marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për tatim mbi biznesin e vogël.
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 2
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 11.02.2002
Data e aprovimit te Aktit: 11.02.2002
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 10
Data e fletores zyrtare: 16.04.2002
Aktiviteti: Tatim
Propozuar nga: Ministri i Financave
Pershkrimi i Aktit: Objekti i tatimit mbi biznesin e vogël është xhiro (qarkullimi) në lekë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:U D H E Z I M
Nr. 2, date 11.02.2002

PER TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGEL

Per zbatimin e ligjit nr. 8313, date 26.03.1998 "Per tatimin mbi biznesin e vogel". Ndryshuar me ligjin nr. 8715, date 15.12.2000 dhe ligjin nr. 8842, date 11.12.2001, Ministri i Financave nxjerr kete:

U D H E Z I M

1. Subjekte te tatimit mbi biznesin e vogel jane te gjithe tatimpaguesit te cilet realizojne xhiro(qarkullim)deri ne 8 milion leke ne vit kalendarik dhe qe nuk i neneshtrohen tatimit mbi vleren e shtuar. Pra kriteri i vetem per te percaktuar se cilet jane tatimpaguesit e tatimit mbi biznesin e vogel eshte volumi e xhiros (qarkullimit) qe ato realizojne, pavarsisht nga forma juridike e tyre.
2. Objekti i tatimit mbi biznesin e vogel
2.1. Objekt i tatimit mbi biznesin e vogel eshte xhiro(qarkullim) ne leke.Xhiroja (qarkullimi) nenkupton te ardhurat ne leke te arketuara nga shitja e mallrave apo sherbimeve ne cdo vend biznesi gjate nje viti kalendarik.
2.2. Tatimi mbi biznesin e vogel nenkupton tatimin me kuot fikse, i cili paguhet nga tatimpaguesit qe realizojne xhiro deri 2 milion leke per cdo vit kalendarik, si dhe tatimin mbi zhiron ne masen 4 per qind , i cili paguhet nga tatimpagusit per xhiron nga 2 deri ne 8 milion leke ne vit.
3. Tatimi me kuote fikse
3.1. Tatimi me kuote fikse i nenshtrohen te gjithe tatimpaguesit e regjistruar sipas kerkesave te ligjit dhe qe realizojne nje xhiro deri ne 2 milion leke ne vit kalendarik. Llojshmeria e aktiviteteve dhe sherbimeve te ndryshme qe perfshin ky tatim eshte specifikur ne disa grupe si vijon:
A. Tregti me pakice
Ne piken 1 perfshihen te gjitha pikat fikse (dyqanet, njesite, barakat, etj.) te tregtimit te mallrave te ndryshme me pakice.
Ne piken 3 perfshihen dyqanet e veshjeve, dyqanet e modes, te luksit, (boutique) si dhe parfumeri.
Ne piken 3 perfshihen dyqanet qe tregtojne bizhuteri argjenti, floriri e materialesh te tjera te cmuara.
B. Prodhimi
Ne piken 1 te grupohen tatimpaguesit qe ushtrojne veprimtari prodhimi, perpunimi dhe tregtimi si : perpunim duralumini, perpunim metali, perpunim druri, tapicerie, prodhim tulla,tjegulla, blloqe betoni, furra gelqere, etj., te ngjashme me to.
Ne piken 2 grupohen prodhimet me karaker ushqimor si : prodhime embelsirash, mishi, peshku, bulmet etj., te ngjashme me to.
Ne piken 3 perfshihen furrat e bukes.
C. Riparime
Grupohen tatimpaguesit qe kryejne veprimtari ne njesi e dyqane per riparimin e artikujve elektro-shtepiake, radio televizore, frigorifere, lavatrice, manjetofon , pajisje fonie e te tjera te ngjashme me to.
D. Sherbime
Ne piken 1 perfshihen llojet e sherbimeve te tilla si ato te studiove te fotografive (bardhe e zi apo kolor), shtypshkrime, fotokopje e sherbime te tjera te kesaj natyre.
Ne piken 2 perfshihen: disko, salon bukurie, autoservise, kurse per makina (autoshkolla) per traktore, per kompjuter e per parukeri,agjenci doganore, agjenci kembimi valute, agjenci turizmi , pikat e sherbimit te makinave (autoservis ), parkimi i makinave, lavanterite pastrimi kimik,sherbime te rojeve civile, sallat e lorjave te ndryshme (gjimnastike, aerobi, cirqe, kende lojrash per femije, ping pong, etj.,), e te tjera sherbime te ngjashme me sherbimet e lart permendura. Ketu grupohen edhe sallonet e bukurise qe bejne punime kozmetike, odulacioni, masazhi etj., qe kane mbi nje vend (poltron) pune si dhe parukerite.
Ne piken 3 perfshihen bar-bufe dhe ambjentet e llojit kafe-internet .
Ne piken 4 perfshihen restorantet e cdo lloji dhe qe shebejne produkte te netyres se ushqimit social krahas pijeve. Ne kete kategori perfshihen restorantet tradicionale, rast-food-et dhe cdo biznes sherbimi ne ushqim social qe ka guzhine dhe gatuan produkte bujgesoe apo blektorale.
Ne pike 5 perfshihen motelet, qarkullimi i te cilave eshte me pak se kufiri I regjistrimit ne TVSH.
Ne piken 6 perfshihen bar-bufete qe jane brenda ambjenteve te dikastereve dhe institucioneve shteterore dhe qe kane si klientele punonjesit e institucionit apo individe qe shkojne per pune zyrtare ne keto institucione .Pra keto njesi nuk jane te hapura per publikun e gjere.
Ne pike 7 perfshihen bilardot, tatimi i te cilave percaktohet ne baze te numerit te tavolinave dhe te shumes gjithsej te tyre .Tatimi per nje tavolin ne qytetet e Tirane e Durresit eshte 3.75 mije/leke ne muaj (45 mije leke tatimi vjetor per nje tavoline, pjestuar me numerin e muajve 12) dhe 2.5 mije leke ne muaj per te gjitha qytetet e tjere. Ne rastet kur ne nje sale bilardoje ke edhe nje bar-bufe, tatimi llogaritet ne menyre te vacante per cdo aktivitet, pra logariten dy tatime, nje per bilardon dhe nje per bar-bufene.
Dh. Profesione
Ne piken 1 perfshihen tatimpaguesit qe ushtrojne veprimtarite e avokatit apo noterit.
Ne piken 2 perfshihen sherbimet ne klinikat e specialisteve te ndryshme mjeksore, sherbimet ne laboratore komplese per dignostikim etj.
Ne piken 3 perfshihen profesione te tilla si mjek, mjek-laborant, stamotolog, farmacist, kur keto veprimtari zhvillohen individualisht dhe jo ne kuader klinike.
Ne piken 4 perfshihen ekonomistet kontabel te miratuar, eksperte kontabel te autorizuar, mesuesit, veterinaret, agronomet, botues, e te tjera profesione me arsim te larte qe ushtrojne veprimtarine e tyre private, pavarsisht nese punojne ne lokale ta vecanta apo ne menyre ambulante.
Ne piken 5 perfshihen inxhinieret, arkitektet, prrojektusit.
Ne piken 6 perfshihen studiot e artit te piktoreve, skulptoreve dhe artisteve te tjere qe prodhojne dhe tregtojne objekte artistike.
Ne piken 7 perfshihen institucionet jopublike te edukimit (shkolla, kopshte apo cerdhet) ne rastet kur nuk e kalojne kufirin e regjistrimit te TVSH.
E. Ambulant, artizanat
Ne piken 1 grupohen tatimpaguesit qe nuk kane nje vend fiks per ushtrimin e veprimtarise se tyre, pra jane tregtare apo sherbyes levizes ( ambulatore ), ne kerkim te klientes.
Ne piken 2 perfshihen artizane te ndryshem si; bojaxhi, hidraulik, elektricist, llustraxhi, kepucar, marangos riparimi, pemetar, pylltar, zetorist, kombanier, llamarinist, murator, teneqepunues, riparues bicikletash, orendreqes, tavapjekes, fotograf e te tjera aktivitete te tjera te njgashme me to.
Ne piken 3 hyjne profesionet individuale te berberit (jo floktore te natyres se sallonit), si dhe te rrobaqepesit.
Ne piken 4 hyjne tatimpaguesit qe shesin fruta-perime dhe mallra te perdorura ne tregjet e miratuara nga organet e pushtetit vendor.

F. Transport
Ketu grupohen te gjithe tatimpaguesit qe merren me transport mallrash apo udhetaresh, pavarsisht nese kemi te bejme me transport brenda qytetit e rrethit apo jasht tij.
3.2. Per efekt te ndarjes se qyteteve sipas kategorive, ne qytete te kategorise se trete perfshihen te gjithe qytetet qe nuk perfshihen ne kategorine e pare dhe te dyte.Pra jane qytete te kategorise se trete te gjitha bashkite (qe me ligj kane statusin e bashkise0 dhe qe nuk perfshihen ne kategorine e I dhe te II te pikes "2" te nenit 3 te ligjit.
3.3. Ne rastet kur tatimpaguesit regjistrohen per here te pare dhe e fillojne veprimtarine njehere ne muaj te cdo viti, ( apo ne rastet e nderprerjeve te perkohshme dhe te mbylljeve te veprimtarive) per percaktimin e tatimit me kuot fikse, tatimi llogaritet ne baze te numrit efektiv te muajve te veprimtarise. Keshtu per shembull nese nje tatimpagues qe do te ushtroje aktivitetin e tregtise me pakice ne qytetin e Tiranes, regjistrohet per here te pare ne organin tatimor ne muajin korrik, masa e tatimit vjetor te tij llogaritet llogaritet duke shumezuar kuoten fikse te tatimit ne tabele me raportin e numrit te muajve te mbetur te vitit, ( 80 x 6/12 = 40 mije leke). Si muaj regjistrimi merret muaji me te cilen tatimpaguesi, eshte pajisur me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise ne organin tatimor pavarsisht ne c'date te ketij muaji eshte bere regjistrimi.
3.3.1. Per tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet regjistrohen per here e pare dhe masa e detyrimit tatimor u percaktohet vetem per periudhen e mbetur te vitit ne vazhdim, sikurse sqarohet ne paragrafin 3.3 me siper, krahas dokumentacionit te kerkuar ligjor, ne dosjen perkatese te subjektit vendoset edhe nje porcesverbal me firmen e inspektorit qe mbulon subjektin, punonjesit e Policise Tatimore qe mbullon zonen dhe kryetarit te deges, nepermjet te cilit vertetohet se ky tatimpagues nuk ka zhvilluar veprimtari para dates qe kerkon te regjistrohet ne organin tatimor.
3.3.2. Ne rastet kur tatimpaguesit regjistrohen per here te pare ne nje muaj cfardo te vitit, por ka te dhena se ky tatimpagues ka zhvilluar veprimtari edhe para dates ne te cilin kerkon te regjistrohet , tatimi mbi biznesin e vogel, do te llogaritet per te gjithe vitin. Ne kete rast, si te dhena sherbejne process-verbalet e konstatimit te Policise Tatimore, te inspektoreve te kontrollit, si dhe te dhena te tjera qe vertetojne se subjekti ka zhvilluar veprimtari para dates ne te cilen kerkon te regjistrohet.
3.4 Ne rastet e riregjistrimit te pervitshem te tatimpaguesve, tatimi mbi biznesin e vogel llogaritet dhe derdhet per te gjithe vitin kalendarik. Pra nje tatimpagues i cili riregjistrohet ne degen e tatimeve pertej afatit ligjor (28 shkurt) eshte i detyruar qe krahas denimit per kete shkelje, te paguaje per vitin ne vazhdim tatimin me kuote fikse ne mase te plote, si dhe tatimin mbi xhiro (per xhiro mbi 2 milion leke).
4. Regjistrimi dhe detyrimet ndaj tij
4.1 Regjistrimi ne organin tatimor per tatimpaguesit e biznesit te vogel eshte i pervitshem.
Riregjistrimi behet brenda dates 28 shkurt te cdo viti. Ne momentin e riperseritjes se Certifikates se Ushtrimit te Veprimtarise kryhen veprimet rikorduse per aktivitetin e vitit te meparshem duke shlyer, ne qofte se ka , detyrimin tatimor vjetor te vitit te meparshem (kuote fikse plus tatim mbi xhiroP, se bashku me penalitetet.
4.1.1. Per tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet regjistrohen per here te pare, organet tatimore kerkojne;
- Kerkese me shkrim e tatimpaguesit per celjen e veprimtarise, ku percaktohet lloji apo llojet e veprimtarive qe do te ushtroje, si dhe adresat e sakta ta vendeve apo vendit te biznesit;
- Dokumenti indentifikues i tatimpaguesit (Certifikat e leshuar nga zyra e gjendjes civile) ;
- Vendimi i gjykates;
- Mandat pagesa per taksen e regjistrimit ne organin tatimor;
- Procesverbali per instalimin e arkes regjistruse ( kur eshte i detyruar te pajiset me arke) nga Qendra e Informimit Financiar;
- Kotrata me sigurimet shoqerore;
- Deklarata parashikuse e xhiros per vitin ne vazhdim;
- Dy fotografi;
- Informacione te tjera kontakti;
- 4.1.2. Per subjektet qe riregjistrohen(per biznese ne vazhdim) kerkohet;
- dorezimi i Certifikates se Ushtrimit te Veprimtarise te vitit te meparshme;
- shlyerja e te gjitha detyrimeve tatimore te vitit te meparshem ;
- deklarimi me shkrim per xhiron e realizuar gjate vitit te meparshem;
- kontrata me sigurimet shoqerore;
- dy fotografi ;
- informacione te tjera kontakti.
4.2 Ne zbatim te pikes 5 te nenit 4 te ligjit, nje person qe ushtron biznes ne dy ose me shume vende biznesi, do te pajiset me certifikate te ushtimit te veprimtarise per cdonjerin vend biznesi. Pajisja me certifikate per cdo vend biznesi do te behet duke ruajtur te njejtin kod fiskal dhe duke ndryshuar vetem adresa e bisnesit dhe numri serial i certifikates.
4.3 Nje tatimpagues i registruar ne nje rreth p.sh. "A", i cili hap nje vend te ri biznesi edhe ne nje rreth tjeter, p.sh. ne rrethin "B" eshte i detyruar qe per vendin e biznesit (njesine) ne rrethin "B" te pajiset me certificate te ushtrimit te veprimtarise ne degen e tatimeve dhe taksave te rrethit "B", duke paraqitur vendimin e gjykates te rrethit "A".
4.4 Veprimtarite ambulante registrohen vetem ne organin tatimor te rrethit ku tatimpaguesi eshte regjistruar ne gjykate dhe ka banesen e tij. Gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre ata duhet te mbajne me vete certifikaten e ushtrimit te veprimtarise per te vertetuar se jane te regjistruar ne organin tatimor .
4.5 Fotokopja e certifikates se ushtrimit te veprimtarise eshte e pavlefshme dhe tatimpaguesi qe perdor ate konsiderohet si i papajisur me certifikate. Ne rast humbjeje te certifikates, tatimpaguesi pajiset me dublikate te saj e cila leshohet nga organi tatimor ne baze te kerkeses se tatimpaguesit. Per leshimin e certifikates dublikate njoftohet me shkrim organi i Policise Tatimore.
4.6 Ne momentin e regjistrimit, krahas dhenies se certifikates, organi tatimor i jep tatimpaguesit edhe fletenjoftimin tatimor per aktivitetin e vitit ne vazhdim, te ndare vec per tatimin me kuote fikse, dhe vec per tatimin mbi xhiro per xhiro mbi 2 mmilion leke.
5.Liogaritja e tatimit dhe deklarimi
5.1. Tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet realizojne xhiro nga 2 deri ne 8 milion leke, pervec tatimit sipas kuotave fikse te percaktuarane nenin 3 te ligjit, paguajne edhe 4 per qind tatim mbi xhiro per cdo lek xhiro mbi shumen 2 milion leke. Keshtu per shembull, kur nje tatimpagues i regjistruar ne qytetin e Tiranes zhvillon veprimtari tregtare me pakise dhe realizon gjate nje viti xhiron prej 8 milion lekesh, ai pervec kuotes fikse prej 80 mije lekesh, paguan edhe tatim mbi xhiro per 240 mije leke(6 milion x 4% 24 mije leke ). Pra gjithsej ky tatimpagues do te paguaje 320 leke tatim.
5.2. Tatimpaguesit e biznesit te vogel jane te detyruar te mbajne regjistrimet e lerkuara nga ligji per te evidentuar xhiron (qarkullimin) qe ata realizojne. Ata jane gjithashtu te detyruar qe krahas evidentimit te xhiros, te regjistrojne ne librin perkates edhe blerjet qe realizojne per qellime biznesi. Mbi bazen e dokumentimit te xhiros se realizuar, tatimpaguesit e biznesit te vogel derdhin detyrimin e tatimit mbi xhiron (ne dy keste, brenda muajve shtator dhe nentor), si dhe deklarojne Brenda dates 28 shkurt te vitit pasardhes xhiron e realizuar gjate vitit paraardhes, duke derdhur diferencat e tatimit te paderdhur gjate vitit (per tatimin mbi xhiro i cili i perket xhiros se realizuar nga momenti i derdhjes se kestit te dyte deri ne fund te vitit).
5.3. Gjate vitit, organet tatimore kontrollojne rregullshmerine e regjistrimeve te kerkuara ligjore per tatimpaguesit e biznesit te vogel. Per kete qellim ato kontrollojne :
leshimin e kuponit tatimor, te defteses tatimore apo fatures se thjeshte, si dhe regjistrimin e cdo njerit prej ketyre dokumenteve ne librin e xhiros ( te shitjeve ). Organet tatimore kontrollojne gjithashtu edhe evidentimin dhe regjistrimin nga tatimpaguesit e biznesit te vogel te blerjeve (nepermjet dokumentacionit perkates) te realizuara per qellimet e biznesit (rishitje apo perpunim). Per saktesimin e te dhenave ta tatimpaguesve te biznesit te vogel, organet tatimore shfrytezojne edhe burime te tjera informacioni, me te cilet patimpaguesi ka operuar ( si te dhenat e neprimeve me thesarin, te dhena nga shkembimi i informacionit, te dhena nga zberthimi i shitjve te tatimpaguesve te medhenj importues apo prodhues etj.). Mbi bazen e regjistrimeve korrekte te mbajtura gjate gjithe vitit, tatimpaguesit e biznesit te vogel llogarisin dhe derdhin tatimin mbi xhiro sipas afateve te percaktuara ne ligj (brenda shtatorit dhe nentorit te vitit ne vazhdim).
5.4. Organet tatimore, per rastet kur konstatojne se dokumentacioni i blerjeve dhe shitjeve nuk eshte mbajtur konform kerkesave ligjore, qe do te thote se: tatimpaguesi nuk pasqyron ne menyre korrekte xhiron, nuk leshon ne menyre korrekte dokumentin e kerkuar per cdo shitje, nuk pasqyron ne librat e blerjes te gjitha furnizimet qe ka kryer etj., kane te drejte te perdorin metodat alternative te vleresimit te detyrimit tatimor. Metodat alternative te vleresimit jane sqaruar ne ligjin "Per procedurat tatimore ne Republiken e shqiperise" dhe ne udhezimin perkates te tij. Gjithashtu keto metoda do te perdoren edhe ne rastet kur tatimpagusit nuk deklarojne fare te ardhurat e realizuara. Per rastin e tatimpaguesve te biznesit te vogel keto metoda do te perfshijne (por pa i kufizuar vetem ne to) sondazhet dhe fotografimet e kryera lidhur me xhiron, siperfaqet e prodhimit apo ta sherbimit qe disponon tatimpaguesi, pozicioni i vendit te biznesit (qender apo periferi) detyrimet e llogaritura nga tatimpagues te rregullt, por qe kane afersisht te njejtat kushte biznesi sikurse tatimpaguesit te cilit i behet vleresimi etj.
6. Mbajtja e regjistrimeve dhe dokumentacionit
6.1.Tatimpaguesit e biznesit te vogel jane te detyruar te mbajne regjistrime dhe te perdorin dokumentacionin si percaktohet ne nenin 7 te ketij ligji. Per regjistrimin e veprimtarise, tatimpaguesit jane te detyruar te mbajne;
6.1.1. Librin e xhiros . Ne kete liber tatimpaguesi regjistron xhiron (qarkullimin) qe realizon cdo dite dhe ne menyre progresive nepermjet kuponit tatimor, defteses tatimore dhe fatues se thjesht tatimore.Libri i xhiros ka permbajtjen sipas modelit nr. 1 bashkengjitur ketij udhezimi.
6.1.2. Libri blerjeve. Ne kete liber tatimpaguesi regjistron te gjitha blerjet e mallrave dhe sherbimeve qe realizon per llogari te biznesit te tij. Per blerjet e realizuara ne tatimpaguesit e regjistruar per TVSH-ne, si dokument per regjistrim ne librin e blerjeve do te sherbeje fatura tatimoreme TVSH, ndersa per blerjet e realizuara ne taimpaguesit e biznesit te vogel, si document per regjistrim ne librin e blerjeve do te sherbeje fatura e thjeshte tatimore. Ky liber ka permbajtjen sipas modelit nr. 2 bashkengjitur ketij udhezimi.Nuk jane te detyruar ta mbajne kete liber tatimpaguesit qe ushtrojne veprimtarite : "profesione", "ambulant, artizanat" dhe "transport".
6.1.3. Sigurimi i librave te blerjes dhe librave te shitjes behet nga vete tatimpaguesit, me kushtin qe te permbajne ta gjitha te dhenat e kerkuara ne kete udhezim. Libri i xhiros dhe libri i blerjeve qe do te perdoen nga tatimpaguesi, validohet (vuloset dhe sekretohet) ne degen e tatimeve cdo vit, para fillimit te veprimtarive vjetore.Validimi nenkupton vendosjen e numrit rendor ne cdo faqe te tij, si dhe firmosjen dhe vulosjen (apo vendosjen e simboleve te vecanta) ne cdo faqe te tij.
6.2. Tatimpaguesit e biznesit te vogel jane te detyruar te perdorin dokumentacionin e shitjeve sipas kerkesave te nenit 7 te ligjit, per cdo shitje qe realizojne.Ky dokumentacion perbehet nga :
6.2.1. Kuponi tatimor, i cili leshohet nepermjet arkes regjistruse. Ky kupon i jepet klientit per cdo shitje te kryer. Mosperdorimi i arkes regjistruse dhe mosleshimi i kuponit tatimor perbejne shkelje administrative dhe denohet sipas nenit 9 te ketij ligji dhe sipas ligjit "Per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet". Nuk jane te detyruar te perdorin arken e regjistruse dhe te leshojne kuponin tatimor veprimtarite ambulante ,profesionet e lira dhe njesite artizanale.
6.2.2. Deftesa tatimore eshte dokument qe nje tatimpagues u leshon individeve (klienteve) te vecante per shitjen e sendeve, si dhe per kryerjen e punimeve apo sherbimeve per klientet. Deftesa tatimore leshohet per bleresin nga tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet nuk detyrohen me vendim te KM te pajisen me arke regjistruse. Deftesa tatimore leshohet gjithashtu edhe nga te gjithe tatimpaguesit e tjere, te cilet detyrohen te pajisen me arke regjisruse dhe e perdorin ate, por per shkaqe ligjore dhe te parashikuara ne legjislacionin perkates mbi arkat regjistruse e kane arken regjistruse perkohesisht jashte funksionimit.
Deftesa tatimore ka permbajtjen sipas modelit nr. 3 bashkengjitur ketij udhezimi .Prodhimi i defteses tamore eshte i lire.Gjithashtu edhe shitja e defteses tatimore eshte i lire. Deftesat tatimore pergatiten ne dy kopje me leter vetekopjuse nga te cilat njera i jepet klientit.Tatimpaguesit e biznesit te vogel te cilet detyrohen ne baze te ligjit te leshojne deftesen tatimore, duhet qe ne fillim te te vitit, te paraqesin per validim prane deges se tatimeve te rrethit perkates nje numer perafert deftesash tatimore te tilla qe te plotesojne nevojat afersisht te nje 6-mujori. Tatimpaguesve, ta cileve gjate vitit u mbarohen deftesat e validuara, kane detyre te paraqesin per validim nje sasi ta vleresuar deftesash qe te plotesojne nevojat vjetore.Ne rast se subjektit i rezultojne deftesa tatimore te perdoruranga viti i meparshem ai duhet t'I deklaroje atoprane deges se tatimeve te rrethit perkates. Deget e tatimeve te rretheve validojne ta gjitha deftesat e paraqitura me nje vule te vacante numrative.Vulosja behet ne secilen deftese te vecante duke e numeruar njekohesisht ate.Deget e tatimeve ne rrethe shenojne ne nje regjister te vacant te dhenat e meposhteme;
- emri i tatimpaguesit
- emri i tregtar (nese ekziston)
- kodi fiscal
- numri i kuponave te validizuar
6.2.3. Fatura e thjeshte tatimore. Fatura e thjeshte tatimore, e cila leshohet vetem nga tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet shesin mallra, punimeapo sherbime per klientel ta cilet nuk jane konsumatore finale te mallit, punimit apo sherbimit, por I kryejne keto blerje per qellim perpunimi apo rishitje , pra jane subjekte te regjistruar per tatime. Ne keto raste, tatimpaguesiy e biznesit te vogel, krahas kuponit apo defteses tatimore, do te leshojne edhe nje fature te thjeshttatimore, e cila ka permbajtjen sipas modelit nr. 4, bashkengjitur ketij udhezimi.Prodhimi dhe sigurimi nga tatimpaguesit e biznesit te vogel te kesaj fature eshte I lire. Cdo fillim viti, tatimpaguesi duhet te validoje(vulose dhe sekretoje) ne degen e tatimeve te rrethit perkates nje numer faturash te cilat te permbushin nevojat vjetore te tatimpaguesit. Validimi nenkupton firmosjen dhe vulosjen (apo vendosjen e simloleve te vecanta) ne cdo faqe te tij. Deget e tatimeve dhe taksave mbajne regjistrime te vecanta per cdo faqe te tij.
Deget e tatimeve dhe taksave mbajne regjistrime te vecanta per cdo tatimpagues lidhur me numrin e faturave te validuara.
7. Pagimi i tatimeve
7.1. Tatimpaguesit e biznesit te vogel, te cilet kane me shume se nje njesi apo dyqan ku ushtrojne biznes, jane te detyruar te paguajne detyrimin tatimor per cdonjerin prej njesive ku zhvillojne veprimtari. Xhiroja (qarkullimi) ne kete rast llogaritet per cdo njesi apo dyqan me vete.
7.2. Tatimi i tabeles me kuote fikse paguhet ne dy keste. Ne rastet e riregjistrimit te pervitshem, pagesa e kestit te pare behet ne momentin e marrjes se certificates se ushtrimit te veprimtarise, pra deri ne daten 28 shkurt dhe pagesa e kestit te dyte deri ne daten 30 qershor. Per subjektet qe fillojne veprimtari per here te pare ne nje muaj cfardo te vitit, kesti i pare paguhet ne momentin e regjistrimit (me filimin e veprimtarise), kurse kesti I dyte deri me 15 dhjetor.
7.3. Ne rastet kur tatimpaguesi e paguan tatimin me kuote fikse njeherazi me marrjen e certificates, atehere atij i behet nje zbritje e tatimit ne masen 10 per qind.
7.4. Tatimi mbi xhiro ne masen 4%, qe I pergjigjet xhiros nga 2 deri ne 8 milion leke paguhet dy here ne vit. Kesti i pare paguhet brenda muajit shtator te vitit ne vazhdim dhe kesti i dyte paguhet brenda muajit nentor te vitit ne vazhdim.Per percaktimin e xhiros (qarkullimit), I cili tatohet me 4 per qind, degas e tatimeve merr parasysh mbajtjen e rregullt te dokumentacionit dhe regjistrimet korrektete tatimpaguesit si dhe te dhena te tjera te siguruara nga kontrollet, shkembimi i informacionit etj. Brenda muajit shtator derdhet detyrimi mbi xhiron, qe i perket xhiros mbi 2 milion dhe qe eshte realizuar deri ne daten e derdhjes se ketij kesti (pra maksimalisht deri ne fund te shtatorit), ndersa deri ne muajin nentor derdhet tatimi mbi xhiro qe i perket xhiros mbi 2 milion te vleresuar te subjektit, e cila realizohet deri ne mbyllje te vitit ushtrimor. Diferencat eventuale ( qe mund t'i perkasin xhiros te muajit dhjetor, xhiro, e cila ne fakt mund te rezultoje e ndryshme nga vlerasimi i bere ne muajin nentor), do te derdhen gjate rekordimit dhe riregjistrimit te tatimpaguesit per vitin pasardhes.
Tatimi mbi biznesin e vogel psguhet ne degen e bankes apo te postes se rrethit ku tatimpaguesieshte regjistruar. Nje tatimpagues qe ka njesi apo dyqane ne me shume se nje rreth. Tatimin e paguan per secilin prej tyre ne rrethin ku eshte pajisur me certifikaten e ushtrimit te profesionit.
8. Nderprerja e perkoheshme e veprimtarise
8.1. Ne zbatim te fjalise se fundit te pikes 4 te nenit 3 te ligjit, tatimpaguesit qe ushtrojne veprimtarine e tye ne njesi apo dyqane mund te nderpresin perkohesisht veprimtarine ne rastet e meposhteme;
8.1.1. Ne rastet e dhenies me qera te njesise apo dyqanit ku ushtrohet veprimtaria. Per kete, se bashku me dorezimin e certificates se ushtrimit te veprimtarise, tatimpaguesi paraqet edhe kontraten e noterizuar me palenqiramarrese, si dhe fletenjoftimin e tatimit si subjekt i tatimit te te ardhurave personale per qerane.
8.1.2. Nhe rastet e rikonstruksionit te njesise apo dyqanit ku ushtrohet veprimtaria . Per kete, tatimpaguesi dorezon ne organin tatimor certifikaten e ushtrimit te veprimtarise.
Per rastet e nderprerjes se perkoheshme te veprimtarive te permendura me siper, organi tatimor eshte i detyruar te kryeje kontrolle fizike dhe te mbaje ne tre kopje procesverbalin e verifikimit ne vend te kerkeses se tatimpaguesit per nderprerje te perkoheshme te veprimtarise. Procesverbali mbahet nga nje komision verifikimi i perbere nga tre inspektore, nga te cilet njeri eshte inspektori qe trajton dosjen e sukjektit. Nje kopje e procesverbalit arshivohet ne arshiven e deges se tatimeve, nje kopje i dorezohet policies tatimore per ndjekje dhe nje kopje mbahet ne dosjen e hapur per tatimpaguesin nga inspektorin perkates.
Organi tatimor kontrollon cdo muaj nese kryejne aktivitet tatimpaguesit qe kane dorezuar ne menyre te perkohshme certifikaten e ushtrimit te veprimtarise,duke e vertetuar kete me procesverbalin perkates te konstatimit.
8.2. Tatimpaguesit ambulant, apo qe e ushtrojne veprimtarine e tyre ne transport,ne zbatim te pikes 7 te nenit 4 te ligjit , mund te nderpresin perkohesisht veprimtarine deri ne dy here ne vit, por jo me pak se 30 dite per cdo here, dhe vetem ne rastet e me poshteme;
8.2.1 Ne rastet e lejelindjeve dhe per arsye te tjera shendetsore (shtrim ne spital etj.), vertetuar me dokumentim perkates
8.2.2. Ne rastet e riparimit kapital te mjeteve te transportit
8.3. Organi tatimor, per te gjitha rastet e nderprerjes se perkoheshme te veprimtarise, ( si per dyqanet e njesite, ashtu edhe per ambulantet dhe transportin) hap regjistrin e doezimit te perkoheshme te certifikates se regjistrimit ku regjistrimet behen ne menyre kronoligjike. Ne regjister shenohet numeri rendor kronologjik i veprimit, emri dhe adresa e tatimpaguesit, kodi fiscal, arsyeja e nderprerjes se veprimtarise, numeri i procesverbalit te verifikimit ne vend, data e dorezimit, afati i nderprerjes dhe data e rimarrjes se certifikates se ushtrimit te veprimtarise. Ne momentin e rifillimit te aktivitetit tatimpaguesit i rijepet certifikata e regjistrimit, duke firmosur deklaraten e tij per vazhdimesi veprimtarie.
9. Shfuqizimi dhe hyrja ne fuqi
Udhezimi nr. 2, date 05.02.2001"Per tatimin mbi biznesin e vogel "shfuqizohet.
Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere.

MINISTRI
Anastas Angjeli

Model 3
Nr. Serial

DEFTESE TATIMORE

Shitesi _____________
Kodi fiskal_____________
Adresa e biznesit_____________
Adresa e shtepise_____________

Artikujt apo sherbimet e shitura

Nr. rendor Lloji Njesi Sasia Cmimi Vlefta









Model 4

F A T U R E

Nr¿¿¿, date ¿¿¿¿¿.

Shitesi¿¿¿¿¿¿¿¿¿.(emri I subjektit)
Kodi fiskal¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿..
Adresa¿¿¿¿¿¿¿¿.

Bleresi¿¿¿¿¿¿¿¿¿..(emri I subjektit)
Kodi fiskal¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿..
Adresa¿¿¿¿¿¿¿¿.

Nr. rendor Lloji I mallit apo I sherbimit Njesi Sasia Cmimi Vlefta








Model 1
LIBRI I XHIROS

Muaji¿¿¿¿¿¿¿¿¿..

Nr. rendor Data e muajit
¿¿¿¿¿.. Xhiro ditore Xhiro progresive Shenime
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
11.
12.
13.
14.
15.
16.
17.
18.
19.
20.
21.
22.
23.
24.
25.
26.
27.
28.
29.
30.
31.


Inspektori I tatimeve
¿¿¿¿¿¿¿¿

Model 2

Libri I Blerjeve

Nr. rendor Dokumenti I blerjes Pershkrimi I mallit apo sherbimit te blere Njesia Sasia Cmimi perfundimtar I blerjes Vlefta Shenime
Nr. Date




















Shenim: Ne kete liber regjistrohen te gjitha blerjet e mallrave apo te sherbimeve
Per blerjet e bera me tatimpaguesit e regjistruar ne TVSH, regjistrohet fatura tatimore me numrin serial.
Per blerjet e bera me tatimpaguesit e biznesit te vogel, regjistrohet fatura e thjeshte tatimore.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
TATIM
 1.678 202110003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan