7°C në veri të zonës malore. Mesatarja vjetore e reshjeve në të gjithë vendin është 1430 mm, por në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të Mesdheut shpërndarja e reshjeve luhatet shumë në zona të ndryshme. Sasia mesatare e energjisë diellore që merr trualli shqiptar vlerësohet se është 2107 kËh/m2.

Zhvillimi ekonomik
Përpara vitit 1990 industria jepte pjesën më të madhe të PPB, rreth 58%. Me fillimin e periudhës së tranzicionit prodhimi industrial pësoi rënie të theksuar për shkak të mbylljes së degëve kryesore të industrisë së rëndë. Më 1998 e 1999 pjesa që zinte prodhimi industrial në PPB ishte 11.9%, kurse bujqësia, përkatësisht 54.4 e 52.6% (me çmime korente).
Programi ekonomik afatmesëm 1993-1996 pati një natyrë stabilizuese, por parametrat optimistë deri në mesin e vitit 1996 ia lanë vendin krizës së thellë ekonomike të viteve 19971998 Kriza u shoqërua me rënie të shpejtë të treguesve ekonomikë.
Pas vitit 1997, politikat ekonomike të zbatuara nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, kanë synuar në rivendosjen e ekuilibrave që garantojnë krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Me gjithë masat e marra nga qeveria deficiti buxhetor, papunësia, mungesa e investimeve të huaja, evazioni fiskal, korrupsioni etj. mbeten pengesa edhe për një kohë të papërcaktuar.

Një nga rrugët e rëndësishme të rigjallërimit të ekonomisë shqiptare është vazhdimi i ristrukturimit të sektorit publik. Hartimi i Programit të investimeve publike 1998-2001 i përgjigjet më mirë prioriteteve të ekonomisë shqiptare; ai synon ndërhyrjet me përparësi për stabilizimin pas krizës, si edhe për krijimin e infrastrukturave bazë të një zhvillim normal e të qëndrueshëm ekonomik.

Mjedisi në Shqipëri
Me fillimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri, pasojat e ndikimit negativ në mjedis i sistemit të ekonomisë së planifikimit të centralizuar qenë të dukshme dhe shqetësimet për mjedisin u bënë një çështje me përparësi ndërmjet çështjeve të tjera që përballonte vendi. Gjatë kësaj periudhe u ngrit Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit, filloi të krijohet një sistem modern i legjislacionit mjedisor, i bazuar në parime demokratike, u hartua strategjia dhe Plani Kombëtar i Veprimit në Mjedis, si dhe u kryen një varg studimesh e projektesh të rëndësishme mjedisore, sidomos me ndihmën e huaj. Megjithëkëtë, vështirësitë ekonomike që pasuan, gjendja sociale e politike e tensionuar - shpesh deri në ekstrem, së bashku me situatat e luftës përreth vendit, duke përfshirë edhe krizën në Kosovë, bënë që të zvogëlohej vëmendja e Qeverisë dhe e publikut në trajtimin e problemeve mjedisore. Në këtë mënyrë, çështjeve mjedisore nuk ju dha ndonjë përparësi ndërmjet çështjeve të tjera me rëndësi kombëtare.
Kohët e fundit Qeveria e ka kthyer sërish vëmendjen nga çështjet mjedisore. Më 1998 Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit u shndërrua në Agjenci Kombëtare të Mjedisit (AKM), në varësi të drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave. Ky hap i rëndësishëm forcoi pozitën dhe zgjeroi strukturat e MM-së, si dhe përgatiti premisat që në Shtator 2001 të krijohej Ministria e Mjedisit.
Roli që luajnë organizatat joqeveritare mjedisore është rritur në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit, e po ashtu mediet e të gjitha llojeve e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme fokusimin e tyre drejt problemet mjedisore. Megjithëkëtë, shkalla e ndërgjegjësimit mjedisor të publikut dhe e komunitetit të biznesit është ende e ulët dhe roli i organizatave joqeveritare mjedisore nuk ka ndikimin e duhur në jetën publike dhe politike të vendit.

Gjendja e elementeve të mjedisit
Shfrytëzimi i burimeve natyrore të vendit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ka vazhduar të bëhet në mënyrë të paqëndrueshme. Institucionet ekzistuese nuk janë të pajisura në mënyrë adekuate, si nga pikëpamja e kapaciteteve njerëzore dhe e përvojës, ashtu edhe e burimeve kapitale, të nevojshme për të menaxhuar në mënyrë të efektshme diapazonin e gjerë të problemeve mjedisore. Kuadri ligjor e rregullator me gjithë plotësimet e përmirësimet e këtyre viteve, ende nuk i përgjigjet kërkesave të kohës, kurse monitorimi dhe aftësia për të detyruar zbatimin e ligjit janë të dobëta. Trysnia që ushtrojnë mbi mjedisin veprimtaritë njerëzore është e dukshme në të gjithë sektorët.
Zhvillimi i paplanifikuar i qyteteve në kushtet e zhvillimit të shpejtë të veprimtarive private është shoqëruar me ndërhyrje të pakontrolluara në infrastrukturën ekzistuese duke agravuar në disa raste problemet e shëndetit e të mjedisit, të shkaktuara nga mangësitë në infrastrukturën urbane (si në rrjetin e ujit të pijshëm, ashtu edhe të ujërave të zeza), nga keqadministrimi i hedhurinave urbane, si edhe nga dëmtimi i tokës, ndotja e ujërave nëntokësore etj. Humbja e biodiversitetit, dëmtimi i burimeve natyrore, veçanërisht i pyjeve dhe erozion i i tokës, kanë çuar në pakësimin e burimeve natyrore që gjenerojnë të mira materiale.
Në mënyrë të përmbledhur, çështjet kryesore lidhur me gjendjen e elementeve të mjedisit janë:
" Degradim i biodiversitetit (humbje në florë dhe në faunë), shpyllëzimet
" Erozioni i tokës
" Probleme sektoriale specifike (ndotja e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore, ndotja e ajrit dhe e tokës)
" Prania e zonave të nxehta me ndot je të theksuar
" Mangësi në kuadrin ligjor e institucional
" Shkalla ulët e ndërgjegjësimit mjedisor publik dhe institucional

Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin, 2001
Plani i parë Kombëtar i Veprimit në Mjedis (PKVM) u përgatit më 1993 mbi bazën e studimit të Strategjisë Kombëtare për Mjedisin të kryer me bashkëpunim ndërkombëtar. PKVM-ja përbënte një analizë të hollësishme të kësaj strategjie dhe mbi këtë bazë u përcaktuan detyrat për ministritë e institucionet veprimtaria e të cilave kishte ndikim në mjedis.
Që atëherë u konsiderua se përgatitja e PKVM-së ishte një proces i vazhdueshëm e që duhej rishikuar paralelisht e në përputhje me zhvillimet në vend. Pas përpjekjeve të shumta për realizimin e Planit të parë, duke pasur njëherazi parasysh si arritjet ashtu dhe mësimet e nxjerra nga mosrealizimet e tij, jo vetëm që ndihet nevoja, por janë krijuar edhe kushtet për një ri përtëritje të tij, në një nivel më të përparuar.
Përgatitja e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, 2001 (PKVM) u bashkërendua nga AKM/MM-ja me përkrahje financiare të programit Phare. PKVM-2001 u përpunua bashkërisht nga shumë grupe pune tematike, qendrore e ndërministrore. Plani shpalos procesin për arritjen e marrëveshjes kolektive lidhur me përparësitë mjedisore, duke dhënë një kuadër për bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e synimeve afatshkurtra, afatgjata e afatmesme, nëpërmjet një vargu veprimesh bashkëplotësuese të karakterit parandalues dhe ripërtëritës. Ai përvijon masat kyçe për zhvillimin e politikave, të reformës ligjore, forcimit institucional, programeve të investimeve dhe të forcimit e ndërgjegjësimit publik. Po ashtu, ai ri shikohen edhe mundësitë për mobilizimin e resurseve të nevojshme që të ndërmerret veprimet e parashikuara.

Synimet dhe Objektivat e Planit të Veprimit
Objektivi kryesor i Planit të Veprimit është krijimi i bazave për të siguruar një administrim të integruar mjedisor i cili optimizon shfrytëzimin e burimeve natyrore në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore dhe ekonomike. Ai synon të bëjë më të efektshëm administrimin mjedisor, të përmirësojë kapacitetet e institucioneve dhe të komunitetit, të zbusë dhe të parandalojë problemet mjedisore, të forcojë bazat për përdorimin e resurseve natyrore në përputhje me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, të nxisë rritjen ekonomike dhe të zbusë varfërinë.
Rezultatet e pritshme nga zbatimi i Planit do të jenë:
" Forcimi i kapaciteteve institucionale
" Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe zbatimi i rreptë i tij
" Parandalimi dhe zbutja e problemeve mjedisore
" Përmirësimi i gjendjes së mjedisit
" Zbutja e nivelit aktual të varfërisë
" Pjesëmarrja e komunitetit dhe e biznesit në administrimin e qëndrueshëm të mjedisit, si dhe në zbutjen e varfërisë
" Rritja e pjesëmarrjes së publikut për mbrojtjen e mjedisit
" Krijimi i kushteve për anëtarësimin e vendit në BE

Planet dhe veprimet që lidhen me realizimin e projekteve mjedisore, politikave, kuadrit ligjor, rregullator dhe institucional, me ndërtimin e kapaciteteve, pjesëmarrjen publike, si dhe me investimet, janë ndarë në tre faza. Plani është parashikuar të realizohet në një periudhë kohore 5 vjeçare, duke përfshirë:
1. Projekte afatshkurtra që përmbledhin kryesisht trajtimin e problemeve me kosto të ulët dhe që njëkohësisht konsiderohen si parakusht për realizimin e Planit
2. Projekte afatmesme me kosto të ulët ose mesatare mjaft prej të cilave janë përfshirë në programet ekonomike në vazhdim
3. Projekte afatgjata me kosto mesatare ose të lartë dhe që lidhen me investime të konsiderueshme dhe për të cilat të dhënat ekonomike nuk janë të plotësisht të sakta, për mungesë të projekteve përkatëse

Fushat kryesore të Planit të Veprimit
Plani i Veprimit mbështet veprimtari në këto fusha kyçe:
1- Zhvillimi i Politikave dhe i Programeve
a- Strategjia e zhvillimit të Qëndrueshëm:
Mbi bazën e vlerësimit të situatës së përgjithshme ekonomike, sociale dhe mjedisore në vend do të përcaktohen drejtimet e zhvillimit nëpërmjet integrimit të mbrojtjes së mjedisit në politikat sektoriale.
b- Strategjia e bujqësisë së qëndrueshme:
" Analiza e gjendjes ekzistuese
" Zbatimi i praktikave që nxitin bujqësinë ekologjike
" Zbatimi i sistemit të mbrojtjes integrale të bimëve

c- Strategjia për monitorimin e mjedisit:
" Përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor rregullator për monitorimin e mjedisit
" Identifikimi i treguesve mjedisorë, i forcave lëvizëse, trysnisë, gjendjes, ndikimit dhe i kundërveprimit
" Hartim i programit kombëtar të monitorimit të mjedisit dhe llogaritja e kostos së zbatimit të tij
d- Strategjia për administrimin e industrive të braktisura:
" Vlerësimi i rrezikut mjedisor dhe shëndetësor
" Identifikimi i masave dhe renditja e tyre sipas prioriteteve
" Hartimi i programeve për kontrollin, eliminimin dhe monitorimin e ndotjes
e- Strategjia dhe Plani i Veprimit për zhvillimin e transportit të qëndrueshëm:
" Analiza e gjendjes aktuale dhe identifikimi i problemeve
" Përmirësimi e plotësimi i kuadrit ligjor
" përcaktimi i drejtimeve për zhvillimin e një transporti të qëndrueshëm
f- Strategjia e turizmit të qëndrueshëm:
" Inventari i zonave turistike
" Klasifikimi i tyre sipas veçorive natyrore peizazhistike dhe të kapacitetit mbartës
" Përcaktimi i zonave ku mbrojtja e mjedisit është prioritare
" Hartimi i planeve të veprimit për zonat prioritare turistike
g- Strategjia për informimin dhe pjesëmarrjen e publikut
h- Strategjia dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen e tokës nga erozioni:
" Analizë e situatës ekzistuese dhe identifikim i veprimeve prioritare
" Plotësim i kuadrit ligjor
i- Strategjia për bashkëpunimin me shoqatat e biznesit dhe futjen e sistemeve të administrimit mjedisor në veprimtaritë ekonomike:
" Nxitja e organizimit të biznesit në shoqata profesionale
" Ndërtim kapacitetesh në fushën e administrimit mjedisor të biznesit dhe të teknologjive të pastra
" Përcaktimi i drejtimeve të bashkëpunimit dhe të angazhimit të biznesit në mbrojtje të mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm
j- Strategjia dhe Plani i Veprimit për Pastrimin e ujërave të zeza në zonat urbane:
" Vlerësimi i gjendjes së këtij sektori dhe i shkallës së performancës së tij
" Identifikimi i problemeve kryesore dhe mënyra e zgjidhjes së tyre
k- Strategjia dhe Plani i Veprimit për administrimin e qëndrueshëm të hedhurinave urbane dhe të ujërave të zeza në zonat rurale:
" Vlerësimi i situatës aktuale, përmirësimi i kuadrit ligjor e institucional
" Hartimi dhe zbatimi i projekteve demonstrative
l- Zhvillimi i Programeve për zbatimin e Strategjisë së ujërave:
" Plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional
" Inventarizimi i burimeve ujore dhe i përdorimit të tyre
" Hartimi i planeve të menaxhimit të qëndrueshëm për disa pellgje ujëmbledhës
m- Strategjia dhe Plani i Veprimit për administrimin e mbeturinave të rrezikshme, industriale dhe spitalore:
" Hartimi i regjistrit të mbeturinave të rrezikshme
" Vlerësimi i rrezikut mjedisor dhe shëndetësor nga mbeturinat e rrezikshme dhe
monitorimi i tij
" përmirësimi i kuadrit ligjor e institucional
n- Programi kombëtar për heqjen nga përdorimi të lëndëve që hollojnë shtresën e ozonit:
" Identifikimi i sektorëve që përdorin substancat që holloj në shtresën e ozonit
" Përcaktimi i masave për zëvendësimin e substancave përgjegjëse
o- Hartimi i strategjisë dhe i Planit të Veprimit për administrimin e qëndrueshëm të ligatinave:
" Inventarizimi i ligatinave në shkallë vendi
" Analiza e vlerave të biodiversitetit dhe socio-ekonomike
" Vlerësimi i gjendjes së tyre dhe drejtimet e përdorimit të qëndrueshëm
p- Programi për mbylljen e sigurt të vend shkarkimeve të hedhurinave urbane dhe industriale që ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e njerëzve:
" Inventari i vendshkarkimeve të hedhurinave urbane dhe industriale
" Vlerësimi i gjendjes
" Përcaktimi i masave në bazë të ndikimit në shëndet dhe në mjedis
q- Strategji për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore:
" Analizë e situatës dhe identifikim i zonave të rrezikuara
" Përmirësime dhe plotësime në kuadrin ligjor dhe institucional
" përcaktimi i drejtimeve të masave organizative dhe teknike
r- Strategjia dhe Plani i Veprimit për rregullimin e territorit:
" Analiza dhe vlerësimi i situatës lidhur me përdorimin e territorit
" Përgatitja e kuadrit ligjor dhe institucional
" Hartimi i planeve të veprimit për zonat më problematike dhe të pasura me asete zhvillimi
s- Hartimi i Planeve Lokale të Veprimit në Mjedis:
" Vlerësim i gjendjes së mjedisit në nivel vendor
" Identifikimi i prioriteteve dhe i rrugëzgjidhjeve
" Zhvillimi i partneritetit ndërmjet pushtetit vendor dhe OJQ-ve
t- Strategjia për kontrollin e gazeve që shkaktojnë ndryshime klimatike:
" Përgatitja e inventarit të gazeve serë
" Drejtimet për kontrollin e gazeve serë

II - Përmirësimi dhe Plotësimi i Kuadrit Ligjor
Veprimet që propozohen kanë për qëllim plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator për mjedisin. Ato trajtojnë probleme sektoriale dhe krijojnë bazën ligjore për orientimin e zhvillimeve ekonomike e sociale drejt qëndrueshmërisë. Veprimet specifike përfshijnë:
" Amendimin e disa ligjeve themelore të shtetit për të trupëzuar parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit (Kodi Penal, Kodi Civil, Për Qeverisjen Vendore etj.)
" Hartimin e ligjit të ri Për Mbrojtjen e Mjedisit
" Plotësimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij me atë të BE. Në këtë kuadër projektligje për tu përgatitur në periudhën afatshkurtër-afatmesëm janë
o Mbrojtja e ajrit dhe normativat e shkarkimeve të gazta
o Mbrojtja e tokës nga ndotja dhe erozioni
o Mbrojtja e ujërave dhe normat e shkarkimeve të lëngëta
o Vlerësimi i ndikimit në mjedis
o Informacioni për mjedisin
o Për zonat e mbrojtura
o Për biodiversitetin
o Për administrimin e hedhurinave
o Për mbrojtjen e mjedisit detar
o Për aksidentet industriale
o Për trajtimin e mbeturinave urbane
o Për djegien e hedhurinave
o Për zonën bregdetare
o Për administrimin e kimikateve

" Përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor e rregullator për:
o Liberalizimin e çmimit të lëndëve energjetike
o Futjen e taksës së karbonit për karburantet e automjeteve
o Futjen e pagesave lidhur me shkarkimet industriale të gazta, të lëngëta e të ngurta
o Amendimi i ligjit për taksimin dhe i ligjeve të tjera që parashikojnë instrumente financiare dhe futja e pagesave për rehabilitimin e mjedisit nga veprimtari minerare

III- Forcimi Institucional dhe Ndërtimi i Kapaciteteve
Qëllimi i aktiviteteve të propozuara është rritja e kapaciteteve institucionale për trajtimin e
çështjeve mjedisore në nivel qendror dhe vendor.

19

a-Forcimi i MM-së,:
" Rritja e kapaciteteve për hartimin e politikave dhe të akteve ligjore dhe për menaxhimin e mjedisit
" Përmirësimi i koordinimit vertikal dhe horizontal brenda strukturës së Ministrisë
" Rritja e kapaciteteve dhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial
" Forcimi i strukturave që mbulojnë marrëdhëniet ndërkombëtare
" Organizimi dhe vënia në efektshmëri e Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit, si strukturë më vete në varësi të Ministrisë së Mjedisit
" Trajnimi i strukturave për zhvillimin e politikave lokale mjedisore dhe njohje legjislacioni
" Përmirësimi i zbatimit të ciklit të projektit që nga formulimi, financimi, zbatimi dhe monitorimi i tij
" Ngritja e qendrës për studime mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm
" Forcimi i kontrollit të zbatimit të legjislacionit për mjedisin nga ana e ARM-ve, e institucioneve qendrore dhe e pushtetit vendor
b-Ngritja dhe forcimi i Njësive për Mbrojtjen e Mjedisit në dikasteret qendrore:
" Trajnimi i strukturave për zhvillimin e politikave sektoriale mjedisore dhe hartim legjislacioni
e-Ngritja dhe forcimi i Njësive për Mbrojtjen e Mjedisit në organet qeverisjes vendore:
d- Forcimi i Institucioneve të Monitorimit të Mjedisit:
" Forcimi i strukturave për monitorimin e mjedisit
" Zbatimi strategjisë së monitorimit të mjedisit
" Zhvillimi i një sistemi të koordinuar të kontrollit të ndotjes së mjedisit
" Ngritja e rrjeteve bashkëkohore të monitorimit për ajrin, ujin, tokën, ndotjet industriale, erozionin e tokës, etj.
e-Ngritja e Këshillit Kombëtar të Zhvillimit të Qëndrueshëm:
" Ngritja një strukture ndërdikasteriale, të përhershme, pranë Këshillit të Ministrave për hartimin, bashkërendimin dhe kontrollin e zbatimit të politikave për zhvillimin e qëndrueshëm.
" Hartimi i kuadrit ligjor përkatës
f-Ngritja e Qendrës për Teknologjitë e Pastra:

IV. Investimet Prioritare
Në zbatim të politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe në përputhje me kuadrin ligjor e kapacitetet institucionale investimet prioritare do të orientohen kryesisht në mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rurale, zbutjen e varfërisë, përmirësimin e cilësisë së mjedisit, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen publike.
1-Programe për menaxhimin e qëndrueshëm të Pengjeve Ujëmbledhës:
" Një varg demonstrimesh lidhur me administrimin e qëndrueshëm të ujërave, prodhimin e kulturave bujqësore, prodhimin blegtoral, frutikulturën e pylltari në
" Zbatimi i projekteve për të zvogëluar erozionin, për ripërtëritjen e pyjeve të degraduara, për të ruajtur bilancin hidrologjik dhe për të rritur prodhimin bujqësor, blegtoral dhe frutikulturor
" Zhvillimi dhe futja e praktikave të integruara për luftimin e dëmtuesve dhe të sëmundjeve të kulturave bujqësore në zona të zgjedhura
" Inkurajimi i veprimtarive që zbutin varfërinë dhe mbrojnë mjedisin
" Studime fizibiliteti dhe plane menaxhimi për liqenet e Prespës e të Shkodrës, si dhe për pellgjet ujëmbledhës të lumenjve Drin, Shkumbin e Vjosë
2-Programe për Pylltari në dhe Administrimin e Shumëllojshmërisë Biologjike:
" Futja e praktikave mjedisore të qëndrueshme për shfrytëzimin pyjor
" Ngritja e fidanishteve pyjore, shtetërore dhe private
" Ripyllëzimi i zonave në rrezik për dëmtim ekologjik
" Ripërtëritja e pyjeve të prera në mënyrë të paligjshme
" Ripërtëritja e pyjeve të degraduara
" Inventarizimi pyjeve dhe i shumëllojshmërisë biologjike
" Zhvillimi dhe futja e praktikave të integruara për luftimin e dëmtuesve dhe të sëmundjeve të pyjeve në zonat më problematike
" Veprimtari pyjore urbane, duke përfshirë restaurimin e pyjeve në zona urbane të prera gjatë viteve të tranzicionit
" Futja e veprimtarive të pylltarisë e të kullotave private: krijimi i pyjeve dhe i kullotave private
" Forcimi i shërbimit pyjor për të rritur efektshmërinë e kontrollit për prerjet e paligjshme
" Rritja e inventarit të pyjeve dhe të kullotave komunale
3-Zbutja e efekteve të përmbytjeve në disa zona të vendit:
" Përgatitja e një plani bonifikimi dhe vlerësimet tekniko-ekonomike dhe kostot për një program përmirësime sh të ndarë në faza
4-Përmirësimi i Administrimit të Hedhurinave të Ngurta:
" Përmirësimi i grumbullimit dhe i transportit të hedhurinave urbane nëpërmjet trajnimit të personelit dhe furnizimit të pajisjeve
" Mbyllja e vend-depozitimeve të hedhurinave që janë të pasigurta nga pikëpamja e ndotjes së ajrit, tokës dhe të ujërave, si dhe e ndikimit në shëndetin e njerëzve
" Ndërtimi i vend mbulimeve sanitare të hedhurinave, në radhë të parë për ato qytete për të cilat tashmë janë përgatitur studimet dhe projektet përkatëse (Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Pogradec, Korçë), si dhe për qytetet Tiranë-Durrës
" Mbyllja e sigurt e vend-depozitimeve të vjetra të hedhurinave urbane në qytetet ku do të ndërtohen vendmbulime sanitare

5-Përmirësime në Shërbimet e Furnizimit me Ujë në qytetet me përparësi të rendit të parë (Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Korçë, Berat) e më pas në qytetet e tjera (Kukës, Lezhë, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Pogradec, Gjirokastër, Sarandë, Has) etj:
" Pakësimi i humbjeve në rrjet
" Përmirësime në procesin e dezinfektimit
" Marrja e masave për mënjanimin e infiltrimit të ujërave të ndotura në rrjetin e ujit të pijshëm
" Shtimi i sasisë së ujit të pijshëm
" Përmirësimi i funksionimit operativ të ndërmarrjeve të ujit e të kanalizimeve
6-përmirësime në rrjetin e kanalizimeve dhe trajtimi i ujërave të ndotura:
" Përfundimi i rehabilitimit të sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza në qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Krujë, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Kavajë, Shkodër, Gjirokastër etj.
" Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetet me përparësi për sa i përket ndikimit në mjedis: Vlorë, Pogradec, Sarandë, Shkodër e Lezhë, Kavajë, Krujë, Korçë
" Projektimi dhe ndërtimi i rrjetit dhe i kolektorit të grumbullimit të ujërave të zeza për të gjithë zonën e plazhit Durrës-Golem
7-Plane për përmirësimin e Administrimit të Zonave Urbane:
" Rinovimi i planeve urbanistike të qyteteve në përputhje me zhvillimet ekonomike e sociale, aktuale e të ardhshme
" Hartimi i planeve të veprimit për ndërhyrje në zonat problematike të shtrira pa kriter jashtë vijave kufizuese të qyteteve
" Hartimi i programeve për ri aftësimin e zonave industriale të ndotura nga veprimtari në të kaluarën e që ndodhen pranë zonave të rëndësishme urbane ose me vlera të veçanta ekologjike, si në-ish Uzinën e Sodës e të PVC-së, Vlorë, në Uzinat e shkrirjes së bakrit në Rubik e Laç, në ish-Ndërmarrjen Kimike, Durrës etj.
" Zhvillimi i kapaciteteve institucionale për planifikimin dhe administrimin urban brenda Bashkisë së Tiranës
" Financimi i infrastrukturës bazë në Bashkinë e Tiranës, duke u fokusuar në zonat periferike, të zhvilluara kohët e fundit: Bathore, Laprakë, Kamzë

V. Informimi dhe Ndërgjegjësimi i Publikut
Veprimtaritë kryesore të parashikuara në këtë fushë janë:
1. Hartimi i Strategjisë Kombëtare për Informimin dhe Pjesëmarrjen e Publikut
2. Vënia në efektshmëri të plotë e Qendrës Kombëtare të Informacionit për Mjedisin
3. Ndërtimi i kapaciteteve për përfshirjen e publikut në procesin e vlerësimit mjedisor dhe në vendimmarrje
4. Programe trajnimi me përfaqësues të pushtetit qendror, vendor, të subjekteve të interesuara dhe të shoqërisë civile, lidhur me pjesëmarrjen e publikut në hartimin e politikave, të planeve të zhvillimit, në kryerjen e monitorimit dhe në VNM etj.
5. Integrimi i edukimit mjedisor në programet shkollore të të gjitha niveleve.
6. Mbështetje financiare për OJQ-të me qëllim që të rritet veprimtaria dhe niveli i punës së tyre për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut
7. Përgatitja e Programeve Kombëtare të Komunikimit për:
" Menaxhimin e ujit
" Menaxhimin e hedhurinave
" Menaxhimin e biodiversitetit
" Zhvillimin e pylltarisë së qëndrueshme
" Trajnimi dhe kualifikimi i gazetarëve lidhur me trajtimin e problemeve mjedisore

Sigurimi i zbatimit të efektshëm të Planit të Veprimit
Kusht themelor për zbatimin e suksesshëm të Planit është angazhimi i vazhdueshëm politik dhe financiar si dhe mbështetja nga publiku. Realizimi i objektivave të këtij Plani dhe plotësimi i kërkesave që ai përmban kërkojnë angazhimin e Qeverisë, nëpërmjet ndryshimeve ligjore, rregullimeve institucionale dhe financimeve përkatëse. Suksesi i PKVM përveç pjesëmarrjes së gjerë të publikut, varet edhe nga pjesëmarrja aktive e subjekteve të ndryshme në zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Plan. Pjesëmarrja e subjekteve të interesuara ka qenë prezentë në procesin e përgatitjes së Planit dhe do të vazhdojë me shtrirje edhe më të gjerë gjatë gjithë procesit të zbatimit të tij.
Përgjegjësia kryesore për realizimin e PKVM i mbetet MM-së dhe mendohet që bashkërendimi i veprimtarive specifike të përfshira në Program t'i ngarkohet një njësie të veçantë të ngritur posaçërisht me këtë detyrë brenda strukturës së MM-së. Megjithëkëtë, përgjegjësia ekzekutive për veprimtari të ndryshme do t'i bjerë institucioneve të ndryshme dhe do të përfshijë disa ministri. Prandaj, në nivel ndërministerial dhe ndërsektorial do të duhet të ngrihet një Komitet Drejtues i kryesuar nga Zv./Kryeministri. Sekretariati teknik i Komitetit do të jetë në MM. Detyra e Komitetit Drejtues do të jetë analiza e çështjeve të politikave dhe monitorimi i zbatimit të PKVM. Përveç kësaj, në secilën nga ministritë e përfshira do të përcaktohen koordinatorë që do të drejtojnë punën e projekteve të veçanta.

Financimi dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar me Organizata të tjera
Ndërkohë që Qeveria i njeh problemet mjedisore me të cilat përballet vendi, shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk kanë qenë ndërmjet përparësive kombëtare për financim publik. Në radhë të parë, kjo ka ardhur nga kufizimet financiare në fondet publike dhe pjesërisht nga mungesa e përvojës për të identifikuar përfitimet ekonomike që rrjedhin nga përmirësimet mjedisore ose kostot që shkakton degradimi i mjedisit, përfshirë edhe kostot në shëndetin publik, për t'ia komunikuar ato Ministrisë së Financave që ka përgjegjësinë për administrimin e fondeve publike. Aktualisht, shpenzimet publike mjedisore janë akorduar kryesisht për mbulimin e shpenzimeve operacionale të MM-së dhe të Agjencive Rajonale të saj. Fondet për investime mjedisore janë krejtësisht të pamjaftueshme, madje edhe ato për monitorimin bazë dhe për pajisjet e kontrollit për qendrat inspektuese. Në të njëjtën, kohë gjendja embrionale e sistemit bankar në Shqipëri dhe paqëndrueshmëri a e mjedisit ekonomik (që shprehet në përqindje të larta të kreditit tregtar e në afatin e shkurtër të shlyerjes), e kufizon shumë sigurimin e kapitaleve për tu investuar në infrastrukturën mjedisore, që zakonisht kërkon periudha të gjata shlyerje. Në këto kushte, burimet financiare publike të kufizuara, si dhe nevoja për të kontrolluar rreptësisht shpenzimet buxhetore, kërkon që në procesin e planifikimit të investimeve për mjedisin, të ndiqet me rreptësi kriteri i përparësisë.
Një burim tjetër i të ardhurave për mjedisin janë pagesat e ndryshme për ndot jen dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Megjithëkëtë, deri më sot të ardhurat nga këto pagesa shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me përjashtim të pagesës së pastrimit që shkon në buxhetin lokal.
Sistemi i taksave dhe i pagesave mjedisore do mbetet burimi më i dukshëm i të ardhurave të brendshme mjedisore edhe në një të ardhme të afërt. Këto pagesa nuk do të jenë një barrë, por do ndryshojnë qëndrimin e njerëzve ndaj mjedisit dhe nxisin kalimin në teknologji e procese prodhimi më pak ndotëse. Ekotaksat dhe ekopagesat do shoqërohen me masa kompensuese, që do të thotë reduktim i disa taksave të tjera (p. sh. lidhur me punësimin, të ardhurat etj.).
Planifikimi i burimeve financiare do fokusohet në ato që quhen investime "me fitim të ndërsjellë" që japin përfitime të prodhimit duke rritur njëherazi përfitimet mjedisore, sikurse janë investimet për teknologji të reja etj. Do të nxitet futja e sektorit privat, në veçanti e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në veprimtari të mbrojtjes së mjedisit.
Duke njohur tranzicionin aktual ekonomik që po kalon Shqipëria dhe kërkesën e madhe për burimet e kufizuara natyrore, nuk mund të ketë investime a veprimtari të mëdha mjedisore në Shqipëri në periudhën afatshkurtër a afatmesme, pa partneritet të jashtëm të rëndësishëm dhe pa marrëveshje bashkëfinancimi. Ekziston një potencial për të rritur rolin e donorëve ndërkombëtarë, ndonëse tërheqja e ndihmës së huaj do të kërkonte një angazhim më të madh të brendshëm për shpenzime mjedisore, për reforma administrative dhe për përmirësimin e ciklit të administrimit të projekteve. Në Shqipëri janë zhvilluar ose janë duke u zhvilluar, një
numër i rëndësishëm veprimtarish mjedisore të financuara nga donorë të ndryshëm dhe të zbatuara nga MM-ja. Ndihma teknike e financiare mund të gjendet në Programe të ndryshme bashkëpunimi të Bashkimit Evropian (BE), të UNEP-it, UNDP, GEF, të institucioneve financues e ndërkombëtare si Grupi i Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD) dhe te donorë të ndryshëm dypalësh, fondacione private etj. Hap i parë në rritjen e efektshmërisë së financimit mjedis,or është rinovimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, i cili identifikon qartë përparësitë për investime mjedisore në fazat e ndryshme të tij. Këto përparësi shërbejnë si një bazë për zgjedhjen e projekteve për financim, si nga burime të brendshme ashtu edhe nga donorë të huaj.

1. GJENDJA E MJEDISIT

Gjatë periudhës së tranzicionit, veçanërisht në fillimet e saj, për shkak të pasojave të rënda në mjedis nga zhvillimi ekonomik i centralizuar. vëmendja politike ndaj mjedisit dhe mbrojtjes së tij ka qenë e konsiderueshme.
Në këto vite theksi u vu më shumë në krijimin dhe forcimin e strukturave për mbrojtjen e mjedisit në nivel qendror dhe rajonal, në krijimin e një kuadri ligjor të ri të përshtatshëm, në hartimin e politikave të qëndrueshme, aderim in në një varg marrëveshjesh dhe në bashkëpunimin në programe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Ngritja e strukturave qendrore dhe vendore për mbrojtjen e mjedisit përbën një arritje të rëndësishme, veçanërisht po të merret parasysh që trashëgimia institucionale dhe ligjore në këtë fushë ishte shumë e pakët.
Gatë viteve të fundit janë zbatuar një sërë projektesh me financim të huaj dhe nga buxheti i shtetit, për studime të ndryshme fizibiliteti, për hartimin dhe zbatimin e planeve të menaxhimit. hartimin e dokumenteve strategjike për menaxhimin e burimeve natyrore, të zonës bregdetare, etj. Megjithatë, mbështetja financiare nga buxheti i shtetit për sektorin e mjedisit është e kufizuar.
Shkalla e ndërgjegjësimit mjedisor të publikut dhe komunitetit të biznesit nuk është në nivelin e duhur. Roli i organizatave joqeveritare mjedisore edhe pse është rritur në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit, nuk ka ndikimin e duhur në jetën publike dhe politike të vendit.
1.1 Gjendja e Elementeve të Mjedisit
Zhvillimi i veprimtarive ekonomike dhe tranzicioni i vështirë drejt ekonomisë së tregut ka
ushtruar trysni të fortë në mjedis duke ndikuar negativisht në të. Këto vite janë karakterizuar nga humbja e biodiversitetit, mbi shfrytëzimi i burimeve natyrore, dëmtimi dhe ndotja e tyre.
Strukturat përgjegjëse shtetërore pa përvojën e duhur profesionale dhe në mungesë të burimeve të mjaftueshme financiare, nuk kanë qenë në gjendje të administrojnë në mënyrë të qëndrueshme gamën e të gjitha problemeve mjedisore. Me gjithë arritjet e deritanishme, kuadri ligjor ekzistues është ende i mangët, nuk u përgjigjet nevojave të kohës dhe nuk zbatohet me rigorozitet.
Zhvillimi urban, konsumi jo i qëndrueshëm, mungesa e stimujve ekonomikë për ruajtjen, zhvillimin dhe përdorimin e burimeve natyrore, ndotja historike e trashëguar, lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, praktikat jo të efektshme të menaxhimit në fushën e shkarkimeve në mjedis dhe mungesa e një sistemi të fortë për kontrollin e tyre, janë disa nga faktorët kryesorë që kanë rënduar gjendjen e mjedisit dhe në një farë mase e kanë përkeqësuar më tej atë. Zhvillimi i paplanifikuar i qyteteve në kushtet e zhvillimit të shpejtë të veprimtarive private është shoqëruar me ndërhyrje të pakontrolluara në infrastrukturën ekzistuese duke agravuar në disa raste problemet e shëndetit e të mjedisit, të shkaktuara nga mangësitë në infrastrukturën urbane (si në rrjetin e ujit të pijshëm ashtu edhe të ujërave të zeza), nga keqadministrimi i hedhurinave urbane, si edhe nga dëmtimi i tokës, ndotja e ujërave nëntokësore etj. Humbja e biodiversitetit, dëmtimi i burimeve natyrore, veçanërisht shkatërrimi i pyjeve dhe erozioni i tokës kanë çuar në pakësimin e burimeve natyrore që gjenerojnë të mira materiale.
Degradimi i mjedisit nuk ka ardhur vetëm nga veprimtari që nuk kanë marrë në konsideratë mbrojtjen e mjedisit ose e kanë dëmtuar drejtpërdrejt atë. Degradimi ka ardhur më shumë si rezultat e efekteve kumulative për shkak të mungesës së planifikimit të integruar për një administrim të efektshëm të mjedisit. Problemet kryesore mjedisore në vend jepen në Pasqyrën Nr 1.

Pasqyra 1. Problemet kryesore

" Degradimi i biodiversitetit (dëmtimi i pyjeve, humbje në florë dhe në faunë)
" Shpyllëzime në masë
" Erozioni i tokës
" Probleme sektoriale specifike (ndotja e ujërave, e ajrit dhe e tokës)
" Zona të nxehta dhe të ndjeshme mjedisore
" Mangësi në kuadrin ligjor e institucional dhe në zbatimin e tij
" Shkallë e ulët e ndërgjegjësimit mjedisor
" Mungesë koordinimi ndërsektorial

1.1.1 Cilësia e Ajrit
Programi i monitorimit të cilësisë së ajrit është i reduktuar në resurse, fragmentar në kohë dhe
nuk përfshin gjithë treguesit e cilësisë së ajrit.
Të dhënat jo të plota të monitorimit të ajrit në zonat urbane tregojnë se përmbajtja e blozës dhe e lëndës së ngurtë të pezullt është shqetësuese. Vlerat e treguesve të tjerë, si përmbajtja e plumbit, dioksidit të squfurit, oksideve të azotit dhe e ozonit rezultojnë të jenë nën standardet shtetërore dhe të QBSH. Sektori i transportit ndikon në ndot jen e ajrit për shkak të zhvillimit të tij në mënyrë të paqëndrueshme që ka çuar në shtimin e numrit të automjeteve të vjetra që përdorin kryesisht naftë.
Në zonat ku burimet e fuqishme të ndotjes industriale vazhdojnë të operojnë duke shkarkuar sasi të mëdha gazesh të dëmshme nuk zbatohen programe të monitorimit të ajrit. Megjithatë, në vitet e fundit, me financime nga buxheti i shtetit, monitorimi i ajrit është kryer në 6 qytete për një varg treguesish të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Në zonat rurale apo suburbane nuk ekziston asnjë rrjet për monitorimin e cilësisë së ajrit. Në këtë situatë është e pamundur të vlerësohen efektet e ndotjes së ajrit në receptorët e ndjeshëm ekologjikë, siç janë vegjetacioni natyral, prodhimet bujqësore etj.
Burimet industriale që kontribuojnë më shumë në ndot jen e ajrit janë industria metalurgjike e hekurit, kromit, e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, TEC-et dhe industria e çimentos. Teknologjitë e këtyre industrive janë të amortizuara dhe nuk kanë linja të trajtimit të shkarkimeve të gazta.
Kuadri ligjor e rregullator në fushën kontrollit të cilësisë së ajrit është i mangët. Zhvillimet e viteve të fundit në transportin automobilistik nuk janë shoqëruar me aktet e nevojshme legale për mbrojtjen e mjedisit nga shkarkimet e automjeteve.
Shqipëria nuk ka arritur ende të inventarizojë shkarkimet sektoriale të gazta që ndikojnë në cilësinë e ajrit, edhe në dukuritë globale mjedisore. Për sa i përket gazeve me efekt serë, në bazë të të dhënave paraprake nga studimet në këtë fushë për vitin 1994, rezulton që sektori i energjisë është kontribuesi më i madh.
Hartimi dhe zbatimi i një programi kombëtar të monitorimi të ajrit, kryerja e inventarit të shkarkimeve sipas metodologjive bashkëkohore, hartimi i regjistrit të shkarkimeve, grumbullimi i të dhënave, përpunimi dhe interpretimi i tyre, përcaktimi i treguesve mjedisorë të ndikimit dhe të kundërveprimit, kërkojnë rritjen e kapaciteteve në këtë fushë dhe mbështetjen e nevojshme financiare.
Në përgjigje të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia në konventa që lidhen me mbrojtjen e ajrit, do të përgatiten dhe raportohen inventarët përkatës, për të kontrolluar dhe pakësuar kontributin kombëtar në ndot jen ndërkufitare të ajrit dhe në dukuritë globale mjedisore. Në Pasqyrën Nr. 2 përmblidhen çështjet kryesore në fushën e mbrojtjes së ajrit.

Pasqyra 2. Problemet kryesore
" Nivele të larta pluhuri dhe bloze në ajrin urban
" Monitorim i pjesshëm dhe periodik
" Rrjet i vjetërsuar monitorimi
" Mungesë e monitorimit të treguesve të ndikimit në ekosistem
" Mungesë e monitorimit të treguesve të ndikimit shëndetin e njerëzve
" Kuadër i mangët ligjor e rregullator
" Mungesë burimesh financiare

1.1.2 Burimet Ujore
Shqipëria është një vend i pasur në rezerva ujore. Rrjeti i saj hidrografik përbëhet nga lumenj,
ujëra nëntokësore, përrenj, laguna, liqene natyrorë, artificialë dhe dete.
Burim kryesor për furnizim me ujë të pijshëm janë ujërat nëntokësore. Përdorimi i ujit për nevoja industriale ka rënë për shkak të mbylljes apo falimentimit të një pjese të industrisë së rëndë.
Humbjet e ujit në rrjetin shpërndarës janë të larta, për shkak të amortizimit të rrjetit dhe të ndërhyrjeve ilegale në të. Kjo është një nga arsyet që furnizimi i popullatës me ujë bëhet i kufizuar, veçanërisht në periudha thatësire.
Burim i ndotjes së ujërave nëntokësore janë ndotjet nga veprimtaritë industriale e bujqësore dhe nga shkarkimet e ujërave të zeza. Në disa zona bregdetare ujërat nëntokësore kanë kripshmëri të konsiderueshme për shkak të komunikimit me ujërat detare. Masat për mbrojtjen e kësaj kategorie të ujërave mungojnë. Për më tepër, shfrytëzimi i paqëndrueshëm i ujërave nëntokësore e bën dukurinë e kripëzimit të tyre më të theksuar.
Ujërat sipërfaqësore pranë zonave urbane karakterizohen nga ndot je prej lëndëve organike, me prejardhje kryesisht nga shkarkimet e ujërave të zeza të pa trajtuara. Lumenjtë në rrjedhat e tyre të sipërme, larg burimeve të ndotjeve urbane dhe industriale, ruajnë karakteristikat e ujit të pijshëm, por këto karakteristika në përgjithësi keqësohen në rrjedhat e poshtme të tyre. Lumenjtë në zonat e nxjerrjes e të përpunimit të naftës janë të ndotura me përbërje organike. Për sa i përket cilësisë së ujërave bregdetare ato në përgjithësi janë të pastra, me përjashtim të disa zonave të kufizuara që ndoten nga shkarkimet urbane. Në këto zona janë vërejtur vlera mbi normë të ndotjes bakteriologjike.
Në lidhje me ndot jen nga shkarkimet industriale, cilësia e ujërave sipërfaqësore konsiderohet më e mirë gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit, krahasuar me vitet tetëdhjetë. Arsyet janë mosfunksionimi i shumicës së objekteve industriale, pakësimi i ujërave për vaditje, pasojë e dëmtimit të rrjetit vaditës e kullues, si dhe përdorimi i kufizuar i kimikateve në bujqësi.
Përmbytjet janë dukuri që ndodhin kryesisht në disa rajone të pjesës veriore dhe qendrore të ultësirës perëndimore dhe që shkaktojnë probleme serioze ekonomike, sociale dhe mjedisore për komunitetet e tyre.
Mungesa e burimeve financiare të nevojshme dhe e koordinimit sektorial, ka bërë që monitorimi i burimeve ujore të jetë me mangësi në kohë dhe në hapësirë. Metodikat e matjes janë të vjetruara dhe mungon sistemi i kontrollit të cilësisë së tyre. Nevoja e ripërtëritjes së rrjetit k monitorimit është evidente.
Nga pikëpamja administrative, organi kompetent vendimmarrës për shfrytëzimin dhe përdorimin e ujit është Këshilli Kombëtar i ujit me përbërje ndërsektoriale dhe i drejtuar nga Kryeministri. Po kështu, janë ngritur edhe organet e ndërvarura vertikale si Sekretariati teknik i ujërave dhe Këshillat e baseneve. Kuadri ligjor i ngritur është i pjesshëm dhe karakterizohet nga disa përplasje dhe mbulim kompetencash. Në mënyrë të veçantë, është e nevojshme të përpunohen dhe e miratohen normat e cilësisë së ujërave nëntokësore, sipërfaqësore, detare, si dhe normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta urbane dhe industriale në varësi të mjedisit pritës.
Shqipëria është bërë palë në konventën e UNECE, "Për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe të liqeneve ndërkombëtare", si dhe në protokollin shoqërues "Për ujin dhe shëndetin" .
Në vitin 2000, vendi ynë ratifikoi dokumentet e reja të Konventës 'Për mbrojtjen e detit Mesdhe nga ndotja dhe ruajtjen e biodiversitetit, si dhe 6 protokollet shoqëruese.
Në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia në këto Konventa, vendi duhet të përcaktojë dhe të zbatojë objektiva të qartë dhe të matshëm për pakësimin e mëtejshëm të shkarkimeve ndotëse në ujërat ndërkufitare e në zonën bregdetare, për hartimin e planeve të menaxhimit të aksidenteve për shmangien e ndotjes së detit etj. Problemet kryesore në fushën e mbrojtjes së ujërave paraqiten në Pasqyrën Nr. 3.

Pasqyra 3. Problemet kryesore
" Ndotje e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore
" Ndotje e ujit të pijshëm
" Monitorim i kufizuar
" Humbje në rrjet
" Mungesë planesh për menaxhimin e baseneve ujore
" Mungesë koordinimi ndërsektorial
" Mangësi në zbatimin e kuadrit ligjor e rregullator
" Dukuri të përdorimit të paqëndrueshëm të burimeve ujore


1.1.3 Administrimi i Hedhurinave dhe Kimikateve
Rritja e shkallës së konsumit të të mirave materiale në vitet e fundit nuk u shoqërua me edukimin dhe përdorimin e praktikave të konsumit të qëndrueshëm. Ritmi mesatar i rritjes së prodhimit të hedhurinave urbane në vend luhatet në 8-10%. Për vitin 1998, prodhimi vjetor i hedhurinave arriti 520 000 ton. Administrimi aktual i hedhurinave urbane përfshin vetëm hallkën e largimit dhe të depozitimit të tyre në vende të përcaktuara nga organet e qeverisjes vendore. Edhe pse bëhen përpjekje që vendet e depozitimit të hedhurinave urbane të përcaktohen mbi bazën e kritereve mjedisore, ka mjaft raste ku këto vende janë krejtësisht të papërshtatshme. Ende nuk është ndërtuar ndonjë vendmbulim sanitar.
Sistemi i grumbullimi dhe i transportit të hedhurinave urbane është tashmë i privatizuar. Megjithatë numri i kontejnerëve dhe i mjeteve të transportit të hedhurinave, në përgjithësi është i pamjaftueshëm dhe shpesh nuk mbulon gjithë zonën urbane me këtë shërbim. Nuk bëhet riciklimi i asnjë lloj materiali dhe nuk kryhen analiza të përbërjes së hedhurinave urbane. Në nivel rural nuk ekziston asnjë sistem për grumbullimin-transportin e hedhurinave dhe nuk ka vende të caktuara për depozitimin e tyre. Pagesat nga qytetarët për këtë shërbim janë të ulëta dhe fondet nga buxheti janë të pamjaftueshme.
Gjendja e mjedisit rreth zonave të industrisë së falimentuar dhe të mbyllur është e rëndë. Industria e bakrit, kromit, hekur-nikelit dhe e naftës kanë krijuar disa milion ton mbeturina industriale stok në kushte të pakontrolluara të administrimit mjedisor. Ndikimi i tyre në mjedisin përkatës është i konsiderueshëm dhe ka çuar në uljen e potencialit të pasurive natyrore. Veç kësaj, kjo situatë përbën rrezik potencial për shëndetin dhe jetesën e popullsisë që ndodhet çdo ditë e ekspozuar ndaj kësaj ndotjeje. Disa prej dampave për shkak se nuk mirëmbahen janë në rrezik rrëshqitjeje ose shembjeje.

Pasqyra 4. Problemet kryesore
" Baza materiale për grumbullimin dhe transportin e hedhurinave urbane nuk i plotëson nevojat
" Vendet depozitimet e hedhurinave urbane janë jashtë kritereve mjedisore
" Mungon plotësisht riciklimi i hedhurinave
" Në zonat rurale nuk ka shërbim për menaxhimin e hedhurinave
" Mungojnë sistemet e monitorimit të depozitimeve të hedhurinave urbane dhe industriale në mjedis
" Tarifa të ulëta për shërbim efektiv
" Mungon një plan menaxhimi për mbeturinat e rrezikshme
" Kuadri ligjor e rregullator jo i plotë
" Mungesa në përdorimin e instrumenteve ekonomike
" Sasi të konsiderueshme kimikatesh dhe ruajtje e pasigurt e tyre
" Mungon një plan për administrimin e kimikateve
" Shkalla e ndërgjegjësimit mjedisor dhe shëndetësor për rrezikun nga kimikatet dhe mbeturinat e rrezikshme është e ulët

Administrimi i mbeturinave të ngurta industriale dhe veçanërisht i dampave ku ato janë depozituar është prioritet për shkak të potencialit ndotës të tyre ndaj njeriut dhe mjedisit, veçanërisht për tokën, ujërat nëntokësore dhe biodiversitetin.
Në vend ndodhen në gjendje të magazinuar dhe të papërdorshme kimikate të cilat karakterizohen nga shkallë të ndryshme rreziku për shëndetin dhe mjedisin dhe që duhen administruar në mënyrë mjedisore. Në sistemin e ekonomisë publike llogariten rreth 3100 ton kimikate dhe në të bujqësisë rreth 1000 ton pesticide. Megjithatë, ende nuk ka një inventar të saktë të këtyre substancave në nivel kombëtar dhe as plan menaxhimi për të mënjanuar ose minimizuar rrezikun e tyre si mbeturina të rrezikshme. Problemet kryesore të administrimit të hedhurinave urbane, mbeturinave industriale dhe kimi kateve janë paraqitur në Pasqyrën Nr. 4. Problem serioz mbeten lëndët teknologjike të cilat ndodhen në pajisjet apo impiantet e ndërmarrjeve të rëndësishme të cilat tashmë janë likuiduar dhe mbyllur. Mbyllja e tyre duhet shoqëruar patjetër me marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit.
1.1.4 Përdorimi i Territorit dhe Administrimi i Tokës

Përdorimi i papërshtatshëm i tokës për një periudhë dhjetëra vjeçare ka çuar në degradimin e saj mjedisor si rrjedhojë e erozionit, kripëzimit, braktisjes, ndotjes dhe nga shkarkimet urbane dhe industriale.
Aktualisht, toka bujqësore i është dhënë në pronësi dhe përdorim fermerëve të cilët në mjaft raste kanë ndikuar në degradimin e saj për shkak të mos përdorimit të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe blegtorale. Kohët e fundit fermerët në disa rajone të vendit po vënë në zbatim praktika të një bujqësie të qëndrueshme.
Nga të dhënat e studimeve të instituteve kërkimore shkencore, rezulton se humbjet nga erozioni në vendin tonë janë rreth 20-30 ton/ha/vit, por në zona të veçanta kjo vlerë shkon deri në 150 ton/ha/vit. Veç karakteristikave gjeologjike dhe të relievit të territorit të vendit, që në 20% të tij e favorizon erozionin, kjo dukuri është pasojë edhe e një vargu faktorësh të tjerë si ç'pyllëzime masive, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore, kullot ja pa kriter e bagëtive të imëta dhe veçanërisht e dhisë, e cila është shtuar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, dëmtimi i veprave mbrojtëse nga erozioni, përfshirë edhe rrjetin e kullimit.
Një dukuri e re karakteristike e këtij dhjetëvjeçari është braktisja e tokës që ka çuar në
ekspozim in e saj ndaj keqpërdorimit dhe degradimit. Në këtë kategori bëjnë pjesë tokat e hapura në vitet 60' - 80' për tokë arë, tokat larg qendrave të banuara, tokat arë në terren të pjerrët dhe shumë të pjerrët, ato me pjellori të ulët dhe me taban të cekët. Po tu shtohet këtyre edhe një sipërfaqe tokash me pjellori të kufizuar, rezulton një shifër prej 300 000 ha. Padyshim që për këto toka është e nevojshme hartimi i një strategjie për rehabilitimin/përmirësimin e tyre.
Si rrjedhojë e dëmtimit dhe e shkatërrimit të sistemit të bonifikimit të tokave, përmbytjet dhe rrëshqitjet janë të shpeshta dhe varen në mënyrë të ndjeshme nga kushtet e motit. Problemet e erozionit janë më të dukshme në terrenet kodrinore dhe malore ku vihen re edhe rrëshqitje të tokës. Të gjitha këto ndikojnë në uljen e pjellorisë së tokës.
Ndotja e tokës nga industria e naftës, e nxjerrjes dhe e përpunimit të mineraleve, nga keqadministrimi i kimi kateve stok në fabrikat dhe uzinat e mbyllura të industrisë kimike, nga vendshkarkimet e hedhurinave urbane dhe industriale janë dukuri me përmasa të paneglizueshme. Kjo dukuri është më e theksuar në zonat urbane dhe industriale.
Ritmet e larta të shtimit të popullsisë dhe vendosja e saj afër zonave urbane ka çuar në rritje të pakontrolluar të popullsisë në qyteteve më të mëdha të vendit dhe në rrethinat e tyre. Përveç ndikimeve të tjera negative që lidhen me ndotjen dhe dëmtimin e mjedisit, kjo dukuri ka çuar në dëmtimin e peizazhit, në cenimin e vlerave turistike, veçanërisht në zonën bregdetare për shkak të ndërtimeve pa leje.
Një tjetër problem me përmasa shqetësuese, është ai i kompensimit të pronarëve duke u dhënë toka në zonën bregdetare me përparësi për zhvillimin e turizmit. Në mjaft raste ndërtimet e karakterit turistik në tokat e dhëna si kompensim nuk kanë marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, madje e kanë dëmtuar dhe ndotur atë. Si rrjedhojë e moszbatimit të ligjit ndërtimet pa leje në tokat e zonës bregdetare janë të shumta dhe janë realizuar pa u paraprirë nga infrastruktura e nevojshme. Ndërgjegjësimi për zbatimin e ligjit është i ulët dhe strukturat e ngarkuara për zbatimin e tij janë ende të dobëta.
Përgjegjësia e administrimit dhe e përdorimit të tokës i përket disa dikastereve. Në përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme ka mbi vendosje dhe detyrat e secilit institucion nuk janë shumë të qarta. Organi më i lartë vendimmarrës, në nivel kombëtar, për përdorimin e tokës dhe planifikimin e territorit është Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës dhe në nivel vendor Këshillat e qarqeve dhe të bashkive. Janë hartuar disa masterplane për planifikimin e territorit në zonën bregdetare, të cilat në shumicën e rasteve nuk e marrin në konsideratë sa duhet mbrojtjen e mjedisit. Praktikisht mungon një politikë e integruar për përdorimin e tokës. Problemet kryesore në fushën e administrimit të tokës jepen në Pasqyrën Nr. 5.

Pasqyra 5. Problemet kryesore
" Degradim i tokës (erozion, rënie e pjellori së, kripëzim)
" Ndot je e tokës (urbane dhe industriale)
" Rrëshqitje dhe përmbytje
" Përdorim jo i qëndrueshëm i tokës
" Mungesë e planeve për përdorimin e integruar të tokës
" Përgjegjësi jo të qarta të institucioneve përgjegjëse
" Legjislacion jo i plotë dhe zbatim i dobët i ligjit
" Urbanizim i pakontrolluar


1.2 Gjendja e Qendrave të Banuara dhe e Mjedisit të Ndërtuar
1.2.1 Lëvizja e Popullsisë
Ndryshimet rrënjësore që nisën në Shqipëri gjatë viteve '90-të nxitën një dinamikë demografike krejtësisht të ndryshme nga periudhat paraardhëse dhe që lidhet me dukurinë e migrimit të jashtëm, dhe të brendshëm. Në vitin 1994 popullsia e Shqipërisë ishte 3,2 milion banorë, ndërsa në fund të vitit 2000 ajo ishte 3,4 milion banorë, duke u rritur me ritëm mesatar prej rreth I % në vit. Nëse nuk do të kishte migrim të jashtëm, atëherë ritmi i rritjes do të kishte qenë 1,2% në vit.

Rajoni Durrës-Tiranë, përbën hapësirën më të pëlqyer nga migrimi i brendshëm; aty sot është përqendruar më se 1/3 e popullsisë së vendit. Më 1994 popullsia urbane përbënte 42% të të gjithë popullsisë, ndërsa në mjedisin rural jetonte 58% e popullsisë së vendit; në vitin 2000 në mjedisin urban jetonte 46.3% e numrit të popullsisë dhe në atë rural 53.7%. Brenda kësaj periudhe kohe popullsia urbane është rritur me ritëm mesatar prej 2.9% në vit, kurse ajo rurale është zvogëluar me 0.01 % në vit, çka do të thotë se rolin kryesor e ka luajtur migrimi i brendshëm rajonal e ndër-rajonal me drejtimin fshat-qytet, sidomos në rajonin e Ultësirës Perëndimore.
Sipas prognozës demografike në vitin 2005 numri i përgjithshëm i popullsisë mund të arrijë 3.6 milionë banorë, ndërsa në vitin 2010 mund të jetë 3.76 milionë; vetëm në rajonin Tiranë Durrës popullsia mund të arrijë deri në 1.7 milion banorë ose 45% e të gjithë popullsisë së vendit. Intensiteti i veçantë i popullimit në këtë rajon e në të gjithë ultësirën perëndimore, paraqet për zgjidhje një varg problemesh lidhur me mjedisin biofizik e atë social human.
Me rritjen e popullsisë është rritur edhe niveli i popullimit mesatar për njësi të sipërfaqes nga 111.4 banorë /km2 më 1994, në 118.2 në vitin 2000. Kjo e dhënë paraqet njëherësh edhe rritjen e trysnisë njerëzore mbi mjedisin, sidomos po të vlerësojmë atë që quhet dendësi biologjike e popullimit human, e cila ka lëvizur nga 4.6 banorë/ha në 4.9 banorë/ha, përkatësisht në vitet 1994 e 2000, rrjedhojë e shtimit të përgjithshëm të popullsisë, por edhe e braktisjes së sipërfaqes bujqësore të punuar. Në rajonet fushore dendësia e popullimit human është rreth 4 herë më e lartë se mesatarja e vendit, kurse në rajonet e brendshme luginore e në sistemin kodrinor rreth fushave luhatet rreth mesatares së vendit. Kjo do të thotë se në rajonet kodrinore e malore ka rënie të popullimit për njësi të sipërfaqes, si dhe braktisje të mjedisit biofizik, ndërsa në rajonet fushore ka rritje të trysnisë njerëzore mbi mjedisin fizik. Në Ultësirën Perëndimore pranë detit Adriatik është vendosur 43.5% e popullsisë së vendit, në një hapësirë që zë 23% të të gjithë sipërfaqes. Dendësia e popullimit këtu është 223 banorë/km2, duke arritur deri në 467 banorë/km2 në fushën Tiranë-Durrës-Elbasan. Dendësinë më të vogël të popullimit mesatar e kanë Alpet shqiptare.
Veçoria e luhatjes së popullimit mesatar human sipas lartësisë së mjedisit gjeografik lidhet me disa probleme mjedisore, si: a) Braktisja e mjedisit agrar të kultivuar si dhe ekspozimi i tij ndaj erozionit natyror; b) Rritja e trysnisë mbi mjedisin në disa zona të tjera dhe pamundësia për të kënaqur interesat e komunitetit; c) Cenimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i mjedisit, si: prerja e pyjeve, zënia e sipërfaqes bujqësor; me ndërtime, ndotja humane etj.
Migrimi human ka qenë spontan, kësisoj e ka cenuar rregullimin urban, suburban, rururban, si dhe vetë mjedisin rural të banimit. Në këtë kuadër kërkohen rivlerësime si në ligjin për urbanistikën, shitblerjen e tokës bujqësore ose jobujqësore dhe të kompetencave të Këshillave të Rregullimit të Territorit, me qëllim që legjislacioni të bëhet i zbatueshëm.
Të gjitha elementet e prognozës demografike, në rast se do të zhvillohen jashtë politikave të veprimit mbi popullsinë, ekonominë ose të parapërgatitjes për rregullimin hapësinor të procesit të urbanizimit, do të kenë, po atë intensitet ndikimi të pafavorshëm mbi mjedisin biofizik e social si edhe deri më sot.
1.2.2 Shëndeti Mjedisor
Tranzicioni në Shqipëri ka patur një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin publik, sidomos
në zonat urbane.
Problemet e shëndetit janë të lidhura drejtpërdrejt me gjendjen ekonomiko-sociale dhe me mënyrën e jetesës. Në mjaft raste ato kondicionohen edhe nga problemet e shëndetit mjedisor që lidhet me ekspozimin e njerëzve ndaj ndotjes së ajrit, të ujit, e të tokës, si dhe me faktorë të tjerë që ndikojnë në cilësinë e mjedisit.
Kolapsi ekonomik në fillim të viteve '90, shkaktoi një rënie të prodhimit industrial duke ndikuar në pakësimin e shkarkimeve ndotëse në mjedis. Kjo dukuri u shoqërua me reduktimin e problemeve në shëndetin mjedisor dhe të sëmundjeve profesionale. Megjithatë, lindën ose li theksuan probleme të tjera të shëndetit mjedisor.
Zhvillimet urbane, shpesh jashtë kritereve dhe normave teknike, janë shoqëruar me dëmtime në rrjetet e ujit të pijshëm e ndot jen e tyre, me mangësi në sistemin e administrimit të hedhurinave urbane, kanë shkaktuar një qëndrueshmëri të niveleve relativisht të larta të sëmundjeve me origjinë hidrike dhe ushqimore, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, megjithëse mungon një analizë e plotë e lidhjeve ndërmjet gjendjes së mjedisit dhe morbozitetit.
Vitet e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm në aspektin institucional dhe legal dhe janë ndërmarrë një numër studimesh dhe projektesh të cilat synojnë trajtimin bashkëkohor të problemeve të shëndetit mjedisor si dhe synojnë të integrojnë zhvillimet ekonomike dhe sociale me mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit.
Pavarësisht nga këto arritje, ka mangësi në përcaktimin e rasteve të sëmundshmërisë së shkaktuar nga ndotja e mjedisit. Gjithashtu, niveli i informacionit për publikun lidhur me shëndetin dhe mjedisin është i ulët.
Qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin në qershor të
1999, që ka si objektiv ndërtimin e bazave për të siguruar zhvillim ekologjik të qëndrueshëm, parandalim dhe kontroll efektiv të rreziqeve për shëndetin dhe mjedisin, si dhe akses të barabartë për mjedis të shëndetshëm. Ky plan parashikon masat e nevojshme për rehabilitimin e mjedisit atje ku ndryshimet janë me pasoja të rrezikshme për shëndetin, duke përfshirë në realizimin e planit institucionet qendrore, vendore, shoqërinë civile dhe publikun. Në zbatim të këtij plani është duke u punuar për hartimin e Planeve lokale te veprimit për mjedisin dhe shëndetin për qytetet e Durrësit dhe Vlorës.
Në aspektin institucional ekziston infrastruktura përkatëse, por ka mangësi të theksuara në drejtim të shkëmbimit dhe të publikimit të informacionit për shëndetin mjedisor. përmirësimi i të cilit do të ndikonte në menaxhimin më të mirë të këtyre problemeve.
Ndotja e Ujit
Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore janë të ekspozuara ndaj ndotjes prej mbeturinave industriale dhe urbane të depozituara në vende dhe kushte të papërshtatshme, prej ujërave të zeza që nga rrjeti i kanalizimeve deri te shkarkimet e patrajtuara në ujërat sipërfaqësore, prej infiltrimeve të kimikateve që përdoren në bujqësi etj. Si pasojë e mungesës totale të impianteve për trajtimin, ujërat e zeza të qyteteve bregdetare shkaktojnë ndotje bakteriale gjatë periudhës së verës në disa pjesë të plazheve, pranë këtyre qyteteve.
Ujërat nëntokësore janë burimi kryesor i ujit të pijshëm për zonat urbane dhe rurale.
Sistemi aktual i monitorimit të ujërave nëntokësore është i mangët, si në aspektin ligjor institucional/organizativ, ashtu edhe të rrjetit të monitorimit dhe të gamës së përcaktimeve që duhet të mbulojë. Monitorimi i ujit të pijshëm në qytete nga laboratorët e shëndetit publik gjatë vitit 1997 ka treguar se mbi 5% e mostrave kanë rezultuar të ndotura kimikisht dhe bakteriologjikisht.
Sëmundjet me origjinë hidrike, krahasuar me vendet e Evropës konsiderohen të larta. Është konstatuar se mbi 50% e shpërthimeve. epidemike të tifos abdominale në zonat rurale, janë transmetuar nëpërmjet ujit të pijshëm. Uji i pijshëm i kontaminuar është përgjegjës për rastet e shtuara të dizenterisë dhe të hepatitit viral.
Hedhurinat e Ngurta
Ndërsa vërehet një pakësim i konsiderueshëm i sasisë së mbeturinave industriale si pasojë e mbylljes së aktivitetit të shumë objekteve industriale që krijonin të tilla, është shtuar sasia e hedhurinave urbane - rrjedhojë e shtimit të popullsisë në qytetet kryesore të vendit dhe e përdorimit masiv të artikujve ushqimore dhe industrialë të ambalazhuar me letër, plastikë ose metal.
Mbeturinat industriale të depozituara gjatë viteve janë jashtë çdo kontrolli që lidhet me shëndetin publik dhe mjedisin. Hedhurinat urbane përbëjnë aktualisht një problem akut për qytetet kryesor, në veçanti për Tiranën, Durrësin, Korçën, si në drejtim të organizimit lidhur me grumbullimin dhe transportin ashtu edhe depozitimin në vende të caktuara nga pushteti vendor. Grumbullimi dhe transporti në qytete vuan nga mungesa e kontejnerëve dhe e mjeteve të transportit. Vendshkarkimet e hedhurinave nuk sigurojnë ruajtjen nga ndotja të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore, si dhe mbrojtjen e shëndetit, në përgjithësi.
Fenomeni i vetëdjegies, si dhe i djegies së qëllimshme të hedhurinave urbane është shumë karakteristik për shumë nga vendshkarkimet e kësaj kategorie. Pranë tyre kanë ekzistuar dhe vitet e fundit janë shtuar ndërtimet pa leje. Banorët pranë këtyre vend-shkarkimeve dhe në distancë të afërt me to, janë potencialisht të rrezikuar nga infeksionet dhe intoksikimet prej produkteve kimike të formuara në procesin e vetëdjegies.
Mungojnë studimet epidemiologjike që të përcaktojnë impaktin e hedhurinave në shëndetin e banorëve rreth vendshkarkimeve, masat për ta frenuar këtë fenomen dhe ndërtimin e vendshkarkimeve që plotësojnë kriteret për ruajtjen e shëndetit dhe të mjedisit.
Ndotja e Ajrit
Problematika që lidhet me ndot jen e ajrit është kryesisht e fokusuar në ndotjen urbane të
shkaktuar nga transporti dhe më pak në ndot jen nga prodhimi industrial dhe i energjisë.
Gjatë viteve të fundit numri i automjeteve private është rritur vazhdimisht. Fluksi që hyn në Shqipëri karakterizohet kryesisht nga mjete të përdorura dhe pjesa më e madhe e tyre punojnë me naftë. Nuk ka pengesa ligjore që të kufizojnë këto dukuri.
Të dhënat e pjesshme të ISHP mbi përmbajtjen e oksideve të azotit për qytetet kryesore të vendit dhe të dioksidit të squfurit për qytetin e Tiranës gjatë vitit 1998, tregojnë se në të gjitha rastet përqendrimi i këtyre gazeve në mjediset urbane, është gjetur nën normativën e lejuar. Në drejtim të përcaktimit të niveleve të pluhurit ekzistojnë vetëm matje të grimcave toraksike (PMIO) të bëra në disa pika të qytetit të Tiranës duke filluar nga viti 1996. Nga krahasimi i vlerave të regjistruara me normat e rekomanduara nga QBSH-ja (për mungesë të normativave të vendit) rezulton se niveli i PM10, është më i lartë se rekomandimet e QBSH-së.
Mungesa e një rrjeti kombëtar për monitorimin e cilësisë së ajrit, si dhe e studimeve mbi morbozitetin e shkaktuar nga ndotja e ajrit, e bëjnë të pamundur vlerësimin e saktë të ndikimit në shëndet nga ndotja e ajrit. Nga të dhënat e shërbimit shëndetësor rezulton se sëmundjet e sistemit respirator janë përgjegjëse për 16 % të vdekjeve në Shqipëri dhe zënë vendin e dytë në totalin e vdekshmërisë. Vdekshmëria në fëmijë nga sëmundjet respiratorë është e lartë.
Zhurmat
Dukuria e zhurmave është reduktuar si rrjedhojë e pushimit të shumicës së aktiviteteve industriale.
Zhvillimet gjatë 10 vjeçarit të fundit në transport dhe veprimtari ekonomike brenda zonave urbane, kanë shtuar nivelin e zhurmave në mjaft qytete. Vlen të theksohet se për zhurmat në zonat e banuara nuk ekzistojnë nivele maksimale të lejuara. Është e nevojshme të monitorohen nivelet e zhurmave në zonat ose pikat kritike urbane dhe industriale, si dhe ndikimet në grupet e popullatës më të ekspozuar në këtë drejtim.
Planifikimi hap sinor, zhvillimet urbane, ndërtimet dhe veprimtaritë e reja industriale, duhet të shoqërohen me masa të përshtatshme për mënjanimin ose kufizimin e zhurmave. Në këtë kuadër duhen rishikuar dhe plotësuar normativ at e niveleve të lejuara të zhurmave në mjediset urbane dhe industriale, mbi bazën e rekomandimeve të QBSH-së.
Zonat e nxehta
Nga informacionet mjedisore, raportet e gjendjes së mjedisit të publikuara nga MM-ja dhe nga vlerësimet e fundit të bëra në vend nga UNEP-i, janë identifikuar disa "pika të nxehta" prioritare mjedisore:
" Uzina kimike në Durrës
" Uzina e sodës dhe PVC-së në Vlorë
" Zona naftëmbajtëse Marinëz-Patos
" Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh
" Vend-depozitimi i hedhurinave urbane në Sharrë-Tiranë
Ndotja përfshin tokën, ujin dhe ajrin. Niveli i ndotjes sipas specifikave të secilës "pikë të nxehtë" është shumë i lartë. Në këto "pika të nxehta" territoret e objekteve industriale prej vitesh të abandonuara, janë kthyer në mjedise banimi, ose aty janë bërë ndërtime të reja, nga njerëz të ardhur kryesisht nga zonat veriore ose verilindore të vendit.
Banorët e rinj janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj lëndëve të fuqishme toksike e kancerogjene si merkuri, kromi 6-valent, lindani (izomerët e hekzakloranit), tirami, dioksina, furami dhe mbetje të tjera të pesticideve ose të produkteve të naftës.
Me gjithë mungesën e monitorimit dhe informacionin e pakët mbi nivelin e lëndëve toksike në ajër, tokë, ujë, sipas sondazheve të bëra nga disa institucione shqiptare dhe të huaja, janë konstatuar përmbajtje shumë të larta (qindra dhe mijëra herë mbi normat e BU) të disa 34

lëndëve toksike dhe me efekt kancerogjen në ujin e pijshëm, në prodhimet bujqësore dhe në qumështin e bagëtive.
Në mjaft raste në mjediset e zëna për banim në ish objektet industriale, muret e tyre janë shumë të ndotura me lëndë toksike si merkur etj., çka e rrit më tej rrezikun për shëndetin.

Pasqyra 6. Problemet kryesore
" Bashkëpunimi ndërsektorial në zbatim të politikës së shëndetit mjedisor nuk është në nivelin e duhur
" Mungon seti I treguesve të shëndetit mjedisor si dhe integrimi tij në sistemin aktual të informacionit
" Përkrahja dhe nxitja e aktivitetit të OJQ dhe pjesëmarrja e publikut në procesin e vendim marrjes për shëndetin dhe mjedisin të jetë prioritet
" Sigurimi I ujit të pijshëm higjenikisht të pastër në qytet dhe fshat, forcimi I monitorimit të ujit të pijshëm, sipërfaqësorë dhe të përdorur të jetë prioritarë
" Plotësimi I legjislacionit për cilësinë e ajrit dhe vendosja e normave për cilësinë e tij mbështetur në rekomandimet e OBSH është domosdoshmëri
" Shkalla e ekspozimit të njeriut në zonat e nxehta është e lartë dhe kërkon ndërhyrje urgjente
" Identifikimi, monitorimi dhe zbatimi I masave për reduktimin e zhurmës në zonat e banuara është I mangët.

1.2.3 Mjedisi Urban
Degradimi i mjedisit urban, si edhe ndotja urbane janë një problem i mprehtë mjedisor i kohëve të fundit. Gjendja është kritike jo vetëm në qendrat e mëdha urbane e në bregdet, por edhe në zonat rurale. Keqadministrimi i hedhurinave të ngurta urbane ka krijuar probleme në të gjithë vendin. Aktualisht, tërheqja, transporti dhe depozitimi i hedhurinave kryhen me mënyra të thjeshta. Si rregull, plehrat hidhen drejtpërdrejt në vende të caktuara, pa zbatuar ndonjë sistem për mbrojtjen e mjedisit dhe pa caktuar kritere të rrepta për caktimin e vendeve të depozitimit. Shumë kritike është edhe gjendja e ujërave të zeza. Deri më tani mungon tërësisht trajtimi i ujërave të zeza të qyteteve dhe disa nga banesat e reja, në veçanti në zonat suburbane nuk janë lidhur me rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza.

Ndryshimet e mëdha demografike në zonat urbane gjatë periudhës së tranzicionit kanë shkaktuar zgjerimin e zonës së urbanizuar dhe cenimin e mjedisit, në veçanti, shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra. Dëmtimi i sipërfaqeve të gjelbra vazhdon ende për shkak të ndërtimeve të ndryshme, si kioska e ndërtesa të larta, pa marrë parasysh kriteret e planifikimit urban e të rregullimit të territorit. (te flitet për rigjelberimin patjetër)
Vlerësohet se në qytetet kryesore sipërfaqet e gjelbra vitet e fundit janë pakësuar me 2m2/frymë, si rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të mjedisit nga migrimi i pakontrolluar me pasojë zënien e paligjshme të këtyre sipërfaqeve. Në shkallë vendi, sipërfaqja e gjelbër është
14-17 m2/frymë, me një mesatare prej rreth 5-6 m2/frymë për zonat urbane të kategorisë së parë e të dytë. Në Tiranë sipërfaqja e gjelbër është zvogëluar nga 12,5 m2/frymë deri në 5 m2/frymë.
Rritja e theksuar e numrit të automjeteve dhe e trafikut ka krijuar probleme, lidhur me ndot jen nga dioksidi i squfurit, monoksidi i karbonit, pluhuri, komponimet e plumbit, si edhe nga zhurmat.
Ndryshimet në qendrat urbane dhe sidomos në Tiranë po ndodhin me ritme të papara dhe planifikimi urban nuk po i paraprin këtyre zhvillimeve. Gjithashtu, edhe për sa i përket planeve që tashmë ekzistojnë ato i përkasin periudhës përpara viteve 90-të, pra nuk i përgjigjen realitetit të sotëm të zhvillimit urban.

Pasqyra 7. Problemet kryesore
" Rritje shtuar e trysnisë njerëzore mbi mjedisin fizik nga migrimi i brendshëm në drejtimin fshat-qytet, sidomos drejt zonave fushore
" Degradim i mjedisit urban dhe ndotje urbane
" Keqadministrim i hedhurinave urbane dhe mungesë e trajtimit të ujërave të zeza që shkarkohen drejtpërdrejt në lumenj e sisteme kanalizimi
" Zgjerim i pakontrolluar i zonës së urbanizuar, me pasojë cenimin e mjedisit, në veçanti shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra
" Mosrespektim i kritereve mjedisore të planifikimit urban e të rregullimit të territorit
" Zvogëlim i sipërfaqeve të gjelbra në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë
" Cenim e dëmtim i qendrave historike, kulturore e arkeologjike
" Mungesë kapacitetesh dhe burimesh financiare në fushën e planifikimit urban
" Shkallë e ulët e ndërgjegjësimit publik

1.3 Gjendja e Natyrës
1.3.1 Pyjet
Situata aktuale e pyjeve në Shqipëri është rrjedhojë e mbishfrytëzimit sistematik të pyjeve gjatë 60 vjetëve dhe në veçanti gjatë 10 vjetëve të fundit që arriti kulmin në vitin 1997, kur brenda një viti u prenë ilegalisht më se 550 mijë m3 drurë.
Dëmtime të mëdha në pyje dhe në kullota këto vitet e fundit janë shkaktuar edhe nga zjarret që në pjesën dërrmuese kanë qenë shkaktuar me qëllim. Strukturat ekzistuese pranë DPPK janë të pafuqishme për të menaxhuar situata të tilla, ndërsa angazhimi i institucioneve lokale dhe qendrore në këtë drejtim ka qenë jo në nivelin e duhur. Lind nevoja që mbrojtja e fondit pyjor dhe kullosor nga zjarri të zgjidhet mbi bazën e një organizmi të veçantë.
Raportimet lidhur me prerjet në pyje nuk janë të sakta. Është e nevojshme që të bëhet inventari i saktë mbi vëllimin e përgjithshëm të lëndës drusore në këmbë.
Situata lidhur me pyjet në vend nxjerr në pah nevojën imediate të hartimit dhe të zbatimit të planeve për ripërtëritjen e pyjeve të dëmtuar nga prerjet e pakontrolluara.
Mungesa e investimeve si dhe e masave organizative për kryerjen e punimeve silvikulturore, për pyllëzime të reja ose ripyllëzimeve, për luftimin e dëmtuesve, për mirëmbajtjen e rrugëve pyjore, për mbrojtjen nga zjarri etj., ka ndikuar në humbjen dhe degradimin e habitateve për shumë lloje bimore e shtazore të lidhura me pyllin. Pas vitit 1998 ka patur përmirësime në investime si nga DPPK ashtu edhe nga Projekti i Pyjeve i financuar nga Banka Botërore. Megjithatë, sipërfaqet e ripyllëzuara gjatë gjithë këtyre viteve janë të papërfillshme kundrejt atyre që janë prerë.
Veçanërisht të dëmtuar dhe degraduar paraqiten pyjet në zonat rreth fshatrave, pyje që në shumicën e rasteve përbëhen nga lisi dhe dushku e që shquhen për diversitetin e tyre biologjik më të pasur në krahasim me tipet e tjerë të pyllit. Gjendja e varfër ekonomike dhe tradita vazhdojnë ta mbajnë fshatarin e këtyre zonave të mbijetojë duke e mbi shfrytëzuar pyllin nëpërmjet prerjeve pa kritere teknike, për të siguruar dru për ngrohje dhe gatim dhe nëpërmjet mbikullotjes nga të imëtat, kryesisht dhi.
Kohët e fundit mbrojtja e pyjeve dhe kontrolli mbi prerjet po organizohen më mirë nëpërmjet krijimit të pyjeve komunale rreth zonave rurale që administrohen nga komunat. Duhet të përshpejtohen ritmet për krijimin e pyjeve private. Këto masa do të zbusin ndjeshëm prerjet ilegale dhe dëmtimet e tjera në pyje.
Prerjet dhe dëmtimet në shkurret dhe pyjet bregdetar kanë sjellë shqetësime sidomos për shpendët folezues që i përdorin këto habitate për folezim; një pjesë e këtyre shpendëve paraqesin interes ndërkombëtar. Në këtë kuadër është imperative shtimi i fidanishteve dhe i sipërfaqeve të ripyllëzuara të administruara nga DPPK, si dhe inkurajimi i përfshirjes së sektorit privat
Dobësi janë konstatuar edhe në aspektin institucional dhe ligjor. Organizimi aktual i administrimit të pyjeve ka në vetvete konflikt interesash, mbasi mbrojtja dhe prodhimi i përkasin të njëjtit institucion. Edhe në drejtim të kapaciteteve ndihet nevoja për trajnimin e stafeve që veprojnë në terren. Ndonëse legjislacioni për pyjet ka pësuar përmirësime të dukshme, nuk ka ndodhur e njëjta me zbatimin e tij. Praktikisht institucioni i mbledhjes së gjobës është pothuaj inekzistent.

Pasqyra 8. Problemet kryesore
" Dëmtimi dhe degradimi masiv i pyjeve
" Shfrytëzim i paqëndrueshëm i pyjeve
" Pakësimi i biodiversitetit
" Mungesë e inventarit të plotë mbi fondin pyjor
" Mbledhja e gjobave infektive
" Organizimi institucional aktual bart konflikt interesash
" Ritme të ngadalta në krijimin e pyjeve komunale dhe private
" Ndërgjegjësim i ulët për mbrojtjen e pyjeve
" Personeli vendor nuk ka kualifikimin e nevojshëm
" Mungesa në logjistikën e Policisë Pyjore dhe në strukturat për mbrojtjen nga zjarri

1.3.2 Zonat e Mbrojtura
Zonat e Mbrojtura, përbëjnë disa nga vlerat më të mëdha të vendit nga pikëpamja ekonomike dhe ekologjike.
Sipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtura është 109 048 ha, që përbën 3,9% të territorit të Shqipërisë. Rrjeti i zonave të mbrojtura përbëhet nga sipërfaqe pyjore, liqene, laguna e monumente të natyrës, që shquhen për shumëllojshmëri të florës dhe të faunës tokësore e ujore, ndërmjet të cilave ka mjaft specie endemike. Kategorizimi i tyre bazohet në sistemin e IUCN-së. Lidhur me këtë kategorizim të ri del e nevojshme ri shikimi i statusit të disa zonave dhe, në disa raste, bashkimi i dy ose më shumë prej tyre që të menaxhohen sipas një statusi të ri më të përshtatshëm. Disa të tjera duhet të kombinohen me tipe të tjera ekosistemesh dhe habitatesh me synim krijimin e zonave më përfaqësuese.
Sfida më e madhe në këtë periudhë për zonat e mbrojtura është ruajtja nga dëmtimet dhe ndërtimet pa leje. Ndërhyrjet pa kriter në këto zona e bëjnë të domosdoshme marrjen e masave të efektshme që synojnë parandalimin e këtij procesi regresiv. Vëmendje e veçantë duhet përqendruar kryesisht në parkun kombëtar të Lurës, ku janë evidentuar prerje masive të drurëve dhe po kështu në parqet kombëtar të Valbonës, Qafë-Shtamës, Bredhit të Hotovës, të Llogorasë dhe në rezervatet e gjuetisë të Kune-Vainit, Rrushkullit, Pishë-Poros, Levanit, Maliqit e Cangonjit. Në këtë aspekt duhen theksuar edhe mungesat në staf dhe në mjete, për ruajtje të efektshme të këtyre zonave, si dhe niveli në përgjithësi i ulët i kualifikimit të tij.
Ristrukturimi i zonave të mbrojtura mbi bazën e koncepteve te IUCN-së filloi mbas vitit 1992, mbi bazën e legjislacionit të ri mbi mjedisin, pyjet, faunën e egër, etj.
Me gjithë arritjet në sistemin e klasifikimit të zonave të mbrojtura mbetet shumë për të bërë në drejtim të rritjes së sipërfaqes së tyre, si dhe për konservimin dhe menaxhimin e tyre.
Konservimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura kërkon me përparësi hartimin e një kuadri ligjor-rregullator specifik dhe mbi këtë bazë hartimin e planeve të menaxhimit për çdo zonë. Të gjitha këto duhet të paraprihen nga masa të rrepta ruajtjeje nga dëmtimet antropogjene. Në këtë drejtim do të inkurajohen shërbimet private që promovojnë vlerat natyrore të zonave të mbrojtura.
Në aspektin institucional duhet t'i jepet më tepër hapësirë pushtetit vendor në administrimin e zonave të mbrojtura që ndodhen brenda territorit të tyre.

Pasqyra 9. Problemet kryesore
" Dëmtime në florë dhe në faunë nga faktori antropogjen
" Mungesa e një kuadri ligjor e rregullator specifik
" Mungesë e planeve të menaxhimit
" Burimet njerëzore dhe financiare për ruajtjen e zonave të mbrojtura janë të pamjaftueshme
" Roli i komunitetit është i zbehtë
" Niveli i personelit që administron zonat e mbrojtura është i ulët


1.3.3. Biodiversiteti
Ndonëse Shqipëria është ndër vendet me sipërfaqe më të vogël të Evropës, veçoritë klimatike, pozicioni gjeografik, relievi dhe faktorët hidrologjikë, gjeologjikë dhe pedologjikë të saj favorizojnë një zhvillim mjaft të madh të larmisë së habitateve natyrore dhe të nënekosistemeve që ofrojnë kushte për ekzistencën e rreth 3200 lloje bimësh të larta (30% të florës Evropiane) dhe të 756 lloje rruazorësh, ku veç të tjerash spikasin edhe mjaft lloje relikte, endemike dhe subendemike.

Ndër dëmet në biodiversitet mund të përmenden, në radhë të parë: humbja e copëzimi i habitateve, dëmtimi, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve dhe i habitateve, shqetësimi e përndjekja e kafshëve të egra në natyrë, zhdukja e llojeve ose kërcënimi për zhdukje, prishje dhe erozion gjenetik. Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri në këto 50 vitet e fundit mendohet të jetë nga më të lartat në Evropë.
Gjatë pesëvjeçarit të fundit florës spontane të vendit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Janë dëmtuar në mënyrë të theksuar pyjet e dafinës, të mështeknës dhe të dushkut. Kritike paraqitet gjendja nga grumbullimi intensiv i bimëve mjekësore (Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për eksportin e bimëve mjekësore) dhe etero-vajore. Rrezikohen të
zhduken lloje të ndryshme të gjinisë Orchis (salepi) dhe Fucus virsoides (algë), e cila tashmë është zhdukur në kufirin jugor të arealit të saj. Kjo gjendje në përgjithësi është rrjedhojë e zhvillimit të pakontrolluar të veprimtarive njerëzore në këto zona dhe, në veçanti, e ndërtimeve pa leje, kryesisht për qëllime turistike. Në vendin tonë janë identifikuar 91 specie të rrezikuara.
Shfrytëzimi pa kriter i ujit të liqeneve dhe i lumenjve për ujitje mbi potencialin e mundshëm për shfrytëzim ka çuar në shfaqjen e streseve dhe të kriza të fuqishme ekologjike në këto ekosisteme. Mjafton të përmendim ndërhyrjet për këtë qëllim në liqenet e Prespës së Vogël, të Dumresë dhe në liqenet akullnajore (Lurë e gjetkë). Edhe shfrytëzimi pa kritere ekologjike i rrjetit lumor të vendit për ujitje, pa marrë në konsideratë "minimumin biologjik" të ujit që duhet të rrjedhë në shtrat për të siguruar vazhdimësinë e jetës së gjallë, është shoqëruar me kriza të rënda ekologjike.
Megjithëse në aspektin ligjor është e sanksionuar ngritja e autoritetit të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës, në fakt asnjë njësi e tillë ende nuk funksionon. Në kuadrin, jo vetëm të mbrojtjes se biodiversitetit, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore në pellgjet ujëmbledhës të lumenjve dhe të liqeneve duhet të fillojnë nga puna këto njësi, si edhe hartimi i planeve përkatëse të menaxhimit.
Praktikat e peshkimit të këtyre viteve të fundit dhe sidomos zhvillimi i pakontrolluar i aktiviteteve të peshkimit po paraqiten me pasoja të konsiderueshme në biodiversitet.
Kështu në pesë vitet e fundit, përgjatë ujërave detare me thellësi 2-30 m, ka patur dëmtime të rënda të rezervave peshkore.
Gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, sidomos gjatë dimrit, është forma kryesore e shqetësimit për kafshët objekt gjahu, në mënyrë të veçantë për shpendët dimëronjës, pjesa më e madhe migratorë. Për pasojë, vihet re braktisja e këtyre zonave nga shpendët, gjë që është më e theksuar në sipërfaqet e vogla ujore si në: Kune- Vain, Patok, Pishë-poro, në grykëderdhjen e Semanit.
Përdorimi vitet e fundit i mjeteve ilegale për vrasjen ose kapjen e kafshëve të egra (gjitarëve), duke përfshirë këtu dhe përdorimin e helmeve për peshkim, ka ndikuar në uljen e ndjeshme të efektivave të popullatave, sidomos të gjitarëve mishngrënës dhe të shpendëve rrëmbenjës.
Nga 390 lloje shpendësh që janë vrojtuar në Shqipëri, 18 kanë status ruajtjeje të pafavorshëm në nivel botëror. Habitatet natyrore ose artificiale ofrojnë vendstrehim për afër 120 lloje (35% e llojeve) me staus ruajtjeje të pafavorshëm, pra vendi ynë përbën një vendqëndrim të rëndësishëm të aviafaunës Evropiane.
Në krijimin e situatës së pafavorshme kanë ndikuar ndërhyrjet shkatërrimtare të njeriut në mjedis dhe ndër këto ndërhyrje mund të veçohen: prerja e pyjeve, gjuetia ilegale me përdorimin edhe të mjeteve çfarosëse, si dhe shqetësimet e shkaktuara nga ndërtimet pa leje.
Numri i llojeve të rralla e të kërcënuara të bimëve dhe të kafshëve është i lartë dhe tendenca është në rritje. Kështu, numri i llojeve të rruazorëve të përfshirë sot në listën e llojeve të kërcënuara gjykohet se ka arritur në afër 273, ose 36% të llojeve të rruazorëve të vendit.

Pasqyra 10. Problemet kryesore
" Dëmtim i theksuar i florës dhe i faunës
" Gjueti ilegale e peshkut dhe e kafshëve të egra
" Përdorim i mjeteve të shfarosjes në gjueti
" Fragmentarizmi dhe dëmtim i habitateve
" Rritje progresi ve e llojeve të rrezikuara
" Organizim institucional jo adekuat
" Moszbatim i kuadrit ligjor
" Kuadër ligjor i mangët
" Mungesë e planeve të menaxhimit


Shkalla jo e mjaftueshme e njohjes dhe e studimit të një mase të konsiderueshme të florës a faunës nuk lejon ende një vlerësim të saktë të gjendjes së biodiversitetit në Shqipëri. Por sidoqoftë, së paku 2 lloje bimësh dhe 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht, ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit.
Tipet kryesore të ekosistemeve dhe të habitateve më të rrezikuara në Shqipëri përfshijnë si ato detare (kati medio dhe infralitoral), bregdetare (dunat ranore, grykëderdhjet e lumenjve, pyjet aluvialë e me shumë lagështi, lagunat dhe liqenet bregdetare), ashtu dhe ato në brendësi të vendit, si livadhet dhe kullotat alpine, liqenet kontinentale dhe akullnajore, pyjet e lisit dhe ato halore.

2. ADMINISTRIMI I MJEDISIT

Sistemi i administrimit mjedisor në Shqipëri përbëhet nga tri elemente:
" Politika mjedisore që identifikon objektivat dhe qëllimet prioritare dhe parashikon veprimet dhe masat që duhen ndërmarrë për arritjen e tyre.
" Kuadri ligjor
" Strukturat administrative
Administrimi efektiv i mjedisit realizohet nëse zbatohen politika të integruara sektoriale dhe në përputhje me objektivat kombëtare të zhvillimit.
Politika e Qeverisë Shqiptare në fushën e mbrojtjes së mjedisit u konstatua për herë të parë në Planin Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, të miratuar në 1994, përgatitur me asistencën e Bankës Botërore mbi bazën e Strategjisë Kombëtare të Mjedisit të formuluar në vitin 1993.
Ky Plan synonte integrimin e mbrojtjes së mjedisit në programet e zhvillimit të vendit dhe caktonte një varg detyrash për Ministri dhe Institucionet të ndryshme, si dhe parashikonte marrjen e masave organizative, administrative, ligjore dhe teknike për administrimin e mjedisit.
P:5rveç MM-së, Ministritë përgjegjëse për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin janë: Ministria e Ekonomisë Publike dhe e Privatizimit, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit, Ministria e Financave, Ministria e Transportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit.
Në zbatim të këtij Plani, që nga viti 1993 janë përgatitur disa dokumente politike sektori al e si Strategjia Kombëtare e Ujit, Plani Kombëtar për Administrimin e Hedhurinave Urbane, Strategjia e Biodiversitetit dhe Plani i Veprimit, Plani i Administrimit të Zonës Bregdetare, Strategjia e Gjelbër, Plani Kombëtar për Shëndetin dhe Mjedisin, Strategjia për mbrojtjen e
pyjeve, Strategjia e zhvillimit të turizmit (aktualisht në proces rinovimi), Strategjia e energjisë, Programi i investimeve publike dhe Strategjia e privatizimit. Mbrojtja e mjedisit është përfshirë gjerësisht në strategjinë për zhvillimin dhe uljen e varfërisë duke i dhënë kësaj strategjie dimensionin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Pasqyra 11. Problemet kryesore
" Mungesë politikash sektoriale mjedisore
" Mungesë kapacitetesh për hartimin dhe zbatimin e politikave sektoriale
" Vonesa në miratimin e dokumenteve politike nga organet kompetente
" Mungesë strukturash ndërdikasteriale për monitorimin e zbatimit të politikave sektoriale mjedisore


Dokumente: sektorialë tashmë të përgatitur dhe miratuar e përmbajnë pak ose aspak dimensionin e mjedisit. Nga ana tjetër nuk ka funksionuar si duhet procesi i monitorimit dhe i koordinimit ndërsektorial. Problemet kryesore në këtë fushë jepen në pasqyrën 11.
2.1 Kuadri Ligjor-Rregullator dhe institucional
Kuadri ligjor mjedisor është në përsosje dhe kompletim. Legjislacioni mjedisor karakterizohet nga fakti që është krejtësisht i ri, me një prirje të qartë përafrimi me legjislacionin evropian; ai përbëhet nga të gjitha nivelet dhe llojet e akteve ligjore dhe normative duke filluar me Kushtetutën, ligje të veçanta, vendime qeverie, urdhra dhe udhëzime, rregullore, norma, standarde etj. Nga ana tjetër, duhet vënë në dukje se kuadri ligjor mjedisor mbështet dhe nxit më shumë përdorimin e mjeteve të kontrollit dhe të komandës sesa instrumentet ekonomike mjedisorë.
Ligji "Për mbrojtjen e Mjedisit", 1993 është ligji bazë që shpreh në mënyrë të përmbledhur qëllimet, parimet dhe rregullat e administrimit mjedisor. Ky ligj u amendua me ligjin No. 8364, datë 02.07.1998. Kjo gjë solli përmirësime të karakterit institucional dhe organizativ, duke rritur kështu kompetencat e institucioneve të mbrojtjes së mjedisit. Të gjitha veprimtaritë që ndikojnë në mjedis duhet t'i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe procesit të marrjes së lejes mjedisore. Kjo e fundit duhet ti paraprijë lejes së aktivitetit.
Dispozita të veçanta të Kushtetutës sanksionojnë qëllimet e shtetit "për një mjedis të shëndetshëm dhe të përshtatshëm ekologjik për brezat e sotme dhe të ardhshëm" dhe "për shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave, bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm", si dhe për të drejtën e çdo shtetasi "për tu informuar për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij".
Këshilli i Ministrave ka nxjerrë disa vendime lidhur me monitorimin e mjedisit dhe transportin e mbeturinave të rrezikshme.
Janë në fuqi një sërë ligjesh sektoriale të cilët përmbajnë dispozita për mbrojtjen e mjedisit si: ligji 'Për rezervat ujore', ligji minerar, 'Për entin rregullator të ujërave të përdorura', 'Për gjuetinë', për pyjet, për tokën, për urbanistikën, etj. Këto ligje shoqërohen nga një numër i konsiderueshëm akte sh normative në fuqi.
Janë në proces miratimi dhe përgatitje disa projektligje të rëndësishme në fushën e administrimit të zonave të mbrojtura, të mbrojtjes së mjedisit detar, mbrojtjes së ajrit, ligjit të ri Për mbrojtjen e Mjedisit, si dhe projektvendimi Për monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë.
Është në proces përfundimi hartimi i projektligjeve për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, për mbrojtjen e ujërave, për mbrojtjen e tokës nga ndotja dhe erozioni, për normat e shkarkimeve të gazta, normat e shkarkimeve të lëngta, për biodiversitetin, për informacionin mjedisor, dhe për administrimin e hedhurinave urbane.
Në kuadër të bashkëpunimit aktiv me programet ndërkombëtare mjedisore dhe institucionet ose me organizmat përkatës, vendi ynë është palë në shumë marrëveshje shumëpalëshe mjedisore dhe bën përpjekje serioze për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia.
Zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia në këto konventa do të çojë jo vetëm ne mbrojtjen e mjedisit por dhe në rritjen ekonomike të vendit sepse në thelb të tyre është parimi i zhvillimit të qëndrueshëm.
Me gjithë arritjet në drejtim të hartimit të një kuadri ligjor-rregullator bashkëkohor, ka ende mjaft për të bërë. Në formulimin e akteve të reja do të kihen parasysh problemet dhe kërkesat që shtron situata mjedisore në vend, përputhja me zhvillimet ekonomike sociale dhe me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, pasqyrimi i principit ndotësi dhe përdoruesi paguan, nxitja e teknologjive ekologjikisht të pastra, rritja e hapësirave për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, sanksionimi i detyrimeve që burojnë nga qenia palë në konventa dhe akte të tjera ndërkombëtare, si dhe përafrimi me legjislacionin e BE.
Në aspektin institucional MM-ja është organi më i lartë qeveritar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në varësi të Këshillit të Ministrave. MM u krijua në vitin 1998 mbi bazën e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mjedisit.
Organigrama e strukturës aktuale (e miratuar në tetor 2001) të MM jepet në figurën 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e MM-së janë politike dhe teknike dhe kanë të bëjnë me hartimin e politikave mjedisore, hartimin e legjislacioni mjedisor dhe me kontrollin e zbatimit të tij. MM-ja koordinon monitorimin e mjedisit, përcakton politikat kryesore dhe prioritetet në investime për të mbrojtur mjedisin, përfaqëson pikën fokale kombëtare për shumë programe dhe marrëveshje ndërkombëtare mjedisore.
Agjencitë Rajonale të Mjedisit (ARM), të ngritura në nivel qarku kontrollojnë dhe sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor mjedisor, ndjekin dhe zbatojnë procedurat paraprake të licencimit mjedisor, grumbullojnë dhe përpunoj në të dhëna për gjendjen e mjedisit në nivel qarku dhe bashkie.
Administrimi i pyjeve, i tokës dhe i peshkimit kryhet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe të Kullotave, Drejtorisë së Tokës dhe Drejtorisë së Peshkimit. Rregullimi i territorit administrohet nga KRrTRSH dhe KRrT të qarqeve dhe bashkive. Burimet ujore administrohen nga Këshilli Kombëtar i ujërave dhe nga Këshillat e baseneve, si dhe nga strukturat ekzekutive përkatëse, ndërsa ujërat e përdorura administrohen nga Enti rregullator i ujërave të përdorura.
Në shumë dikastere janë ngritur struktura mjedisore, por roli dhe detyrat e tyre janë të paqarta, veçanërisht për komunikimin dhe koordinimin dypalësh me MM. Në nivel kombëtar janë ngritur dhe funksionojnë me mandat të përhershëm dhe të përkohshëm disa struktura të nivelit të lartë ndërdikasterial, sektorial, vendimmarrëse ose këshilluese si: Këshilli i rregullimit të territorit të Republikës, Këshilli Kombëtar i Ujit, Komiteti i Politikave energjetike, që drejte n nga Kryeministri; Këshilli i Politikave të Turizmit, Komiteti Drejtues i Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, Komiteti Drejtues për Planin Kombëtar të veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin që drejtohen nga Zv/kryeministri. Në të gjitha strukturat e lartpërmendura MM përfaqësohet në nivelin e saj më të lartë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe inspektorate të tjera si Inspektorati Sanitar, Policia Pyjore, Policia Ndërtimore etj.
Pavarësisht nga më sipër, MM-ja si organ ndërdikasterial duhet të forcohet për të luajtur më mirë rolin e saj koordinues, për të ndihmuar dhe kontrolluar ministritë dhe organe të tjera shtetërore për kryerjen e detyrave ligjore që kanë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Disa nga problemet kryesore lidhur kuadrin ligjor-rregullator dhe me forcimin e kuadrit institucional mjedisor në vend jepen në Pasqyrën Nr. 12.

Pasqyra 12. Problemet kryesore
" Mungesë e akteve normative që kërkohen nga ligjet në fuqi
" Mungesë e sanksionimit të instrumenteve ekonomike në aktet ligjore
" Mungojnë parimet mjedisore në aktet ligjore sektoriale
" Nevoja e përafrimit të kuadrit ligjor të vendit me atë evropian
" Mangësi e theksuar e kuadrit ligjor për hedhurinat urbane
" Mangësi në aktet ligjore për biodiversitetin
" Mungesa në kuadrin ligjor institucional
" Mungesë koordinimi ndërdikasterial
" Mungesë strukturash mjedisore në ministri dhe në bashki
" Mungesa në cilësi dhe në numrin e burimeve njerëzore

2.1.1 Zbatimi i Akteve Ligjore dhe Nënligjore
Zbatimi i legjislacionit mjedisor është i detyrueshëm për të gjithë personat fizikë dhe juridikë vendës dhe të huaj që veprojnë në territorin e RSH. Detyrimet kryesore të personave fizikë dhe juridikë kanë të bëjnë me licencimin mjedisor, monitorimin e mjedisit dhe të shkarkimeve në të, dhënien e informacionit për shkarkimet në mjedis dhe gjendjen e mjedisit, marrjen e masave për zvogëlimin e ndotjes dhe të dëmtimit të mjedisit, informimin e publikut për ndot jen dhe dëmtimin e mjedisit, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, etj. Me gjithë arritjet, zbatimi i kuadrit ligjor mjedisor lë ende për të dëshiruar. Inspektorët e mjedisit dhe ARM- të duhet të forcohen nga ana logjistike dhe të rriten profesionalisht për të mundësuar kontrolle të efektshme dhe nxitjen e zbatimit të kuadrit ligjor nga subjektet.
Numri i veprimtarive të paligjshme dhe që operojnë pa leje mjedisi ka rënë në mënyrë të dukshme, ndërsa numri i veprimtarive që i nënshtrohen procesit të licencimit mjedisor rritet vazhdimisht. Por kushtet e vëna në leje në përgjithësi nuk respektohen, veçanërisht monitorimi dhe raportimi i shkarkimeve në mjedis. Duke qenë se leja mjedisore duhet rinovuar vetëm kur ka ndryshime ekologjike në raport me kohën e lëshimit të saj, në projektin e ri të ligjit bazë është propozuar që lejet e mjedisit të rinovohen çdo vit, për veprimtarinë e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe në përputhje me lejen e aktivitetit, për veprimtari të tjera. Kjo për të kontrolluar si shkallën e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe për detyruar zbatimin e të gjitha kushteve të lejes mjedisore.
Moszbatimi i kuadrit ligjor ndëshkohet me gjobë administrative por mbledhja e gjobave është thuajse e pamundur. Bashkëpunimi me inspektoratet e tjera dhe me Policinë e Shtetit nuk është në nivelin e duhur për të detyruar dhe nxitur zbatimin e legjislacionit mjedisor. MM-ja po punon për hartimin e marrëveshjeve të përbashkëta me DPPK dhe me Ministrinë e Punëve Publike dhe Turizmit për të nxitur dhe detyruar zbatimin e ligjeve të mjedisit dhe të ligjeve sektoriale përkatëse.
Plotësimi i kuadrit ligjor për Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe licencimin mjedisor do të çojë në përgatitjen e lejeve mjedisore të qarta dhe specifike, që nuk lënë vend për ekuivokë dhe që krijojnë kushte lehtësisht të kontrollueshme nga inspektori ati mjedisor. Në procesin e reformës institucionale të saj, MM po punon për të përsosur sistemin kombëtar të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe të licencimit duke përgatitur një numër udhëzimesh sektoriale.

Pasqyra 13. Problemet kryesore
" Mangësi në legjislacionin ekzistues lidhur me kontrollin dhe penalizmin e subjekteve që ndikojnë në mjedis
" Mungesa logjistike dhe kapaciteti profesional në ARM-të
" Mungesë koordinimi dhe bashkëveprimi ndërmjet strukturave të kontrollit të zbatimit të legjislacionit mjedisor
" Inefektivitet në mbledhjen e gjobave prej subjekteve të penalizuara


2.1.2 Kërkimi shkencor dhe edukimi mjedisor
Sistemi i edukimit dhe i kërkimit shkencor ka qenë nga më të zhvilluarit në vend. Niveli profesional dhe shkollor është relativisht i lartë. Por në 15 vjetët e fundit ky sektor pati vazhdimisht rënie për shkak të administrimit të gabuar e të mungesave të theksuara. Ndërkohë kanë filluar përpjekjet për reformimin e sistemit arsimor, ringritjen e tij duke përfshirë programet e lëndëve mësimore, tekstet e reja dhe përgatitjen profesionale të mësuesve. Po kështu, janë futur disa programe mësimore speciale mjedisore dhe një pjesë e mirë e kërkimit shkencor në universitete dhe në institucionet kërkimore është drejtuar nga fusha e mbrojtjes së mjedisit.
Organizatat joqeveritare në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës po zbatojnë një varg projektesh për futjen e programeve mjedisore mësimore. Aktualisht po eksperimentohet si projekt pilot edukimi shkollor mjedisor në shkollat e mesme. Që nga viti 1995 është hapur dega e inxhinierisë së mjedisit pranë Fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.
Koordinimi ndërmjet sektorëve të administrimit të mjedisit dhe të edukimit shkollor e të kërkimit shkencor nuk është në nivelin e duhur. Për disa vjet rresht mbrojtja e mjedisit ka qenë pjesë përbërëse e programit kombëtar qeveritar për kërkim dhe zhvillim, por aktualisht nuk është më.
Përfshirja e edukimit mjedisor në nivele të ndryshme të sistemit të arsimit, me gjithë zhvillimet në vitet e fundit, është larg kërkesave aktuale për edukimin mjedisor të nxënësve dhe të studentëve. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës duhet të ketë një strategji për integrimin e mbrojtjes së mjedisit në programet mësimore të të gjitha niveleve.
Edhe në fushën e studimit dhe të kërkimit për mjedisin, veprimtaritë e institucioneve akademike dhe dikasteriale janë të kufizuara për mungesë të fondeve. Vitet e fundit MM-së i janë akorduar më tepër fonde për "kërkimin dhe zhvillimin" në fushën e mjedisit, por megjithatë ato janë të pamjaftueshme për të mbuluar gamën e gjerë të problemeve mjedisore. Problemet kryesore në këtë fushë jepen në Pasqyrën Nr. 14.
Pasqyra 14. Problemet kryesore
" Mungon një strategji për integrimin e mbrojtjes së mjedisit në programet mësimore
" Mungesë botimesh për mjedisin në gjuhën shqipe
" Mungesë e një strategjie për integrimin e mbrojtjes së mjedisit në programet mësimore të të gjitha niveleve
" Kërkimi shkencor në fushën e mjedisit është larg kërkesave të kohës
" Mungesë shkollash pasuniversitare në fushën e mbrojtjes së mjedisit

2.2 Monitorimi i mjedisit
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 541 dt. 25/09/1995, monitorimi i mjedisit kryhet
nga një numër i konsiderueshëm institute sh kërkimore shkencore të vendit.
Monitorimi i mjedisit mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit dhe koordinohet nga MMja. Me gjithë vështirësitë e mëdha, në këta dhjetë vitet e fundit është kryer monitorimi periodik i cilësisë së ajrit urban, ujërave sipërfaqësorë, detit, dhe i biodiversitetit. Rezultatet e monitorimit të mjedisit janë pasqyruar në Raportet për Gjendjen e Mjedisit që MM-ja boton çdo dy vjet.
Institutet e angazhuara në monitorimin e cilësive të mjedisit nuk janë të lidhura me një rrjet të organizuar informacioni. Edhe ato të dhëna që raportohen dhe publikohen nuk janë përdorur në mënyrë të efektshme nga institucionet përkatëse për zbatimin e ligjit.
Fondet e akorduara nga buxheti i shteti, megjithëse kanë rritje gjatë viteve të fundit, mbeten të pamjaftueshme për të mbështetur rrjetin e monitorimit mjedisor. Baza materiale e institucioneve të ngarkuara për monitorim është pothuaj e amortizuar dhe shpesh mungojnë pjesët e ndërrimit të pajisjeve matëse.
Në zbatim të ligjit të mjedisit dhe të vendimit të KM për monitorimin, subjektet prodhuese publike dhe private, duhet të kryejnë vetë monitorimin e shkarkimeve ndotëse në mjedis dhe të dërgojnë periodikisht të dhënat në MM. Në përgjithësi, subjektet nuk i kanë zbatuar kërkesat ligjore në këtë drejtim.
Ende nuk ekziston një qendër për grumbullimi dhe përpunimin e të dhënave të monitorimit, të cilat në mënyrë periodike duhet tu bëhen të njohura institucioneve përkatëse dhe publikut. Pranë MM-së po organizohet qendra e menaxhimit të të dhënave mjedisore. Edhe në aspektin metodik nuk ekzistojnë metodika të unifikuara për kryerjen e monitorimit nga institucionet e përfshira në këtë program. MM-ja po punon për hartimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit që përfshin treguesit mjedisorë të monitorimit, metodikat e matjes dhe të llogaritjes së tyre, stacionet e monitorimit, kontrollin e cilësisë të të dhënave dhe ka ripunuar Vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me monitorimin e mjedisit. Pasqyra Nr. 15 jep problemet kryesore në këtë fushë.

Pasqyra 15. Problemet kryesore
" Mungesë fondesh të mjaftueshme për monitorimin e elementeve të mjedisit dhe të biodiversitetit
" Rënie e kapacitetit profesional dhe logjistik të instituteve monitoruese të mjedisit
" Mungesë e një organizmi qendror për menaxhimin e të dhënave mjedisore dhe publikimin e tyre
" Moszbatim i akteve ligjore nga subjektet publike dhe private për monitorimin e shkarkimeve ndotëse nga objektet e tyre
" Të dhënat e monitorimit, ndonëse të pakta, nuk shfrytëzohen nga institucionet qendrore dhe vendore për marrjen e masave në sektorët përkatës
2.3 Financimet për Mbrojtjen e Mjedisit
Në financimet për mbrojtjen e mjedisit vend kryesor zënë financimet nëpërmjet projekteve. Gjatë viteve 1993-2000, janë realizuar një varg projektesh, financimi i të cilave është mundësuar nga buxheti i shtetit ose nga donorë të huaj. Tematika e këtyre projekteve është orientuar kryesisht në këto drejtime: a) forcimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; b) plotësimin i kuadrit ligjor; c) përgatitja e strategjive për fusha të veçanta të mjedisit; d) ruajtja e natyrës dhe pakësimi i ndotjeve e i dëmtimeve.

Projekte mjedis ore të financuar nga buxheti i shtetit
Me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 27.06.1995, u miratua Programi për Kërkim e Zhvillim në të cilin projektet për mjedisin financoheshin me 3 milion lekë çdo vit, gjatë një periudhe 4 vjeçare. Me daljen e këtij Vendimi, ish Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit (sot Ministria e Mjedisit) ka financuar projekte të paraqitura nga institucione kërkimore e shkencore, të cilat përfunduan në vitin 1998.
Nisur nga kjo përvojë pozitive, edhe pse Programi për Kërkim e Zhvillim nuk vazhdon në fushën e mjedisit, MM-ja vendosi të financojë nga buxheti i saj institutet shkencore për kryerjen e studimeve, të cilat duhet t'i shërbejnë vlerësimit të gjendjes së mjedisit në Shqipëri, përcaktimit të rrugëve të ruajtjes e të përmirësimit të tij, si dhe marrjes së masave konkrete në zona të veçanta. Si rezultat, në vitin 2000-2001, MM-ja për herë të parë, akordoi fonde të cilat do të përdoren për financimin e monitorimit të mjedisit, si dhe për projekte studimore shkencore. Edhe pse financimet nga buxheti I shtetit nga Ministri të tjera të linjës nuk kanë munguar, masa e tyre vazhdon të jetë e kufizuar.
Gjithsesi, duhet thënë se me mjetet tepër të kufizuara që i janë caktuar mjedisit nga buxheti i shtetit, nuk mund të administrohen në nivelin e duhur problemet mjedisore të vendit e nuk m mund të përballohen sfidat aktuale, ndërkohë që investimet me karakter mjedisor, janë aq të domosdoshme në sektorë të ndryshëm prioritarë të vendit, siç janë mbrojtja e ujit, e ajrit, përdorimi racional i energjisë, mbrojtja e tokës nga erozioni e ndotjet, etj.

Projekte të financuara nga donorë të huaj
Financimi i huaj më i rëndësishëm ka qenë ai në kuadrin e Programit PHARE AL 93/06, në shumën 3.3 milion ECU. Programi që filloi më 1995 dhe përfundoi më 1997-98, përfshinte 10 projekte të veçanta. Ai i shërbeu Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit për forcimin institucional, përgatitje strategjish e planesh kombëtare, kompletim me mjete dhe pajisje, trajnime të personelit etj. Në kuadrin e këtij Programi u hartuan ligje, strategji, studime tekniko-ekonomik dhe projekte teknike.
Disa projekte të tjera të financuara në kuadrin e GEF (gjithsej 4,5 milion USD), që filluan të realizohen më 1998 lidhen me strategjinë e biodiversitetit dhe planin kombëtar të veprimit (strategjia është miratuar tashmë nga qeveria shqiptare), me ruajtjen e Liqenit të Ohrit, inventarizimin e gazeve serë dhe me ruajtjen e ligatinave dhe të ekosistemeve bregdetare të vendit.
Gjatë periudhës 1993-2000 gjithashtu janë realizuar disa projekte të tjera mjedisore të financuara nga UNEP, METAP II, Programi MED-POL/UNEP, Programi UFE etj., si: plani i administrimit të integruar të zonës bregdetare, vlerësimi i ndotjes në Mesdhe, administrimi i hedhurinave të ngurta urbane në 6 bashki kryesore të Shqipërisë etj. Shqipëria ka përfituar gjithashtu edhe disa projekte në kuadrin e Programit Phare Multi-Country.
Një projekt tjetër i realizuar me ndihmën e huaj është Rinovimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin - Masa të ngutshme, financuar nga Banka Botërore. Projekti ka filluar në shtator 2000 dhe vazhdon. Ai ka për qëllim që të përcaktojë masat e ngutshme në kuadrin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe të paraqesë projekte konkrete për problematika të përcaktuara. Projekti aktual i Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, i Rinovuar (PKVMR) po kryhet me financim në kuadrin e programit PHARE.
Vlen të theksohet se një numër i madh projektesh mjedisore të financuara nga donorë të ndryshëm janë zbatuar ose janë në procesin e zbatimit nga Ministri dhe Agjenci të tjera, institucione shkencore, OJQ të ndryshme etj. Këto projekte kanë të bëjnë me furnizimin me ujë, trajtimin e ujërave të ndotura, hedhurinat urbane, riaftësimin e sistemit të ujitjes, pesticidet, peshkimin, pyjet, vlerësimin e ndikimit në mjedis për ndërtimin e rrugëve dhe të autostradave, edukimin mjedisor etj.

2.4 Instrumentet Ekonomike për Mjedisin
Instrumentet ekonomike sigurojnë nxitjen ekonomike të nevojshme, çka i bën ndotësit të ndërmarrin vullnetarisht vendime të caktuara lidhur me qëndrimin e tyre ndaj mjedisit. Instrumentet ekonomike zbatohen si për ndot jen dhe përdorimin e burimeve të përtëritshme të mjedisit (ajri, uji, pylli, etj.) ashtu dhe për ato të papërtëritshme (mineralet, nafta etj.). Qëllimi i përdorimit të tyre është të kompensojnë të metat e tregut të sotëm që ende nuk reflekton çmimin e vërtetë të burimeve. Nëpërmjet zbatimit të tyre synohet që kostoja private e të mirave t'i afrohet sa më shumë kostos shoqërore të tyre, pra që çmimi i të mirave të reflektojë pakësimin e burimeve natyrore dhe të nxisë përdorimin ose investime për burime alternative të tyre. Ato përbëjnë instrumente shumë të efektshme drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm, tashmë të shprehur edhe në Kushtetutën e Shqipërisë (1998).

Përdorimi i instrumenteve ekonomike në Shqipëri
Parimi Ndotësi Paguan (PNP) së bashku me një numër instrumentesh ekonomike për mjedisin, si: pagesat për ndot jen e ajrit dhe të ujit, pagesat për trajtimin e hedhurinave, ishin parashikuar për tu zbatuar në PKVM-në e vitit 1993. Megjithatë, ato ende nuk figurojnë në paketën e ligjeve mjedisore e për pasojë as nuk zbatohen.
Pagesat që derivojnë nga Parimi Përdoruesi Paguan (PPP) lidhur me përdorimin e burimeve natyrore të kufizuara, siç janë lëndët e para, mineralet etj., të parashikuara për tu zbatuar në kuadrin e PKVM (1993) janë realizuar nëpërmjet "Ligjit Minerar të RSH" të vitit 1994. Gjithashtu, një numër masash që parashikoheshin po aty, lidhur me liberalizimin e çmimit të druve të zjarrit dhe të vajgurit janë realizuar. Çmimi i tyre është liberalizuar që në vitin 1994 dhe ato nuk subvencionohet më nga shteti.
Për sa i përket energjisë elektrike, megjithëse çmimi mesatar aktualisht e mbulon koston mesatare operacionale, ai nuk është liberalizuar ende. Me gjithë përpjekjet që janë bërë për liberalizimin e çmimit të ujit (VKM nr. 479, dt. 29.7.1998 "Për liberalizimin e çmimit të ujit të pijshëm") ky i fundit ende subvencionohet pjesërisht nga shteti ose reciprokisht midis zonave të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe procesi i koMPVDetimit të përdoruesve jo-familjarë me pajisje matëse të konsumit të ujit praktikisht ende nuk ka përfunduar.
Në këtë aspekt, politika e mjedisit në Shqipëri dominohet ende nga instrumentet e komandës dhe të kontrollit, kurse numri i instrumenteve ekonomike që synojnë drejtpërdrejt menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe të burimeve natyrore është shumë i kufizuar dhe daton vetëm që nga dekada e fundit. Ato janë konceptuar si Pagesa të përdoruesit (p.sh. taksa lokale e pastrimit) por ende jo si pagesa nxitëse. Ndërkohë, një pjesë e taksave në fuqi (pavarësisht se synojnë thjesht rritjen e fondeve buxhetore) kanë efekte potenciale edhe mbi mjedisin.
Një problem tjetër serioz është moszbatimi në praktikë i instrumenteve tashmë të miratuara, siç është rasti me instrumentet e parashikuara nga ligji "Për burimet ujore".
Legjislacioni në proces parashikon përdorimin e instrumenteve ekonomike.

Pasqyra 16. Problemet kryesore
" Mungesë e mjeteve financiare nga burime të brendshme për investime me karakter mjedisor në fushat prioritare (mbrojtja e ujit, e ajrit, mbrojtja e tokës nga erozioni e ndotjet, përdorimi racional i energjisë)
" Numër i pakët i instrumenteve ekonomike që synojnë menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit e të burimeve natyrore dhe që nuk përfshijnë shumë komponentë të rëndësishme të mjedisit
" Moszbatim i efektshëm në praktikë i instrumenteve të miratuara
" Mangësi legjislacioni lidhur me parashikimin e përdorimit të instrumenteve financiare

2.5 Privatizimi dhe Përgjegjësitë Mjedisore

Ligji bazë për privatizimin u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 1991. Privatizimi i ekonomisë në Shqipëri ka ndjekur po ato faza si edhe në vendet e tjera të EQL:
" Privatizimi i njësive të vogla
" Privatizimi i fabrikave të vogla e të mesme
" Privatizimi i sektorëve/objekteve strategjike
Privatizimi i njësive të vogla u krye me të shpejtë dhe që më 1992, 75% e tregtisë dhe e njësive të shërbimit kaloi në duart e pronarëve të rinj. Po kështu privatizimi i tokës bujqësore ka përfunduar me kohë. Aktualisht, në shkallë vendi 71 % e të punësuarve janë në sektorin privat bujqësor, 10% në sektorin privat jobujqësor dhe vetëm 19% e forcave të punës janë të punësuar në sektorin shtetëror.
Politika e Qeverisë për zhvillimin e sektorit privat është fokusuar në krijimin e një mjedisi nxitës të bizneseve, lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 1998 Ligjin "Për privatizimin e sektorëve me interes të veçantë për ekonominë" dhe "Strategjinë e Privatizimit". Synimet e ligjit dhe objektivat e strategjisë janë: 1. Të rritet efektiviteti i sektorëve strategjikë. 2. Të zvogëlohet barra e tyre në buxhetin e shtetit. 3. Të hiqet monopoli përmes liberalizimit të çmimeve. 4. Të krijohet një mjedis i favorshëm për konkurrencë të ndershme.
Privatizimi i sektorëve strategjikë po përparon mirë dhe Banka Kombëtare Tregtare u privatizua në mes të vitit 2000, kurse është në proces privatizimi i Bankës së Kursimeve. Industria minerare është njëri nga sektorët strategjikë ku po zhvillohet aktualisht procesi i privatizimit, kryesisht me koncesione kompanive të huaja. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve industriale është e nevojshme të shoqërohet me përcaktimin e qartë të përgjegjësive ligjore lidhur me veprimtaritë e pastrimit të mbeturinave në vatrat e ndotura ekzistuese industriale.
'Sipas ligjit bazë "Për mbrojtjen e mjedisit" përpara çdo lejimi për projekte e veprimtari të ndryshme, kërkuesi duhet të ketë së pari lejen mjedisore. Në këtë mënyrë, çdo kërkesë për privatizimin", ndërmarrjeve shtetërore duhet të shoqërohet me leje mjedisore të lëshuar nga MM-ja. Agjencia e lëshon këtë leje mbi bazën e studimit të vlerësimit të ndikimeve në mjedis të kryer nga kërkuesi. Lidhur me këtë çështje është përgatitur një projektligj, si dhe janë përgatitur dy nene të rinj në projektin e ri të ligjit bazë për mjedisin.

Pasqyra 17. Problemet kryesore
" Mungesa në përcaktimin e qartë të përgjegjësive ligjore lidhur me rehabilitimin mjedisor të objekteve industriale që privatizohen
" Dhënia me koncesion ose qira nuk i shoqërohet me procesin e marrjes së lejes mjedisore


2.6 Bashkëpunimi Ndërkombëtar
Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe të administrimit të mjedisit udhëhiqet nga drejtimet e politikës së qeverisë për mjedisin dhe synon, gjithashtu, në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin prej të qenurit palë në konventa e marrëveshje ndërkombëtare mjedisore.
Bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare është një komponent i rëndësishëm i veprimtarisë së Qeverisë Shqiptare e të MM-së. Bashkëpunimi i Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përfshin fusha të tilla si: mbrojtja e bregdetit, mbrojtja e ujërave ndërkufitare, ruajtja e shumëllojshmëri së biologjike, mbrojtja e natyrës, administrimi i hedhurinave, ndryshimet klimatike dhe informimi e pjesëmarrja e publikut.
Bashkëpunimi me Komisionin Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara zhvillohet brenda kuadrit të veprimtarive që zhvillon Komiteti i Politikave Mjedisore, ku përfaqësohet edhe Shqipëria. Përfaqësues të MM-së dhe të institucioneve të tjera shqiptare kanë marrë pjesë në procesin e diskutimit dhe të hartimit të politikave mjedisore e të konventave e protokolleve të reja, në shqyrtimin e zbatimit të tyre dhe të pajtueshmërisë me konventat e nënshkruara, si edhe në veprimtari të tjera të Komisionit, në ndihmë të përmbushjes dhe të zbatimit nga vendet palë të detyrimeve përkatëse. Shqipëria ka marrë pjesë aktivisht në procesin "Mjedisi për Evropën".

Nga bashkëpunimi i Qeverisë shqiptare me Fondin për Mjedisin Global (GEF) /Bankën Botërore dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin është bërë e mundur ndërmarrja e disa projekteve mjaft të rëndësishme mjedisore, si "Ruajtja e Liqenit të Ohrit" (në bashkëpunim edhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë), "Komunikimi i parë kombëtar lidhur me detyrimet ndaj Konventës për ndryshimet klimatike", "Ruajtja e ligatinave dhe e ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut" etj.
Bashkëpunimi me Programin e Kombeve të bashkuara për Mjedisin konsiston në anëtarësinë dhe zbatimin e detyrimeve përkatëse në disa konventa të rëndësishme ndërkombëtare mjedisore. Plani i Veprimit për Mesdheun, Medëet, pjesëmarrja në program me të ndryshme janë disa nga aktivitetet më të rëndësishme në këtë drejtim.
Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës është realizuar kryesisht në fushën e shumëllojshmërisë biologjike dhe të ruajtjes së peizazhit. Ekspertë shqiptarë kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme rajonale për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike, zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare dhe turizmin. Agjencia Kombëtare e Mjedisit bën pjesë në Qendrën Naturopa, e cila vepron në kuadrin e Këshillit të Evropës. Kjo Qendër promovon koncepte të një përdorimi të qëndrueshëm të pasurive natyrore, si dhe konservimin e specieve të rrezikuara ose të kërcënuara, nëpërmjet projekteve rajonale e lokale, veprimtarive të ndryshme, trajnimeve etj.
Në kuadrin e bashkëpunimit mjedisor dypalësh ose edhe shumëpalësh, vend të rëndësishëm zë bashkëpunimi mjedisor me fqinjët tanë natyrorë, si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia e Mali i Zi. Në bashkëpunim me ta dhe me përkrahje edhe të organizmave ndërkombëtarë janë arritur disa marrëveshje dhe janë ndërmarrë një varg nismash, veprimtarish e projektesh mjedisore. Midis tyre mund të përmenden memorandumi për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm midis Shqipërisë e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (shtator 2000), marrëveshja me Malin e Zi për çështje mjedisore e të shumëllojshmërisë biologjike të liqenit të Shkodrës (shkurt 2001), ngritja e komitetit trepalësh të bashkërendimit midis Shqipërisë, Greqisë e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të parkut kombëtar të Prespës etj. Bashkëpunimi mjedisor me vendet fqinje mund të bëhet një faktor në rritje për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik në rajon.
Shqipëria ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e mjedisit me Gjermaninë që në vitin 1993, e vetmja marrëveshje ndërministrore mjedisore me vendet perëndimore. Në këtë kuadër më 1994 u bë i mundur edhe largimi i 450 tonëve pesticideve të skaduara që përbënin një rrezik serioz për shumë zona të vendit.

Shqipëria po merr pjesë aktivisht në Paktin e Stabilitetit dhe programin për rindërtimin mjedisor të rajonit duke qenë vend drejtues për disa projekte rajonale.
Gjatë vitit 2001 është negociuar intensivisht me BB, DFID, SIDA, CIDA, qeverinë italiane dhe veçanërisht për programin CARDS me KE për konturimin e asistencës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe financimin e disa projekteve konkretë.

Pasqyra 18. Problemet kryesore
" Ritme të ngadalta në shtrirjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh me vendet fqinje
" Mangësi në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga qenia palë në konventa ndërkombëtare
" Vonesa në financimin dhe zbatimin e projekteve në kuadrin e Paktit të Stabilitetit dhe projekteve të tjerë
" Mungesë koordinimi ndërdikasterial


2.7 Ndërgjegjësimi dhe Pjesëmarrja e Publikut
Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut ka qenë ndër veprimtaritë kryesore të parashikuara në PKVM.
Në harkun kohor të 5 viteve të fundit informimi i publikut ka patur rritje si rrjedhojë e veprimtarive më të shumta të shoqërisë civile, në përgjithësi, dhe të OJQ-ve mjedisore në veçanti. Masmedia, sidomos ajo e shkruar dhe vizive, ka qenë dhe mbeten më të angazhuarat në këtë drejtim.
Është shtuar numri i OJQ-ve që veprojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në vitin 1994 numëroheshin 7, ndërsa në fund të vitit 2000 kishte 70 të tilla. Projektet e realizuara nga këto organizata janë shtuar nga viti në vit dhe tema kryesore e tyre ka qenë informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut për mbrojtjen e mjedisit.
Kontributi i MM në mbështetje të veprimtarive të OJQ-ve, ndonëse modest, ka ardhur duke u rritur, veçanërisht në financimin e programeve ndërgjegjësuese në TV publik dhe të disa OJQ-ve në qytete të ndryshme të vendit.
Për të formalizuar bashkëpunimin me OJQ-të mjedisore është nënshkruar me to Memorandumi i Mirëkuptimit. Në diskutimin e akteve ligjore dhe të projekteve mjedisore mendimi i OJQ-ve është gjithnjë e më i pranishëm.
MM-ja dhe strukturat e pushtetit vendor në mjaft qytete të vendit zhvillojnë aktivitete të bashkërenduara me OJQ-të, veçanërisht në ditët e shënuara kombëtare dhe ndërkombëtare të kalendarit mjedisor.
Në aspektin ligjor e drejta e publikut për tu informuar u sanksionua në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të miratuar më 1998. Në këtë kontekst me amendimin që ju bë më 1998 ligjit për "Mbrojtjen e mjedisit", garantohet me ligj e drejta e çdo individi për tu informuar. Parlamenti Shqiptar miratoi në vitin 1999 Konventën e Aarhusit.
Megjithatë, zhvillimet dhe arritjet në informimin, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut mund të konsiderohen modeste. Derisa mungon një strategji e OJQ-ve për ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen publike për mbrojtjen e mjedisit, nuk mund të ketë bashkërendim dhe rezultate të efektshme në veprimtarinë e organizatave joqeveritare për arritjen e objektivit të pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes. Në kuadrin e partneritetit të OJQ-ve me qeverinë, është e nevojshme një mbështetje e sanksionuar financiare e OJQ-ve nga shteti.
Qendra e Informacionit Mjedisor është në procesin e ngritjes dhe nuk është e organizuar për të publikuar dhe ofruar sipas kërkesës informacionin e nevojshëm mjedisor.
Për t'i dhënë publikut mundësinë për të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve mjedisore kombëtare dhe lokale, është e domosdoshme që rezultatet e VNM për projektet me karakter ekonomik dhe social të jenë të disponueshme për publikun në mënyra dhe forma të kuptueshme.
Një drejtim tjetër i rritjes së pjesëmarrjes aktive të publikut në hartimin dhe zbatimin e programeve për mbrojtjen e mjedisit është përgatitja e PL VM. Hartimi i këtyre planeve është një domosdoshmëri që lidhet me decentralizimin e pushtetit vendor, forcimin e institucioneve për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e hapësirave për pjesëmarrjen e publikut në hartimin dhe zbatimin e programeve mjedisore. Nga ana tjetër, hartimi i PLVM-ve, si shprehje e forcimit të autoritetit të pushtetit vendor, do të shënojë një hap përpara drejt plotësimit të kushteve për asocijimin e vendit në BU. Sanksionimi i hartimit të PLVM-ve kërkon miratimin nga Qeveria të aktit legal përkatës i cili do të vërë mbi baza ligjore detyrimin për përgatitjen nga çdo Bashki të PLVM-së. Tashmë ekziston edhe një përvojë e dy qyteteve (Peshkopi dhe Fier) që kanë përgatitur këto plane dhe është në proces përgatitja e këtij plani për qytetin e Pogradecit. REC ka përgatitur dhe ka shpërndarë një udhëzim për këtë qëllim.
MM, institucionet e tjera qendrore dhe pushteti vendor duhet të programojnë dhe bashkërendojnë veprimtaritë me median dhe OJQ-të, në mënyrë që aktivitetet për informimin, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, të mos jenë spontane, por një proces i vazhduar që shtrihet në të gjitha moshat dhe kategoritë sociale.
Niveli relativisht i ulët i njohurive mjedisore të punonjësve dhe të specialistëve në strukturat vendore për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore shtron përpara MM-së dhe OJQ-ve programimin dhe zhvillimin e aktiviteteve për trajnimin e punonjësve të pushtetit vendor sipas problematikave dhe sektorëve ekonomikë të njësisë administrative.
Ndonëse media ka qenë më e pranishme në trajtimin e shqetësimeve mjedisore, niveli i trajtimit të problemeve në disa raste ka qenë jo profesional. Edhe në këtë aspekt MM-ja duhet të nxisi dhe të mbështesë veprimtari për trajnimin e gazetarëve të masmedias për një paraqitje me objektivitet, profesionalizëm dhe në kohë të problemeve.
Problemet kryesore lidhur me ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut jepen në Pasqyrën Nr. 19.

Pasqyra 19. Problemet kryesore
" Nivel ende i ulët i informimit, i ndërgjegjësimit dhe i pjesëmarrjes së publikut, si dhe i punonjësve në strukturat e pushtetit vendor, për problemet e mbrojtjes së mjedisit
" Mungesë e një Strategjie Kombëtare për Informimin dhe Pjesëmarrjen e Publikut, duke pasur parasysh edhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga qenia palë në konventën e Aarhusit
" OJQ-të janë ende të pa konsoliduara, kurse niveli i masmedias në trajtimin e problemeve mjedisore është relativisht i dobët
" Përkrahje e pakët financiare e OJQ-ve nga qeveria dhe pushteti vendor

3. PKVMR - VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
3.1 Nevoja për rinovimin e PKVM
PKVM ekzistues është hartuar në vitin 1993 dhe është miratuar nga qeveria më 1994. Përgatitja e tij është bërë me angazhimin e institucioneve qendrore Shqiptare nën drejtimin e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe me asistencën teknike të Bankës Botërore. Koha e parashikuar për realizimin e tij ishte tre vjet.
Ky plan ishte eksperienca e parë e institucioneve Shqiptare në përgatitjen e një programi politik që do të zbatonte qeveria për mbrojtjen e mjedisit.
Nevoja për ripunimin e Planit ekzistues ka lindur për këto arsye:
a) Zhvillimet në harkun kohor të viteve 1994-2001 në planin ekonomik dhe social, kanë qenë sinjifikative dhe kanë ndikuar në situatën mjedisore duke zbutur disa dukuri dhe duke evidentuar të tjera.
b) Disa nga detyrat e parashikuara në Plan nuk janë realizuar për mungesë të angazhimit, mungesë fondesh dhe të moszbatimit të kuadrit ligjor.
c) Janë shtuar dhe forcuar institucionet që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si në qendër ashtu edhe në pushtetin vendor. Është rritur sasia dhe cilësia e informacionit për gjendjen e mjedisit dhe është shtuar shkalla e njohjes dhe e vlerësimit real të situatës mjedisore në vend. Janë hartuar strategji dhe plane menaxhimi për fusha të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit si dhe sektorë të ekonomisë.
d) Opinioni publik është më i informuar dhe më i ndjeshëm për gjendjen e mjedisit, nga veprimtaria e shtuar e strukturave të pushtetit qendror dhe atij vendor, OJQ-ve dhe e angazhimit më të madh të medies së shkruar dhe elektronike për problemet mjedisore.
e) Pjesëmarrja në rritje e vendit tonë në institucione dhe veprimtari ndërkombëtare, aderimi në konventa, ose akte të tjera për mbrojtjen e mjedisit, në nivel global, evropian ose rajonal, kërkojnë një angazhim të ri të politikës sonë në mbrojtje të mjedisit, të riformuluar në optikën e ndryshimeve të brendshme dhe obligimeve e synimeve që ka vendi ynë në kontekstin ndërkombëtar.
Plani përfaqëson kërkesat mjedisore të vendit të evidentuara nga një proces i gjerë dhe i thellë i njohjes së situatës mjedisore, i mbështetur në vlerësimin real të kostove, të burimeve financiare, resurseve njerëzore dhe të përgjegjësive për zbatimin e tij. PKVM 2001 nuk duhet konceptuar si një dokument përfundimtar i bërë një herë e përgjithmonë. Ai duhet konsideruar si një proces ciklik, realizimi, monitorimi shqyrtimi dhe modifikimi.
Qëllimi kryesor i PKVM-së është të paraqesë gamën e veprimeve mjedisore prioritare, kostot dhe burimet e financimit. Ai synon, gjithashtu, të konturojë alokimet nga buxheti i shtetit në të ardhmen, nga Programi i Investimeve Publike, buxhetet lokale, ndërmarrjet dhe nga donorët. Plani do të mundësojë orientimin e financimeve në drejtim të ndërhyrjeve me prioritet më të lartë për të cilat ende nuk janë siguruar burimet e nevojshme financiare.
Ai do tu japë donorëve informacion të qartë lidhur me alokimin më të efektshëm të fondeve, në përputhje me vlerësimet objektive të nevojave të vendit. Nëpërmjet shndërrimit të aksioneve në projekte do të rriten mundësitë për të siguruar më tepër financime nga burime lokale dhe të huaja.
3.2. Metodologjia
Metodologjia e përgatitjes së PKVM-2001, bazohet në përvojën e grumbulluar nga ecuria e Planit të parë, përvoja e Planit të Veprimit për Mjedisin për Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe nga konsultimi i PKVM-ve të disa vendeve të tjera.
Përgatitja e PKVM-2001 është rezultat i punës së specialisteve nga ministritë, institucionet studimore e kërkimore dhe OJQ-të.
Materiali bazë është siguruar nga tetë Raportet Tematike të përgatitura nga specialistë sipas grupeve të mëposhtme:
" Grupi i forcimit institucional dhe kuadrit ligjor
" Grupi i ajrit, ujit dhe mbeturinave
" Grupi i biodiversitetit
" Grupi i shëndetit dhe mjedisit
" Grupi i instrumenteve financiare .
" Grupi i ndërgjegjësimit publik dhe i zhvillimit të qëndrueshëm
" Grupi i popullsisë dhe i zhvillimit urban
" Grupi i projekteve mjedisore
Grupet Tematike kanë shfrytëzuar një material relativisht të pasur me informacione për mjedisin në Shqipëri, përgatitur nga MM, strategji zhvillimi sektorial dhe plane administrimi të hartuara nga ministritë përkatëse, projekte mjedisore etj. Mjaft nga këto dokumente janë përgatitur me konsulencë të huaj.
Raportet Tematike kanë vlerësuar gjendjen, kanë evidentuar problemet dhe kanë përcaktuar masat e shkallëzuara për eliminimin, zbutjen ose parandalimin e problemeve mjedisore sipas sektorëve përkatës. Këto Raporte janë prezantuar në seminarin e organizuar në Tiranë në muajin janar 2001. Në këtë seminar morën pjesë veç Grupeve Tematike, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe të OJQ-ve.
Drafti i PVKM-200I është përgatitur nga Grupi Qendror mbi bazën e Raporteve Tematike, si dhe të konsultimit të materialeve të tjera.
Ky draft u prezantua dhe diskutua në Seminarin "Mjedisi dhe Zbutja e Varfërisë", të organizuar në Tiranë në muajin Prill 2001 nga BB dhe DFID, ku merrin pjesë drejtues dhe specialistë nga institucionet qendrore dhe lokale, institutet kërkimore-shkencore, OJQ-të si dhe të ftuar të tjerë.
Procesi i përgatitjes së PVKM-200I është ndjekur në të gjitha hallkat e përgatitjes nga Grupi Ndërministror i kryesuar nga Zv. Kryetari Këshillit të Ministrave.
Drafti i PVKM-2001 është përcjellë në ministritë dhe institucionet e tjera qendrore për komente. Mbas pasqyrimit të komenteve nga Grupi Qendror drafti përfundimtar është miratuar nga Grupi Ndërministror dhe Këshilli I Ministrave.
3.3. Objektivat e PVKM-2001

Objektivi kryesor i Planit të ri është krijimi i bazave për të siguruar një administrim të integruar mjedisor. Ai synon të bëjë më të efektshëm administrimin mjedisor, të përmirësojë kapacitetet e institucioneve, komuniteteve dhe individëve, të zbusë dhe parandalojë problemet mjedisore, të forcojë bazat për përdorimin e resurseve natyrore në përputhje me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të nxisë rritjen ekonomike dhe zbutjen e varfërisë.
Rezultatet e pritshme nga zbatimi i Planit do të jenë:
" Forcimi i kapaciteteve institucionale
" Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe zbatimi i rreptë i tij
" Parandalimi dhe zbutja e problemeve mjedisore
" Përmirësimi i cilësisë së gjendjes së mjedisit
" Pjesëmarrja e komunitetit dhe e biznesit në zbutjen e varfërisë dhe në administrimin e qëndrueshëm të mjedisit
" Zbutja e nivelit aktual të varfërisë
" Rritja e pjesëmarrjes së publikut për mbrojtjen e mjedisit
" Krijimi i kushteve për anëtarësimin e vendit në BE
3.4 Përcaktimi i Veprimeve Prioritare
Problemet dhe veprimet e identifikuara nga Grupet Tematike janë vlerësuar mbi bazën e disa kritereve me qëllim përzgjedhjen e aktiviteteve më të efektshme për arritjen e objektivave të Planit si më poshtë:
" Karakteri emergjent që paraqet problemi për zgjidhje
" Nevojat financiare për zgjidhjen e problemeve
" Qëndrueshmëria (zgjidhje afatgjatë ekonomike dhe mjedisore)
" Niveli i kapaciteteve institucionale (aftësia e institucioneve për të zgjidhur problemin e caktuar)
" Integrimi ndërsektorial dhe dhënia prioritet aksioneve/projekteve që kanë efekt sinergjik
" Efekti në zbutjen e varfërisë
" Niveli i mbështetjes nga publiku.

Planet dhe veprimet që lidhen me realizimin e projekteve mjedisore, politikave, kuadrit ligjor, rregullator dhe institucional, me ndërtimin e kapaciteteve si dhe me investimet, janë ndarë në tre faza, zbatimi i të cilave do të shoqërohet nga veprimtari që lidhen me informimin dhe pjesëmarrjen e publikut. Plani është parashikuar të realizohet në një periudhë kohore 5 vjeçare:
1. Projekte afatshkurtër përmbledhin trajtimin e problemeve me kosto të ulët dhe që njëkohësisht konsiderohen si parakusht për realizimin e PVKM-2001.
2. Projekte afatmesëm me kosto të ulët ose mesatare që mund të integrohen në programet ekonomike në vazhdim.
3. Projekte afatgjatë me kosto mesatare ose të lartë dhe që lidhen me investime të konsiderueshme dhe për të cilat të dhënat teknike dhe ekonomike nuk janë të plota.

Pasqyra 20. Zhvillimi i Planit te Veprimit: Kriteret, Objektivat dhe Veprimet
Kriteret për Vlerësimin e Problemeve Grupet e Problemeve Prioritare Objektivat e Planit te Veprimit Kriteret për Klasifikimin e Veprimeve Grupet e Aktiviteteve Prioritare
Ndikimi në produktivitetin dhe efektshmërinë ekonomike
Ndikimi në shëndet
Ndikimi në uljen e varfërisë
Ndikimi në ekosisteme
Shpërndarja hapësinore e problemit
Shkalla e emergjencës së problemit Mbishfrytëzimi i pasurive natyrore dhe ekosistemet e rrezikuara
Problemet e Mjedisit e të Shëndetit dhe lëndët e rrezikshme
Problemet specifike të elementeve të mjedisit Zbatimi parimit të zhvillimit të qëndrueshëm
Përtëritja e burimeve natyrore
Parandalimi dhe
zbutja e ndotjes së
mjedisit
Nxitja e përdorimit optimal të pasurive natyrore për qëndrueshmërinë dhe efektsh-
mërinë ekonomike
Rritja e
kapaciteteve të institucioneve qendrore, vendore dhe komuniteteve në fushën e administrimit të mjedisit
Përmirësimi i cilësisë së jetës Mundësitë financiare
Kapacitetet zbatuese institucionale
Niveli i mbështetjes politike dhe publike
Qëndrueshmëria
Integrimi ndërsektorial
Urgjenca
Ndikimi ne zbutjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike Masat politike
Masat ligjore dhe rregullatorë
Ndërtimi i kapaciteteve institucionale
Investime
Informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut
Rritja e rolit te publikut dhe
e shoqërisë civile në vendimmarrje

3. 5. Diskutim mbi Kostot dhe Përfitimet
Aksionet/projektet e përfshira në PKVMR kanë të bëjnë me drejtime të cilat ndikojnë në
rritjen ekonomike dhe në uljen e varfërisë:
" Përmirësimi i infrastrukturës mjedisore, urbane dhe rurale si faktor përcaktues në pakësimin e sëmundjeve nga uji i pijshëm, ujërat e zeza dhe hedhurinat urbane
" Përmirësimi i nivelit të jetesës, nëpërmjet zbatimit të programeve të menaxhimit të resurseve natyrore dhe të biodiversitetit
" Inkurajimi dhe mbështetja e organizatave me bazë komuniteti, gjinie ose profesioni, për administrimin e resurseve (shoqatat e pylltarëve, e peshkatarëve, bletërritësve, blegtorëve, pemëtarëve, etj)
" Pastrimi i zonave të ndotura do të çojë në ripërtëritjen e burimeve të dëmtuara natyrore dhe pakësimin e rrezikut mjedisor dhe shëndetësor
" Ruajtja e biodiversitetit, e pyjeve dhe e burimeve të tjera natyrore
" Forcimi i edukimit arsimor dhe mjedisor si dimension për zbutjen e varfërisë
" OJQ-të do të nxiten të zgjerojnë veprimtarinë në zonat rurale dhe urbane me nivel të theksuar varfërie; krahas projekteve që synojnë shfrytëzimin e qëndrueshëm e të biodiversitetit ato do të zbatojnë edhe projekte për edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
Ruajtja e pasurive natyrore siguron edhe përfitime jo direkte (këto përfitime lidhen me shërbimet për të mbështetur jetën e ekosistemeve). P.sh., pyjet kanë efekt të ndjeshëm në pastrimin e ajrit nga ndotja, në pakësimin e efektit të erozionit ose në rregullimin e klimës. Vlerësimi ekonomik i këtyre përfitimeve është relativisht i vështirë.
Nga ana tjetër, pasuritë natyrore u japin njerëzve kënaqësi rekreative nga peizazhet e shumëllojshme, shëtitjet në natyrë, vlerat turistike, etj.
Një numër aktivitetesh që janë propozuar në Planin e Veprimit do të realizojnë përfitime indirekte që lidhen me ndërtimin e kapaciteteve, përmirësimet dhe plotësimet në kuadrin ligjor.
Përfitimet nga ruajtja e pasurive natyrore në disa raste nuk janë vetëm lokale. Ato mund të kenë rëndësi rajonale dhe globale. Këtu do të përmendim ruajtjen e specieve endemike të florës dhe të faunës në habitate të specieve të rrezikuara globalisht dhe, gjithashtu, lagunat bregdetare që janë vendqëndrim për shumë shpendë migratorë.

Pasqyra 21. Përfitimet nga Plani i Veprimit
Projektet Përfitimet
Projektet institucionale Zhvillimi i burimeve njerëzore; përmirësimi i efektshmërisë administrative; rritja e të ardhurave nga përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, rritja e cilësisë së jetës nga përmirësimi i mjedisit
Mënjanimi i ndotjes së ajrit Përmirësimi i shëndetit nga pakësimi i pluhurave dhe i përbërjeve ndotëse nga trafiku, rritja e vlerave estetike dhe të biodiversitetit
Mbrojtja e ujërave Përmirësimi i shëndetit
Furnizimi me ujë Përmirësimi i shëndetit
Projektet që lidhen me ujin e pijshëm dhe pastrimin e ujërave të zeza Përmirësimi i shëndetit, cilësia e jetës, ruajtja e burimeve ujore, zhvillimi i turizmit, rritja e efektshmërisë ekonomike, ulja e varfërisë dhe rritja ekonomike, pakësim potencialit ndotës
Rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin e qëndrueshëm të ujit Rritja e efektshmërisë në përdorimin e ujit, pakësim i shkallës së ndotjes, ulje e shpenzimeve për rehabilitim
Administrimi i resurseve të tokës Rritja e produktivitetit dhe administrimi i qëndrueshëm i tokës, ulja e varfërisë, nxitje e zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme
Administrimi i hedhurinave Përmirësimi i shëndetit, rritja e vlerave estetike, parandalimi i ndotjes së mjedisit
Pylltaria Pakësimi i erozionit të tokës, pakësimi i përmbytjeve, përmirësimi i biodiversitetit, stabilizimi i pellgjeve ujëmbledhës, rritja e të ardhurave nga drutë e zjarrit dhe lënda drusore, ulja e varfërisë dhe rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit, pakësimi ndryshimeve klimatike, rritje e shkallës së pastërtisë së ajrit, përmirësimi i cilësisë së jetës
Ruajtja e biodiversitetit Përmirësimi i mbrojtjes së pellgjeve ujëmbledhës, përmirësimi i mbrojtjes së habitateve për speciet e rrezikuara, përmirësimi i mbrojtjes së habitateve të zogjve migratorë, përmirësimi i mjedisit rekreativ dhe rritja e të ardhurave nga ekoturizmi.
Rehabilitimi i zonave të ndjeshme dhe të nxehta Përmirësimi i shëndetit, përtëritja e burimeve natyrore, ulja e varfërisë, rritja ekonomike dhe riaftësim i vetive natyrore te mjediseve të ndotura dhe përmirësimi i tyre

Mjaft aktivitete në Planin e Veprimit i janë kushtuar ndërtimit të kapaciteteve. Avantazhet që burojnë nga realizimi i këtyre aktiviteteve do të përfshijnë rritjen e aftësive teknike në menaxhimin e mjedisit nga institucionet publike, OJQ-të dhe sektori privat në drejtim të ruajtjes së biodiversitetit e të zonave të mbrojtura, të ruajtjes së pasurive gjenetike bimore, teknikave të monitorimit, administrimit të të dhënave ekologjike, planifikimit dhe përdorimit të tokës. Si rrjedhojë, institucionet qendrore dhe ato vendore do të forcojnë kapacitetet për të trajtuar dhe zgjidhur problemet mjedisore.
Nëpërmjet veprimeve adekuate për përmirësimin e situatës mjedisore, Qeveria do të realizojë objektivat e vendosura në këtë Plan dhe do të përmbushë obligimet ndaj komunitetit ndërkombëtar, me të cilat është e lidhur nëpërmjet qenies palë në konventa mjedisore, ose në marrëveshje të tjera të kësaj natyre, dy- ose shumëpalëshe.

Në pasqyrën Nr. 21 janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur disa nga përfitimet që burojnë nga aktivitetet e përshkruara në Planin e Veprimit. Këto përfitime përbëjnë një pjesë të rezultatit të përgjithshëm që do të gjenerojë ky Plan.

4. KOMPONENTET E PLANIT TË VEPRIMIT
4.1 Administrimi i integruar mjedisor dhe elementet kryesore të Planit të Veprimit.
Për një administrim të efektshëm e të qëndrueshëm mjedisor, është e nevojshme që të ndiqet
një politikë mjedisore gjithëpërfshirëse.
Ky Plan Veprimi jep një kuadër të përgjithshëm për veprimtari administruese të ndryshme, i cili përcakton një numër fushash specifike që së bashku formojnë bazën për një politikë të efektshme mjedisore. Faktori i përbashkët që bën të suksesshëm administrimin mjedisor është integrimi ndërsektorial me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të lidhura me mjedisin.
Plani gjithashtu shtron një numër reformash ligjore dhe rregullatorë, krahas me veprimet që rritin kapacitetet administruese dhe operuese të institucioneve të përfshira në çështjet mjedisore.
Këto veprime plotësohen nga një varg investimesh përparësore që synojnë parandalimin dhe zbutjen e ndotjes dhe i japin shtysë shfrytëzimit të efektshëm të burimeve.
Që të gjitha veprimtaritë mbështeten nga ndërgjegjësimi i gjerë dhe nga përhapja e informacionit mjedisor.
Në mënyrë të përmbledhur, Plani i Veprimit mbështet veprimtaritë në këto fusha kyçe:
" Zhvillimi i politikave dhe i programeve mjedisore
" Reforma ligjore dhe rregullatore
" Forcimi institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve
" Investime prioritare lidhur me parandalimin dhe zbutjen e ndotjes, si dhe ruajtja e përdorimi i efektshëm i burimeve
" Ndërgjegjësimi dhe edukimi mjedisor
Zbatimi me faza i Planit të Veprimit
Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin do të zbatohet me faza: afatshkurtër (0-1 vit), afatmesëm (1-3 vjet) dhe afatgjatë (3-5 vjet). Ndihma teknike dhe investimet kapitale janë ndarë në tri grupe. Veprimtaritë e Fazës afatshkurtër kërkojnë sipas vlerësimit gjithsej US$20 milion, Faza afatmesëm kërkon afërsisht US$32 milion dhe për veprimtaritë e Fazës afatgjatë kërkohen rreth US$108 milion. E gjithë kostoja e zbatimit të Planit të Veprimit, pa përfshirë programet sektoriale të planifikuara në PIP 2001-2003, vlerësohet rreth US$160 milion. Financimi nga buxheti i shtetit mund të luhatet në vlerat 10 deri 20% ndaj totalit, pra rreth US$32 milion. Struktura me faza, që propozohet për zbatimin e Planit të Veprimit jepet në Pasqyrat 2225. Veprimtaritë e veçanta të dhëna në Pasqyrat 22-25 përshkruhen më hollësisht më poshtë.
Shumë veprimtari të përfshira në Plan janë duke u ndërmarrë brenda programeve plotësuese sektoriale për të cilat tashmë financimi është siguruar tërësisht ose pjesërisht (p.sh., uji i pijshëm, trajtimi i ujërave të zeza, duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në Pogradec e Vlorë dhe vend mbulimin e plehrave në Lezhë, masat për përmirësimin e furnizimit me ujë e të kanalizimeve të ujërave të zeza në disa qytete, ujit ja në bujqësi, parqet kombëtare etj., tashmë në zhvillim e sipër) e që arrijnë gjithsej në rreth US$250 milion.
4.2 Politikat dhe Zhvillimi i Programeve
Hartimi dhe zbatimi i politikave mjedisore të qëndrueshme, i planeve të veprimit dhe integrimi i tyre në politikat sektoriale gjatë procesit të reformës ekonomike është komponenti kryesor i sistemit të administrimit të mjedisit.
Hartimi i politikave mjedisore sektoriale kërkon kryerjen e një vargu studimesh mbështetëse mbi bazën analizave të thelluara të treguesve mjedisorë të gjendjes së mjedisit, trysnisë, forcave lëvizëse, ndikimit në mjedis dhe kundërveprimit në nivel kombëtar.
Integrimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm do realizohet duke ndërmarrë një varg aktivitetesh në fushën e politikave, të forcimit institucional, zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të administrimit mjedisor për të ngritur një sistem të aftë të identifikimit të prioriteteve, shndërrimin e tyre në plane veprimi të shoqëruar me masa ekonomike, ligjore, administrative dhe teknike. Dokumentet politikë që duhet të përgatiten janë:
1-Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë së ujërave
Për të përballuar sfidat në fushën e administrimit të qëndrueshëm të rezervave ujore, zbatimi i strategjisë ekzistuese të ujërave nëpërmjet një plani real veprimi është më se e domosdoshme. Veprimtaritë që do të kryhen përfshijnë:
" Zhvillimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor që mbështet shfrytëzimin e qëndrueshëm, si dhe shmang mbivendosjet e kompetencave ligjore
" Ngritja dhe forcimi i strukturave të administrimit të ujërave
" Zhvillimi i kapaciteteve në fushën e administrimit të qëndrueshëm të ujërave
" Vlerësimi i gjendjes në sektorin e ujërave
" Inventarizimi i burimeve ujore dhe i përdorimit të tyre
2- Strategjia dhe Plani i Veprimit për administrimin dhe pastrimin e ujërave të zeza në zonat urbane
Shqipëria vazhdon të mos ketë asnjë impiant të trajtimit të ujërave të zeza të cilat shkarkohen drejtpërdrejt në ujërat sipërfaqësore. Hartimi i strategjisë dhe i Planit të Veprimit për administrimin e ujërave të zeza do të identifikojë rrugëzgjidhje optimale për kontrollin dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga këto burime potenciale ndotjeje, veçanërisht në zonën bregdetare.
" Veprimtaritë specifike nën këtë plan përfshijnë:
" Vlerësimi i gjendjes së këtij sektori dhe i shkallës së performancës së tij
" Identifikimi i problemeve kryesore dhe mënyra e zgjidhjes së tyre
" Hartimi i strategjisë dhe i Planit të Veprimit për administrimin e ujërave të zeza
3-Strategjia e administrimit të qëndrueshëm të hedhurinave urbane dhe të ujërave të zeza në zonat rurale
Administrimi i qëndrueshëm i hedhurinave nga veprimtari humane dhe i ujërave të zeza është një aspekt i zbutjes së varfërisë. Ai lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e njerëzve dhe shpesh herë me përfitime ekonomike.

AKSIONE DHE PROJEKTE

Pasqyra 22. POLITIKAT MJEDISORE (Faza afatshkurtër-afatmesëm)

N Emërtimi i Aksionit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Strategjia për Zhvillimin e Qëndrueshëm MM,
MBET Donorë,Qeveria 0,20 Kërkohet
2 Strategjia për Zhvillimin e Bujqësisë së Qëndrueshme MBU MM Donorë,Qeveria 0,60 Kërkohet
3 Strategjia për Monitorimin e Mjedisit MM ASH, MBET Donorë,Qeveria 0.05 Kërkohet
4 Strategjia për Administrimin e Industrive të Braktisura MEPP MM MBET Donorë,Qeveria 0,2 Kërkohet
5 Strategjia për Zhvillimin e Transportit të Qëndrueshëm MTMM MBET Donorë,Qeveria 0,4 Kërkohet
6 Strategjia për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm MPPT MM MBET Donorë,Qeveria 0,4 Kërkohet
7 Strategjia për Informimin dhe Pjesëmarrjen e Publikut MM, OJQ MBET Donorë,Qeveria 0,1 Kërkohet
8 Strategjia dhe Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Tokës nga Erozioni MBU MM MBET Donorë,Qeveria 0,4 Kërkohet
9 Strategji për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore MPVD MBET Donorë,Qeveria 0,3 Kërkohet
10 Strategji për bashkëpunimin me Shoqatat e Biznesit dhe Futjen e Sistemit të Administrimit Mjedisor në Veprimtaritë Ekonomike MM OJQ MBET Donorë,Qeveria 0,25 Kërkohet
11 Strategji dhe Plan Veprimit për Pastrimin e Ujërave të Zeza në Zonat Urbane MPPT MM MBET Donorë,Qeveria 0,15 Kërkohet
12 Strategji dhe Plan Veprimi për Furnizimin me Ujë, Menaxhimin e Ujërave të Zeza dhe të Mbeturinave në Zonat Rurale MPPT, MPVD MBET Donorë,Qeveria 0,15 Kërkohet
13 Zhvillimi i Programeve për Zbatimin e Strategjisë së Ujit MPPT, MBU MBET Donorë,Qeveria 0,1 Kërkohet
14 Strategjia dhe Plani i Veprimit për Planifikimin Fizik të Territorit KRrTSH, MM, KRrT MBET Donorë,Qeveria 0,5 Kërkohet
15 Strategjia dhe Plani Veprimit për Administrimin e Mbeturinave të Rrezikshme, Industriale dhe Spitalore MM, MEPP, MSH MBET Donorë,Qeveria 0,45 Kërkohet
16 Strategji dhe Plan Veprimi për Heqjen nga Përdorimi të Lëndëve që Hollojnë Shtresën e Ozonit MM, MEPP OJQ MBET Donorë,Qeveria 0,1 Kërkohet
17 Strategji dhe Plan Veprimi për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Lagunave MM, MBU/DPP K,DP, MBET Donorë,Qeveria 0,05 Kërkohet
18 Program për mbylljen e sigurt te vendshkarkimeve të hedhurinave
urbane e industriale që ndotin
mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e njeriut MEPP,
MPPT,
MM,
MPVD
MBET Donorë,Qeveria 0.5 Kërkohet
19


Rinovimi i Strategjive të Zhvillimit
Sektorial në drejtim të Zhvillimit të
Qëndrueshëm dhe të Mbrojtjes së
Mjedisit Ministritë
përkatëse
MBET Donorë, Qeveria 0,25 Kërkohet
20



Hartimi i Planeve Lokale të
Veprimit për Mjedisin


MM,
MPVD,
OJQ,
Bashkitë
MBET Qeveria 0,15 Kërkohet
21



Hartimi i Planeve Lokale të
Veprimit për Shëndetin dhe
Mjedisin

MSH, MM,
MPVD,
OJQ
Bashkitë
MBET Qeveria 0,15 Kërkohet
22


Hartimi i Programeve të
Komunikimit me Publikun për
Menaxhimin e Ujit, Mbeturinave,
Biodiversitetin dhe Pylltarinë MM,
MPPT,
MBU, OJQ
MBET Donor, Qeveria 0,1 Kërkohet
5

Plan veprimi për ndryshimet
Klimatike
MM GEF/UNDP,
Qeveria
Shqiptare 0.01 I siguruar


Pasqyra 23. KUADRI LIGJOR E RREGULLATOR (Faza afatshkurtër-afatmesëm)
N Emërtimi i Aksionit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis MM Qeveria Donor 0.02 I
planifikuar
2 Ligji për Mbrojtjen e Pastërtisë së Ajrit MM Qeveria Donor 0.02 I siguruar
3 Ligji për Standardet e Shkarkimeve në Ajër MM, Ministritë përkatëse Qeveria Donor 0.02 I siguruar
4 Ligji për Zonat e Mbrojtura MM, MBU/DPP K Qeveria Donor 0.03 I siguruar
5 Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Biodiversitetit MM, MBU/DPP K, MEPP Qeveria Donor 0.05 I siguruar
6 Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Ndotja dhe Dëmtimet MM Qeveria - I siguruar
7 Kuadri ligjor për instrumentet ekonomike mjedisore ( taksa e karbonit, ambalazhit, mbeturinat inerte, shkarkimet e gazta, mbetjet e rrezikshme, mbeturinat urbane, taksi min e diferencuar te automjeteve, pagesa për përdorimin e kimikateve te rrezikshme etj.) MM,MF MBET Donor 0.1 Kërkohet
8 Ligji për Inspektoratin e Mbrojtjes së Mjedisit MM MBET Qeveria Donor 0.03 Kërkohet
9 Ligj i ri "Për mbrojtjen e Mjedisit" MM MBET Qeveria Donor 0.03 Kërkohet
10 Ligji për Standardet e Shkarkimeve në Ujëra MM, Ministritë përkatëse Qeveria Donor 0.02 I planifikuar
11 Ligji për Mbrojtjen e Ujërave MM, Ministritë përkatëse Qeveria Donor 0.03 I planifikuar

12 Ligji për Mbrojtjen e Tokës MM, MBU Donorë,
Qeveria 0.03 Planifikuar

13 Ligji për Normat e Shkarkimit
në Tokë MM,
Ministritë
përkatëse Donorë,
Qeveria 0.02 Planifikuar


14 Ligji për Mbrojtjen e Liqeneve
Ndërkufitare MM Donorë,
Qeveria 0.02 I siguruar

15 Ligji për Mbrojtjen e Zonës
Bregdetare MM Donorë,
Qeveria 0.05 Kërkohet
16 Ligji për Aksidentet Industriale MM
MEPP Donorë,
Qeveria 0.02 Kërkohet
17 Ligji për Administrimin e
Mbeturinave MM
MEPP Donorë,
Qeveria 0.04 Kërkohet
18 Ligji për Kimikatet dhe
Mbeturinat e Rrezikshme MM Donorë,
Qeveria 0.04 Kërkohet
19 Ligji për Informimin dhe
Pjesëmarrjen e Publikut MM, OJQ Donorë,
Qeveria 0.02 Kërkohet
20 Amendimi i Kushtetutës së RSH MM, MD Donorë,
Qeveria 0.01 Kërkohet
21 Amendimi i Kodit Penal MM, MD Donorë,
Qeveria 0.01 Kërkohet
22 Amendimi i Kodit të Procedurës
Civile MM, MD Donorë,
Qeveria 0.01 Kërkohet
23 Kuadër ligjor për detyrat e
Pushtetit vendor ne mbrojtjen e
mjedisit MM,
MPVD Donorë,
Qeveria 0.05 Kërkohet
24 Amendimi i Ligjit për
Urbanistikën MM,
MPPT,
KRrTSH Donorë,
Qeveria 0.02 Kërkohet
25 Amendimi i Ligjeve që
Përmbajnë Instrumente
Ekonomike MM,MF Donorë,
Qeveria 0.02 Kërkohet
26 Zbatimi Instrumenteve
Ekonomike të Parashikuara në
Ligjin Për Burimet Ujore MM,
MD,MF,
MPPT,
MBU
MBET Donorë,
Qeveria 0.05 Kërkohen
27 Ligj për administrimin e
kimikateve MEPP,
MM, MSH Donorë
Qeveria 0.05 Kërkohen

Pasqyra 24. KUADRI INSTITUCIONAL (Faza afatshkurtër-afatmesëm)
N Emërtimi i Aksionit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Krijimi i Komisionit Shtetëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm Këshilli i Ministrave
MM
MBET Donorë,
Qeveria 0,2 Kërkohet
2 Krijimi i Ministrisë së Mjedisit Këshilli i Ministrave
Kuvendi i RSH Donorë,
Qeveria 0,25 Kërkohet
3 Organizimi si Strukturë më vete i Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit Këshilli i Ministrave Qeveria 1.2 Kërkohet
4 Forcimi I MM dhe Agjencive Rajonale të Mjedisit MM Donorë,
Qeveria 1.2 Kërkohet
5 Krijimi dhe Forcimi i Strukturave Ekzistuese për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministritë Përkatëse Këshilli i Ministrave
Ministritë përkatëse, MM Donorë,
Qeveria 0.5 Kërkohet
6 Krijimi dhe Forcimi i Strukturave Ekzistuese për Mbrojtjen e Mjedisit në Pushtetin Vendor MPVD,
Bashkite Donorë,
Qeveria 0.5 Kërkohet
7 Ngritja e Qendrës për Teknologjitë e Pastra MM
MBET Donorë,
Qeveria 0,25 Kërkohet
8 Forcimi i Qendrës së Informacionit për Mjedisin MM
MBET Donorë,
Qeveria 0.5 Kërkohet
9 Forcimi i Institucioneve të Monitorimit të Mjedisit MM Donorë,
Qeveria 0,5 Kërkohet
10 Forcimi Institucional dhe i Kuadrit Rregullator për Mbrojtjen e Biodiversitetit MM 0,5 I planifikuar
11 Ngritja e Sistemit Kombëtar të Informacionit për Mjedisin dhe Shëndetin MSH, MM
MBET OBSH,
Donorë,
Qeveria 0,25 Kërkohet
12 Ndërtimi i Kapaciteteve për Përfshirjen e Publikut në Procesin e Vendimmarrjes MM, OJQ Donatorë,
Qeveria
Shqiptare 0,15 Kërkohet
13 Ngritja pranë MM e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe laboratorët e saj MM MBET Donatorë,
Qeveria
Shqiptare 1.5 Kërkohet


Pasqyra 25.1 PROJEKTE (Faza afatshkurtër)
N Emërtimi i projektit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Studimi fizibilitetit dhe projekti për pastrimin e ujërave të ndotura në Gjirokastër MPPT, Bashkia Gjirokastër BE/PHARE 0 I siguruar
2 Eliminimi i 50 1. lëndë toksike stok i ushtrisë Shqiptare MM Zvicra 4 I siguruar
3 Përmirësimi i shërbimeve publike dhe i mjedisit në qytetin e Tiranës MPPT/ Bashkia e Tiranës Italia 20 Pjesërisht i siguruar
4 Projekti për ruajtjen e Liqenit të Ohrit MM GEF/BB/ Qeveria Shqiptare 2 I siguruar
5 Aktivitetet e mundësimit për ndryshimet klimatike MM GEF/UNDP, Qeveria Shqiptare 1 I siguruar
6 Studimi dhe projektimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tiranë MPPT, Bashkia e Tiranës Italia 20 I planifikuar
7 Ndërtimi i vendmbulimit të hedhurinave urbane në Lezhë MPPT, Bashkia e Lezhës Italia 0 I siguruar
8 Eliminimi i tretësirës arsenikale stok në uzinën e plehrave azotike në Fier MEPP, MM, Bashkia Fier BE/Italia 10 I planifikuar
9 Hartimi i planit të veprimit për pellgun ujëmbledhës të liqenit të Ohrit MM, Bashkia Pogradec GEF/BB, Qeveria Shqiptare 6 I siguruar
10 Studimi fizibiliteti dhe hartimi i planit të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës të lumit Drin MB,MM, Bashkia Shkodër MBET Donator, Qeveria Shqiptare 2 Kërkohet
11 Rehabilitimi i sistemit ujitës në shkallë të vogël MBU IFAD/UNDP, Qeveria Shqiptare 1 I siguruar
12 Sistemi ujitës në Korçë MBU BI, Qeveria Shqiptare 0 I siguruar
13 Zhvendosja e pesticideve MBU/MM BE/PHARE 12 I siguruar
14 Studim fizibiliteti për zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor të Shqipërisë MPPT BE/Bankok Facility 0 I siguruar
15 Përgatitja e Masterplanit për sektorin e transportit MT BE/PHARE 4 I siguruar
16 Rehabilitimi i sistemit të furnizimit me ujë; ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza në Durrës MPPT, Bashkia Durrës BB/IDA 20 I siguruar
17 Rikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm dhe i ujërave të zeza në Tiranë MPPT Italia 34,15 Pjesërisht i siguruar
18 Rikonstruksioni i linjave kryesore të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër MPPT,
Bashkia
Shkodër Austria 4,1 I siguruar
19 Rehabilitimi i sistemit të ujërave të zeza në Vlorë MPPT,
Bashkia
Vlore I siguruar
20 Rinovimi i planit të administrimit të zonës bregdetare MM, MPPT Kërkohet
21 Rinovimi i planeve të zhvillimit urbanistik të qyteteve KRrTSH, KrRT Bashkive MBET Kërkohet
22 Menaxhimi i Lagunave Bregdetare planifikuara MM,DPPK BE/PHARE 1,5 Te planifikuara
23 Hartimi i Planit të Rehabilitimi Mjedisor të lumenjve Ishëm dhe Erzen MM
MBET Donorë,
Qeveria
Shqiptare 0,5 Kërkohet
24 Integrimi i Programeve të Edukimit Mjedisor në Programet Mësimore të Shkollave të të Gjitha Niveleve MASH,
MM
MBET Qeveria
Shqiptare 0,15 Kërkohet
25 Forcimi i MM dhe inspektori atit të Mjedisit MM DFID
Qeveria 0.7 Siguruar
26 Forcimi i MM MM Qeveria
Italiane
Qeveria
shqiptare 0.6 Siguruar
27 Rehabilitimi emergjent i fushës së plehrave në Tiranë Bashkia Tirane
MM SIDA
Qeveria
Shqiptare 0.4 Siguruar
28 Inventarizimi i lëndëve të rrezikshme stok dhe asgjësimi i tyre MEPP,
MM
MBET Donorë
Qeveria
Shqiptare 2 Kërkohet
29 Aplikimi I teknologjive end of pipe ne industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës MEPP
MM
MBET Donorë
Qeveria
Shqiptare 4 Kërkohet


Pasqyra 25.2 PROJEKTE (Faza afatmesëm)
N Emërtimi i projektit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Projekti i administrimit të pyjeve MBU/DPP K Italia, Zvicra, Japonia /BB, Qeveria Shqiptare 19,9 Pjesërisht i siguruar
2 Sistemi ujitës II MBU, Bashkitë e Rretheve Japonia/BB, Qeveria Shqiptare 25,3 Pjesërisht i siguruar
3 Rehabilitimi i sistemit të furnizimit me ujë në Korçë MPPT, Bashkia e Korçës Gjermania 22,27 Pjesërisht i siguruar
4 Rikonstruksioni i sistemit të furnizimit me ujë dhe i ujërave të zeza në Krujë MPPT, Bashkia e Krujës Gjermania 7,1 Pjesërisht i siguruar
5 Rikonstruksioni i rrjetit të ujërave të zeza në Sarandë MPPT, Bashkia e Sarandës BE/Cross Border 5,34 I siguruar
6 Rehabilitimi i rrjetit të ujërave të zeza në Lezhë MPPT, Bashkia Lezhë BE/PHARE 2,04 I siguruar
7 Rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me ujë në Gjirokastër MPPT, Bashkia Gjirokastër BE/Cross Border 3,35 I siguruar
8 Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Kavajë MPPT, Bashkia Kavajë Gjermania 7,89 I siguruar
9 Makineri dhe pajisje për grumbullimin dhe transportin e hedhurinave urbane MPPT Italia 1,43 I siguruar
10 Administrimi i zonës bregdetare MM, Bashkitë Japonia/BB 8,35 I planifikuar
11 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Pogradec MPPT, Bashkia Pogradec Gjermania 9 I siguruar
12 Rikonstruksion i rrjetit të kanalizimeve në Shkodër MPPT, Bashkia Shkodër Donor 10 Kërkohen
13 Ndërtimi i vendmbulimit të hedhurinave urbane në Shkodër MPPT, Bashkia Shkodër Donor 0,56 Kërkohen
14 Ndërtimi i vendmbulimit të hedhurinave urbane në Pogradec MPPT, Bashkia Pogradec Donor 1 Kërkohen
15 Hartimi i planeve të menaxhimit për Parqet Kombëtare MBU/DPP KI MM GEF 1,5 I planifikuar
16 Studim fizibiliteti për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës MM, Bashkia e Shkodrës Donor 0,4 Kërkohen
17 Studim fizibiliteti për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Prespës MM,
Bashkia
Devollit dhe e Korçës Donor 0,4 Kërkohen
18 Studim fizibiliteti për trajtimin e përqendruar të mbeturinave të rrezikshme MPBT
MM, Donor 0,65 Kërkohen
19 Hartimi i planit të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin MM,
Bashkia Elbasan,
Librazhd Donor 0,5 Kërkohen
20 Konservimi i ekosistemit bregdetar të Gjirit të Vlorës MM,
Bashkia Vlorë GEF/UNDP,
Qeveria
Shqiptare 1,85 I siguruar
21 Krijimi i pyjeve private MBU/DPP
K, Pushteti Lokal Qeveria
Shqiptare 0,5 Kërkohen
22 Zbatimi i planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit MBU/DPP
K, MM,
Bashkia e
Tiranës Donar Qeveria Shqiptare 1 Kërkohen
23 Plan Veprimi për rehabilitimin e zonave të nxehta industriale dhe urbane dhe studime fizibiliteti MM
Ministritë
dhe Bashkitë
Përkatëse, Donar Qeveria Shqiptare 5 Kërkohen
24 Mbështetja e OJQ-ve në Organizimin e Aktiviteteve për Sensibilizimin dhe Ndërgjegjësimin e Publikut MM
Ministritë
Bashkitë Qeveria Shqiptare 0,2 Kërkohen

Pasqyra 25.3 PROJEKTE (Faza afatgjatë)
N Emërtimi i projektit Institucioni Përgjegjës Burimi i Financimit Fondi, Mil USD Statusi i Fondit
1 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Krujë MPPT, Bashkia e Krujës Gjermania 10 I planifikuar
2 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Korçë MPPT, Bashkia Korçë Gjermania 12 I planifikuar
3 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Lezhë MPPT, Bashkia Lezhë MBET Donor (Italia) 9 Kërkohen
4 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Shkodër MPPT, Bashkia Shkodër MBET Donor (Austria) 25 Këkohen
5 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Sarandë MPPT, Bashkia Sarandë MBET Donor (Hollanda) 10 Kërkohen
6 Ndërtimi i vendmbulimit të hedhurinave urbane në Korçë MPPT, Bashkia Korçë MBET Donor 20 Kërkohen
7 Projekt për vendmbulimin e hedhurinave urbane të Tiranës dhe të Durrësit MPPT, Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit Italia 0,5 I planifikuar
8 Ndërtimi i vendmbulimit të hedhurinave urbane për Tiranën dhe Durrësin MPPT, Bashkia e Tiranës dhe Durrësit Italia 10 I planifikuar
9 Zhvillimi i peshkimit të qëndrueshëm MBU/DP Japonia/BB 9 I siguruar
10 Rehabilitimi i rrjetit ujitës dhe kullues MBU BB/Francë 40,8 I siguruar
11 Rehabilitimi i zonës së mbrojtur në Rushkull MBU/DPP K,MM MBET Donor 0,65 Kërkohen
12 Studim fizibiliteti dhe hartimi i planit të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosë MBU/DPP K,MM, Bashkitë përkatëse MBET Donor 0,5 Kërkohen
13 Shtimi i fidanishteve shtetërore dhe private MBU/DPP K, Pushteti
vendor MBET Donor, Qeveria Shqiptare 5 Kërkohen
14 Hartimi dhe zbatimi i projekteve pilote për pastrimin e ujërave të zeza në zonat rurale MPPT, Pushteti vendor MBET Donor, Qeveria Shqiptare 0,5 Kërkohen
15 Hartimi dhe zbatimi i projekteve pilote që nxitin aktivitete ekonomike në zonat me nivel të lartë varfërie MPPT, Pushteti vendor MBET Donor, Qeveria Shqiptare 1 Kërkohen
16 Rehabilitimi i zonave te nxehta industriale dhe urbane, Durrës, Vlore, Sharre, etj, dhe ndërtimi i një impianti për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme MM, Ministritë Pushteti vendor MBET Donor, Qeveria Shqiptare 35 Kërkohen
17 Hartimi i masterplaneve urbane për qytetet kryesore Tirane, Durrës, Vlore, Sarande, Pogradec, Shkodër, Lezhe, etj MPPT MM Pushteti vendor MBET Donor, Qeveria Shqiptare 1,5 Kërkohen
18 Hartimi i masterplaneve te zhvillimit për zonën bregdetare MPPT MM MBET Donor, Qeveria Shqiptare 1,2 Kërkohen
19 Pyllëzime ne zonën bregdetare MBU, MM, OJQ MBET Donor, Qeveria Shqiptare 0.5 Kërkohen
20 Zbatim i Planit te veprimit për mbrojtjen e tokës nga erozionit MBU, MM, MBET Donor, Qeveria Shqiptare 1 Kërkohen

Strategjia do të trajtojë:
" Analizën dhe vlerësimin e situatës
" Përcaktimin e drejtimeve për administrimin e qëndrueshëm të hedhurinave dhe të ujërave të zeza, në përputhje me kushtet ekonomiko-sociale
" Hartimin e kuadrit ligjor e rregullator përkatës
" Hartimin dhe zbatimin e projekteve demonstrative
4-Planet Lokale të Veprimit në Mjedis
Në këta vjetët e fundit ka filluar përgatitja e planeve lokale të veprimit nga disa qeverisje vendore. Domosdoshmëria e hartimit të planeve lokale të veprimit është në përputhje me strategjinë e decentralizimit të pushtetit dhe me dhënien e kompetencave në rritje qeverisjeve vendore. Rritja e rolit të shoqërisë civile dhe e komuniteteve në vendimmarrje është shumë e rëndësishme. Veprimtaritë specifike nën këto plane janë:
" Organizimi i programeve trajnuese me pjesëmarrjen e subjekteve të interesuara
" Vlerësim i gjendjes së mjedisit në nivel vendor
" Identifikimi i prioriteteve dhe i rrugëzgjidhjeve
" Ngritja e strukturave të koordinimit ndërsektorial vendor
" Zhvillimi i partneritetit ndërmjet pushtetit vendor dhe OJQ-ve
5- Strategjia për përafrimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin e BE
Në vazhdën e përpjekjeve të vendit për të filluar negociatat dhe më pas për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit e të stabilizimit me BE, përafrimi i legjislacionit mjedisor me legjislacionin përkatës të BE do të realizohet brenda kuadrit të strategjisë kombëtare për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
6-Strategjia kombëtare për planifikimin e integruar të territorit
Zhvillimet urbane dhe rurale të pakontrolluara, veçanërisht zhvillimet në qytetet kryesore dhe në bregdet, kanë çuar në dëmtime të konsiderueshme, të cilat në disa zona të veçuara kanë karakter të pakthyeshëm. Në këtë kuadër, nevoja e një plani strategjik të rregullimit të territorit që të mbulojë zonat urbane, bregdetare dhe zonën rurale është nevojë prioritare. Ndërkohë, janë miratuar disa plane për zona të veçanta, por këto plane nuk e kanë marrë sa duhet në konsideratë mbrojtjen e mjedisit. Hartimi i planit strategjik do të përcaktojë drejtimet për një politikë të integruar për rregullimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe për mbrojtjen e mjedisit, me theksim në mbrojtjen e mosshpërdorimin e tokës si burim i madh natyror për mirëqenie të qëndrueshme. Plani do të krijojë kuadrin e nevojshëm për politikat sektoriale, duke marrë në konsideratë edhe format e ndryshme të pronësisë. Veprimtaritë specifike do të përfshijnë:
" Miratimi i planit të administrimit të zonës bregdetare
" Vlerësimi i gjendjes ekzistuese dhe hedhja e të dhënave në harta
" Kryerja e inventarit dhe hartimi i planeve të zbutjes së ndotjes për zonat dhe tokat e kontaminuara dhe të dëmtuara
" Identifikimi i prioriteteve
" Rinovimi i planeve ekzistuese duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit
" Hartimi i strategjisë për planifikimin e territorit
" Hartimi i planeve të veprimit sipas problematikave (për zonat urbane, rurale, bregdetare, infrastrukturën etj.)
7-Plani i administrimit të mbeturinave të rrezikshme, industriale dhe spitalore
Në vitin 1998 Qeveria hartoi Planin kombëtar të administrimit të hedhurinave urbane, në të cilin nuk përshiheshin mbeturinat e ngurta industriale dhe të rrezikshme. përballimi i gjendjes jo të mirë në këtë sektor kërkon hartimin e një plani veprimi, që duhet të përfshijë këto veprimtari:
" Njohja e gjendjes dhe identifikimi i prioriteteve . Hartimi i regjistrit të mbeturinave të rrezikshme
" Vlerësimi i rrezikut mjedisor dhe shëndetësor nga mbeturinat e rrezikshme, industriale dhe spitalore
" Hartimi i kuadrit ligjor rregullator
" Ngritja e strukturave institucionale të administrimit të tyre
" Ngritja e një sistemi monitorimi
" Hartimi i programeve të trajnimit
8-Plani i Administrimit të Kimikateve
Sistemi i kontrollit të përdorimit të kimikateve është përgjegjësi e disa institucioneve qendrore që nuk koordinojnë si duhet me njëri tjetrin, kurse kuadri ligjor për administrimin e kimikateve është shumë i mangët. Nga industritë e trashëguara që janë mbyllur, ruhen në mënyrë jo plotësisht të kontrolluar sasi të konsiderueshme kimikatesh të skaduara ose në gjendje për tu përdorur. Nevoja e ngritjes së një sistemi mjedisor të administrimit të kimikateve është e ngutshme. Komuniteti ndërkombëtar ka përpunuar një varg instrumentesh
dhe programesh lidhur me administrimin e kimikateve, të cilët ofrojnë përveç detyrimeve, ngritjen e kapaciteteve kombëtare në këtë fushë. Veprimtari në kuadër të këtij plani janë:
" Inventari i kimikateve në ruajtje në gjendje pune dhe të skaduar
" Analizë e kuadrit ligjor ekzistues
" Hartimi i një kuadri ligjor bashkëkohor
" Analizë e nevojave institucionale në këtë fushë
" Program trajnimi për administrimin e kimikateve
" Projekte pilot për eliminimin dhe asgjësimin e sigurt të kimikateve
9-Plan veprimi për administrimin e ndotjes në objektet industriale të braktisura dhe të shkatërruara
Në periudhën e tranzicionit pjesa më e madhe e industrisë kimike dhe të rëndë u mbyll dhe me kohë u shkatërrua edhe fizikisht. Përveç tokës së ndotur, gjendja e tyre përbën rrezik mjedisor dhe shëndetësor për shkak të pajisjeve të ndotura, mureve të ndotura që ndodhen të shpërndara në mjedisin përreth. Rehabilitimi i këtyre zonave duhet të përfshijë edhe largimin e pjesëve të mbetura të cilat duhen çtoksikuar. Uzina e PVC, kolonat e tretësirës së arsenikut në Fier, rrënojat e fabrikës së pesticideve në Durrës etj., përbëjnë disa probleme mjedisore delikate që duhen miradministruar. Veprimtaritë në këtë plan janë:
" Vlerësimi i rrezikut mjedisor dhe shëndetësor
" Auditim mjedisor
" Identifikimi i masave dhe radhit ja e tyre sipas prioriteteve
" Hartim planesh veprimi për zbutjen dhe parandalimin e ndotjes
" Llogaritja e kostos së rehabilitimit
" Gjetja e burimeve financiare të nevojshme
10-Strategjia dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen e tokës nga erozioni

Erozioni është një nga dukuritë më të rënda mjedisore të vendit që duhet parandaluar, ndërsa duhet rehabilituar terreni i dëmtuar. Strategjia dhe plani përkatës i veprimit përbën një nga prioritetet kryesore. Veprimtaritë e përfshira janë:
" Analizë e situatës ekzistuese
" Identifikim i veprimeve prioritare
" Plotësim i kuadrit ligjor
" Forcim i sistemit të monitorimit
" Hartim i planit të veprimit për zonat prioritare
11- Plani i Veprimit për ndryshimet klimatike

Për t'iu përgjigjur ndryshimeve të pritshme të klimës, si dukuri globale, dhe për marrjen e masave për të parandaluar shkarkimin e gazeve serë në atmosferë lind nevoja e përgatitjes së planit përkatës të veprimit. Veprimtaritë përbërëse janë:
" Përgatitja e inventarit të gazeve serë
" Analizë e vulnerabilitetit
" Analizë e masave të përshtatshmërisë
" Hartimi i planit të veprimit
12.Programi kombëtar për heqjen nga përdorimi të lëndëve që hollojnë shtresën e ozonit
Në kuadër të anëtarësisë së Shqipërisë në Konventën e Vjenës dhe në protokollin e Montrealit, lidhur me heqjen nga përdorimi i substancave që holloj në shtresën e ozon it, lind nevoja e përgatitjes së programit kombëtar dhe të planit të veprimit përkatës. Veprimtaritë që duhen përfshirë janë:
" Njohja e sektorëve që përdorin substancat që holloj në shtresën e ozonit
" Inventarizimi i substancave përgjegjëse
" Identifikimi i masave për heqjen e substancave të tilla nga përdorimi dhe zëvendësimi i tyre me substanca që nuk e dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e njeriut
" Hartimi i programit kombëtar
" Ngritja e strukturave ndërsektoriale
13-Strategjia dhe Plani i Veprimit për monitorimin e mjedisit
Sasia dhe saktësi a e informacionit mjedisor janë shumë të rëndësishëm për hartimin e një politike dhe vendimmarrje të drejtë dhe afatgjatë. Monitorimi i mjedisit kryhet nga shumë institucione dhe baza ligjore e tij karakterizohet edhe nga përplasje kompetencash. Nevoja për një strategji të qartë të monitorimit të mjedisit është prioritare dhe do të shërbejë si bazë për ngritjen e një sistemi të efektshëm, të vazhdueshëm e të saktë të monitorimit të ujërave, tokës, ajrit, biodiversitetit dhe të dukurive natyrore. Aktivitetet e përfshira janë:
" Analizë e situatës ekzistuese lidhur me kuadrin ligjor dhe institucional
" Vlerësimi i kapaciteteve profesionale dhe logjistike të institucioneve që kryejnë monitorimin
" Identifikimi i treguesve mjedisorë, i forcave lëvizëse, trysnisë, gjendjes, ndikimit dhe i kundërveprimit
" Hartimi i programit kombëtar të monitorimit të mjedisit
" Analizë e burimeve financiare të mundshme
" Ndërtimi i skemës institucionale të monitorimit të mjedisit
" Hartimi i planit të veprimit dhe llogarit ja e kostos së zbatimit të tij
" Përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor rregullator për monitorimin e mjedisit
" Krijimi i Sistemit Kombëtar të Informacionit për monitorimin, grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për mjedisin
" Forcimi i kapaciteteve institucionale për kontrollin e monitorimit dhe raportimet periodike nga subjektet publike dhe private (inspektorët e mjedisit dhe ata sanitarë)
" Ngritja e një rrjeti pilot për monitorimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Tiranës
" Përmirësimi i sistemit të monitorimit të biodiversitetit dhe të ujërave sipërfaqësore e Bregdetare
" Përgatitja e Regjistrit Kombëtar për Mbeturinat e Rrezikshme

14-Strategjia dhe Plani i Veprimit për transportin e qëndrueshëm
Objektivi kryesor i këtij plani është hartimi i një praktike transporti të qëndrueshëm, ku të integrohen zhvillimet e sektorëve të ndryshëm të transportit me mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut. Kjo do të përfshijë:
" Ngritjen e një programi inspektimi të automjeteve
" Zhvillimin e kuadrit ligjor për kontrollin e kushteve teknike të automjeteve lidhur me shkarkimet, hartimin e normave të shkarkimeve etj.
" Shqyrtimin e infrastrukturës urbane, duke përfshirë edhe administrimin e trafikut
" Zbatimin e praktikave që inkurajojnë zhvillimin e transportit publik, përdorimin e benzinës pa plumb, të automjeteve me konvertor katalitik etj.
15-Strategjia e turizmit të qëndrueshëm
Potencialet turistike të vendit janë të mëdha. Zhvillimi i turizmit nuk duhet të ushtrojë trysni dhe aq më pak të pakthyeshme mbi mjedisin. Kjo do të çonte në pakësimin e potencialeve turistike dhe zhvillime afatshkurtra. Nevoja për rinovimin e strategjisë për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm duke respektuar karakteristikat e vendit, kapacitetin mbartës të zonave turistike, infrastrukturën e nevojshme, si dhe duke zbatuar modele të konsumit të qëndrueshëm është prioritare. Veprimtaritë që mund të përfshihen janë:
" Inventari i zonave turistike
" Klasifikimi i tyre sipas kapacitetit mbartës dhe karakteristikave
" Përcaktimi i zonave ku mbrojtja e mjedisit është prioritare
" Hartimi i planeve të veprimit për zonat prioritare turistike
" Hartimi i projekteve të infrastrukturës

16-Strategjia e bujqësisë së qëndrueshme
Shqipëria është një vend ku bujqësia do të vazhdojë të konsiderohet si sektor prioritar për një kohë të gjatë. Futja e praktikave të bujqësisë së qëndrueshme është mese e domosdoshme. Veprimtaritë që mund të ndërmerren janë:
" Njohja e praktikave të bujqësisë së qëndrueshme
" Zbatimi i praktikave që nxitin bujqësinë ekologjike
" Analiza e gjendjes ekzistuese
" Përgatitja e një plani veprimi
" Zbatimi i projekteve pilot të bujqësisë organike në disa zona të vendit
17-Hartimi i strategjisë dhe Planit të Veprimit për administrimin ligatinave
Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm ligatinash dhe lagunash bregdetare. Ligatinat janë pasuri me vlera të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe mirëqenien e komunitetit et. Si të tilla ato duhen administruar në mënyrë të qëndrueshme. Në këtë kontekst lind nevoja për strategjinë e administrimit të ligatinave, që mund të përfshijë këto veprimtari
" Inventarizimi i ligatinave në shkallë vendi
" Analiza biologjike dhe socio-ekonomike e tyre
" Vlerësimi i gjendjes së tyre dhe përgatitja e dokumentit strategjik
" Përgatitja e planit të veprimit

18-Plan Veprimi për mbylljen e sigurt të vendshkarkimeve të hedhurinave urbane dhe industriale që ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e njerëzve, si dhe monitorimi i tyre

Depozitimi i hedhurinave urbane, i mbeturinave të sektorit të ndërtimit dhe industriale është bërë në terrene natyrore dhe jo në vendmbulime të projektuara për këtë qëllim. Ndikimi në mjedis i këtyre hedhurinave mund të jetë shumë i madh për shkak të dukurisë së transferimit të ndotjes nëpërmjet tokës dhe ujërave. Nga ana tjetër, në vend ka një numër të paditur dampash të paligjshme dhe të paregjistruara si të tilla që duhen njohur e vlerësuar rreziku nga pikëpamja e rrezikut mjedisor përkatës, si dhe duhen mbajtur nën kontroll. Për këtë qëllim duhet hartuar plani i administrimit të vendshkarkimeve të hedhurinave të ngurta urbane dhe industriale për kontrollin e tyre deri në mbyllje. Veprimtaritë e nevojshme në kuadër të këtij plani janë:
" Inventari i vendshkarkimeve të hedhurinave urbane dhe industriale
" Përcaktimi i rrezikut mjedisor dhe shëndetësor të tyre
" Renditja sipas shkallës së rrezikut mjedisor dhe shëndetësor dhe përzgjedhja e ndërhyrjeve prioritare
" Ngritja e bazës së të dhënave
Hartimi i planit të administrimit
Zbatimi i projekteve pilot për vendshkarkimet prioritare

19-5trategji për mbrojtjen nga përmbytjet dhe nga fatkeqësitë e tjera natyrore
Një nga dukuritë më të shpeshta në këto dhjetë vitet e fundit është përmbytja veçanërisht në zonën bregdetare. Erozioni, shpyllëzimet, dëmtimi i bonifikimeve dhe i sistemit të kanalizimeve etj. janë disa nga faktorët që e kanë bërë këtë dukuri më të shpeshtë. Pasojat e saj janë veçanërisht të rënda për shtresat më të varfra të popullsisë të cilave u shkaktohet dëme në bujqësi, blegtori, shtëpi banimi etj. Përveç masave me karakter teknik, duhet ngritur edhe sistemi i përballimit të këtyre fatkeqësive natyrore me të gjithë elementët e tij përbërës. Veprimtaritë e kësaj strategjie janë:
" Analizë e situatës dhe identifikim i zonave delikate
" Analizë e shkaqeve të përmbytjeve
" Përgatitje e planit të veprimit
" Zbatim projektesh pilot
" Ngritja e strukturave të administrimit
" Përgatitja e kuadrit ligjor
20-Strategji dhe Plani i Veprimit për bashkëpunimin me shoqatat e biznesit dhe futjen e sistemeve të administrimit mjedisor në veprimtaritë ekonomike
Aktualisht në Shqipëri mbizotëron sistemi i komandës dhe kontrollit i cili është një sistem në rritje dhe forcim të vazhdueshëm. Ndërkohë aktiviteti prodhues i lirë është rritur dukshëm. Shkalla e ndërgjegjësimit të biznesit për problemet e mjedisit është rritur. Biznesi është organizuar në shoqata të ndryshme profesionale. Në këto kushte është e domosdoshme që krahas sistemit të komandës dhe kontrollit të fillojë përdorimi i stimujve për të nxitur biznesit të përdorë teknologji të pastra, praktika administrimi të mira, sistemet bashkëkohore të administrimit mjedisor. Hartimi i një strategjie për bashkëpunim me biznesit dhe shoqatat e tij në këtë fushë për zbatimin perfekt të kuadrit ligjor mjedisor është më se i domosdoshëm. Veprimtaritë që do të përfshihen janë:
" Nxitja e organizimit të biznesit në shoqata profesionale
" Ndërtim kapacitetesh në fushën e administrimit mjedisor të biznesit
" Ndërtim kapacitetesh në fushën e teknologjive të pastra
" Ngritja e qendrës së teknologjive të pastra
" Nxitja e hartimit të bashkëpunimit dhe të marrëveshjeve të përbashkëta me shoqatat e biznesit
" Kryerja e auditimit mjedisor
" Hartimi i platformës së bashkëpunimit

21-Strategia kombëtare e Planifikimit Urban
Kjo strategji ka për qëllim të hedhë bazat e një zhvillimi të balancuar territorial, social, ekonomik dhe mjedisor në zonat urbane të vendit, duke harmonizuar njëkohësisht interesat individuale me ato të përgjithshme.
22-Plani i Veprimit për eliminimin e ndotjes së zonës bregdetare dhe detare nga veprimtaritë që zhvillohen në tokë
Shqipëria është palë në Konventën e Barcelonës dhe në protokollet e saj. Në vitin 2000 u ratifikuan të gjithë dokumentet e amenduar të kësaj konvente dhe protokollet shoqëruese. Anëtarësia në këtë konventë dhe pjesëmarrja në Planin e Veprimit për Mesdheun shoqërohet me disa objektiva të qarta që duhen arritur lidhur me pakësimin e ndotjes nga burime tokësore në det. Në këtë kuadër duhet hartuar Plani strategjik mjedisor për kontrollin e burimeve ndotëse nga toka. Veprimtaritë e tij janë:
" Përgatitja e raporteve sektorial e për gjendjen dhe politikat e ndjekura
" Identifikimi i prioriteteve
" Identifikimi i zonave të nxehta në bregdet
" Hartimi i planit të veprimit
4.3 Përmirësimi dhe Plotësimi i Kuadrit Ligjor
Veprimtaritë që propozohen kanë për qëllim plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe normativ mjedisor që trajton problemet sektoriale dhe krijon bazën legale për orientimin e zhvillimit ekonomik e social drejt qëndrueshmërisë. Prioriteti kryesor mbetet përafrimi me legjislacionin mjedisor evropian.
Veprimtaritë specifike përfshijnë:
" Vlerësimi strategjik mjedisor i kuadrit ligjor kombëtar ekzistues, i politikave, planeve dhe i programeve sektoriale mbi bazën e direktivave të BE
" Amendimi i disa ligjeve themelore të shtetit për të trupëzuar parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit (Kodi Penal, Kodi Civil, Për Qeverisjen Vendore etj.)
" Hartimi i ligjit të ri Për Mbrojtjen e Mjedisit
" Plotësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e elementeve të mjedisit
" Amendimi i ligjit për taksi min dhe i ligjeve të tjera që parashikojnë instrumente ekonomike

Në listën e projektligjeve afatshkurtër përfshihen këto ligje:
" Mbrojtja e ajrit dhe normat e shkarkimeve të gazta
" Mbrojtja e tokës nga ndotja dhe erozioni
" Mbrojtja e ujërave dhe normat e shkarkimeve të lëngëta
" Vlerësimi i ndikimit në mjedis
" Informacioni për mjedisin
" Për zonat e mbrojtura
" Për biodiversitetin
" Për administrimin e hedhurinave
" Për mbrojtjen e mjedisit detar

Për plotësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij me atë të BE në periudhën afatmesëm të Planit të Veprimit do të përgatiten këto projektligje:
" Për aksidentet industriale
" Për mbulimin sanitar të hedhurinave
" Për djegien e hedhurinave
" Për zonën bregdetare

Ndërkaq, për të rritur efektshmërinë e ligjit do të përgatiten aktet nënligjore përkatëse, që në përgjithësi do të mbulojnë të gjithë gamën e problemeve që kërkojnë akte të tilla.

Zhvillimi i Instrumenteve ekonomike

Për një zgjidhje të efektshme të problemeve që lidhen me zbatimin dhe përmirësimin e instrumenteve ekonomike duhet të merret një varg masash:

" Zhvillimi i politikave për çmime të arsyeshme për ujin, të cilat synojnë mbulimin e plotë të kostos; përmirësimi i kuadrit ligjor përkatës
" Nxitja e përdorimit të qëndrueshëm dhe të efektshëm të energjisë nëpërmjet politikave përkatëse të çmimeve dhe të inkurajimit të burimeve energjetike alternative
" Monitorimi i efektshmërisë mjedisore të instrumenteve ekonom:ke që janë në përdorim, veçanërisht për taksën e pastrimit, si dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për rritjen e kësaj takse
" Përmirësimi i kuadrit ligjor e rregullator për futjen e pagesave për shkarkimet e ujërave të ndotura, të mbeturinave të ngurta industriale dhe për shkarkimet e gazta në atmosferë
" Futja dhe zbatimi i taksës së karbonit për karburantet e automjeteve dhe njëkohësisht marrja e masave për nxitjen e transportit publik
" Futja e pagesave për rehabilitimin e mjedisit nga veprimtari minerare dhe në guroret
" Monitorimi i vazhdueshëm i projekteve mjedisore të financuara nga donorë të huaj (furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të ndotura dhe i hedhurinave urbane, riaftësimi i sistemit të ujitjes së tokave, edukimi mjedisor)
4.4 Forcimi Institucional dhe Zhvillimi Kapaciteteve
Qëllimi i përbashkët i aktiviteteve të propozuar është rritja e kapaciteteve institucionale dhe të strukturave të mbrojtjes së mjedisit dhe të administrimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, për t'iu përgjigjur në mënyrë më të efektshme zbatimit të një politike të mbrojtjes dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të biodiversitetit.
Në këtë kuadër, objektivi kryesor është forcimi i pozitës politike të MM-së, duke e shndërruar në ministri me strukturë më funksionale dhe efektive, në qendër dhe në periferi, duke synuar:
" Rritjen e kapaciteteve për hartimin e politikave dhe të kuadrit ligjor
" Përmirësimin e koordinimit vertikal dhe horizontal brenda strukturës së Ministrisë . Zhvillimin e një sistemi mjedisor të decentralizuar për të mbështetur më mirë administrimin e mjedisit nga pushteti vendor
" Rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimi i procedurave për dialog ndërsektorial
" Ndërtimin e një konsensusi transparent dhe demokratik për të formuar aleancat e duhura me të gjitha palët e interesuara për mbrojtjen e mjedisit
" Rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e projekteve mjedisore
" Forcimin e njësive të marrëdhënieve ndërkombëtare
" Funksionimin e Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit
" Organizimin dhe vënien në efektshmëri të Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit, si strukturë më vete në varësi të Ministrisë së Mjedisit
" Forcimin e kontrollit të zbatimit të legjislacionit për mjedisin nga ana e ARM-ve, e institucioneve qendrore dhe e pushtetit vendor
Ngritja dhe forcimi i Njësive për Mbrojtjen e Mjedisit në dikasteret qendrore
" Ngritja dhe forcimi i strukturave të mbrojtjes së mjedisit dhe përcaktimi i detyrave të tyre
" Trajnimi i strukturave për zhvillimin e politikave sektoriale mjedisore dhe hartim Legjislacioni
" Plotësimi i nevojave logjistike
Ngritja dhe forcimi i Njësive për Mbrojtjen e Mjedisit në organet qeverisjes vendore

" Ngritja e strukturave të mbrojtjes së mjedisit dhe përcaktimi i detyrave të tyre
" Trajnimi i strukturave për zhvillimin e politikave lokale mjedisore dhe njohje legjislacioni
" Përcaktimi i nevojave logjistike
Forcimi i Institucioneve të Monitorimit të Mjedisit
" Forcimi i strukturave për monitorimin e mjedisit në institucionet e ngarkuara
" Zbatimi strategjisë së monitorimit të mjedisit
" Zhvillimi i një sistemi të koordinuar të kontrollit të ndotjes nga birome te lëvizshme dhe jo të lëvizshme të ndotjes
" Ngritja e rrjeteve të monitorimit për ajrin, ujin dhe tokën dhe programit përkatës të kontrollit të cilësisë së të dhënave
" Zhvillimi i një sistemi të monitorimit të ndotjes industriale
" Ngritja dhe zbatimi i një sistemi për monitorimin e tokës, të erozionit etj.

Ngritja e Këshillit Kombëtar të Zhvillimit të Qëndrueshëm
" Ngritja një strukture ndërdikasteriale, të përhershme, pranë Këshillit të Ministrave për hartimin, bashkërendimin dhe kontrollin e zbatimit të politikave për zhvillimin e qëndrueshëm.
" Ngritja e qendrës për studime mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm pranë MM
" Ngritja dhe funksionimi i strukturës
" Hartimi i kuadrit ligjor përkatës

Ngritja e Qendrës për Teknologjitë e Pastra
" Hartimi i kuadrit ligjor përkatës
" Ngritja e Qendrës për teknologjitë e pastra
" Forcimi i strukturave ndërdikasteriale si instrumente dhe mekanizma të zbatimit të politikave sektoriale
" Nxitja e krijimit dhe forcimi i strukturave ndërsektoriale të administrimit të mjedisit në nivel vendor
" Forcimi i sistemit kombëtar dhe vendor të administrimit të krizave
4.5 Drejtimet e Investimeve Prioritare
Në mënyrë që të zbatohen politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe në përputhje me kuadrin ligjor e rregullator të shtjelluar më sipër, rekomandohen programe dhe veprimtari investuese prioritare.
Programe të Menaxhimit të Integruar për shfrytëzimin e Pellgjeve Ujëmbledhës dhe të Tokës

Mbi bazën e kritereve të përcaktuara në paragrafin 3.4 janë identifikuar investimet me karakter prioritar për tu realizuar gjatë zbatimit të PKVMR.
Veprimtaritë që mbështesin përdorimin e administrimit të integruar të pellgjeve ujëmbledhës do të ndërmerren gjatë disa fazave, duke nisur me plotësimin /përmirësimin ligjor e institucional përkatës, me veprimtari pilote dhe me zbatimin e projekteve menaxhuese të shkallës së plotë. Veprimtaritë do të përfshijnë:
" Një varg demonstrimesh lidhur me administrimin e integruar e të bazuar në komunitet të ujërave, në prodhimin e kulturave bujqësore, prodhimin blegtoral, frutikulturë e pylltari
" Zbatimi i projekteve për mbjelljeve të drurëve për të zvogëluar erozionin, për ripërtëritjen e pyjeve të degraduara, për të ruajtur bilancin hidrologjik dhe për të rritur prodhimin bujqësor, blegtoral dhe frutikulturor
" Zhvillimi dhe futja e praktikave të integruara për luftimin e dëmtuesve dhe të sëmundjeve të kulturave bujqësore në zona të zgjedhura
" Inkurajimi i veprimtarive që zbutin varfërinë dhe mbrojnë mjedisin
" Studime fizibiliteti dhe plane menaxhimi për liqenet e Prespës e të Shkodrës, si dhe për lumenjt Drin, Shkumbin e Vjosë dhe zbatimi i tyre
Programe për Pylltarinë dhe Administrimin e Shumëllojshmërisë Biologjike
Këtu do të përfshihen një varg veprimtarish plotësuese për të përmirësuar administrimin e pyjeve dhe për të demonstruar veprimtari të ndryshme përtëritëse, që përfshijnë:
" Futja e praktikave mjedisore të qëndrueshme për shfrytëzimin pyjor
" Ngritja e fidanishteve pyjore, shtetërore dhe private
" Ripyllëzimi i zonave në rrezik për dëmtim ekologjik
" Ripërtëritja e pyjeve të prera në mënyrë të paligjshme
" Ripërtëritja e pyjeve të degraduara në pronësi shtetërore
" Inventarizimi dhe monitorimi I pyjeve dhe i shumëllojshmërisë biologjike
" Zhvillimi dhe futja e praktikave të integruara për luftimin e dëmtuesve dhe të sëmundjeve të pyjeve në zonat më problematike
" Veprimtari pyjore urbane, duke përfshirë restaurimin e pyjeve në zona urbane të prera gjatë viteve të tranzicionit
" Futja e veprimtarive të pylltarisë e të kullotave private: krijimi i pyjeve dhe i kullotave private
" Forcimi i shërbimit pyjor për të rritur efektshmërinë e kontrollit për prerjet e paligjshme
" Rritja e inventarit të pyjeve dhe të kullotave komunale
" Zbatimi i planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura
Zbutja e efekteve të përmbytjeve në disa zona të vendit
Me qëllim që të parandalohen përmbytjet në disa zona problematike të vendit, është e nevojshme të përmirësohet e të riaftësohet kudo sistemi ekzistues i ujitjes dhe i kullimit. Do të vazhdojnë veprimtaritë në proces lidhur me projektimin dhe riaftësimin e sistemit të ujitjes dhe të kullimit të tokave, me ndryshimet përkatëse në përdorimin e ujit dhe në llojshmërinë e kulturave bujqësore. Ndërhyrjet duhet të fokusohen në funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit të tokave dhe në përpunimin e strategjive për rikuperimin e kostove. Duhet të përgatitet një plan bonifikimi për të vlerësuar mundësinë tekniko-ekonomike dhe kostot për një program përmirësime sh të ndarë në faza.
Përmirësimi i Administrimit të Hedhurinave të Ngurta
Objektivi i kësaj veprimtarie është pakësimi i rrezikut shëndetësor që vjen nga ndotja e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore dhe e ajrit, duke siguruar shërbim adekuat të administrimit të hedhurinave urbane në qytetet kryesore - Tiranë, Durrës, Korçë, Pogradec, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër etj. në këtë grup do të përfshihen, gjithashtu, veprimtari pilote për të vlerësuar masat e efektshme të kostos për rehabilitimin e tokave të ndotura. Veprimtaritë specifike do të përfshijnë:
" Përmirësimi i tërheqjes dhe i transportit të hedhurinave urbane nëpërmjet trajnimit të personelit dhe furnizimit të pajisjeve
" Mbyllja e vend-depozitimeve të plehrave që janë të pasigurta nga pikëpamja e ndotjes së ajrit, tokës dhe të ujërave, si dhe e ndikimit në shëndetin e njerëzve
" Ndërtimi i vendmbulimeve sanitare të plehrave, në radhë të parë për ato qytete për të cilat tashmë janë përgatitur studimet dhe projektet përkatëse (Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Pogradec, Korçë), si dhe për qytetet Tiranë-Durrës
" Vlerësimi i shkallës së rrezikut të tokave të ndotura dhe identifikimi i zonave prioritare për veprime përmirësuese/rehabilituese nëpërmjet projekteve pilote
" Mbështetje për veprimtari pilote në zona të zgjedhura për të provuar metodat e përmirësimit në përputhje me kushtet lokale dhe për të përcaktuar kostot për këto ndërhyrje
" Mbyllja e sigurt e vend-depozitimeve të hedhurinave urbane në qytetet ku do të ndërtohen vendmbulime sanitare.
" Miradministrimi i vendeve ku depozitohen mbeturinat urbane industriale dhe inerte
" Ndërtimi i impianteve për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme
Përmirësime në Shërbimet e Furnizimit me Ujë
Objektivi kryesor i këtyre veprimtarive është rehabilitimi dhe përmirësimi i shërbimit të furnizimit me ujë në Shqipëri. Veprimtaritë do të vihen në jetë në tri faza: veprimtari pilote që do të pasohen nga veprimtari investimesh në qytetet me përparësi të rendit të parë (Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Korçë, Berat) e më pas në qytetet me përparësi të rendit të dytë (Kukës, Lezhë, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Pogradec, Gjirokastër, Sarandë, Has) etj. Veprimtaritë e propozuara përfshijnë:
" Pakësimi i humbjeve në rrjet
" Përmirësime në procesin e dezinfektimit
" Marrja e masave për mënjanimin e infiltrimit të ujërave të ndotura në rrjetin e ujit të pijshëm
" Shtimi i sasisë së ujit të pijshëm
" Përmirësimi i funksionimit operativ të ndërmarrjeve të ujit e të kanalizimeve
Përmirësime në rrjetin e kanalizimeve dhe në trajtimin e ujërave të ndotura
Veprimtaritë e propozuara në këtë kategori synojnë përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe projektimin e ndërtimin e impianteve të pastrimit të ujërave të ndotura në disa qytete të vendit. Këto veprimtari do të përfshijnë:
" Përfundimi i rehabilitimit të sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza në qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Krujë, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Kavajë, Shkodër, Gjirokastër etj.
" Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetet me përparësi për sa i përket ndikimit në mjedis. Do të ndërtohen impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Tiranë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, Shkodër e Lezhë, Kavajë, Krujë, Korçë
" Projektimi dhe ndërtimi i rrjetit dhe i kolektorit të grumbullimit të ujërave të zeza për të gjithë zonën e plazhit Durrës-Golem
Programe për Përmirësimin e Administrimit të Zonave Urbane
Këtu do të përfshihet një varg veprimtarish të cilat do të synojnë krijimin e një infrastrukture thelbësore në zona ku ajo mungon ose është dëmtuar. Përveç masave për investime në rrugë, furnizim me ujë, kanalizime etj., masat specifike do të përfshijnë:
" Rinovimi i planeve urbanistike të qyteteve në përputhje me zhvillimet ekonomike e sociale, aktuale e të ardhshme
" Hartimi i planeve të veprimit për ndërhyrje në zonat problematike të shtrira pa kriter jashtë vijave kufizuese të qyteteve
" Hartimi i programeve për riaftësimin e zonave industriale të ndotura nga veprimtari në të kaluarën e që ndodhen pranë zonave të rëndësishme urbane ose me vlera të veçanta ekologjike, si në-ish Uzinën e Sodës e të PVC-së, Vlorë, në Uzinat e shkrirjes së bakrit në Rubik e Laç, në ish-Ndërmarrjen Kimike, Durrës etj, dhe zbatimi i tyre
" Zhvillimi i kapaciteteve institucionale për planifikimin dhe administrimin urban brenda Bashkisë së Tiranës
" Financimi i infrastrukturës bazë në Bashkinë e Tiranës, duke u fokusuar në zonat periferike, të zhvilluara kohët e fundit: Bathore, Laprakë, Kamzë

4.6 Informimi dhe Ndërgjegjësimi i Publikut
Realizimi i detyrave të Planit veç informimit dhe pjesëmarrjes aktive të publikut do të varet edhe nga angazhimi i drejtuesve të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore dhe të OJQ-ve.
Me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi për problemet mjedisore dhe për ndikimin në mjedis të veprimtarive të ndryshme, angazhimi i drejtuesve të administratës shtetërore duhet të jetë konstant në të gjitha stadet e zbatimit të PVKM-2001.
Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe të OJQ-ve morën pjesë në procesin e përgatitjes së Planit dhe do të vazhdojnë të jenë partnerë të rëndësishëm për të siguruar realizimin efektiv dhe të qëndrueshëm të PVKM - 2001.
Theksim i veçantë do t' i kushtohet përgatitjes së programeve të edukimit dhe të trajnimit të subjekteve të interesuara, përfshirë institucionet shtetërore dhe ato vendore.
Veprimtaritë do të fokusohen në përgatitjen e materialeve trajnuese, seminareve dhe kurseve për mësuesit, gazetarët, etj. Subjekte të ndryshme, përfshirë OJQ-të duhet të përfshihen në zhvillimin e veprimtarive për ndërgjegjësimin e medies.
Komponentët kritike për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisore të publikut do të jenë mbledhja, përpunimi, analizimi i të dhënave mjedisore dhe përcjellja e informacionit që do të rezultojë te të gjitha subjektet e angazhuara në zbatimin e Planit, administruesit dhe përdoruesit e pasurive natyrore, studiuesit, OJQ-të dhe te publiku i gjerë.
Përmirësimi i ndërgjegjësimit publik për mjedisin konsiderohet ndër veprimtaritë prioritare të Planit dhe krahas pjesëmarrjes së drejtuesve të administratës shtetërore, qendrore dhe vendore, një rol parësor në këtë drejtim do të kenë OJQ-të. Partneriteti i institucioneve shtetërore me OJQ-të është vendimtar për arritjen e objektivave të Planit në drejtim të ndërgjegjësimit dhe të pjesëmarrjes publike.
Veprimtaritë kryesore të parashikuara në kuadër të këtij Plani do të jenë:
1-Hartimi i Strategjisë Kombëtare për Informimin dhe Pjesëmarrjen e Publikut.
Përgatitja dhe miratimi i kësaj strategjie lidhet me zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga qenia palë në Konventën e Aarhusit. Ajo ka të bëjë me informimin aktiv dhe pasiv, të drejtën e publikut për të patur akses në procesin e vendimmarrjes dhe në programet mjedisore.
2- Vënia në efektshmëri të plotë e Qendrës Kombëtare të Informacionit për Mjedisin.
Aktualisht Qendra është në procesin e ngritjes pranë MM-së. Ajo ka nevojë të forcohet me kapacitete profesionale dhe me bazën e nevojshme materiale për të grumbulluar, përpunuar dhe për të shpërndarë në formë të përshtatshme informacionin mjedisor në gjithë të vendin.
3-Ndërtimi i kapaciteteve për përfshirjen e publikut në procesin e vlerësimit mjedisor dhe në vendimmarrje.
Organizimi i programeve të trajnimit me përfaqësues të pushtetit qendror, vendor, të subjekteve të interesuara dhe të shoqërisë civile, lidhur me pjesëmarrjen e publikut në hartimin e politikave, të planeve të zhvillimit, standardeve, në kryerjen e monitorimit dhe në VNM
4-Promovimi i rasteve studimore të suksesshme të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje. Organizimi i fushatave informuese nëpërmjet masmedias, posterave, fletëpalosjeve, për të promovuar arritjet e projekteve mjedisore të suksesshme në të cilat pjesëmarrja e publikut ka patur rol parësor
5-MM me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës do të bashkëpunojnë për të integruar programet e edukimit mjedisor në programet shkollore të të gjitha niveleve. Do të hartohen dhe zbatohen programe trajnimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor
6-Alokimi i fondeve nga ana e MM-së me qëllim që të rritet veprimtaria dhe niveli i punës së OJQ-ve për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut
Në këtë drejtim do të inkurajohen veprimtaritë e OJQ-ve që adresoj në probleme mjedisore prioritare.
7-përgatitja e Programeve Kombëtare të Komunikimit për:
" Menaxhimin e ujit
" Menaxhimin e hedhurinave
" Menaxhimin e biodiversitetit
" Zhvillimin e pylltarisë së qëndrueshme
" Trajnimi dhe kualifikimi i gazetarëve lidhur me trajtimin e problemeve mjedisore
Programet do të ndihmojnë në zbatimin e politikave të Qeverisë në nivel qendror dhe lokal. Realizimi i këtyre programeve kërkon përgatitjen e një strategjie komunikimi duke përfshirë mediet kombëtare dhe lokale, specialistë dhe shkencëtarë të fushave përkatëse, drejtues të sektorëve të ndryshëm dhe OJQ-të.
4.7. Mjedisi dhe zbutja e varfërisë
Mbi bazën e analizës së lidhjeve mjedis-varfëri e të vlerësimit të kapaciteteve janë
identifikuar dhe vlerësuar aksionet/projektet të cilat do të përfshihen në PKVM:
" Përmirësimi i infrastrukturës mjedisore, urbane dhe rurale si faktor përcaktues në pakësimin e sëmundjeve nga uji i pijshëm, ujërat e zeza dhe hedhurinat urbane
" Përmirësimi i nivelit të jetesës, nëpërmjet zbatimit të programeve të menaxhimit të resurseve natyrore dhe të biodiversitetit
" Inkurajimi dhe mbështetja e organizatave me bazë komuniteti, gjinie ose profesioni, për menaxhimin e resurseve (shoqatat e pylltarëve, e peshkatarëve, bletërritësve, blegtorëve, pemëtarëve, etj)
" Pastrimi i zonave të ndotura
" Zhvillimi i planifikimit të territorit
" Pyllëzimet
" Forcimi i edukimit arsimor dhe mjedisor si dimension për zbutjen e varfërisë
" OJQ-të do të nxiten të zgjerojnë veprimtarinë në zonat rurale dhe urbane me nivel të theksuar varfërie; krahas projekteve që synojnë shfrytëzimin e qëndrueshëm e të biodiversitetit ato do të zbatojnë edhe projekte për edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe zbutëse për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të biodiversitetit do të ndikojnë gjithashtu edhe në zbutjen e varfërisë. Këto masa përfshijnë:
" Hartimi i strategjisë dhe i Planit të Veprimit për përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe të përpunimit të ujërave të zeza në zonat rurale
" Përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve në zonat urbane dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza
" Ndërtimi i vendeve të depozitimit të hedhurinave urbane sipas teknologjive që sigurojnë ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit në disa qytete të kryesore të vendit

5. ZBATIMI I EFEKTSHËM I PLANIT TË VEPRIMIT
PKVM është ridimensionim i Planit Veprimit të miratuar në vitin 1994; ai përcakton saktë detyrat e institucioneve qendrore dhe vendore, të biznesit, shoqërisë civile e të publikut në përputhje me ndryshimet politike dhe stadin aktual të zhvillimit të vendit.
Kushti themelor për zbatimin e suksesshëm të Planit është angazhimi politik dhe financiar si dhe mbështetja nga publiku. Në Plan ka mjaft aktivitete që nuk kërkojnë fonde të konsiderueshme për të realizuar ndryshime të ndjeshme në sjelljen dhe edukatën sociale.
Rëndësi e veçantë i kushtohet masave parandaluese dhe integrimit të problemeve mjedisore në procesin e planifikimit sektorial.
Realizimi i objektivave të këtij Plani dhe plotësimi i kërkesave që ai përmban kërkojnë pa dyshim angazhimin e Qeverisë, nëpërmjet ndryshimeve ligjore, rregullimeve institucionale dhe financimeve përkatëse.
5. 1 Ndërgjegjësimi i Publikut dhe Pjesëmarrja e Subjekteve të Interesuara
Suksesi i PKVM-së përveç pjesëmarrjes së gjerë të publikut, varet edhe nga pjesëmarrja aktive e subjekteve të ndryshme në zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Plan.
Në përgjithësi pjesëmarrja e subjekteve të interesuara ka qenë prezentë në procesin e përgatitjes së Planit dhe do të vazhdojë me shtrirje edhe më të gjerë gjatë gjithë procesit të zbatimit të tij.
Drejtim i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes së publikut, do të jetë mbledhja, përpunimi dhe publikimi i informacionit për të gjitha subjektet e interesuara duke përfshirë publikun e gjerë, administruesit dhe përdoruesit e pasurive natyrore, shkencëtarët dhe OJQ-të.

5.2 Organizimi Institucional
Përgjegjësia kryesore për realizimin e PVKM-2001 i mbetet MM-së dhe mendohet që bashkërendimi i veprimtarive specifike të përfshira në Program t'i ngarkohet një njësie të vogël të ngritur posaçërisht me këtë detyrë brenda strukturës së MM-së. Megjithëkëtë, përgjegjësia ekzekutive për veprimtari të ndryshme do t'i bjerë organizmave të ndryshëm dhe do të përfshijë disa ministri. Prandaj, në nivel ndërministerial dhe ndërsektorial do të duhet të ngrihet një Komitet Drejtues i kryesuar nga Zv./Kryeministri. Detyra e Komitetit Drejtues do të jetë analiza e çështjeve të politikave, monitorimi i zbatimit të PKVMR dhe mbikëqyrja e punëve. Përveç vetë MM-së, do të përfshiheshin edhe Ministria e Financave, Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe e Tregtisë, Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit, Ministria e Transportit, Ministria e Ekonomisë Publike dhe e Privatizimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përveç kësaj, në secilën nga këto ministri do të përcaktohen koordinatorët që do të drejtojnë punën e përditshme të projekteve të veçanta.
Veprimtaritë e ndërgjegjësimit, të informimit e të pjesëmarrjes së publikut do të bashkërendohen nga një nëngrup i posaçëm, i cili duhet të ketë bazë të gjerë dhe autoritetin për të përfshirë anëtarë të tjerë kur dhe ku do të nevojiten. Ky nëngrup duhet të përmbajë OJQ-të përkatëse dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe duhet të jetë në gjendje të përfshijë përfaqësues të medies dhe të informimit kur është me vend.
5.3 Financimi
Ndërkohë që Qeveria i njeh problemet mjedisore me të cilat përballet vendi, shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk kanë qenë ndërmjet përparësive kombëtare për financim publik. Në radhë të parë, kjo ka ardhur nga kufizimet financiare në fondet publike dhe pjesërisht nga mungesa e përvojës së MM-së për të identifikuar përfitimet ekonomike që rrjedhin nga përmirësimet mjedisore ose kostot që shkakton degradimi i mjedisit, përfshirë edhe kostot në shëndetin publik, për t'ia komunikuar ato Ministrisë së Financave që ka përgjegjësinë për administrimin e fondeve publike. Aktualisht, shpenzimet publike mjedisore janë akorduar kryesisht për mbulimin e shpenzimeve operacionale të MM-së dhe të Agjencive Rajonale të saj. Fondet për investime mjedisore janë krejtësisht të pamjaftueshme, madje edhe ato për monitorimin bazë dhe për pajisjet e kontrollit për qendrat inspektuese. Në të njëjtën, kohë gjendja embrionale e sistemit bankar në Shqipëri dhe paqëndmeshmëria e mjedisit ekonomik (që shprehet në përqindje të larta të kreditit tregtar e në afatin e shkurtër të shlyerjes), e kufizon shumë sigurimin e kapitaleve për tu investuar në infrastrukturën mjedisore, që zakonisht kërkon periudha të gjata të shlyerjes.
Një burim tjetër i të ardhurave për mjedisin janë pagesat e ndryshme për ndot jen dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Megjithëkëtë, deri më sot të ardhurat nga këto pagesa shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me përjashtim të pagesës së pastrimit që shkon në buxhetin lokal.
Do të nxitet zbatimi i reformave politike që inkurajojnë alokimin e efektshëm të burimeve dhe mënjanojnë devijimet ekzistuese të tregut (p. sh. heqja e subvencioneve dhe e kufizimeve për tregtinë e jashtme, si dhe mbrojtja e së drejtës të pronës private) e, në të njëjtën kohë, sjellin përfitime të rëndësishme mjedisore.
Burimet financiare publike të kufizuara, si dhe nevoja për të kontrolluar rreptësisht shpenzimet buxhetore, kërkon që në procesin e planifikimit të investimeve për mjedisin, të ndiqet me rreptësi kriteri i përparësi së.
Sistemi i taksave dhe i pagesave mjedisore do mbetet burimi më i dukshëm i të ardhurave të brendshme mjedisore edhe në një të ardhme të afërt. Këto pagesa nuk do të jenë një barrë, por do ndryshojnë qëndrimin e njerëzve ndaj mjedisit dhe nxisin kalimin në teknologji e procese prodhimi më pak ndotëse. Ekotaksat do shoqërohen me masa kompensuese, që do të thotë reduktim i disa taksave të tjera (p. sh. lidhur me punësimin, të ardhurat etj.).
Planifikimi i burimeve financiare do fokusohet në ato që quhen investime "me fitim të ndërsjellë" që japin përfitime të prodhimit duke rritur njëherazi përfitimet mjedisore, sikurse janë investimet për teknologji të reja etj. Do të nxitet futja e sektorit privat, në veçanti e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në veprimtari të mbrojtjes së mjedisit.
Një nga mënyrat e mundshme për të mobilizuar burimet financiare për investime mjedisore do të ishte fondi mjedisor "me destinim", i cili do të grumbullonte të ardhurat e krijuara nga instrumentet ekonomike, si dhe prej kontributeve nga ndihma e donorëve të huaj. Si rregull, fondet mjedisore përdoren për të subvencionuar pajisjet për teknologji që zvogëlojnë ndot jen, për zbatimin e programeve mjedisore dhe të veprimtarive kërkimore, administrimin e zonave të mbrojtura dhe ngritjen e të rejave dhe veprimtari për arsimimin e ndërgjegjësimin mjedisor. Megjithëkëtë, në dritën e kërkesave të FMN-së për përqendrimin e të gjitha burimeve ekstra buxhetore në buxhetin e shtetit, është e nevojshme që brenda buxhetit të shtetit të krijohet një fond me destinacion për mjedisin.
Duke njohur tranzicionin aktual ekonomik që po kalon Shqipëria dhe kërkesën e madhe për burimet e kufizuara natyrore, është e qartë se nuk mund të ketë investime a veprimtari të mëdha mjedisore në Shqipëri në periudhën afatshkurtër a afatmesme, pa partneritet të jashtëm të rëndësishëm dhe pa marrëveshje bashkëfinancimi. Ekziston një potencial për të rritur rolin e donorëve ndërkombëtarë, ndonëse tërheqja e ndihmës së huaj do të kërkonte një angazhim më të madh të brendshëm për shpenzime mjedisore, për reforma administrative dhe për përmirësimin e ciklit të administrimit të projekteve. Në Shqipëri janë zhvilluar ose janë duke u zhvilluar, një numër i rëndësishëm veprimtarish mjedisore të financuara nga donorë të ndryshëm dhe të zbatuara nga MM-ja. Donorë të rinj mund të gjenden nga Qeveria nëpërmjet mekanizmash ndërkombëtarë të ngritur, sepse ato janë një burim potencial financimi mjedisor. Ndihma teknike e financiare mund të gjendet në Programe të ndryshme bashkëpunimi të Bashkimit Evropian (BE), të UNEP-it, UNDP, GEF, të institucioneve financuese ndërkombëtare si Grupi i Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD) dhe te donorë të ndryshëm dypalësh, fondacione private etj.
Hap i parë në rritjen e efektshmërisë së financimit mjedisor është rinovimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin, i cili identifikon qartë përparësitë për investime mjedisore në fazat e ndryshme të tij. Këto përparësi shërbejnë si një bazë për zgjedhjen e projekteve për financim, si nga burime të brendshme ashtu edhe nga donorë të huaj.

5.4. Rreziqet dhe Masat Zbutëse
Rreziqet kryesore që lidhen me zbatimin e PVKM-2001, mund të ndahen në katër grupe:
" niveli i angazhimit
" ndryshimet në qëndrimet ndaj mjedisit
" burimet njerëzore dhe teknike
" disponibiliteti financiar
Pjesëmarrja aktive e autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor, e subjekteve të interesuara, institucioneve akademike dhe dikasteriale, e shoqërisë civile dhe e publikut, janë vendimtare për zbatimin me sukses të Planit.
Për të materializuar këtë angazhimin janë të nevojshme ndryshime në qëndrimet ndaj mjedisit; si nga qeveria në kuptimin e prioriteteve të zhvillimit dhe resurseve të alokuara për problemet mjedisore, po ashtu edhe nga publiku në përgjithësi.
Zbatimi i Planit të Veprimit kërkon edhe një nivel të lartë të kapaciteteve të institucioneve si dhe të aftësive teknike, disa prej të cilave janë drejtime dhe aspekte pak të njohura për institucionet shqiptare.
Disa nga aktivitetet e propozuara në Plan, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë do të gjenerojnë fonde ose do të përmirësojnë nivelin e të ardhurave. Megjithatë, realizimi i objektivave të PVKM-2001 do të kërkojë, pa dyshim, fonde shtesë.
Është e rëndësishme të theksohet se disa rreziqe që lidhen me realizimin e Planit dhe me masat zbutëse përkatëse, nuk duhet të shikohen të veçuara nga njëra tjetra, por si një sistem i ndërvarur marrëdhëniesh.
Masat zbutëse përfshijnë ndërgjegjësimin e publikut dhe aktivitete që lidhen me rritjen e besimit, të cilat ndihmojnë në ndryshimet e qëndrimit dhe për një angazhim më të madh. Këto masa nënkuptojnë ndërtimin e kapaciteteve për forcimin e institucioneve nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të orientuara. Nevojat financiare të aktiviteteve të ndryshme janë parashikuar të sigurohen nga burime lokale ose nga financime të huaja. Partneriteti në kuadri bi- dhe multilaretal është i domosdoshëm për zbatimin e PKVM-së.
Në Pasqyrën 26 janë përmbledhur rreziqet kryesore për zbatimin e suksesshëm të PKVM-së dhe masat përkatëse minimizuese ose zbutëse.

Pasqyra 26. Rreziqet dhe Masat Zbutëse.
Rreziqet Masat Zbutëse
- Angazhim i kufizuar i Qeverisë Rritja e rolit të MM-së në procesin e vendimmarrjeve politike
Përhapje e informacioneve në të gjitha nivelet, lidhur me përfitimet ekonomike nga mbrojtja mjedisit
Zhvillimi i partnershipit me OJQ-të, sektorin privat dhe me subjekte të tjera të interesuara
Tërheqja e vëmendjes së publikut ndaj problemeve kryesore
mjedisore
- Ndryshime të ngadalta në qëndrimet ndaj mjedisit Rritja e ndërgjegjes publike nëpërmjet veprimtarive me pjesëmarrjen e komunitetit
Rritja e të dhënave mjedisore të grumbulluara, të përpunuara, të analizuara dhe të shpërndara
Përhapja e informacionit në të gjitha nivelet, lidhur me përfitimet ekonomike nga mbrojtja e mjedisit
Zhvillimi i burimeve njerëzore
- Burime njerëzore dhe zhvillime institucionale të kufizuara Forcimi i kapaciteteve në të gjitha nivelet
Zhvillimi i partnershipit me Qeverinë, OJQ-të, sektorin privat dhe me subjekte të tjera të interesuara
- Mungesë e fondeve qeveritare për mbrojtjen e mjedisit Partneriteti me donorë bi- dhe multilateralë
Identifikimi dhe komunikimi i efektshëm i përfitimeve lokale dhe globale që rezultojnë nga konservimi i natyrës
Stabilizimi makroekonomik dhe rigjallërimi i rritjes ekonomike

5.5 Monitorimi dhe Vlerësimi
Për të matur e vlerësuar zbatimin e veprimtarive të ndryshme të Planit të Veprimit, si edhe për të evidentuar ndikimet e përgjithshme nga zbatimi i projekteve, janë përcaktuar disa indikatorë fizikë. Në indikatorët e progresit përfshihen fazat e realizimit të veprimtarive të ndryshme që përmban Plani i veprimit, ashtu siç janë paraqitur në Raportet Sektoriale të ndryshme. Megjithëkëtë, duhet vënë në dukje se formulimi i plotë e i saktë i secilit prej indikatorëve të progresit e të ndikimit do të përcaktohet kur të hartohen në hollësi veprimtaritë e veçanta. Indikatorët e ndikimit të përcaktuar e të paraqitur në Pasqyrën 27 japin një kuadër konceptual për të bërë vlerësimin sistematik të ecurisë për arritjen e objektivave mjedisore, çka mund të mos jetë e matshme drejtpërdrejt. Nga ana tjetër, secili nga këta indikatorë konceptualë përfshin një komplet indikatorësh progresi të cilët janë lehtësisht të matshëm e të kuptueshëm nga vendimmarrësit.


Pasqyra 27. Indikatorët
Grupet kryesore të
problemeve Indikatorët e Ndikimit Indikatorët e Progresit

" Probleme specifike të elementeve të mjedisit (duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe të tokës)
" Mbishfrytëzimi i burimeve natyrore dhe ekosistemet e kërcënuara (përfshirë mbishfrytëzimin e ujit, të tokës, pyjeve dhe humbjen e shumëllojshmërisë biologjike
" Probleme të shëndetit mjedisor dhe rreziqet
" Pakësimi i shkarkimeve ndotëse
" Zvogëlimi i trysnisë mbi burimet natyrore bazë dhe habitatet natyrore
" Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit
" Pakësimi i rrezikut mjedisor në shëndet
" Pakësimi i rrezikut mjedisor ndaj natyrës dhe bioodiversitetit " Jetëgjatësia
" Pesha e duhur në lindje
" Shkallë e ulët e vdekshmërisë foshnjore
" Pakësimi i sëmundjeve nga ujiët e ndotur
" Përdorimi i instrumenteve ekonomike në administrimin mjedisor
" Vëllimi i shkarkimeve të gazta, në ton
" Zonat e mbrojtura, në përqindje ndaj totalit
" Pjesa e tokës bujqësore ndaj gjithë sipërfaqes së tokës
" Përdorimi i plehrave kimike për hektar tokë
" Rritja e të ardhurave për frymë
" Sipërfaqja e pyjeve përmirësimi i pjellorisë së tokës
" Rehabilitimi i pyjeve
" Shkalla e mbulimit të popullsisë me shërbime publike
" Shkalla e ripërtëritjes së burimeve natyrore të dëmtuara
" Shkalla e përdorimit të burimeve natyrore të rinovueshme ndaj atyre të parinovueshmet


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.769 201280018





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan