marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për falimentimin
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8901
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 23.05.2002
Data e aprovimit te Aktit: 23.05.2002
Numri i neneve: 284
Numri i fletores zyrtare: 31
Data e fletores zyrtare: 03.07.2002
Aktiviteti: Falimentimi
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj ka për objekt të caktojë rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta për shlyerjen e detyrimeve të debitorëve në një procedurë falimentimi.
Amendamente
1 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8901, DATË 23.5.2002 “PËR FALIMENTIMIN”
Akte te ngjashem
1 PËR CAKTIMIN E ADMINISTRATORËVE TË PËRKOHSHËM TË FALIMENTIMIT
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ

Nr. 8901, date 23.5.2002

PER FALIMENTIMIN

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

PJESA E PARE
PARIME TE PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

KREU I
DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt te caktoje rregulla te detyrueshme, te njëjta dhe te barabarta për shlyerjen e detyrimeve te debitorëve ne një procedure falimentimi.

Neni 2
Qëllimi i procedurës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit ka qellim te shlyeje, ne mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit te te gjitha pasurive te tij dhe shpërndarjes se te ardhurave, ose, ne rastin e një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes se një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë se tij .
2. Çdo debitori te ndershëm, nëpërmjet procedurës se falimentimit, i jepet mundësia te shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve.

Neni 3
Gjykata e rrethit gjyqësor ne cilësisë e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Realizimi i procedurave te falimentimit është detyre e seksioneve tregtare te gjykatës se rrethit (gjykata e falimentimit) .
2. Shqyrtimi i çështjeve dhe marrja e vendimeve për procedurën e falimentimit behet nga një gjyqtar i vetëm.

Neni 4
Përgjegjësia territoriale

1. Procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit ku debitori, i cili është person juridik, ka vendbanimin ose selinë.
2. Nëse debitori e ka transferuar qendrën e veprimtarisë ekonomike te pavarur ne një vend tjetër, përgjegjësia është vetëm e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit ku ndodhet qendra e re e veprimtarisë se debitorit.
3. Nëse debitori nuk ka seli ose vendbanim ne Shqipëri, përgjegjësia i përket seksionit tregtar te gjykatës se rrethit ku debitori ka një dege ose çdo pasuri tjetër.
4. Ne rast se një procedure falimentimi është deklaruar ne përgjegjësi te disa seksioneve tregtare te gjykatave te rretheve, përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për shqyrtimin dhe gjykimin e çështjes e ka seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ku është paraqitur fillimisht kërkesa për hapjen e procedurës se falimentimit.
5. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, qe ka përgjegjësi për te gjykuar një procedure falimentimi, është gjykata e vetme përgjegjëse për te gjykuar padite civile, qe ngrihen për këtë procedure falimentimi.

Neni 5
Zbatueshmeria e ligjeve te tjera

Dispozitat e Kodit te Procedurës Civile dhe te ligjeve te tjera janë te zbatueshme edhe për procedurën e falimentimit, për aq sa ato nuk bien ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Neni 6
Roli i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit heton, kryesisht, te gjitha rrethanat qe kane lidhje me procedurën e falimentimit.
2. Ne mënyrë te veçante, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te kërkojë dhe te dëgjojë për këtë qellim dëshmitarë, specialiste dhe vete debitorin.

Neni 7
Ankimi i veçante

1. Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit është menjëherë i ekzekutueshëm
2. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit mund te behet ankim i veçante ne raste dhe mënyrën e parashikuar ne këtë ligj. Ankimi i veçante, ne asnjë rast, nuk pezullon ekzekutimin e vendimit te gjykatës se rrethit.
3. Afati i ankimit te veçante fillon nga data e shpalljes se vendimit, ose kur vendimi shpallet ne mungese te palëve, nga data kur palët marrin dijeni. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te vendose për ankimin e veçante.
4. Gjykata e apelit, kur çmohet prej saj, mund te urdhërojë ekzekutimin e menjëhershëm te vendimit.
5. Kundër vendimit te gjykatës se apelit mund te ushtrohet rekurs ne Gjykatën e Larte.

Neni 8
Njoftimet

1. Njoftimet për procedurën e falimentimit bëhen kryesisht nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, sipas dispozitave te Kodit te Procedurës Civile për njoftimet.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, për kryerjen e njoftimit, mund te ngarkoje administratorin e falimentimit.

Neni 9
Shpallja publike

1. Shpalljet publike te vendimeve dhe akteve për fillimin dhe përfundimin e procedurës se falimentimit bëhen me publikimin e tyre ne organet e informacionit te caktuar për njoftimet zyrtare te gjykatës.
Organet e informacionit dhe tarifa për publikimin e njoftimeve zyrtare caktohen nga Këshilli i Ministrave.
2. Kur çmohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, publikimi i akteve te procedurës se falimentimit mund te behet edhe i pjesshëm ose i shkurtuar .
3. Akti i publikuar duhet te përmbajë te dhënat e debitorit dhe, ne mënyrë te veçante, adresën dhe degën e shoqërisë ose te veprimtarisë se tij.
4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te urdhërojë publikime te tjera, madje dhe te përsëritura, te njoftimeve.
5. Shpallja publike, sipas dispozitave te këtij ligji, merret si njoftim i te gjithë pjesëmarrësve ne procedurën e falimentimit edhe sikur dispozita te veçanta te këtij ligji te kërkojnë njoftim te veçante.

Neni 10
Dëgjimi i debitorit

1. Ne rast se dispozita te këtij ligji parashikojnë thirrjen dhe dëgjimin para seksionit tregtar te gjykatës se rrethit te debitorit, qe ka vendbanim ne një shtet tjetër ose kur vendbanimi i debitorit nuk njihet, kjo gjykate mund te vendose te mos e kryeje këtë veprim, nëse çmon se shtyrja e seancës gjyqësore , për këto rrethana, do te shkaktonte vonesa te paarsyeshme ne procedurën e falimentimit. Ne këtë rast, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit thërret ne seance një përfaqësues te debitorit.
2. Kur debitori është person juridik zbatohen, sipas rastit, procedurat e thirrjes dhe te dëgjimit ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit te personave qe kane te drejtën e përfaqësimit te debitorit ose qe mbajnë aksionet a pjesëmarrjet e tij.


PJESA E DYTE

HAPJA E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT
SUBJEKTET E PJESEMARRESE DHE MASA E FALIMENTIMIT

KREUI
KUSHTET PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

Neni 11
Pranueshmeria e hapjes se procedurës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit mund te hapet për pasuritë e çdo personi, fizik ose juridik, si dhe për pasuritë e shoqërive te thjeshta.
2. Ne rast se nuk është kryer ndarja e pasurisë, procedura e falimentimit mund te hapet edhe pas prishjes ose shpërndarjes se një personi juridik ose te një shoqërie te thjeshte.

Përjashtime dhe dispozita te veçanta

1. Procedura e falimentimit nuk mund te hapet për pasurinë e:
2. a) shtetit ose te një organi te tij;


FAQJA 958

Neni 16
E drejta dhe detyrimi i personave juridike dhe shoqërive te thjeshta

1. Te drejtën për te kërkuar hapjen e një procedure falimentimi për pasurinë e një personi juridik e gëzon çdo kreditor, anëtarët e organit drejtues ose edhe çdo ortak i thjeshte ose likuidator, ne rastin e shoqërive te thjeshta.
2. Ne rastin e një personi juridik, çdo anëtar i organit drejtues është i detyruar te kërkojë hapjen e menjëhershme te procedurës se falimentimit, por jo me vone se 21 dite nga data kur personi juridik është ne gjendje paaftësie paguese, ne kuptim te pikës 4 te nenit 13 te këtij ligji. Këta persona janë personalisht përgjegjës për dëmshpërblimin e kreditoreve nëse kreditoret pësojnë humbje për shkak te mosparaqitjes se kërkesës brenda këtij afati 21-ditor .
3. Nëse kërkesën nuk e paraqesin bashkërisht te gjithë anëtarët e organit drejtues, te gjithë ortaket e thjeshte te shoqërisë se thjeshte ose te gjithë likuidatorët, kërkesa pranohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit nëse janë te mjaftueshme dhe bindëse shkaqet e parashtruara për hapjen e procedurës se falimentimit. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, përpara se te marre vendim, dëgjon anëtarët e tjerë te organit drejtues, ortaket e thjeshte ose likuidatorët.

Neni 17
Kërkesa e kreditorit

1. Kërkesa e kreditorit pranohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, kur ai ka një interes te ligjshëm për hapjen e procedurës se falimentimit, kur paraqet kërkesën sipas ligjit dhe nëse gjykata çmon se shkaqet për hapjen e procedurës se falimentimit janë te mjaftueshme dhe bindëse për te. Shkaku për hapjen e procedurës se falimentimit prezumohet se ekziston nëse debitori, pavarësisht se nuk e ka kundërshtuar pretendimin, nuk e ka shlyer këtë detyrim tre muaj pas datës se maturimit te pagesës.
2. Nëse kërkesa e kreditorit pranohet, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit thërret dhe dëgjon
pretendimet e debitorit.

Neni 18
Shqyrtimi i çështjes dhe dhënia e vendimit për hapjen e procedurës se falimentimit

1. Gjate shqyrtimit te kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te emërojë një specialist te veproje si administrator i përkohshëm ose i ardhshëm i debitorit dhe i ngarkon atij këto detyra:
a) te verifikoje nëse është real shkaku për hapjen e procedurës se falimentimit;
b) te verifikoje nëse pasuritë e debitorit mbulojnë shpenzimet e procedurës se falimentimit;
c) te verifikoje nëse është e nevojshme te merren masa për sigurimin e pasurisë;
ç) te verifikoje nëse është mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë nga debitori.
2. Gjate shqyrtimit te çështjes, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, mund te vendose masa sigurimi mbi pasurinë e debitorit, sipas nenit 21 te këtij ligji.
3. Shqyrtimi i çështjes nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duhet te përfundojë ne një kohe sa me te shkurtër dhe, ne çdo rast, jo me vone se 60 dite nga data e paraqitjes se kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit.
4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, brenda afateve te treguara ne piken 3 te këtij neni, vendos:
a) rrëzimin e kërkesës për mungese te shkakut ligjor për hapjen e procedurës se falimentimit.
b) rrëzimin e kërkesës për shkak te pamjaftueshmërisë se pasurive te debitorit për te mbuluar shpenzimet e procedurës se falimentimit.
c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës se falimentimit.
5. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës se falimentimit ose për rrëzimin e kësaj kërkese, mund te behet ankim i veçante nga debitori ose kërkuesi për hapjen e procedurës se falimentimit.

Neni 19

Rrëzimi i kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit për shkak te pamjaftueshmërisë se pasurisë se mbetur

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit kur vërtetohet se pasuria e debitorit është e pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve te procedurës se falimentimit, përveç kur kërkuesi parapaguan një shume te mjaftueshme, sipas çmimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit.
2. Personi qe ka bere parapagimin, sipas pikës 1 te këtij neni, ka te drejte t'i kërkojë kthimin e shumës se parapaguar çdo personi, qe ne kundërshtim me detyrën dhe për faj te tij nuk ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës se falimentimit. Ne rast se personi ne fjale kundërshton shkeljen për te cilën akuzohet dhe nuk pranon fajësinë, barra e provës i kalon atij. Pretendimi i ripagimit te shumës se parapaguar parashkruhet pas 5 vjetësh.
3. Personi juridik shpërndahet ne datën kur vendimi i gjykatës merr forme te prere.

Neni 20
Detyrimi i dhënies se informacionit gjate hapjes se procedurës se falimentimit

Kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos për hapjen e procedurës se falimentimit, debitori duhet t'i paraqesë kësaj gjykate te gjitha te dhënat e nevojshme, duke përmbushur detyrimet e parashikuara ne nenin 15 pikat 1 dhe 2, si dhe ne nenet 81, 82 dhe 85 te këtij ligji.

Neni 21
Vendosja e masave te sigurisë

1. Derisa seksioni tregtar i gjykatës se rrethit te marre vendim për kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit, ai vendos mbi pasuritë e debitorit çdo lloj mase, qe e gjykon te nevojshme për te shmangur përkeqësimin e gjendjes financiare te debitorit ne dem te kreditoreve.
2. Ne mënyrë te veçante, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund:
a) te vendose ndaj debitorit kufizim te përgjithshëm disponimi ose pranimi te shlyerjes se detyrimeve ose te urdhërojë qe çdo disponim i pasurisë se tij te kryhet vetëm me miratimin përfundimtar te administratorit te përkohshëm;
b) te vendose ndaj debitorit pezullim te përkohshëm te masave te sigurisë dhe te ekzekutimit te një te drejte te siguruar;
c) te emërojë një administrator te përkohshëm falimentimi.
3. Masat e sigurisë mbi pasurinë e debitorit, sipas këtij neni, mund te vendosen nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit për një afat 30-ditor edhe ne rastin e procedurave te ekzekutimit te një detyrimi mbi këtë pasuri nga kreditori i siguruar. Ky afat te zgjatet edhe për një afat tjetër 30-ditor, por vetëm ne rast se:
a) seksioni tregtar i gjykatës se rrethit çmon se vlera e barrës siguruese është me e madhe se vlera e kredisë se siguruar dhe e shpenzimeve te ekzekutimit te këtij detyrimi te marra se bashku;
b) debitori, përpara përfundimit te afatit 30-ditor, paraqet para seksionit tregtar te gjykatës se rrethit prova te mjaftueshme për mundësinë e zbatimit te një plani riorganizimi, për realizimin e te cilit është thelbësor përdorimi i barrës siguruese.
4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos masat e sigurisë, te parashikuara ne piken 3 te këtij neni, jo me vone se 15 dite nga data e paraqitjes se kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit.
5. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për vendosjen e masës se sigurimit mund te behet ankim i veçante.

Neni 22
Administratori i përkohshëm i falimentimit

1. Ne rast se seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton një administrator te përkohshëm falimentimi dhe i heq debitorit te drejtën e disponimit te pasurisë, e drejta e administrimit dhe e disponimit te pasurisë se debitorit i kalon administratorit te përkohshëm te falimentimit. Ne këtë rast administratori i përkohshëm i falimentimit duhet:
a) te kujdeset për sigurimin dhe ruajtjen e pasurisë se debitorit;
b) te vazhdoje veprimtarinë e debitorit derisa seksioni tregtar i gjykatës se rrethit te vendose për hapjen e procedurës se falimentimit, me përjashtim te rastit kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit miraton mbylljen e veprimtarisë për te shmangur humbje te mëtejshme te ndjeshme te pasurisë se debitorit;
b) te kryeje, si specialist, detyrat e caktuara ne nenin 18 te këtij ligji.
2. Nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton një administrator te përkohshëm falimentimi pa i hequr debitorit te drejtën e përgjithshme te disponimit, gjykata i përcakton këtij administratori edhe detyra te tilla si mbikëqyrjen e veprimeve te debitorit. Gjithashtu, i kërkon administratorit te përkohshëm te falimentimit te vere ne dijeni gjykatën nëse janë te nevojshme masa te mëtejshme.
3. Ne rastet e parashikuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, administratori i përkohshëm i falimentimit ka te drejtën te hyje ne mjediset ku ushtron veprimtarinë debitori dhe te hetoje. Debitori duhet t'i lejoje administratorit te përkohshëm inspektimin e librave te llogarive dhe te dokumenteve te veprimtarisë dhe t'i japë atij te gjitha te dhënat e nevojshme.
4. Administratori i përkohshëm i falimentimit, edhe pa miratimin e gjykatës, ka te drejte t'u japë furnizuesve si kreditore te masës se falimentimit, përparësi ne pagese me mallra, shërbime ose kredi te nevojshme, nëse kjo vlen për vazhdimin e funksionimit te një veprimtarie dhe kur furnizimi me mallra, shërbime ose kredi është i pashmangshëm.
5. Administratori i përkohshëm është përgjegjës për demet ne te njëjtën shkalle si administratori i falimentimit, sipas nenit 47 te këtij ligji.

Neni 23
Shpallja publikisht e kufizimit te disponimit te pasurive

1. Vendimi për çdo lloj kufizimi te disponimit te pasurisë, te parashikuar ne piken 2 te nenit 21 te këtij ligji, si dhe për caktimin e një administratori te përkohshëm falimentimi, duhet te shpallet publikisht. Vendimi i njoftohet drejtpërdrejtë debitorit, çdo personi qe ka pretendime ndaj debitorit dhe administratorit te përkohshëm te falimentimit. Njëkohësisht, debitorëve te debitorit u kërkohet te përmbushin detyrimet ndaj debitorit, sipas këtij vendimi.
2. Vendimi për çdo lloj kufizimi te disponimit te pasurisë u dërgohet, për te bere shënimet përkatëse, te gjithë autoriteteve publike, te ngarkuara nga ligji, për regjistrimin e veprimtarisë se debitorit ose te një pjese a terezisë se pasurive te tij.

Neni 24
Pasojat qe rrjedhin nga kufizimi i disponimit te pasurisë

1. Janë te pavlefshme veprimet juridike te debitorit, ne kundërshtim me kufizimet e disponimit te pasurisë, te parashikuara ne nenin 21 te këtij ligji. Vlera e paguar i kthehet palës tjetër, ne rast se pasuritë e marra vazhdojnë te përbejnë begatim pa shkak te debitorit.
2. Nëse ne kundërshtim me kufizimin e disponimit, vlerën e përfiton debitori ne vend te administratorit te përkohshëm te falimentimit, paguesi shkarkohet nga detyrimi vetëm ne rast se vërteton qe, ne kohen e pagimit te vlerës, nuk kishte dijeni për kufizimet e disponimit te debitorit.

Neni 25
Shfuqizimi i masave te sigurisë

1. Kur shfuqizohen masat e sigurisë, njoftimi dhe shpallja publike bëhen ne te njëjtën mënyrë si ne rastin e vendosjes se tyre.
2. Kur e drejta për disponimin e pasurisë se debitorit i ka kaluar administratorit te përkohshëm te falimentimit, ky i fundit, para mbarimit te mandatit te tij, ka për detyre te shlyeje shpenzimet dhe detyrimet e lindura gjate periudhës se administrimit te pasurisë prej tij .
3. Pika 2 e këtij neni zbatohet edhe për detyrimet e lindura nga kontratat nëse, ne baze te tyre administratori i përkohshëm i falimentimit ka marre një vlere ne favor te pasurisë se administruar prej tij .

Neni 26
Vendimi për hapjen e procedurave te falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos hapjen e procedurës se falimentimit kur çmon se janë shkaqet dhe kushtet e tjera te parashikuara ne këtë ligj për hapjen e procedurës se falimentimit.
2. Vendimi për hapjen e procedurës se falimentimit përmban :
a) emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e debitorit ne rastin e personave, ose emrin, llojin e
veprimtarisë dhe selinë ne rastin e personit juridik;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e administratorit te falimentimit;
c) orën e sakte kur është hapur procedura e falimentimit;
ç) te dhënat e parashikuara ne nenet 27 dhe 29 te këtij ligji.
3. Nëse vendimi nuk përcakton orën e sakte te hapjes se procedurës se falimentimit, atehere si ore e sakte e hapjes se kësaj procedure merret ora dymbëdhjetë e ditës se shpalljes se vendimit.
4. Se bashku me hapjen e procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos emërimin e administratorit te falimentimit.
5. Rregullat e parashikuara ne këtë nen nuk përjashtojnë zbatimin e detyrimeve te parashikuara ne nenet 233 dhe 276 te këtij ligji.

Neni 27
Kërkesat ndaj kreditoreve dhe debitorëve

1. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit kreditoreve u kërkohet te paraqesin, brenda një afati te përcaktuar ne te, tek administratori i falimentimit pretendimet e tyre, sipas nenit 141 te këtij ligji. Afati kohor për paraqitjen e pretendimeve nuk mund te jete me pak se 15 dite dhe jo me shume se 90 dite.
2. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, kreditoreve u kërkohet te njoftojnë menjëherë administratorin e falimentimit, për pretendimet dhe te drejtat e siguruara qe kane mbi pasuritë e debitorit. Njoftimi i pretendimeve duhet te përmbajë te dhëna te hollësishme për sendin mbi te cilin pretendohet e drejta e siguruar, natyrën dhe shkakun e lindjes se te drejtës se siguruar dhe për pretendimet e siguruara. Kreditoret qe për faj te tyre nuk japin te dhënat e kërkuara ose i japin ato me vonese, janë përgjegjës për pasojat qe vijnë nga demet e shkaktuara.
3. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit duhet te përcaktohet se personat qe kane detyrime ndaj debitorit duhet t'ia paguajnë dhe t'ia shlyejnë ato administratorit te falimentimit.

Neni 28
Caktimi i mbledhjeve

1. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton afatet kohore për:
a) zhvillimin e mbledhjes se kreditoreve për raportim. Kjo mbledhje, qe duhet te mbahet brenda 45 ditësh dhe, ne çdo rast, jo me vone se 90 dite nga data e shpalljes se vendimit, ne baze te një raporti te administratorit te falimentimit, duhet te vendose për vazhdimin e mëtejshëm te procedurës se falimentimit;
b) zhvillimin e mbledhjes se kreditoreve për verifikim. Kjo mbledhje,qe duhet te mbahet jo me pare se 10 dite dhe jo me vonës e 60 dite nga përfundimi i afatit për depozitimin e pretendimeve, shqyrton dhe bën verifikimin e pretendimeve te depozituara. .
2. Nëse kreditoret e shohin te arsyeshme, mbledhja për raportim dhe për verifikim mund te behet ne te njëjtën kohe.

Neni 29
Shpallja publikisht e vendimit te hapjes se procedurës se falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit shpall publikisht dhe pa vonese vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, ne përputhje me nenin 9 te këtij ligji.
2. Ky vendim u dërgohet secilit prej kreditoreve, debitorit dhe debitorëve te debitorit.
3. Kur debitori është person fizik, me vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit atij i jepet e drejta dhe mundësia për t'u shkarkuar nga detyrimi i mbetur, ne përputhje me parashikimet e neneve 249 e ne vazhdim te këtij ligji.

Neni 30
Regjistri tregtar

1. Nëse debitori është i regjistruar ne regjistrin tregtar, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit i dërgon gjykatës ku është kryer regjistrimi:
a) një kopje te vendimit te hapjes se procedurës, nëse është hapur procedura e falimentimit;
b) një kopje te vendimit, qe hedh poshtë kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit ne rast se kërkesa për hapjen e procedurës është hedhur poshtë për mungese te shumës se mjaftueshme për falimentim.

Neni 31
Regjistri i Pasurive te Paluajtshme

1. Vendimi për hapjen e procedurës se falimentimit regjistrohet ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme, duke bere shënimet përkatëse:
a) mbi çdo pasuri te paluajtshme, ku debitori është regjistruar si pronar;
b) mbi te drejtat e tjera te regjistruara te debitorit mbi pasuri te paluajtshme ose te drejta te tjera te regjistruara.
2. Nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka dijeni për pasuri te paluajtshme, ku debitori është pronar ose gëzon te drejta te tjera te regjistrueshme, ai duhet te kërkojë, kryesisht, regjistrimin ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme. Edhe administratori i falimentimit mund te kërkojë regjistrim ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme.
3. Ne qofte se administratori i falimentimit tjetërson ose heq dore nga pronësia mbi pasuri te paluajtshme ose nga te drejta te tjera te regjistruara te debitorit, mbi te cilat janë kryer veprimet e parashikuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ose administratori i përkohshëm i falimentimit i kërkon autoritetit përkatës përmbushjen e procedurave përkatëse ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme.
4. Procedurat e parashikuara ne këtë nen zbatohen, sipas rastit, edhe për regjistrimin e vendimit te hapjes se procedurës se falimentimit dhe vendosjen e shënimeve përkatëse ne regjistrat e tjerë, te mbajtur, sipas ligjit, nga autoritete te tjera publike, te ngarkuara me regjistrimin e pronësisë ose te te drejtave te tjera te debitorit mbi sende qe bëjnë pjese ne masën e falimentimit.

Neni 32
Pasojat e përfundimit te procedurës se falimentimit

1. Vendimi i gjykatës me te larte qe ne baze te ankimit te veçante ka vendosur prishjen e vendimi te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për hapjen e procedurës se falimentimit dhe pushimin e çështjes duhet te shpallet publikisht.
2. Përfundimi i procedurës se falimentimit, sipas pikës 1 te këtij neni, nuk cenon pasojat juridike të veprimeve te kryera nga administratori i falimentimit ose palët e treta.

KREU II
MASA E FALIMENTIMIT.
KLASIFIKIMI I KREDITOREVE

Neni 33
Kuptimi i masës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit qe përfshin te gjithë pasurinë dhe te drejtat e debitorit ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit dhe pasurinë qe ai fiton gjate zbatimit te kësaj procedure falimentimi.
2. Sendet qe përjashtohen nga ekzekutimi i detyrueshëm, sipas dispozitave te Kodit te Procedurës Civile, nuk përfshihen ne masën e falimentimit.
3. Për mosmarrëveshjet ndërmjet debitorit dhe administratorit te falimentimit, për faktin nëse një send i përket masës se falimentimit, vendos seksioni tregtar i gjykatës se rrethit.
4. Ne procedurën e falimentimit zbatohen kushtet e parashikuara ne nenet 34 dhe 35 te këtij ligji, për sendet ne pronësi te personave te tjerë ose sendet e ngarkuara me barre siguruese.

Neni 34
E drejta e veçimit

1. Personi qe pretendon veçimin e një sendi nga masa e falimentimit ne baze te një te drejte pronësie, mund te ushtroje e te kërkojë njohjen dhe realizimin e se drejtës se veçimit te këtij sendi, sipas dispozitave te parashikuara te falimentimit.
2. Nëse para hapjes se procedurës se falimentimit, debitori e ka shitur sendin për te cilin pretendohet veçimi, pa marre parasysh te drejtën e parashikuar ne piken 1 te këtij neni, ose nëse sendin e ka shitur administratori i falimentimit, çdo person, qe ka te drejtën e veçimit, mund te kërkojë njohjen e se drejtës mbi vlerën e sendit për sa kohe është paguar vlera e tij.
Pagimi i vlerës nga masa e falimentimit mund te kërkohet për aq kohe sa kjo vlere vazhdon,
ne forme te dallueshme ne masën e falimentimit.

Neni 35
Kreditoret e siguruar

1. Kreditoret, qe nëpërmjet një veprimi juridik, kane vendosur barre siguruese mbi sendin ose ne baze te ligjit kane fituar një te drejte mbi sende te masës se falimentimit, si mjet sigurimi për pretendimet e tyre, kane te drejte te realizojnë shlyerjen e detyrimit nga kolaterali, ne përputhje me dispozitat e zbatueshme te procedurës se falimentimit, por duke iu nënshtruar përjashtimeve te pikës 2 te këtij neni dhe neneve 133 e ne vazhdim te këtij ligji.
2. Ne procedurën e falimentimit nuk mund te ngrihen pretendime për pengun ligjor te pronarit ose qiradhënësit për pagese qiraje ose qiraje financiare, qe mbulon një periudhe deri ne dymbëdhjetë muaj, para hapjes se procedurës se falimentimit, si dhe për çdo lloj dëmshpërblimi qe duhet paguar, për shkak se administratori i falimentimit ka zgjidhur këtë kontrate qiraje.

Neni 36
Kufizime për kreditoret për masën e falimentimit

1. Shpenzimet e procedurës se falimentimit dhe shpenzimet e tjera administrative shlyhen nga masa e falimentimit para pretendimeve te kreditoreve te masës se falimentimit.
2. Kreditoret e masës se falimentimit duhet te ngrënë pretendimet e tyre ndaj administratorit te falimentimit dhe t'i përmbushin ato, sipas dispozitave te zbatueshme jashtë procedurës se falimentimit.

Neni 37
Shpenzimet e procedurës se falimentimit

Quhen shpenzime te procedurës se falimentimit:
a) shpenzimet gjyqësore;
b) shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit te përkohshëm te falimentimit, te administratorit te falimentimit dhe te anëtarëve te komitetit te kreditoreve.

Neni 38
Shpenzimet e tjera administrative

Do te vlerësohen si shpenzime te tjera administrative shpenzimet e mëposhtme:
a) detyrimet qe lindin si pasoje e veprimtarisë se administratorit te falimentimit ose ne çdo mënyrë tjetër gjate administrimit, disponimit dhe shpërndarjes se masës se falimentimit, por qe nuk janë pjese e shpenzimeve te procedurës se falimentimit;
b) detyrimet sipas kontratave, qe pretendohet se duhet te paguhen ne favor te masës se falimentimit ose qe duhet te paguhen pas hapjes se procedurës se falimentimit;
c) detyrimet për kthimin e shumave ne te holla ne rastin e begatimit pa shkak te masës se falimentimit;
ç) detyrimet qe lindin si pasoje e veprimtarisë se administratorit te përkohshëm te falimentimit nëse ai, me miratimin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, u ka dhënë përparësi ne pagese.

Neni 39
Përkufizimi i kreditoreve te falimentimit

1. Masa e falimentimit shërben për t'u paguar kreditoreve pretendimet pasurore qe ata kane ndaj debitorit ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit dhe qe, ne kuptim te këtij ligji, quhen kreditore te falimentimit.
2. Pretendimet e kreditoreve te falimentimit llogariten sipas kritereve te parashikuara ne nenin 40 te këtij ligji.
3. Kreditoret e falimentimit mund te ekzekutojnë pretendimet e tyre, sipas dispozitave te procedurës se falimentimit. Ata duhet te paraqesin pretendimet e tyre për verifikim, sipas neneve 141 dhe ne vazhdim te këtij ligji, si dhe te marrin pjese ne shpërndarje, sipas neneve 150 e ne vazhdim te këtij ligji.

Neni 40
Llogaritja e pretendimeve

1. Pretendimet e kreditorit për detyrime te pamaturuara, për efekt te procedurës se falimentimit, quhen si te maturuara. Nëse këto pretendime nuk mbartin interes, ato skontohen, duke përdorur përqindjen e interesit ligjor, duke llogaritur qe ato te reduktohen ne masën qe i përgjigjet shumës se plote te këtyre pretendimeve, pasi te zbritet përqindja e interesit ligjor për periudhën nga hapja e procedurës se falimentimit deri ne datën e maturimit.
2. Pretendimet qe i nënshtrohen një kushti zgjidhës nuk quhen si pretendime me kusht zgjidhës ne procedurën e falimentimit, përderisa kushti nuk është vërtetuar .
3. Ne procedurën e falimentimit, kreditori qe ka pretendime ndaj disa personave me përgjegjësi solidare mund te paraqesë një pretendim ne shumën e plote kundër secilit prej debitorëve derisa te realizoje plotësisht pretendimin ne te njëjtën mënyrë, sikur te kishte pretendim për shumën e plote ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit.
4. Pretendimi qe nuk shprehet ne monedhe paraqitet ne një shume, e cila vlerësohet duke u referuar ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit. Pretendimet e shprehura ne monedhe te huaj ose ne njësi matëse shprehen te kthyera ne leke, sipas kursit zyrtar te këmbimit te zbatueshëm ne vendin e pagesës, ne kohen e hapjes se procedurës se falimentimit.
5. Pretendimet për pagesa qe përsëriten me shuma te caktuara dhe për periudha te caktuara paraqiten ne shumën qe shpreh terezinë e te gjitha pagesave te mbetura, te cilat zbriten ne mënyrën e përmendur ne piken 1 te këtij neni. Ky rregull zbatohet edhe ne rastin kur periudha e këtyre pagesave është e pacaktuar.

Neni 41
Kreditoret e siguruar ne rolin e kreditoreve te falimentimit

Kreditoret e siguruar gëzojnë te drejte ripagimi te veçante dhe quhen kreditore falimentimi. Kreditoret e siguruar kane te drejte vote ne mbledhjen e kreditoreve ne rast se debitori personalisht duhet te shlyeje pretendimin e siguruar. Megjithatë, ata kane te drejtën e ripagimit te pjesshëm te pretendimit te tyre nga masa e falimentimit, ne zbatim te kushteve te nenit 150, vetëm ne masën qe nuk janë shlyer sipas te drejtës se ripagimit te veçante ose kane hequr dore nga e drejta e ripagimit te veçante.

Neni 42
Kreditoret e falimentimit te radhëve me te ulëta te preferimit

1. Pretendimet e përmendura me poshtë shlyhen pas pretendimeve te kreditoreve te falimentimit dhe ne përputhje me sasinë e shumave, nëse kane status te njëjtë:
a) interesat e fituara mbi shumat e pretendimeve te kreditoreve te falimentimit qe nga koha e
hapjes se procedurës se falimentimit;
b) shpenzimet e bëra nga kreditore te veçante te falimentimit, si rrjedhoje e pjesëmarrjes se tyre ne procedure;
c) gjoba ose pagesa qe ne baze te dispozitave te Kodit Civil, Kodit te Procedurave Administrative dhe Kodit Penal përbejnë detyrime te debitorit;
ç) pretendime për kontribute pa shpërblim te debitorit.
2. Pretendimet mbi te cilat kreditori dhe debitori kane rene dakord te radhiten ne radhët me te ulëta te preferimit përmbushen pas pretendimeve te përmendura ne piken 1 te këtij neni, me kusht qe ne marrëveshjen ndërmjet tyre te mos jete parashikuar ndryshe.
3. Interesat qe fitohen ne procedurën e falimentimit, mbi shumën e pretendimeve te kreditoreve te radhëve me te ulëta te preferimit, si dhe shpenzimet qe bëjnë kreditoret si rrjedhoje e pjesëmarrjes ne këtë procedure, radhiten me te njëjtin status si pretendimet e këtyre kreditoreve.

KREU III

ADMINISTRATORI I FALIMENTIMIT.
ORGANET E PERFAQESIMIT TE KREDITOREVE

Neni 43
Caktimi i administratorit te falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton si administrator falimentimi një person fizik te licencuar si ekspert ne fushën ekonomike, i pavarur nga kreditoret dhe debitorët.
2. Administratori i falimentimit emërohet me vendimin për hapjen e procedurës se falimentimit. Ne përfundim te detyrës, administratori i falimentimit duhet t'ia ktheje seksionit tregtar te gjykatës se rrethit dokumentin e emërimit.

Neni 44
Zgjedhja e administratorit te falimentimit nga mbledhja e kreditoreve

1. Pas emërimit te administratorit te falimentimit, ne mbledhjen e pare te tyre, kreditoret mund te zgjedhin një tjetër administrator falimentimi.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund ta kundërshtojë emërimin e administratorit te ri te falimentimit vetëm ne rast se ne përputhje me rrethanat, nuk e gjen te përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre.
3. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për kundërshtimin e emërimit te
administratorit te ri te falimentimit, çdo kreditor falimentimi ka te drejtën e ankimit te veçante .

Neni 45
Mbikëqyrja nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mbikëqyr veprimtarinë e administratorit te falimentimit dhe mund t'i kërkojë atij, ne çdo kohe, te dhëna te veçanta ose raportime për ecurinë e procedurës se falimentimit dhe administrimin e masës se falimentimit.
2. Nëse çmon se administratori i falimentimit nuk i përmbush detyrat e tij, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, pas një paralajmërimi, vendos ndaj tij një gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjetë mije) deri ne 200 000 (dyqind mije) leke. Kundër këtij vendimi administratori i falimentimit ka te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.
3. Rregullat e parashikuara ne piken 2 te këtij neni zbatohen edhe ne rastin e mospërmbushjes se detyrimit te administratorit te falimentimit për te dorëzuar pasuri ne rastin kur ai shkarkohet nga detyra.

Neni 46
Shkarkimi i administratorit te falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te shkarkoje nga detyra administratorin e falimentimit për arsye te motivuar. Shkarkimi mund te behet me kërkesën e vete administratorit te falimentimit, me kërkesën e komitetit te kreditoreve ose te mbledhjes se kreditoreve. Përpara marrjes se vendimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit dëgjon shpjegimet e administratorit te falimentimit.
2. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për shkarkimin e tij, administratori i falimentimit ka te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.
3. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e administratorit, kane te drejtën e ankimit te veçante administratori i falimentimit, komiteti i kreditoreve kur propozimin për shkarkimin e tij e ka bere mbledhja e kreditoreve, çdo kreditor falimentimi.

Neni 47
Përgjegjësitë e administratorit te falimentimit

1. Administratori i falimentimit ka për detyre qe, ne ushtrimin e detyrave, te tregoje kujdes dhe te jete si një administrator i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm.
2. Administratori i falimentimit është përgjegjës për demet qe u shkaktohen palëve pjesëmarrëse procedurën e falimentimit ne rast se ai, me dashje, shkel ose nuk përmbush detyrat qe i ngarkohen ky ligj.
3. Nëse për përmbushjen e detyrave, administratorit i duhet te angazhoje punonjësit e mëparshëm te debitorit, brenda pozicionit dhe rolit te punës qe kane pasur dhe, nëse këta punonjës vlerësohen te përshtatshëm, administratori i falimentimit nuk mban përgjegjësi për pakujdesinë e këtyre personave ne ushtrimin e detyrës, por përgjigjet vetëm për mbikëqyrjen e tyre dhe për vendime te një rëndësie te veçante.

Neni 48
Mospagimi i detyrimeve ndaj masës se falimentimit

1. Nëse pasuritë e masës se falimentimit nuk shlyejnë plotësisht një detyrim te masës se falimentimit qe lind si pasoje e një veprimi juridik te administratorit te falimentimit, ky i fundit është i detyruar ta zhdëmtojë kreditorin e masës se falimentimit.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet ne rastin kur administratori i falimentimit, gjate lindjes se këtij detyrimi, nuk mund te kishte dijeni për pamjaftueshmërinë e mundshme te masës se falimentimit për te shlyer detyrimin e masës se falimentimit.

Neni 49
Parashkrimi

1. Padia për shpërblimin e demit te shkaktuar nga shkelje ose mospërmbushje te detyrimeve te administratorit te falimentimit parashkruhet pas tre vjetësh nga data kur pala e dëmtuar ka marre dijeni për demin dhe për rrethanat qe tregojnë përgjegjësinë e administratorit për demin e shkaktuar .
2. Afati i fundit për parashkrimin e padisë është tre vjet pas datës se përfundimit te procedurës se falimentimit ose pas hyrjes ne fuqi te vendimit te formës se prere te gjykatës për përfundimin e procedurës se falimentimit.
3. Pika 2 e këtij neni zbatohet për shkelje te detyrës, ne kuadër te shpërndarjes se vonuar, sipas nenit 166 ose për mbikëqyrjen e zbatimit te planit, sipas nenit 223, me kushtin qe mbyllja e procedurës se falimentimit te zëvendësohet, respektivisht, me ekzekutimin e shpërndarjes se vonuar dhe përfundimin e mbikëqyrjes.

Neni 50
Shpërblimi i administratorit te falimentimit

1. Administratori i falimentimit ka te drejtën e shpërblimit për punën e kryer dhe te rimbursimit për shpenzimet e bëra gjate përmbushjes se detyrës.
2. Masa e zakonshme e shpërblimit llogaritet ne baze te vlerës se masës se falimentimit ne kohen e përfundimit te procedurës se falimentimit.
3. Masa e zakonshme e shpërblimit rivlerësohet ne varësi te vëllimit dhe te shkalles se vështirësisë gjate ushtrimit te detyrës se administratorit te falimentimit.

Neni 51
Vendimet e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit përcakton me vendim shpërblimin dhe shpenzimet qe duhet t'i rimbursohen administratorit te falimentimit.
2. Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, me përjashtim te shumës se parashikuar, duhet te shpallet publikisht, si dhe i njoftohet personalisht administratorit te falimentimit, debitorit dhe anëtarëve te komitetit te kreditoreve, nëse është emëruar prej tyre. Ne vendimin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, te shpallur publikisht, duhet te vihet ne dukje se teksti i plote i këtij vendimi gjendet ne sekretarinë e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit.
3. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, administratori i falimentimit, debitori dhe çdo kreditor falimentimi kane te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.

Neni 52
Rregullat e hollësishme për caktimin e shpërblimit te administratorit te falimentimit

Rregullat e hollësishme për kushtet dhe kriteret e përcaktimit te masës se shpërblimit dhe te rimbursimit te shpenzimeve te administratorit te falimentimit caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 53
Paraqitja e llogarive

1. Ne përfundim te detyrës, administratori i falimentimit ka detyrim t'i paraqesë llogarite ne
mbledhjen e kreditoreve.
2. Përpara zhvillimit te mbledhjes se kreditoreve, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit verifikon llogarite përfundimtare, te përgatitura nga administratori i falimentimit, se bashku me dokumentacionin mbështetës, shoqëruar me një koment-vërejtje qe tregon verifikimin e llogarive.
3. Ne rastet kur është caktuar një komitet kreditoresh, llogarive përfundimtare te përgatitura nga administratori i falimentimit i bashkëlidhen edhe komentet e këtij komiteti, për përgatitjen e te cilave gjykata cakton edhe një afat kohor .
4. Periudha ndërmjet paraqitjes se dokumentacionit, sipas këtij neni dhe datës se mbajtjes se mbledhjes se kreditoreve duhet te jete jo me e vogël se 10 dite.
5. Mbledhja e kreditoreve mund t'i ngarkoje administratorit te falimentimit te paraqesë llogari ndërmjetëse, ne data te caktuara, gjate zbatimit te procedurës se falimentimit, duke zbatuar, sipas rastit, rregullat e parashikuara ne këtë nen.

Neni 54
Caktimi i komitetit te kreditoreve

1. Para mbledhjes se pare te kreditoreve, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka te drejte te caktoje një komitet te kreditoreve.
2. Komiteti i kreditoreve duhet te përfaqësoje kreditoret e siguruar, kreditoret e falimentimit me pretendimet me te mëdha dhe kreditoret e shumave te vogla.
Ne komitetin e kreditoreve duhet te marre pjese një përfaqësues i punonjësve te debitorit, kur këta janë kreditore falimentimi me pretendime te ndjeshme.
3. Anëtarë te komitetit te kreditoreve mund te emërohen edhe persona qe nuk janë kreditore.

Neni 55
Zgjedhja e acetatëve te ndryshëm te komitetit te kreditoreve

1. Mbledhja e kreditoreve vendos nëse duhet te caktohet një komitet i kreditoreve. Ne rast se komiteti i kreditoreve është caktuar nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit përpara zhvillimit te mbledhjes se kreditoreve, ky i fundit mund te vendose nëse komiteti i kreditoreve duhet te japë miratimin ose shpërndarjen e këtij komiteti.
2. Mbledhja e kreditoreve ka te drejte te vendose për heqjen e anëtarëve qe ka caktuar seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ose për emërimin e anëtarëve te tjerë ne komitetin e kreditoreve.

Neni 56
Detyrat e komitetit te kreditoreve

1. Anëtarët e komitetit te kreditoreve duhet te mbështesin dhe te mbikëqyrin veprimtarinë e
administratorit te falimentimit.
2. Anëtarët e komitetit te kreditoreve kane te drejte te kërkojnë dhe te marrin te dhëna për ecurinë e punëve gjate procesit te falimentimit, te kontrollojnë librat e llogarive dhe dokumentet e tjera, si dhe te verifikojnë veprimet monetare dhe gjendjen e arkës.

Neni 57
Shkarkimi i anëtarëve te komitetit te kreditoreve

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me shkak, ka te drejte te shkarkoje nga detyra një anëtar te komitetit te kreditoreve.
2. Shkarkimi mund te behet, kryesisht, me kërkese te anëtarëve te komitetit te kreditoreve ose me kërkese te mbledhjes se kreditoreve. Para marrjes se vendimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit dëgjon anëtarin e komitetit te kreditoreve.
3. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, anëtari i shkarkuar i komitetit kreditoreve ka te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.

Neni 58
Përgjegjësia e anëtarëve te komitetit te kreditoreve

1. Anëtarët e komitetit te kreditoreve janë përgjegjës dhe detyrohen te dëmshpërblejnë kreditoret e siguruar dhe kreditoret e falimentimit ne rast se, për faj te tyre, shkelin ose nuk përmbushin detyrat u ngarkon ky ligj.
2. Ne rastin e pikës 1 te këtij neni, janë te zbatueshme rregullat e parashkrimit te parashikuara ne nenin 49 te këtij ligji.

Neni 59
Vendimet e komitetit te kreditoreve

Vendimet e komitetit te kreditoreve janë te vlefshme kur ne vendimmarrje ka marre pjese shumica e anëtarëve te tij dhe vendimi është marre me shumicën e votave te anëtarëve pjesëmarrës.

Neni 60
Shpërblimi i anëtarëve te komitetit te kreditoreve

Anëtarët e komitetit te kreditoreve kane te drejtën te shpërblehen për punën dhe te rimbursohen për shpenzimet e arsyetuara. Ne caktimin e shpërblimit merren parasysh koha dhe vëllimi i punës se anëtarit, si dhe zbatohen kërkesat e neneve 51 dhe 52 te këtij ligji.

Neni 61
Thirrja e mbledhjes se kreditoreve

1. Mbledhja e kreditoreve thirret nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit. Te drejtën e pjesëmarrje ne mbledhje e kane te gjithë kreditoret e siguruar, te gjithë kreditoret e falimentimit, administratori falimentimit dhe debitori.
2. Koha, vendi dhe rendi i ditës i mbledhjes se kreditoreve duhet te shpallen publikisht. Mbledhja e kreditoreve mund te mos shpallet publikisht ne qofte se seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos shtyrjen e saj.

Neni 62
Kërkesa për thirrjen e mbledhjes se kreditoreve

1. Mbledhja e kreditoreve thirret kur kërkohet nga:
a) administratori i falimentimit;
b) komiteti i kreditoreve;
c) kreditoret e falimentimit, pretendimet e te cilëve, te marra se bashku, sipas vlerësimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, përbejnë te paktën një te pestën e shumës se pretendimeve te te gjithë kreditoreve te falimentimit.
2. Nga marrja e kërkesës deri ne datën e mbledhjes se kreditoreve nuk duhet te kalojnë me shume se 15 dite.
3. Nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit nuk pranon thirrjen e mbledhjes se kreditoreve, pala kërkuese ka te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.

Neni 63
Vendimet e mbledhjes se kreditoreve

1. Mbledhja e kreditoreve drejtohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit.
2. Vendimet e mbledhjes se kreditoreve janë te vlefshme nëse shuma e pretendimeve te kreditoreve ne favor te vendimit është me e madhe se gjysma e shumës se përgjithshme te pretendimeve te kreditoreve me te drejte vote. Për kreditoret e siguruar me te drejte ripagimi te veçante, kundrejt te cilëve debitori nuk është drejtpërdrejt përgjegjës, pretendimi zëvendësohet me vlerën e kësaj te drejte.

Neni 64
Përcaktimi i te drejtës se votës

1. E drejta e votës përcaktohet ne baze te pretendimeve te paraqitura nga kreditori dhe qe nuk janë kundërshtuar nga administratori i falimentimit ose nga ndonjë kreditor me te drejte vote. Kreditoret e radhëve me te ulëta te preferimit nuk kane te drejte vote.
2. Kreditoret, pretendimet e te cilëve janë kundërshtuar, kane te drejte vote, me kusht qe administratori dhe kreditoret pjesëmarrës, me te drejte vote, te kenë rene dakord për ta lejuar këtë te drejte vote gjate mbledhjes se kreditoreve. Ne rast mosmarrëveshjeje te palëve, vendos seksioni tregtar i gjykatës se rrethit. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te ndryshoje vendimin e tij, me kërkese te administratorit ose te një kreditori, pjesëmarrës ne mbledhjen e kreditoreve.
3. Pika 2 e këtij neni zbatohet sipas rastit për:
a) kreditoret me pretendim te kushtëzuar nga një kusht i mëparshëm;
b) kreditoret e siguruar (me te drejte ripagimi te veçante).

Neni 65
Prishja e vendimit te marre nga mbledhja e kreditoreve

1. Nëse një vendim i marre nga mbledhja e kreditoreve vjen ne kundërshtim me interesin e përbashkët te kreditoreve te falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duhet te prishe vendimin, me kërkese te një kreditori te siguruar falimentimi (me te drejte ripagimi te veçante), te një kreditori falimentimi ose te administratorit te falimentimit, ne rast se kërkesa paraqitet ne mbledhjen e kreditoreve. Këtë te drejte nuk e gëzojnë kreditoret e radhëve me te ulëta te preferimit.
2. Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për prishjen e vendimit te mbledhjes se kreditoreve duhet te shpallet publikisht.
3. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për prishjen e vendimit te mbledhjes se kreditoreve, çdo kreditor i siguruar (me te drejte ripagimi te veçante) dhe çdo kreditor falimentimi, qe nuk bën pjese ne radhët me te ulëta te preferimit, kane te drejtën e ankimit te veçante. Këtë te drejte e ka edhe pala kërkuese, ne rastin kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka vendosur rrëzimin e kërkesës për prishjen e vendimit te mbledhjes se kreditoreve.

Neni 66
Vënia ne dijeni e mbledhjes se kreditoreve

1. Mbledhja e kreditoreve mund t'i kërkojë administratorit te falimentimit dhënien e njoftimeve te veçanta dhe një raport për ecurinë e procedurës se falimentimit dhe për administrimin e masës se falimentimit.
2. Nëse nuk është caktuar një komitet kreditoresh, mbledhja e kreditoreve mund te marre vendime për ushtrimin e kontrolleve për veprimet monetare dhe gjendjen e te hollave te disponueshme.

PJESA E TRETE
PASOJAT E HAPJES SE PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

KREU I
PASOJA TE PERGJITHSHME

Neni 67
Kalimi i se drejtës se administrimit dhe disponimit

Me hapjen e procedurës se falimentimit, e drejta e debitorit për te administruar dhe disponuar pasurinë, qe bën pjese ne masën e falimentimit, i kalon administratorit te falimentimit.

Neni 68
Disponimi nga debitori

1. Nëse pas hapjes se procedurës se falimentimit debitori tjetërson sende nga masa e falimentimit, këto veprime janë te pavlefshme. Vlera e përfituar nga tjetërsimi i kthehet palës tjetër, duke u nxjerre nga masa e falimentimit, ne rast se kjo mase është shtuar nga begatimi pa shkak.
2. Nëse debitori ka kryer veprimin ne ditën e hapjes se procedurës se falimentimit, transferimi prezumohet te jete kryer pas hapjes se procedurës se falimentimit.

Neni 69
Veprimet ne favor te debitorit

1. Ne rast se pas hapjes se procedurës se falimentimit është shlyer një detyrim ne favor te debitorit, ndonëse ky detyrim duhej te shlyhej ne favor te masës se falimentimit, pala vepruese shkarkohet nga detyrimi, nëse nuk ka qene ne dijeni te hapjes se procedurës se falimentimit ne kohen e kryerjes se veprimit.
2. Nëse pala vepruese e ka shlyer detyrimin para shpalljes se vendimit për hapjen e procedurës, pala vepruese prezumohet se nuk ka pasur dijeni për këtë procedure.

Neni 70
Likuidimi i një shoqërie te thjeshte ose ortakërie

1. Ne rast se ndërmjet debitorit dhe te tretëve është krijuar një ortakëri ose një shoqëri e thjeshte, likuidimi i pjesës se debitorit kryhet ne përputhje me dispozita te parashikuara jashtë procedurës se falimentimit.
2. Marrëveshja qe mohon te drejtën e likuidimit te një ortakërie, përgjithmonë ose për një kohe te caktuar, është e pavlefshme për procedurën e falimentimit. Ky rregull zbatohet për klauzolën me te njëjtën përmbajtje ne testamentin e personit qe ka vdekur.

Neni 71
Pezullimi i padive te ngritura

1. Me hapjen e procedurës se falimentimit pezullohen te gjitha padite civile ku debitori është pale.
2. Pezullimi i parashikuar ne piken 1 te këtij neni nuk zbatohet për padite civile te ngritura, sipas këtij, ku pale janë kreditoret e siguruar, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe ne këtë ligj .

Neni 72
Vazhdimi i padive te ngritura, ku debitori është paditës

1. Padite e lidhura me pasuritë e masës se falimentimit, ku debitori është paditës, rifillojnë ne te masës se falimentimit, me kërkese te administratorit te falimentimit.
2. Nëse administratori i falimentimit nuk e pranon këtë kërkese, debitori dhe i padituri mund te mbrojnë veprimet e tyre për padinë e ngritur .

Neni 73
Vazhdimi i padive te ngritura, ku debitori është i paditur

1. Padite e ngritura kundër debitorit rifillojnë me kërkese te administratorit te falimentimit ose te paditësit nëse ato kane lidhje me:
a) veçimin e një sendi nga masa e falimentimit;
b) ripagimin e veçante;
c) detyrimin ndaj masës se falimentimit.
2. Nëse administratori i falimentimit i njeh këto padi menjëherë, paditësi mund te kërkojë rimbursim te shpenzimeve për ngritjen e padive vetëm ne cilësinë e kreditorit te falimentimit.

Neni 74
Ekzekutimi para hapjes se procedurës se falimentimit

1. Çdo urdhër ekzekutimi i detyrueshëm mbi pasurinë e debitorit është i pavlefshëm derisa plani i zyrës se përmbarimit për ndarjen e te ardhurave te marre forme përfundimtare.
2. Pasuria e debitorit qe konfiskohet nga përmbaruesi gjyqësor dhe shumat e fituara nga shitja e pasurive bëhen pjese e masës se falimentimit dhe përmbaruesi gjyqësor duhet t'ia dorëzojë administratorit

Neni 75
Ndalimi i ekzekutimit

1. Gjate procedurës se falimentimit, kreditore falimentimi te veçante nuk mund te ekzekutojnë pasuritë e masës se falimentimit ose pasuri te tjera te debitorit.
2. Kreditoret qe nuk gëzojnë statusin e kreditoreve te falimentimit nuk mund te kërkojnë ekzekutimin e detyrimit gjate procedurës se falimentimit as për pretendime te ardhshme, për pagesa qe rrjedhin nga një kontrate shërbimi.
3. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos për dëmshpërblimet e mundshme, gjate ekzekutimeve te përmendura ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni.

Neni 76
Ndalimi i ekzekutimit te detyrimeve te masës se falimentimit

1. Detyrimet e masës se falimentimit nuk mund te ekzekutohen për një periudhe 6-mujore nga data e hapjes se procedurës se falimentimit.
2. Bëjnë përjashtim nga parashikimet e pikës 1 te këtij neni detyrimet e mëposhtme:
a) detyrimet qe rrjedhin nga një kontrate, përmbushjen e se cilës e ka vendosur administratori;
b) detyrime qe rrjedhin nga një kontrate me zbatim periodik për periudhën pas ditës se pare kur administratori i falimentimit mund ta kishte prishur këtë kontrate;
c) detyrime qe rrjedhin nga një kontrate me zbatim periodik nëse administratorit te falimentimit i paguhet vlera ne favor te masës se falimentimit;
ç) detyrime qe rrjedhin nga çdo veprim tjetër i administratorit.

Neni 77
Dëmi i përgjithshëm

1. Administratori i falimentimit është i vetmi person, i cili, gjatë procedurës se falimentimit, mund te pretendoje te drejtën për dëmshpërblim te kreditoreve te falimentimit për dëme qe ata kane pësuar bashkërisht, para ose pas hapjes se procedurave te falimentimit, për shkak te zvogëlimit te pasurive te masës se falimentimit.
2. Nëse padia e ngritur sipas pikës 1 te këtij neni drejtohet kundër administratorit te falimentimit, pretendimi ngrihet vetëm nga administratori tjetër i falimentimit, i emëruar pas tij.

Neni 78
Përgjegjësia e pakufizuar e ortakeve

Nëse procedura e falimentimit është hapur për pasuritë e një shoqërie te thjeshte ose ortakërie, administratori i falimentimit mund te kërkojë përmbushjen e detyrimeve te shoqërisë nga përgjegjësia e pakufizuar e një ortaku për detyrimet e shoqërisë gjate procedurës se falimentimit.

Neni 79
Mbajtja e se drejtës për kompensim te ndërsjellë te pretendimeve

Ne rast se, sipas ligjit ose një marrëveshjeje, ne kohen e fillimit te procedurës se falimentimit një kreditor falimentimi ka te drejtën e kompensimit te ndërsjellë te pretendimeve ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit, kjo e drejte nuk cenohet nga procedura e falimentimit.

Neni 80
Ndalimi i kompensimit te ndërsjellë

1. Kompensim i ndërsjellë nuk kryhet ne rastet kur:
a) detyrimet e një kreditori falimentimi ndaj masës se falimentimit kane lindur vetëm pas hapjes se procedurës se falimentimit;
b) një kreditor falimentimi e ka fituar te drejtën e kompensimit te ndërsjellë nga një kreditor tjetër vetëm pas hapjes se procedurës se falimentimit;
c) një kreditor falimentimi e ka fituar te drejtën e kompensimit te ndërsjellë te pretendimit nëpërmjet një veprimi qe duhet shmangur;
ç ) një kreditor, pretendimi i te cilit duhet te përmbushet nga pasuria e pangarkuar debitorit, ka një detyrim ndaj masës se falimentimit.

Neni 81
Detyrimi i debitorit për te paraqitur te dhëna dhe për te bashkëpunuar

1. Debitori ka detyre te njoftoje për te gjitha rrethanat qe kane te bëjnë me procedurën e falimentimit, seksionin tregtar te gjykatës se rrethit, administratorin e falimentimit, komitetin e kreditoreve dhe, nëse urdhërohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, mbledhjen e kreditoreve.
2. Debitori duhet te ndihmoje administratorin e falimentimit për kryerjen e detyrës.
3. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te urdhërojë qe debitori te jete i gatshëm, ne çdo, për te përmbushur detyrimet e tij për te dhënë te dhëna dhe për te bashkëpunuar. Debitorit i duhet te kryeje çfarëdo lloj veprimi, qe pengon përmbushjen e këtyre detyrave.

Neni 82
Realizimi i detyrave te debitorit

1. Nëse është e nevojshme te paraqiten deklarata te vërtetuara, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit urdhëron debitorin te paraqesë një deklarate me shkrim, e cila vërteton se debitori ka paraqitur te dhëna te vërteta, te sakta dhe te plota për faktet e kërkuara.
2. Gjykata mund t'i kërkojë debitorit te paraqitet me detyrim, si dhe te mos largohet nga vendbanimi ose selia, pas marrjes se tij ne pyetje, ne rastet kur:
a) debitori nuk pranon te japë te dhëna ose deklarata te betuara a te bashkëpunojë me administratorin e falimentimit gjate kryerjes se detyrës;
b) debitori përpiqet te shmange detyrimin për te paraqitur te dhëna ose për te bashkëpunuar, veçanërisht kur merr masa për t'u larguar;
c) nëse thirrja e detyruar dhe ndalimi janë te nevojshme për te shmangur veprime te debitorit qe pengojnë zbatimin e detyrimit te tij për te paraqitur te dhëna dhe për te bashkëpunuar dhe, ne mënyrë te veçante, për te siguruar masën e falimentimit.
3. Masa e detyrimit për qëndrim hiqet kryesisht pasi te vërehet se nuk ka me kushte, ne baze te te cilave ishte vendosur kjo mase. Kundër vendimit për detyrimin e qëndrimit, si dhe kundër urdhrit qe rrezon kërkesën për heqjen e kësaj mase behet ankim i veçante.

Neni 83
Kontrolli i postes se debitorit

1. Nëse është e nevojshme për te hetuar ose parandaluar veprimet e debitorit, qe dëmtojnë kreditoret, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te administratorit te falimentimit ose, kryesisht, me vendim te arsyetuar, urdhëron qe administratori te kontrolloje te gjithë ose një pjese te korrespondencës se debitorit. Para shpalljes se këtij vendimi, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit kërkon dhe dëgjon debitorin, me përjashtim te rastit kur, për shkak te rrethanave te veçanta, një gjë e tille rrezikon qëllimin e urdhërimit. Nëse debitori nuk dëgjohet paraprakisht, vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit duhet te shpjegoje arsyet për mospërmbushjen e këtij veprimi dhe seanca e dëgjimit te debitorit duhet te mbahet pa vonese.
2. Administratori mund te hape korrespondencën e debitorit. Korrespondenca, qe nuk ka te beje me masën e falimentimit, i dorëzohet menjëherë debitorit. Debitori mund te inspektoje dërgesat e tjera postare.
3. Debitori mund te beje ankim te veçante kundër vendimit për kontroll te korrespondencës se vet. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit pezullon zbatimin e vendimit për kontrollin e korrespondencës se debitorit pasi dëgjon me pare administratorin e falimentimit, ne rast se nuk ekziston me shkaku për ushtrimin e këtij kontrolli.

Neni 84
Pagesat për jetesën nga masa e falimentimit

1. Mbledhja e kreditoreve vendos nëse debitori dhe familja e tij duhet te marrin nga masa e falimentimit një shume për jetese dhe ne çfarë mase.
2. Derisa mbledhja e kreditoreve te marre vendim, administratori i falimentimit, me pëlqimin e komitetit te kreditoreve, mund t'i lejoje debitorit mjetet e nevojshme te jetesës, duke përmbushur nevojat e tij, te fëmijëve te mitur ne ngarkim dhe te bashkëshortit.

Neni 85
Anëtarët e organit përfaqësues te debitorit. Punonjësit

1. Kur debitori nuk është person fizik, janë te zbatueshme parashikimet e neneve 81, 82 dhe 83 te këtij ligji, sipas rastit, për anëtarët e organit qe përfaqëson ose mbikëqyr debitorin, si dhe për ortaket e përgjithshëm, me te drejte përfaqësimi.
2. Nenet 81 pika 1 dhe 82 te këtij ligji janë te zbatueshme, sipas rastit, për persona qe kane jo me pak se dy vjet qe janë larguar nga detyra e përmendur ne piken 1 te këtij neni, para se njeri nga këta persona te kërkonte hapjen e procedurës se falimentimit.
3. Neni 84 i këtij ligji është i zbatueshëm, sipas rastit, për ortaket e shoqërisë se thjeshte te debitorit dhe për personat me te drejte përfaqësimi te debitorit.
4. Pika 1 e nenit 84 te këtij ligji është e zbatueshme, sipas rastit, për punonjësit e debitorit, dhe për punonjësit e mëparshëm te tij, me kusht qe ata te kenë me shume se dy vjet te larguar nga data e paraqitjes se kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit.

KREU II
PERMBUSHJA E VEPRIMEVE LIGJORE

Neni 86
E drejta e zgjedhjes

1. Kur një kontrate, ne kohen e fillimit te procedurës se falimentimit, nuk është zbatuar plotësisht, si nga debitori, ashtu edhe nga pala tjetër, detyrimet e papërmbushura vlerësohen te pazbatueshme. Megjithatë, administratori i falimentimit mund ta zbatoje këtë kontrate ne vend te debitorit dhe te pretendoje nga pala tjetër pagesën e vlerës ose përmbushjen e detyrimit.
2. Ne qofte se administratori nuk pranon zbatimin e kësaj kontrate, pala tjetër ka te drejte te ngrejë pretendim për moszbatim kontrate vetëm si kreditor falimentimi. Nëse pala tjetër i kërkon administratorit te ushtroje te drejtën e zbatimit te kontratës, administratori duhet te deklaroje, pa vonese, nëse do te kërkojë zbatimin e kontratës. Nëse administratori nuk bën një deklarim te tille, ai humbet te drejtën për te kërkuar zbatimin e detyrimit ose përmbushjen e veprimit, sipas kontratës.
3. Pikat 1 dhe 2 te këtij neni nuk zbatohen për dispozita dhe kontrata te veçanta, te parashikuara ne nenet ne vijim te këtij kreu.

Neni 87
Veprimet me data fikse. Titujt financiare

1. Ne qofte se është rene dakord qe dorëzimi i mallrave te kryhet ne një date te caktuar ose brenda një periudhe kohe te caktuar dhe ne rast se kjo date ose periudhe kohore përfundon pasi është hapur procedura e falimentimit, nuk mund te kërkohet zbatimi i marrëveshjes, por mund te ngrihet vetëm pretendimi për moszbatim te detyrimit. Pala tjetër mund ta ngrejë këtë pretendim vetëm ne cilësinë e kreditorit te falimentimit.
2. Pretendimi për moszbatim kontrate mbulon ndryshimin ndërmjet çmimit për te cilin është rene dakord dhe çmimit te tregut ose bursës ne ditën e dyte te punës pas hapjes se procedurës se falimentimit, ne vendin e zbatimit te detyrimit.
3. Nëse është rene dakord qe zbatimi i një veprimi te natyrës financiare me çmim tregu ose burse te kryhet ne një date te caktuar ose brenda një periudhe te caktuar, dhe ne rast se kjo date ose ky afat kohor përfundon pas hapjes se procedurës se falimentimit zbatohen, sipas rastit, pikat 1 dhe 2 te këtij neni. Quhen veprime me natyre financiare veçanërisht:
a) furnizimi me metale te çmuara;
b) dorëzimi i letrave me vlere ose i te drejtave te ngjashme, me kusht qe te mos jete si qellim pjesëmarrja ne një shoqëri ose veprimtari për vendosjen e një lidhjeje te vazhdueshme;
c) pagesat ne lloj, shuma e te cilave caktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi ne monedhe te huaj ose njësi matëse sipas kursit te këmbimit te një monedhe te huaj ose te një njësie matëse, ne baze te shkalles se interesit mbizotërues për pretendimet ose ne baze te çmimit te mallrave a te shërbimeve;
ç) te drejta te tjera për furnizime ose zbatime kontrate ne lloj ne kuptimin e pikës 1 deri ne piken 4 te këtij neni.
4. Nëse veprimet e zbatueshme te natyrës financiare janë përmbledhur ne një kontrate kuadër dhe është arritur marrëveshje, qe ne rast moszbatimi, kontrata mund te prishet ne mënyrë te njëjtë, tërësia e veprimeve vlerësohet si një kontrate e përbashkët, ne kuptim te neneve 86 dhe 87 te këtij ligji.

Neni 88
Kontrata periodike

1. Nëse shërbimet kontraktore qe përbejnë detyrime ndaj palëve janë periodike, dhe nëse pala tjetër ka përmbushur një pjese te shërbimeve ne kohen kur është hapur procedura e falimentimit, kjo pale quhet kreditor falimentimi për shumën e pretendimit te saj, për vlerën qe i përgjigjet pjesës se shërbimeve te kryera, edhe sikur administratori i falimentimit te pretendoje kryerjen e shërbimeve ende te papërmbushura.
2. Pala tjetër nuk mund te kërkojë kthimin e pjesës se shërbimeve qe i ka kaluar pasurisë se debitorit para hapjes se procedurës se falimentimit, duke nxjerre si shkak pretendimin për mospagim te detyrimit përkatës.

Neni 89
Rezerva e pronësisë

1. Dispozitat e mëposhtme zbatohen për një kontrate shitjeje, me rezerve pronësie, te kryer sipas Kodit Civil.
2. Nëse para hapjes se procedurës se falimentimit debitori ka shitur një send te luajtshëm me rezerve pronësie, duke ia kaluar blerësit zotërimin e sendit, blerësi mund te pretendoje zbatimin e kontratës se shitjes. Kjo dispozite zbatohet edhe sikur debitori te këtë marre përsipër detyrime shtese për blerjen dhe te mos i këtë përmbushur tërësisht ato.
3. Nëse para hapjes se procedurës se falimentimit debitori ka blere një send te luajtshëm, ku shitësi ushtron te drejtën e rezervës se pronësisë, ndërkohë qe shitësi ose administratori i falimentimit i ka kaluar zotërimin debitorit, administratori i falimentimit, te cilit shitësi i ka kërkuar te ushtroje te drejtën e zgjedhjes, te zbatimit ose moszbatimit, nuk është i detyruar te paraqesë deklarate, sipas pikës 2 te nenit 86, përpara ditës se mbledhjes se raportimit te kreditoreve. Kjo dispozite nuk zbatohet kur gjate periudhës para mbledhjes se raportimit pritet një pakësim i ndjeshëm i vlerës se sendit dhe kreditori ia ka vene ne dukje këtë rrethane administratorit te falimentimit.

Neni 90
Vazhdimësia e kontratave

1. Kontratat e lidhura ndërmjet debitorit, si qiradhënës ose qiramarrës, për qiranë e objekteve te paluajtshme ose pjesëve te tyre dhe për shërbime qe duhen kryer lidhur me to vazhdojnë te ekzistojnë ne favor te masës se falimentimit.
2. Pretendimet e ngritura para hapjes se procedurës se falimentimit mund te ngrihen nga pala tjetër vetëm ne cilësinë e kreditorit te falimentimit.

Neni 91
Debitori si qiramarrës

1. Administratori i falimentimit mund te zgjidhe një kontrate qiraje për objekte te paluajtshme ose kontrate qiraje për pjese te tyre ku debitori është qiramarrës, duke njoftuar, brenda afatit ligjor, palën tjetër, pavarësisht nga periudha e njoftimit për te cilën është rene dakord ne marrëveshjen e palëve.
2. Nëse administratori zgjidh kontratën sipas pikës 1 te këtij neni, pala tjetër mund te pretendoje dëmshpërblim si kreditor falimentimi, për shkak te zgjidhjes se parakohshme e te kontratës.
3. Nëse debitori, ne kohen e hapjes se procedurës se falimentimit, nuk kishte fituar ende zotërimin e sendit te paluajtshëm, administratori dhe pala tjetër mund te tërhiqen nga kontrata. Kur tërhiqet administratori, pala tjetër mund te kërkojë dëmshpërblim për zgjidhje te parakohshme te kontratës, si kreditor falimentimi. Me kërkese te palës, secila prej palëve duhet te deklaroje, brenda 15 ditësh, nëse ka synim te tërhiqet nga kontrata. Nëse njëra prej palëve nuk bën një deklarate te tille, ajo humbet te drejtën e tërheqjes nga kontrata.

Neni 92
Debitori ne rolin e qiradhënësit

1. Ne qofte se para hapjes se procedurës se falimentimit debitori, si qiradhënës i një sendi te paluajtshëm, ia ka kaluar një pale te trete te drejtën e ngritjes se pretendimit për pagesën e qirasë, ky kalim mbetet i vlefshëm vetëm për pagesën e qirasë se muajit ne te cilin është hapur procedura e falimentimit. Ne qofte se procedura është hapur pas ditës se pesëmbëdhjete te muajit, e drejta e pagesës mbetet e vlefshme edhe për muajin e ardhshëm.
2. Tërheqja e pagesës se qirasë quhet kalim ne kuptim te pikës 1 te këtij neni. Kalimi i kryer me rruge ekzekutimi është i barasvlershëm me kalim sipas kontratës.
3. Kundër pretendimit te pagesës se qirasë qe mbulon periudhën e përmendur ne piken 1, qiramarrësi mund te beje dëmshpërblim te ndërsjellë për çdo pretendim kundrejt debitorit.
4. Ne rastin e pikës 3 te këtij neni mbeten te zbatueshme parashikimet e nenit 79 te këtij ligji.

Neni 93
Shitja e pasurive te debitorit te dhëna me qira

Nëse administratori i falimentimit shet sende te paluajtshme, qe debitori i ka dhënë me qira dhe nëse blerësi zëvendëson debitorin, si pale ne marrëdhënien e qirasë blerësi mund te zgjidhe marrëdhënien e qirasë brenda afatit ligjor. Njoftimi mund te jepet vetëm për ditën e pare te periudhës ligjore te njoftimit.

Neni 94
Moszgjidhja e kontratës se qirasë

Kontratat e qirasë te lidhura mes debitorit si qiramarrës dhe një pale tjetër. nuk mund te zgjidhen nga kjo e dyta pasi te jete kërkuar hapja e procedurës se falimentimit:
a) për mospagese te qirasë para hapjes se procedurës se falimentimit;
b) për shkak te keqësimit te gjendjes pasurore te debitorit.

Neni 95
Zgjidhja e kontratës se shërbimit

1. Administratori i falimentimit dhe pala tjetër mund te zgjidhin një kontrate, ku shërbimet kryhen ne favor te debitorit, duke dhënë njoftimin brenda afatit ligjor, pavarësisht nga një kohëzgjatje tjetër ose përjashtim me marrëveshje i se drejtës për zgjidhje kontrate, sipas rregullit te përgjithshëm, për te cilën është rene dakord ndërmjet palëve.
2. Ne rast se administratori i falimentimit zgjidh kontratën, pala tjetër mund te kërkojë dëmshpërblim, për shkak te zgjidhjes se parakohshme te kontratës, si kreditor falimentimi.

Neni 96
Pagesa nga kontrata e shërbimit

1. Ne rast se para fillimit te procedurës se falimentimit debitori ka transferuar ose ka hequr dore nga pretendimi për pagesa ne favor te tij, ne baze te një kontrate shërbimi ose ne rast se këto pagesa te ardhshme i kane kaluar me rruge ekzekutimi, ky veprim është i vlefshëm vetëm për pagesat, qe debitori duhej te përfitonte për muajin e hapjes se procedurës.
2. Ne rast se procedura e falimentimit është hapur pas ditës se pesëmbëdhjete te muajit, veprimi i mësipërm mbulon edhe muajin pasardhës.

Neni 97
Mbarimi i mandatit

1. Mandati i caktuar nga debitori dhe qe i referohet masës se falimentimit mbaron me hapjen e procedurës se falimentimit.
2. Nëse mbarimi i këtij mandati mund te shkaktoje dëme, i ngarkuari me mandat vazhdon te kryeje veprimet e caktuara, derisa administratori i falimentimit te këtë mundësinë te kujdeset vete për këto veprime. Mandati quhet se vazhdon për këtë qellim. I ngarkuari me mandat mund te pretendoje rimbursim te shpenzimeve te kryera për vazhdimin e punës, si kreditor i masës se falimentimit.
3. Nëse i ngarkuari me mandat nuk ka dijeni për hapjen e procedurës, jo për faj te tij, prezumohet se mandati vazhdon ne favor te tij.

Neni 98
Shuarja e mandatit

1. Çdo mandat i dhënë nga debitori për masën e falimentimit shuhet me hapjen e procedurës se falimentimit.
2. Për sa kohe qe një mandat ose kontrate administrimi vazhdon, sipas pikës 2 te nenit 97 te këtij ligji, fuqia e lidhur me te vlerësohet se vazhdon ne te njëjtën mënyrë.
3. Për sa kohe personi i autorizuar nuk ka dijeni për hapjen e procedurës, jo për faj te tij, ai nuk është përgjegjës, sipas nenit 78 te Kodit Civil.

Neni 99
Pavlefshmëria e marrëveshjeve qe bien ndesh me dispozitat e mësipërme

Është e pavlefshme çdo marrëveshje qe kundërshton ose kufizon zbatimin e neneve nga 86 deri ne 98 te këtij ligji.

KREU III
KUNDERSHTIMI I VEPRIMEVE TE DEBITORIT NE NJE PROCEDURE FALIMENTIMI

Neni 100
Parimi i përgjithshëm

1. Administratori i falimentimit mund te kundërshtojë veprimet e kryera përpara hapjes se procedurës se falimentimit dhe qe dëmtojnë kreditoret e falimentimit, sipas neneve 101 deri te neni 115 te këtij ligji.
2. Ne rastin e parashikuar ne piken 1, mosveprimi vlerësohet i barasvlershëm me veprimin.

Neni 101
Kundërshtimi i njëjtë

1. Çdo veprim qe i garanton administratorit te falimentimit një mjet sigurimi ose ripagimi mund te kundërshtohet ne rast se:
a) veprimi është kryer brenda 90 ditëve te fundit para kërkesës për hapjen e procedurës falimentimit, nëse ne kohen e veprimit debitori ka qene ne gjendjen e paaftësisë paguese dhe nëse kreditori ne këtë kohe ka pasur dijeni për këtë;
b) veprimi është kryer pas kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit dhe nëse krediton pasur dijeni për paaftësinë paguese te debitorit ne kohen e veprimit ose te kërkesës për hapje procedurës se falimentimit.
2. Dijenia për rrethanat qe çojnë drejtpërdrejt ne paaftësi paguese ose drejt një kërkese për hapjen e procedurës se falimentimit trajtohen ne te njëjtën mënyrë si dijenia për paaftësi paguese ose dije për kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit.
3. Personi qe ka lidhje te ngushte me debitorin, ne datën e këtij veprimi, sipas nenit 107 te këtij ligji, prezumohet se ka pasur dijeni për paaftësinë paguese ose për kërkesën e hapjes se procedurës se falimentimit.

Neni 102
Kundërshtimi jo i njëjtë

1. Çdo veprim qe i garanton administratorit te falimentimit një mjet sigurimi ose ripagimi, ose mundëson përfitimin e mjetit te sigurisë ose te ripagimit pa pasur te drejtën për këtë mjet sigurimi i ripagimi, mund te kundërshtohet ne rast se ky veprim është kryer:
a) ne muajin e fundit, para kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit ose pas paraqitjes kësaj kërkese ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit;
b) brenda muajit te dyte ose te trete para kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit dhe ne debitori ka qene ne gjendjen e paaftësisë paguese ne datën e veprimit;
c) brenda muajit te dyte ose te trete, para kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit nëse debitori ne kohen e veprimit ka pasur dijeni qe veprimi dëmtonte kreditoret e falimentimit nga kryerja e veprimit ne atë date.
2. Ne zbatim te shkronjës "c" te pikës 1 te këtij neni, njohja e rrethanave qe kane te bëjnë drejtpërdrejt me dëmtimin e kreditoreve te falimentimit vlerësohet e njëjtë me njohjen e dëmtimit kreditoreve te falimentimit. Personi qe ka lidhje te ngushte me debitorin ne kohen e këtij veprimi, si nenit 107 te këtij ligji, prezumohet se kishte dijeni për dëmtimin e kreditoreve te falimentimit.

Neni 103
Veprimet qe dëmtojnë drejtpërdrejt kreditoret e falimentimit

1. Veprimet e debitorit qe dëmtojnë drejtpërdrejt kreditoret e falimentimit mund te kundërshtohen nëse janë kryer:
a) gjate tre muajve te fundit, para kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit, nëse debitori ka qene ne gjendjen e paaftësisë paguese ne kohen e kryerjes se veprimit dhe nëse pala tjetër ne këtë kohe ka pasur dijeni për paaftësinë paguese ose nuk ka pasur dijeni për shkak te pakujdesisë se saj;
b) pas kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit dhe nëse pala tjetër ne kohen e veprimit ka pasur dijeni për paaftësinë paguese ose nuk ka pasur dijeni për shkak te pakujdesisë se saj ose për kërkesën e hapjes se procedurës se falimentimit.
2. Një veprim qe dëmton drejtpërdrejt kreditoret e falimentimit vlerësohet i njëjtë me çdo veprim tjetër te debitorit qe e zhvesh atë nga secila prej te drejtave ose qe pengon te drejtën e debitorit për ngritjen e një pretendimi ne te ardhmen ose qe ka një pretendim pronësie ndaj debitorit ose qe e bën këtë pretendim te ekzekutueshëm ndaj debitorit.
3. Për parashikimet e këtij neni janë te zbatueshme pikat 2 dhe 3 te nenit 101 te këtij ligji.

Neni 104
Dëmtimi i qëllimshëm

1. Çdo veprim i kryer nga debitori gjate dhjete viteve te fundit para kërkesës për hapjen e procedurës falimentimit ose pas paraqitjes se kësaj kërkese, për dëmtimin e kreditoreve te tij, mund te kundërshtohet nëse pala tjetër ne kohen e veprimit ka pasur dijeni për qëllimin e debitorit. Kjo dijeni prezumohet kur pala tjetër dinte se debitori ka qene ne gjendjen e paaftësisë paguese dhe se veprimi dëmtonte kreditoret.
2. Mund te kundërshtohet çdo kontrate qe përmban detyrime për kryerjen e pagesave, ndërmjet debitorit dhe një te afërmi te tij, sipas kushteve te nenit 107 te këtij ligji nëpërmjet te cilës dëmtohen ne mënyrë te drejtpërdrejtë kreditoret e falimentimit. Kundërshtimi nuk kryhet kur kontrata ose marrëveshja është lidhur dy vjet para kërkesës se hapjes se procedurës ose kur pala tjetër nuk kishte dijeni për qëllimet e debitorit për dëmtimin e kreditoreve ne datën e lidhjes se kontratës.

Neni 105
Kontributet falas

1. Mund te kundërshtohet çdo kontribut falas i dhënë nga debitori, me përjashtim te rastit kur ai është kryer me shume se katër vjet përpara kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit.
2. Nëse kontributi falas përbën një dhurate te zakonshme te rastit me vlere te vogël, kjo dhurate është subjekt i kundërshtimit.

Neni 106
Pagesat me çek dhe me kambiale

1. Për pagesat me kambial, debitori nuk mund te pretendoje rikthimin nga ana e marrësit sipas e nenit 101, te këtij ligji, ne rast se dispozitat për kambialet parashikojnë, qe marrësi humbet te drejtën e a pretendimit për kambialin ndaj mbajtësve te tjerë, tërheqësit, ose kryerësit te tërheqjes se shumës nëse ai nuk pranon pagesën e debitorit.
2. Megjithatë, mbajtësi i fundit duhet te ktheje shumën e paguar me kambiale ose, ne rast se ai e ka mbajtur kambialin për llogari te një te treti, ky i fundit duhet ta ktheje shumën nëse mbajtësi i fundit ose pala e trete ka pasur dijeni për paaftësinë paguese te debitorit ose nuk ka pasur dijeni për shkak te pakujdesisë se tij, ose ka pasur dijeni për kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit kur ka mbajtur kambialin ose ia kane kaluar kambialin. Ne këto raste janë te zbatueshme pikat 2 dhe 3 te nenit 101 te këtij ligji.
3. Pikat 1 dhe 2 te këtij neni zbatohen sipas rastit për pagesat e debitorit me çek.

Neni 107
Personat e lidhur me debitorin

1. Nëse debitori është person fizik, persona te lidhur me te janë:
a) bashkëshorti ose bashkëshortja e debitorit edhe kur martesa është lidhur vetëm pas kryerjes se veprimit juridik ose është zgjidhur ose anuluar ne vitin e fundit përpara veprimit juridik;
b) paraardhësit ose pasardhësit e debitorit ose te bashkëshortit, sipas pikës 1 te këtij neni, motra dhe vëllezër me lidhje gjaku dhe te afërt te debitorit dhe te bashkëshortit, sipas pikës 1 te këtij neni dhe bashkëshortët e këtyre personave;
c) persona qe jetojnë ne banesën e debitorit ose kane jetuar ne këtë banese ne vitin e fundit para këtij veprimi.
2. Nëse debitori është person juridik ose shoqëri e thjeshte, persona te lidhur me debitorin janë:
a) anëtarët e organit përfaqësues ose mbikëqyrës, ortake te përgjithshëm, si dhe personat qe
zotërojnë me shume se një te katërtën e kapitalit te debitorit;
b) një person ose një shoqëri, te cilët kane dijeni për gjendjen financiare te debitorit për shkak te lidhjes me kreditorin, qe është e krahasueshme me një shoqëri, sipas ligjit për shoqëritë ose për shkak te një kontrate shërbimesh;
c) personi i lidhur me një person te përmendur ne piken 1 te këtij neni. Kjo dispozite nuk zbatohet nëse personat e përmendur ne këtë pike kane detyrimin ligjor te ruajtjes se sekretit për punët e debitorit

Neni 108
Llogaritja e afateve kohore para kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit

1. Periudha kohore e përcaktuar ne nenet 101 deri 105 te këtij ligji, fillon nga data qe i korrespondon sipas numrit datës kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka marre kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit. Ne qofte se një date e tille mungon gjate muajit, afati nis nga data pasardhëse.
2. Ne rast se janë marre disa kërkesa për hapjen e procedurës se falimentimit, vlerësohet e vlefshme kërkesa e pare e pranueshme dhe qe paraqet argumente për hapjen e procedurës se falimentimit, edhe sikur procedura te hapet mbi bazën e një kërkese tjetër. Kur një kërkese hidhet poshtë dhe vendimi merr forme te prere, kërkesa merret parasysh vetëm ne rast se hidhet poshtë për shkak te mungesës se pasurive te mjaftueshme.

Neni 109
Data e kryerjes se veprimit

1. Një veprim vlerësohet i kryer ne datën kur sjell pasoja juridike.
2. Nëse sjellja e pasojave juridike te një veprimi kërkon regjistrim ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme ose ne ndonjë regjistër tjetër publik, veprimi vlerësohet i kryer sapo te plotësohen kushtet e tjera, për sjelljen e pasojave te tij juridike, pasi shprehja e qëllimit te debitorit te behet e zbatueshme për te dhe pasi pala tjetër te këtë kërkuar regjistrim te këtij veprimi.
3. Plotësimi i kushtit nuk merret parasysh ne rastin e një veprimi te kushtëzuar.

Neni 110
Titulli ekzekutiv

Veprimi juridik mund te kundërshtohet edhe sikur pala tjetër te këtë siguruar një titull ekzekutiv ose sikur ky veprim te kryhej me rruge ekzekutimi.

Neni 111
Veprimet ne te holla

Veprimi juridik i debitorit, me te cilin pasuria e tij ka përfituar ne mënyrë te drejtpërdrejtë nga një kundërvlerë e saj ne te holla, mund te kundërshtohet vetëm sipas kushteve te parashikuara ne piken 1 te nenit 104 te këtij ligji.

Neni 112
Pasojat ligjore

1. Pasuria e shitur e debitorit, pasuria e transferuar, pasuria e debitorit prej se cilës është hequr dore sipas veprimit te kundërshtuar ose vlera e saj, duhet t'i kthehen masës se falimentimit.
2. Marrësi i një kontributi pa pagese e kthen këtë përfitim vetëm ne masën qe ai është pasuruar prej tij. Ky detyrim nuk zbatohet për rastin kur marrësi ka dijeni ose sipas rrethanave duhet te dije se kontributi pa shpërblim dëmton kreditoret e procedurës se falimentimit.

Neni 113
Pretendimet e palës ne veprimin e kundërshtuar

1. Pretendimi i marrësit te kontributit rivendoset nëse ai kthen pasurinë e marre sipas veprimit te kundërshtuar.
2. Çdo vlere rimbursohet nga masa e falimentimit, ne masën qe kjo vlere është ende e dallueshme ndërmjet pasurive qe përbejnë masën e falimentimit ose për te cilën kjo mase është pasuruar prej saj . Marrësi i përfitimit mund te ngrejë çdo pretendim tjetër vetëm si kreditor falimentimi.

Neni 114
Kundërshtimi ndaj trashëgimtarëve ligjore

1. Çdo veprim i kundërshtuar mund te ekzekutohet ndaj çdo trashëgimtari ligjor për gjithë pasurinë e marre.
2. Veprimi i kundërshtueshëm mund te ekzekutohet ndaj çdo trashëgimtari tjetër ligjor kur e trashëgimtari i se drejtës:
a) ka pasur dijeni për rrethanat qe sollën begatimin pa shkak te paraardhësit te tij duke iu nënshtruar e kundërshtimit ne datën e begatimit;
b) ka pasur lidhje me personat e afërt te debitorit sipas nenit 107 te këtij ligji, ne datën e begatimit, përveç rastit kur personi i afërt nuk ka pasur dijeni për rrethanat qe sollën pasurimin e paraardhësit te tij dhe për faktin qe i ishte nënshtruar kundërshtimit ne atë date;
c) ka fituar vlerën me ane te një kalimi falas.

Neni 115
Parashkrimi i pretendimit te kthimit

1. E drejta për kundërshtim te veprimit juridik parashkruhet dy vjet pas fillimit te procedurës se falimentimit.
2. Administratori i falimentimit mund te kundërshtojë përmbushjen e një detyrimi te dale nga një veprim i kundërshtueshëm edhe pasi parashkrimi e bën te pavlefshëm pretendimin e kundërshtimit.

PJESA E KATERT
ADMINISTRIMI DHE DISPONIMI I MASES SE FALIMENTIMIT KREU I

KREUI
SIGURIMI I MASES SE FALIMENTIMIT

Neni 116

Marrja ne zotërim e masës se falimentimit

1. Pas hapjes se procedurës se falimentimit, administratori i falimentimit merr menjëherë ne zotërim dhe administrim te gjithë pasurinë qe formon masën e falimentimit.
2. Administratori kërkon marrjen e pasurive, qe ndodhen ne ruajtje te debitorit me rruge ekzekutimi te vendimit, duke paraqitur një kopje te ekzekutueshme te vendimit te hapjes se procedurës se falimentimit. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit është gjykata përgjegjëse, sipas Kreut IX dhe X te Pjesës se Katërt, Titulli II te Kodit te Procedurës Civile.

Neni 117
Sendet e çmuara

1. Komiteti i kreditoreve mund te vendose për agjencinë dhe kushtet e depozitimit ose te investimit te parave, te letrave me vlere dhe sendeve te çmuara.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te vendose, kryesisht, ne rast se nuk është emëruar komiteti i kreditoreve ose nëse ky komitet nuk ka marre vendim për këto çështje, sipas pikës 1 te këtij neni.
3. Kur është caktuar komiteti i kreditoreve, administratori i falimentimit ka te drejte te depozitoje para, letra me vlere ose sende te çmuara ne agjencinë e depozitimit ose te investimit, vetëm ne rast se një anëtar i këtij komiteti, se bashku me administratorin, nënshkruajnë faturën. Urdhrat e administratorit te falimentimit për këtë agjenci janë ligjërisht te vlefshme me bashke nënshkrimin e një anëtari te komitetit te kreditoreve.
4. Mbledhja e kreditoreve, për çështjet e përmendura me sipër, ne këtë nen mund te vendosen ndryshe.

Neni 118
Vulosja

Administratori i falimentimit mund te kërkojë përdorimin e vulës nga përmbaruesi ose një person tjetër i autorizuar për sigurimin e sendeve qe i përkasin masës se falimentimit. Administratori e depoziton dokumentin qe vërteton vënien ose heqjen e vulave ne regjistrin e gjykatës për t'u inspektuar nga palët.

Neni 119
Lista e pasurive te masës se falimentimit

1. Administratori i falimentimit përgatit një inventar te te gjithë pasurisë qe përbën masën e falimentimit. Debitori bashkëpunon për hartimin e këtij inventari, kur bashkëpunimi nuk krijon vone te dëmshme për procedurën e falimentimit.
2. Vlera e çdo sendi duhet te jete e përcaktuar. Ne rast se vlera e sendit varet nga fakti nëse veprimtaria e debitorit do te vazhdoje ose do te mbyllet, duhet te paraqiten vlerat përkatëse alternative. Për përcaktimin e vlerës se sendeve, vlerësimi i te cilave paraqet vështirësi, mund te caktohet një specialist.
3. Me kërkese te arsyetuar te administratorit te falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te mos kërkojë kryerjen e inventarit. Ne rast se është caktuar komiteti i kreditoreve, administratori i falimentimit mund ta paraqesë kërkesën vetëm me miratimin e këtij komiteti.

Neni 120
Lista e kreditoreve

1. Administratori i falimentimit harton listën e te gjithë kreditoreve te debitorit, te cilët janë bere te njohur nga librat e dokumentet e punës se debitorit, nëpërmjet njoftimit prej debitorit, me kërkesën e tyre ose me ndonjë mënyrë tjetër.
2. Lista e kreditoreve, me te drejte ripagimi te veçante dhe çdo kategorie te rangjeve me te ulëta te kreditoreve te falimentimit duhet te paraqitet e ndare. Për çdo kreditor shënohet adresa, arsyeja dhe shuma e pretendimit te tij. Për kreditoret me te drejte ripagimi te veçante shënohet edhe sendi qe është objekt pretendimi për ripagim te veçante, si dhe shuma e mundshme e mospërmbushjes. Fjalia e dyte e pikës 2 te nenit 119 te këtij ligji zbatohet sipas rastit.
3. Gjithashtu lista duhet te tregoje gjendjen qe mundëson kompensimin e ndërsjellë te pretendime dhe shumën e detyrimeve ndaj masës se falimentimit ne rastin e një shitjeje te shpejte te pasurisë debitorit.

Neni 121
Kontrolli i pasurisë

1. Prej datës se hapjes se procedurës se falimentimit, administratori i falimentimit kryen një kontroll te detajuar ku tregohen sendet e masës se falimentimit dhe detyrimet e debitorit. Për vlerësimin e objekteve zbatohet sipas rastit pika 2 e nenit 119 te këtij ligji.
2. Pas kryerjes se kontrollit te pasurisë, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te administratorit ose te një kreditori, mund t'i kërkojë debitorit një vërtetim te betuar për paraqitjen e te gjitha pasurive. Nenet 82 dhe 84 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 122
Depozitimi ne regjistrin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

Lista me sendet e masës se falimentimit, lista e kreditoreve dhe tabela e pasurisë depozitohen ne regjistrin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për t'u inspektuar nga palët, jo me vone se një jave mbledhjes se raportimit te palëve.

Neni 123
Mbajtja e llogarive sipas dispozitave tregtare dhe legjislacionit tatimor

1. Detyrimet e debitorit, sipas se drejtës tregtare dhe te legjislacionit tatimor, për mbajtjen e llogarive dhe shlyerjet nuk cenohen. Administratori i falimentimit përcakton detyrimet për masën e falimentimit.
2. Me fillimin e procedurës se falimentimit fillon një vit i ri financiar.

KREU II
VENDIMI PER DISPONIMIN

Neni 124
Mbledhja e raportimit

1. Ne mbledhjen e raportimit, administratori i falimentimit raporton për gjendjen ekonomike te debitorit dhe shkaqet e falimentimit. Ai analizon çdo perspektive te veprimtarisë se debitorit, tërësisht ose pjesërisht, tregon mundësitë e ekzistencës se një plani riorganizimi dhe përshkruan pasojat e secilës prej zgjidhjeve për ripagimin e kreditoreve.
2. Ne mbledhjen e raportimit, debitori, komiteti i kreditoreve dhe organi përfaqësues i punonjësve paraqesin deklaratat e tyre për raportin e administratorit. Nëse debitori është tregtar, artizan ose bujk, mund t'i jepet mundësia për ta shprehur mendimin edhe organit përfaqësues te autorizuar te industrisë, tregtisë, artizanatit ose bujqësisë.

Neni 125

Vendimmarrja për ecurinë e mëtejshme te procedurës

Vendoset gjate mbledhjes se raportimit te kredive, nëse veprimtaria e debitorit duhet te mbyllet ose te vazhdoje ne kushtet e përkohshme. Mbledhja mund te ngarkoje administratorin për përpunimin e planit te riorganizimit duke përcaktuar objektivat e planit. Mbledhja mund te ndryshoje vendimet e veta ne mbledhjet e mëvonshme.

Neni 126
Masat e marra para vendimit

1. Nëse administratori synon te mbylle ndërmarrjen para mbledhjes se raportimit. ai duhet te marre miratimin e komitetit te kreditoreve kur ai ekziston.
2. Përpara se komiteti i kreditoreve te marre vendim ose kur komiteti nuk është caktuar administratori duhet te njoftoje debitorin para mbylljes se ndërmarrjes. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te debitorit dhe pasi dëgjon administratorin, nuk pranon mbylljen e ndërmarrje kur mbyllja mund te pezullohet, deri ne mbledhjen e raportimit, pa pakësuar ndjeshëm pasuritë e masës se falimentimit.

Neni 127
Disponimi i pasurive te masës se falimentimit

Pas mbledhjes se raportimit, administratori i falimentimit duhet te likuidoje pa vonese pasuritë masës se falimentimit, përveç rastit kur diçka e tille bie ndesh me vendimet e mbledhjes se kreditoreve.

Neni 128
Veprimet veçanërisht te rëndësishme

1. Administratori i falimentimit duhet te marre miratimin e komitetit te kreditoreve për kryerjen e veprimeve me rëndësi te veçante për procedurën e falimentimit. Ne qofte se nuk është caktuar komiteti i kreditoreve, duhet te merret miratimi i mbledhjes se kreditoreve.
2. Miratimi sipas pikës 1 te këtij neni behet veçanërisht kur:
a) synimi është te shitet veprimtaria, ndërmarrja, mallrat ne tërësi, çdo pjese e një sendi paluajtshëm qe shitet privatisht, aksionet ose pjesët e debitorit, një shoqërie tjetër, nëse këto aksione ose pjese te këtyre aksioneve kane për qellim te krijojnë një lidhje te përhershme me ndërmarrjen tjetër ose t'i japin te drejtën e përfitimit te te ardhurave te përsëritshme;
b) veprimi ka për qellim krijimin e një kontrate huaje, e cila do te rendonte ne mënyrë te ndjeshme masën e falimentimit;
c) ky veprim ka qellim ngritjen e një padie ose marrjen pjese ne një padi për një vlere konsiderueshme qe është objekt padie, te mos pranoje ngritjen e kësaj padie ose hyrjen ne marrëveshjen për një zgjidhje jashtëgjyqësore ose shmangie te padisë.

Neni 129
Ndalimi i përkohshëm i veprimit

Ne secilin prej rasteve te parashikuara ne nenin 128 te këtij ligji, administratori i falimentimit njofton debitorin përpara marrjes se vendimit te komitetit te kreditoreve ose mbledhjes se kreditoreve kur ky njoftim nuk e vonon procedurën e falimentimit dhe sjell pasoja dëmtuese. Nëse mbledhja kreditoreve nuk jep miratimin, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te debitorit ose te një shumice kreditoresh, sipas shkronjës "c " te pikës 1 te nenit 62 te këtij ligji dhe pasi dëgjon administratorin, mund te vendose ndalimin e përkohshëm te kryerjes se veprimit dhe organizon një mbledhje te kreditoreve e cila vendos për veprimin.

Neni 130
Shitja e shoqërisë personave me interes te veçante

1. Shitja e ndërmarrjes ose fabrikës kryhet me miratimin e mbledhjes se kreditoreve, nëse blerësi a personi qe zotëron te paktën një te pestën e kuotave te kapitalit:
a) bën pjese ne personat e lidhur me debitorin, sipas nenit 107 te këtij ligji;
b) është kreditor me te drejte ripagimi te veçante ose nuk bën pjese ne kreditoret e rangjeve me te ulëta, dhe kur e drejta e ripagimit te veçante ose pretendimeve te marra se bashku vlerësohen nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit se arrijnë një te pestën e vlerës se përgjithshme te te gjitha pretendimeve te me te drejte ripagimi te veçante dhe te vlerës se pretendimeve te te gjithë kreditoreve te procedurës se falimentimit.
2. Një person mban pjese ose aksione te blerësit, sipas pikës 1 te këtij neni, nëse shoqëria e kontrolluar nga personi ose një i trete mban aksione te shitësit për llogari te personit ose te ndërmarrjes se kontrolluar .

Neni 131
Shitja e ndërmarrjes nen vlere

1. Me kërkese te debitorit ose te një shumice kreditoresh sipas shkronjës "c" te pikës 1 te nenit 62 dhe pasi dëgjon administratorin e falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te urdhërojë qe shitja e parashikuar e shoqërisë ose e fabrikës te kryhet me pëlqimin e mbledhjes se kreditoreve, nëse kërkuesi provon ne mënyrë bindëse për gjykatën se shitja te një blerës tjetër do te ishte e favorshme për masën e falimentimit.
2. Nëse pala kërkuese ka kryer shpenzime për kërkesën, ajo kërkon qe, me urdhër te gjykatës, t'i paguhen shpenzimet nga masa e falimentimit.

Neni 132
Vlefshmëria e veprimit

Vlefshmëria e veprimit te administratorit nuk cenohet ne rast te shkeljeve te parashikuara nga neni 128 deri ne nenin 131 te këtij ligji.

KREU III
SENDE QE I NENSHTROHEN TE DREJTES SE RIPAGIMIT TE VEÇANTE

Neni 133
E drejta e disponimit

1. Administratori i falimentimit mund te disponoje pa kufizim një send, i cili i nënshtrohet te drejtës se ripagimit te veçante, ne rast se ai zotëron sendin ose kur sendi është i paluajtshëm.
2. Administratori i falimentimit mund te marre ose disponoje ne mënyrë tjetër një pretendim qe debitori ka përdorur për sigurimin e një detyrimi.
3. Administratori i falimentimit nuk ushtron përgjegjësitë e parashikuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, ne rast se vlera e kolateralit është me e vogël ose e barabarte me vlerën e kredisë se pretenduar nga kreditori i siguruar dhe ajo e shpenzimeve për ekzekutimin e saj, te marra se bashku. Ne këtë rast, administratori i falimentimit vendos lejimin e kreditorit te siguruar për veprimet e tij ne përputhje me parashikimet e nenit 70 te këtij ligji.

Neni 134
Njoftimi i kreditorit

1. Ne qofte se administratori i falimentimit ka te drejtën te disponoje një send, sipas pikës 1 te nenit 133 te këtij ligji, ai njofton për gjendjen e pasurisë kreditorin me te drejte ripagimi te veçante, me kërkese te këtij te fundit. Ne vend te njoftimit administratori mund t'i lejoje kreditorit inspektimin e sendit.
2. Ne qofte se administratori ka te drejtën e marrjes se një pretendimi, sipas parashikimeve te
pikës 2 te nenit 133 te këtij ligji, ai njofton për pretendimin kreditorin me te drejte ripagimi te veçante me kërkese te këtij te fundit. Ne vend te njoftimit administratori mund t'i lejoje kreditorit inspektimin e librave te llogarisë dhe te dokumenteve te veprimtarisë se debitorit.

Neni 135
Njoftimi i shitjes se parashikuar

1. Përpara se administratori i falimentimit t'i shesë te tretit një send qe disponon, sipas dispozitave te nenit 133 te këtij ligji, ai njofton kreditorin me te drejte ripagimi te veçante për kryerjen e kësaj shitjeje te parashikuar. Ai i jep kreditorit mundësinë e propozimit te një alternative për shitjen e sendit brenda një jave, nëse kjo shitje mund te jete me e favorshme për kreditorin.
2. Ne qofte se ky njoftim behet, brenda një jave ose brenda një afati kohor te mjaftueshëm, para shitjes, administratori e përdor këtë mundësi ose kompenson kreditorin si ne rastin kur do ta kishte përdorur këtë mundësi.
3. Një mundësi tjetër shitjeje është shitja e sendit vete kreditorit. Vlerësohet e favorshme shitja qe kryhet me me pak shpenzime.

Neni 136
Mbrojtja e kreditorit nga shitja e vonuar

1. Ne rast se nuk është shitur sendi për te cilin, administratori i falimentimit ka te drejtën e disponimit, sipas nenit 133 te këtij ligji, kreditorit i paguhet nga masa e falimentimit interesi i fituar qe nga data e mbledhjes se raportimit. Ne qofte se seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka nxjerre një vendim sipas nenit 21, ku ndalon kreditorin te shesë sendin para hapjes se procedurës se falimentimit, interesat e mbetur paguhen jo me vone se tre muaj pas vendimit te gjykatës: Dy fjalitë e para te kësaj pike nuk zbatohen për sa kohe shuma e pretendimeve te kreditorit, vlera dhe detyrimet e tjera, me te cilat është i ngarkuar sendi, nuk mund te mbulohen nga e ardhura e marre prej shitjes për ripagimin e kreditoreve .
2. Pas përfundimit te afatit te përmendur ne piken 1 te këtij neni, kreditoret e siguruar mund t'i kërkojnë seksionit tregtar te gjykatës se rrethit heqjen e kufizimeve te parashikuara nga neni 133 i këtij ligji. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duhet te japë miratimin pasi njofton dhe dëgjon administratorin e falimentimit, me përjashtim te rastit kur ky i fundit paraqet prova te mjaftueshme se kolaterali është i nevojshëm si pjese e veprimtarisë ose e objektit ku kryhet kjo veprimtari.
3. Ne çdo kohe, brenda afatit te përmendur ne piken 1 te këtij neni, gjykata duhet te heqë kufizimet e përmendura ne nenin 133 te këtij ligji dhe te urdhërojë masa te tjera sigurimi, nëse kreditoret e siguruar provojnë ne mënyrë te mjaftueshme se administratori i falimentimit nuk e mbron ne mënyrë te duhur kolateralin ose kolaterali po pëson humbje ne vlere.

Neni 137
Shpërndarja e te ardhurave

1. Ne rastin e shitjes se një sendi ose te pretendimeve nga administratori i falimentimit, shpenzimet e përcaktimit dhe shpenzimet e shitjes se sendit i zbriten qe me pare masës se falimentimit. Shuma e mbetur përdoret për ripagimin e kreditoreve, me te drejte ripagimi te veçante.
2. Ne qofte se administratori i falimentimit i kalon kreditorit një send mbi te cilin ka te drejtën e shitjes, sipas nenit 133 te këtij ligji, kreditori parapaguan një shume, e cila mbulon shpenzimet e përcaktimit duke përdorur te ardhurat qe ka fituar.

Neni 138
Llogaritja e kontributit ndaj shpenzimeve

1. Shpenzimet e përcaktimit përfshijnë shpenzimet e identifikimit konkret te sendit dhe ato te përcaktimit te te drejtave me te cilat është i renduar ky objekt. Kjo pjese e shpenzimeve te përgjithshme te procedurës llogaritet si shume e fiksuar ne katër për qind te te ardhurave.
2. Vlerësohen shpenzime mbajtjeje vetëm shpenzimet qe janë kryer faktikisht nga masa e falimentimit dhe qe ishin te nevojshme për mbajtjen e sendit ose për përmirësimin e nevojshëm ne interes te kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante.

Neni 139
Përdorimet e tjera te sendeve

1. Administratori i falimentimit mund te përdorë për masën e falimentimit një send mbi te cilin ka te drejte disponimi, kur humbja e vlerës se shkaktuar nga ky përdorim kompensohet me pagesat qe u bëhen kreditoreve me hapjen e procedurës se falimentimit. Ky detyrim për pagesa kompensuese ekziston vetëm ne masën ne te cilën humbja e vlerës nga përdorimi cenon sigurimin e kreditorit me te drejte ripagimi te veçante.
2. Administratori ka te drejte te bashkoje, përpunojë dhe përziejë sendin me pasuri te tjera me kusht qe ky ndryshim i gjendjes se sendit te mos cenoje sigurimin e kreditorit me te drejte ripagimi te veçante. Ne qofte se e drejta e kreditorit kalon mbi një send tjetër, kreditori ia kalon këtë te drejte te re sigurimi administratorit qe vlera e saj te tejkaloje vlerën e mëparshme.
3. Pikat 1 dhe 2 te këtij neni nuk janë te zbatueshme për kolateralin e barrëdhenesit.

Neni 140
Disponimi nga kreditori

1. Nëse administratori i falimentimit nuk ka te drejtën e disponimit te një sendi te luajtshëm ose pretendimi qe i nënshtrohet te drejtës se ripagimit te veçante, e drejta e kreditorit për disponimin e sendit nuk cenohet.
2. Me kërkese te administratorit dhe pasi dëgjon kreditorin,seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund te caktoje një afat kohor brenda te cilit kreditori duhet ta shesë sendin. Pas mbarimit të këtij afati administratori ka te drejtën e disponimit te sendit.

PJESA E PESTE
RIPAGIMI I KREDITOREVE TE FALIMENTIMIT

NDERPRERJA E PROCEDURES

KREU I

Neni 141
Depozitimi i pretendimeve

1. Kreditoret e falimentimit duhet t'ia paraqesin me shkrim pretendimet e tyre administratorit te falimentimit. Njoftimit duhet t'i bashkëlidhet një kopje e dokumenteve qe provojnë pretendimin.
2. Kërkesa duhet te përfshijë arsyen, shumën e pretendimit, si dhe te përmendë radhën, sipas nenit 605 te Kodit Civil.
3. Kreditoret e rangjeve me te ulëta paraqesin pretendimin e tyre vetëm nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit e kërkon posaçërisht këtë gjë.

Neni 142
Tabela

Administratori i falimentimit regjistron te gjitha pretendimet me te dhënat, sipas pikës 2 te nenit 141 te këtij ligji. Tabela e pretendimeve depozitohet ne zyrën e gjykatës bashke me aplikimet dhe vërtetimet e bashkëlidhura për inspektimin e bere nga palët brenda një periudhe kohore sa një e treta e kohës ndërmjet ditës se fundit te afatit te depozitimit dhe mbledhjes për verifikimin e pretendimeve.

Neni 143
Procedimi i mbledhjes se verifikimit

Ne mbledhjen e verifikimit shqyrtohen pretendimet e paraqitura për shumën dhe statusin e tyre. Pretendimet qe kundërshtohen nga administratori i falimentimit, debitori ose nga një kreditor falimentimi u nënshtrohen një diskutimi te hollësishëm e te veçante.

Neni 144
Depozitimet e vonuara

1. Gjate mbledhjes se verifikimit shqyrtohen edhe pretendimet e paraqitura pas përfundimit te afatit për depozitim. Ne qofte se verifikimi i këtyre pretendimeve kundërshtohet nga administratori falimentimit ose një kreditor falimentimi, ose ne qofte se pretendimi depozitohet pas mbledhjes se verifikimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me shpenzimet e te vonuarit, cakton një mbledhje te posaçme verifikimi ose urdhëron verifikimin ne procedure me shkrim. Për ndryshime te mëvonshme te pretendimeve te depozituara zbatohen, sipas rastit, dy fjalitë e para te kësaj pike.
2. Afati i mbledhjes se posaçme te verifikimit behet i njohur publikisht. Kreditoret e falimentimit, qe kane depozituar pretendimet, administratori i falimentimit dhe debitori duhet te marrin njoftim individual për thirrjen e kësaj mbledhjeje.

Neni 145
Kushtet dhe pasojat e vërtetimit te pretendimeve

1. Një pretendim vlerësohet i vërtetuar nëse ne mbledhjen e verifikimit ose gjate procedurës me shkrim nuk është kundërshtuar nga administratori i falimentimit ose nga kreditoret e falimentimit, sipas nenit 144 te këtij ligji, ose kur është hedhur poshtë ndonjë kundërshtim i paraqitur. Kundërshtimi i debitorit nuk pengon vërtetimin e pretendimit.
2. Për çdo pretendim te depozituar, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit shënon ne tabele ne çfarë mase është vërtetuar shuma dhe statusi, ose cila prej palëve ka kundërshtuar vërtetimin. Ne tabele regjistrohen edhe kundërshtimet e debitorit. Nëpunësi i regjistrimit te gjykatës shënon vërtetimin ne kambiale dhe instrumente te tjera borxhi.
3. Për pretendimet e vërtetuara për shumën dhe statusin e tyre, regjistrimi ne tabele ka pasojën juridike te një vendimi te formës se prere për administratorin e falimentimit dhe për te gjithë kreditoret e falimentimit.

Neni 146
Kërkesat e kundërshtuara

1. Ne qofte se një kërkese është kundërshtuar nga administratori i falimentimit ose nga një kreditor falimentimi, kreditori duhet te filloje procedurën për vërtetimin e këtij pretendimi ndaj pale

FAQJA 990

Neni 151

Lista e shpërndarjes

Para çdo shpërndarjeje, administratori i falimentimit harton një liste te pretendimeve qe përfitojnë nga shpërndarja. Lista depozitohet pranë regjistrit te gjykatës për t'u inspektuar nga palët. Administratori i falimentimit shpall publikisht shumën e përgjithshme te pretendimeve dhe shumën e disponueshme për shpërndarje ne masën e falimentimit.

Neni 152

Fondet e mbajtura për te ripaguar pretendimet e kundërshtuara

1. Një kreditor falimentimi, pretendimi i te cilit nuk është vërtetuar dhe nuk është bazuar ne një titull ekzekutiv ose vendim te formës se prere, duhet t'i provoje administratorit ne mënyrë bindëse, jo me vone se dy jave pas shpalljes publike te administratorit, se për çfarë shume është bere padia e vërtetimit te pretendimit ose ka vazhduar padia e ngritur me pare.
2. Ne qofte se kreditori ia vërteton këto fakte administratorit ne mënyrë bindëse dhe ne kohen e duhur, pjesa qe i përgjigjet shumës se pretendimit mbahet gjate shpërndarjes për gjithë kohëzgjatjen e procesit te padisë.
3. Ne qofte se kreditori nuk ia vërteton këto fakte administratorit, ne mënyrë bindëse dhe ne kohen e duhur, pretendimi nuk merret parasysh gjate shpërndarjes.

Neni 153
Fondet e mbajtura për te ripaguar kreditoret me te drejte ripagimi te veçante

1. Një kreditor me te drejte ripagimi te veçante duhet t'i provoje administratorit te falimentimit ne mënyrë bindëse, jo me vone se afati i parashikuar ne piken 1 te nenit 152 te këtij ligji, se për çfarë shume ka hequr dore nga e drejta e ripagimit te veçante ose për çfarë shume nuk është shlyer ripagimi i veçante. Ne qofte se kreditori nuk ia vërteton këto fakte administratorit, ne mënyrë bindëse ne kohen e duhur, pretendimi nuk merret parasysh gjate shpërndarjes.
2. Kreditori quhet se ka përmbushur detyrimin e përmendur ne piken 1 te këtij neni për te marre pjesën ne shpërndarjen e pare, nëse ai i provon administratorit te falimentimit, ne mënyrë bindëse dhe jo me vone se periudha kohore e përcaktuar, qe shitja e sendit qe i nënshtrohet te drejtës se ripagimit ti veçante ka filluar dhe cila pjese e shumës se pretendimit te tij mbetet e pashlyer. Ne këtë rast, pjesa qe i përgjigjet pretendimit te tij mbahet gjate shpërndarjes. Ne qofte se kushtet e pikës 1 te këtij neni nuk janë plotësuar, pjesa e rezervuar zhbllokohet ne shpërndarjen përfundimtare dhe lejohet te përdoret gjate kësaj shpërndarjeje.
3. Ne qofte se te drejtën e disponimit te sendit, qe i nënshtrohet se drejtës për ripagim te veçante e ka vetëm administratori i falimentimit, pikat 1 dhe 2 te këtij neni nuk zbatohen. Gjate shpërndarjes se pare, administratori qe nuk ka shitur ende sendin duhet te vlerësojë çfarë humbje ka pësuar kreditori dhe te mbaje pjesën qe shërben për te shlyer këtë shume.

Neni 154
Fondet e mbajtura për ripagimin e pretendimeve me kusht

1. Pretendimi me kusht merret parasysh ne vlerën e tij te plote gjate shpërndarjes se pare. Pjesa qe i përgjigjet pretendimit nuk paguhet gjate shpërndarjes dhe ruhet.
2. Pretendimi me kusht nuk merret parasysh gjate shpërndarjes se fundit, nëse mundësia e plotësimit te kushtit është aq e largët saqë pretendimi humbet vlerën ne kohen e shpërndarjes. Ne këtë rast, pjesa e mbajtur, sipas fjalisë se dyte te pikës 1 te këtij neni, shpërndahet gjate shpërndarjes se fundit.

Neni 155
Ripagimi i mëvonshëm

Kreditoret, pretendimet e te cilëve nuk janë marre parasysh gjate një shpërndarjeje te pare dhe qe plotësojnë kushtet e neneve 152 dhe 153 te këtij ligji, marrin nga masa e falimentimit një shume qe i ve ne kushte te barabarta me kreditoret e pare. Kjo shume merret gjate shpërndarjes ne një date te mëvonshme.

Neni 156
Ndryshimi i listës se shpërndarjes

Administratori i falimentimit shton ne listën e shpërndarjes çdo ndryshim sipas neneve 152 deri 154 të këtij ligji, brenda tri ditësh nga mbarimi i afatit te përjashtimit te parashikuar ne piken 1 te nenit 152 këtij ligji.

Neni 157
Vërejtjet ndaj listës se shpërndarjes

1. Gjate shpërndarjes se pare, një kreditor i paraqet seksionit tregtar te gjykatës se rrethit vërejtjet 1 ndaj listës, brenda një jave pas mbarimit te afatit te parashikuar ne piken 1 te nenit 152 te këtij ligji.
2. Çdo vendim i gjykatës qe hedh poshtë këtë vërejtje duhet t'u dërgohet kreditorit dhe administratorit te falimentimit. Kreditori ka te drejtën e ankimit te veçante ndaj këtij vendimi.
3. Vendimi i gjykatës qe urdhëron një ndryshim ne liste, u njoftohet kreditorit dhe administratorit dhe depozitohet ne regjistrin e gjykatës për t'u inspektuar nga palët. Administratori dhe kreditoret e falimentimit kane te drejtën e ankimit te veçante ndaj vendimit. Afati i ankimit fillon nga data kur vendimi është depozituar ne regjistrin e gjykatës.

Neni 159
Shpërndarja e fundit

1. Shpërndarja e fundit behet sapo te përfundojë shitja e masës se falimentimit.
2. Shpërndarja e fundit behet vetëm me miratimin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

Neni 160
Mbledhja përfundimtare

1. Kur jep pëlqimin për shpërndarjen përfundimtare, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit përcakton edhe afatin për një mbledhje përfundimtare te kreditoreve. Gjate mbledhjes:
a) diskutohen llogarite e paraqitura nga administratori i falimentimit;
b) paraqiten vërejtje ndaj listës përfundimtare;
c) vendosin për sendet qe janë pjese e masës se falimentimit dhe te papërshtatshme për shitje.
2. Periudha kohore ndërmjet shpalljes se datës se mbledhjes dhe mbledhjes nuk mund te jete më pak se tri jave dhe jo me shume se një muaj .
3. Për vendimet e gjykatës për vërejtjet e një kreditori zbatohen, sipas rastit, parashikimet e pikave 2 dhe 3 te nenit 157 te këtij ligji.

Neni 161
Depozitimi i shumave te mbajtura

Shumat qe janë mbajtur gjate shpërndarjes përfundimtare depozitohen pranë një agjencie te përshtatshme, me miratimin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, për llogari te palëve pjesëmarrëse.

Neni 162
Tepricat pas shpërndarjes përfundimtare

Ne qofte se pretendimet e te gjithë kreditoreve te procedurës se falimentimit mund te ripaguhen gjate shpërndarjes se fundit, administratori i falimentimit ia kalon tepricën debitorit. Kur debitori nuk është person fizik, administratori ia ndan pjesën e tepricës çdo personi qe mban pjese te kapitaleve te debitorit, gjate një procedure likuidimi jashtë procedurës se falimentimit.

Neni 163
Përfundimi i procedurës se falimentimit

1. Sapo te jete kryer shpërndarja përfundimtare, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit bën mbylljen e procedurës se falimentimit.
2. Vendimi dhe shkaku i mbylljes shpallen publikisht.

Neni 164
Te drejtat e kreditoreve te falimentimit pas mbylljes se procedurës se falimentimit

1. Pas mbylljes se procedurës se falimentimit, kreditoret e falimentimit mund te kërkojnë pa kufizim plotësimin e pretendimeve te mbetura ndaj debitorit.
2. Kreditoret e falimentimit, qe kane ngritur pretendime te vërtetuara, te cilat nuk janë kundërshtuar nga debitori gjate mbledhjes se verifikimit, mund te përmbushin këto pretendime ndaj debitorit me rruge ekzekutimi ligjor, duke u bazuar ne regjistrimin ne tabele, qe ka te njëjtën vlere si një vendin ekzekutueshëm. Pretendimi i pakundershtuar barazohet me një pretendim ndaj te cilit kundërshtimi është hedhur poshtë.
3. Dispozitat për shkarkimin nga detyrimet e mbetura nuk cenohen.

Neni 165
Përgjegjësitë e veprimeve për ekzekutimin ndaj debitorit

Gjykata e rrethit, ku është hapur ose kërkon te hapet procedura e falimentimit, vlerësohet gjykata përgjegjëse, sipas dispozitave te Kodit te Procedurës Civile, për vendimet e nevojshme për t'u ekzekutuar ndaj debitorit pas mbylljes se procedurës se falimentimit.

Neni 166
Vendimi i gjykatës për shpërndarje te vonuar

1. Me kërkese te administratorit te falimentimit ose te një kreditori falimentimi, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit urdhëron një shpërndarje te vonuar kur:
a) zhbllokohen për shpërndarje fonde te mbajtura;
b) kthehen shumat qe janë paguar nga masa e falimentimit;
c) identifikohen, pas mbledhjes përfundimtare, sende te masës se falimentimit.
2. Mbyllja e procedurës se falimentimit nuk pengon vendimin e gjykatës për kryerjen e shpërndarjes se vonuar.
3. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duke pasur parasysh vlerën e larte ose te ulet te shumës ose te sendit dhe shpenzimet e një shpërndarjeje te vonuar, nëse e sheh te arsyeshme mund te heqë dore nga vendimi dhe t'i kaloje debitorit shumën e disponueshme ose sendin e identifikuar. Vendimi mund te kushtëzohet nga parapagimi i një shume te paracaktuar për mbulimin e shpenzimeve te shpërndarjes se mëvonshme.

Neni 167
Ankimi

1. Vendimi i gjykatës, qe refuzon shpërndarjen e vonuar, i dërgohet palës kërkuese. Pala kërkuese mund te paraqesë ankim te veçante ndaj vendimit.
2. Vendimi i gjykatës, qe urdhëron një shpërndarje te vonuar u dorëzohet administratorit te falimentimit, debitorit dhe kreditorit qe kane bere kërkesën për shpërndarje te vonuar. Debitori ka te drejtën e ankimit te veçante ndaj vendimit.

Neni 168
Kryerja e shpërndarjes se mëvonshme

Me dhënien e vendimit për shpërndarje te mëvonshme, administratori i falimentimit shpërndan shumën e vene ne dispozicion ose te ardhurat e marra nga shitja e sendit te identifikuar ne baze te listës përfundimtare. Ai i jep llogari për këtë shpërndarje seksionit tregtar te gjykatës se rrethit.

Neni 169
Përjashtimi i kreditoreve te masës se falimentimit

1. Kreditoret e masës se falimentimit, pretendimet e te cilëve i janë bere te njohura administratorit, përjashtohen vetëm:
a) pas caktimit te pjesës gjate shpërndarjes se pare;
b) pas mbledhjes përfundimtare gjate shpërndarjes se fundit;
c) pas shpalljes nëse vendoset shpërndarje e vonuar. Kreditoret mund te pretendojnë ripagimin vetëm nga fondet e mbetura ne masën e falimentimit.

KREU III
NDERPRERJA E PROCEDURES

Neni 170
Ndërprerja për mungese te pasurive ne masën e falimentimit

1. Ne qofte se pas fillimit te procedurës se falimentimit rezulton se masa e falimentimit nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve te procedurës, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit e ndërpret procedurën. Ndërprerja nuk behet kur parapaguhet një shume e mjaftueshme.
2. përpara vendimit për ndërprerje te procedurës se falimentimit dëgjohet mbledhja e kreditoreve, administratori dhe kreditoret e masës se falimentimit.
3. Administratori përdor çdo shume ne te holla, qe gjendet ne masën e falimentimit, për shlyerjen e shpenzimeve te procedurës. se pari, paguhen shpenzimet ne përpjesëtim me shumat përkatëse para ndërprerjes se procedurës. Administratori nuk mban përgjegjësi te mëtejshme për disponimin e sendeve te masës se falimentimit.

Neni 171
Njoftimi për pasuri te pamjaftueshme te masës se falimentimit

1. Nëse mbulohen shpenzimet e procedurës se falimentimit, por pasuritë nuk mjaftojnë për te përmbushur detyrime te tjera, te maturuara, te masës se falimentimit, administratori i falimentimit njofton seksionin tregtar te gjykatës se rrethit për pamjaftueshmërinë e pasurive. E njëjta gjë vlen kur pasuritë parashikohen te jene te pamjaftueshme për plotësimin e detyrimeve te tjera ekzistuese te masës se falimentimit ne datën e maturimit.
2. Gjykata shpall publikisht njoftimin për pamjaftueshmëri te pasurive ne masën e falimentimit. Njoftimi u behet individualisht kreditoreve te masës se falimentimit.
3. Detyra e administratorit për administrimin dhe përdorimin e pasurive te masës se falimentimit vazhdon edhe pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive.

Neni 172
Ripagimi i kreditoreve te masës se falimentimit

1. Administratori i falimentimit duhet te ripaguaje detyrimet e masës se falimentimit sipas radhës se mëposhtme. Detyrimet e rangut te njëjtë paguhen sipas raportit te shumave:
a) shpenzime te procedurës se falimentimit;
b) detyrime te masës se falimentimit për procedurën e falimentimit, te cilat janë bere ligjërisht te kërkueshme pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive, por qe nuk bëjnë pjese ne shpenzimet e procedurës;
c) detyrime te tjera te masës se falimentimit ku përfshihen ne fund edhe shpenzimet për jetese sipas neneve 84 dhe 85, fjalia e trete, pika 1 te këtij ligji.
2. Vlerësohen si detyrime te masës se falimentimit sipas shkronjës "b" te pikës 1 te këtij neni: a) detyrimet sipas një kontrate te ndërsjellë, te cilën administratori ka zgjedhur ta zbatoje pas
njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive te masës se falimentimit;
b) detyrimet sipas një kontrate te ndashme për periudhën kohore pas datës se pare kur administratori mund ta përfundonte këtë kontrate pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive te masës se falimentimit;
c) sipas një kontrate periodike, nëse administratori ka pretenduar vlerën ne favor te masës se falimentimit pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive.

Neni 173
Ndalimi i ekzekutimit

Është i palejueshëm ekzekutimi i një detyrimi te masës se falimentimit sipas shkronjës "c" te pikës 1 te nenit 172 pasi administratori i falimentimit ka njoftuar për pamjaftueshmërinë e pasurive ne masën e falimentimit.

Neni 174
Ndërprerja pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive ne masën e falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ndërpret procedurën e falimentimit pasi administratori i falimentimit ta këtë shpërndarë masën e falimentimit sipas nenit 172 te këtij ligji. Administratori paraqet llogari te veçanta për veprimtarinë e vet pas njoftimit për pamjaftueshmërinë e pasurive ne masën e falimentimit.
2. Ne qofte se pas ndërprerjes se procedurës gjenden sende qe formojnë pjese te masës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te administratorit ose te një kreditori te masës, urdhëron shpërndarje te vonuar. Nenet 166 pika 3, 167 dhe 168 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 175
Ndërprerja për shkak te zhdukjes se mëvonshme te shkakut për hapjen e procedurës se falimentimit

Me kërkese te debitorit, procedura e falimentimit ndërpritet kur ai është ne gjendje ta siguroje gjykatën se pas ndërprerjes nuk do te jete me i kërcënuar nga gjendja e paaftësisë paguese ose falimentimi ne rast se procedura e falimentimit është hapur për shkak te paaftësisë paguese. Një kërkese e tille pranohet nëse debitori tregon ne gjykate, ne mënyrë bindëse, se nuk ka shkak për hapjen e procedurës se falimentimit.

Neni 176
Ndërprerja me miratimin e kreditoreve

1. Procedura e falimentimit ndërpritet me kërkesën e debitorit, kur ky, pasi përfundon periudha e njoftimit, paraqet një deklarate miratimi te te gjithë kreditoreve te falimentimit, qe kane depozituar pretendime për ndërprerjen e kësaj procedure. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, sipas diskrecionit te saj, vendos për kreditoret, kërkesat e te cilëve janë kundërshtuar nga debitori ose administratori i falimentimit dhe për kreditoret me te drejte ripagimi te veçante, lidhur me kërkesat e miratimit te kreditoreve ose te mjeteve te sigurisë qe ata duhet te paraqesin.
2. Procedura e falimentimit mund te ndërpritet me kërkesën e debitorit edhe përpara mbarimit te afatit te depozitimit nëse gjykata nuk njeh kreditore te tjerë përveç kreditoreve për te cilët debitori ka paraqitur deklaratat e miratimit prej tyre.

Neni 177
Procedura e ndërprerjes

1. Kërkesa për ndërprerjen e procedurës se falimentimit sipas neneve 175 ose 176 te këtij ligji duhet te shpallet publikisht. Ajo depozitohet ne regjistrin e gjykatës për inspektim te palëve. Ne rastin e parashikuar ne nenin 179 kërkesa shoqërohet edhe nga deklarata e miratimit te kreditoreve. Brenda një jave pas shpalljes publike, kreditoret e falimentimit kane mundësinë ta kundërshtojnë me shkrim këtë kërkese ose te regjistrojnë kundërshtimin ne protokollin e regjistrit te gjykatës.
2. Para se te vendose për ndërprerjen e procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit dëgjon palën kërkuese, administratorin e falimentimit dhe komitetin e kreditoreve, kur një i tille është caktuar. Ne rastin e kundërshtimit prej një kreditori, dëgjohet edhe kreditori i kundërshtuar .
3. Përpara ndërprerjes, administratori paguan detyrimet e pakundershtuara te masës se falimentimit dhe jep mjete sigurie për pretendimet e kundërshtuara.

Neni 178
Shpallja publikisht dhe pasojat ligjore te ndërprerjes

1. Vendimi për ndërprerjen e procedurës se falimentimit sipas neneve 170, 174, 175 dhe 176 te këtij ligji, dhe shkaku për këtë ndërprerje shpallen publikisht. Debitori, administratori i falimentimit dhe anëtarët e komitetit te kreditoreve njoftohen me pare për datën e hyrjes ne fuqi te ndërprerjes.
2. Me ndërprerjen e procedurës se falimentimit debitori rifiton te drejtën te disponoje lirisht për pasuritë e masës se falimentimit. Nenet 164 dhe 165 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 179
Ankimi

1. Ne qofte se procedura e falimentimit ndërpritet, sipas neneve 170, 175 dhe 176 te këtij ligji, çdo kreditor falimentimi ka te drejtën e ankimit te veçante. Debitori mund te paraqesë ankim te veçante nëse procedura e falimentimit është ndërprerë, sipas neni 170 te këtij ligji.
2. Debitori ka te drejtën e ankimit te veçante kundër vendimit te gjykatës, qe refuzon kërkesën sipas neneve 175 dhe 176 te këtij ligji.

PJESA E GJASHTE
PLANI I RIORGANIZIMIT

KREU I
HARTIMI I PLANIT TE RIORGANIZIMIT

Neni 180
Politika e planit

Ripagimi i kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante dhe i kreditoreve te falimentimit, disponimi i pasurive te masës se falimentimit dhe shpërndarja e tyre te palët, si dhe përgjegjësia e debitorit qe shtrihet edhe pas përfundimit te procedurës se falimentimit mund te rregullohen me një plan riorganizimi, qe ndryshon nga parashikimet e këtij ligji.

Neni 181
Paraqitja e planit te riorganizimit

1. Te drejtën për paraqitjen e një plani riorganizimi përpara seksionit tregtar te gjykatës se rrethit e kane administratori i falimentimit dhe debitori. Paraqitja e këtij plani nga debitori mund t'i bashkohet kërkesës për fillimin e procedurës se falimentimit. Plani i paraqitur ne gjykate pas mbledhjes përfundimtare te kreditoreve nuk merret parasysh.
2. Ne qofte se mbledhja e kreditoreve i ka ngarkuar administratorit hartimin e një plani falimentimi, administratori ia paraqet planin gjykatës brenda një afati kohor te arsyeshëm.
3. Gjate hartimit te planit nga administratori, paraqesin komente komiteti i kreditoreve, kur ka një te tille, si dhe organi përfaqësues i punonjësve dhe debitori, si këshilltarë.

Neni 182
Hollësitë e planit

Plani i riorganizimit përbëhet nga pjesa paraqitëse dhe analiza e hollësishme. Këtyre u shtohen edhe shtojcat e përmendura ne nenet 229 dhe 230 te këtij ligji.

Neni 183
Pjesa paraqitëse

1. Ne pjesën paraqitëse te planit te riorganizimit përshkruhen masat e marra pas fillimit te procedurës se falimentimit, për te krijuar bazat për tjetërsimin e te drejtave te palëve te përfshira.
2. Pjesa paraqitëse duhet te përmbajë te gjitha te dhënat e tjera, si dhe pasojat e planit, te cilat janë te rëndësishme për vendimin e kreditoreve për ta pranuar planin, si dhe për miratimin e tij nga gjykata.

Neni 184
Pjesa arsyetuese

Ne pjesën arsyetuese te planit te riorganizimit përcaktohet si do te tjetërsohen, nëpërmjet planit, te drejtat e palëve te përfshira.

Neni 185
Krijimi i grupeve

1. Gjate përcaktimit te te drejtave te pjesëmarrësve ne planin e riorganizimit formohen grupe kreditoresh, me te drejta dhe interesa te ndryshëm ekonomike. Duhet te behet dallim ndërmjet:
a) kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante, nëse te drejtat e tyre preken nga plani;
b) secilit rang te kreditoreve te falimentimit;
c) secilit rang te kreditoreve te rangjeve me te ulëta, përveç rastit kur pretendimet e tyre nuk merren parasysh, sipas nenit 225 te këtij ligji.
2. Kreditoret me te drejta te barabarta mund te formojnë grupe, ku përmblidhen kreditore me interesa te njëjtë ekonomike. Grupet duhet te ndahen nga njeri-tjetri ne mënyrë te duhur. Kriteret e ndarjes paraqiten ne plan.

Neni 186
Te drejtat e kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante

1. Kur ne planin e riorganizimit nuk është përcaktuar ndryshe, plani nuk cenon te drejtën e kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante, detyrimi i te cilëve shlyhet prej sendeve qe u nënshtrohen te drejtës se ripagimit te veçante.
2. Nëse ne plan vendoset një rregullim i ndryshëm për kreditoret me te drejte ripagimi te veçante, pjesa analizuese e planit tregon masën ne te cilën pakësohen pretendimet e tyre, jepet me hollësi periudha e shtyrjes se pretendimeve ose parashikohen rregullime te tjera, te cilave duhet t'u nënshtrohen këta kreditore.

Neni 187
Te drejtat e kreditoreve te falimentimit

Pjesa analizuese e planit te falimentimit tregon sasinë ne te cilën është zvogëluar pretendimi i kreditoreve te falimentimit, jepet me hollësi periudha e shtyrjes se pretendimeve, shpallen mjetet e sigurimit për ta ose parashikohen rregullime te tjera, te cilave duhet t'u nënshtrohen këta kreditore.

Neni 188
Te drejtat e kreditoreve te rangjeve me te ulëta

1. Pretendimet e kreditoreve te rangjeve me te ulëta vlerësohen te përjashtuara, kur ne planin e riorganizimit nuk përcaktohet ndryshe.
2. Nëse plani i riorganizimit vendos ndryshe, ne pjesën e analizës duhet te jepen te dhënat e përshkruara ne nenin 187 te këtij ligji, për çdo grup te kreditoreve te rangjeve me te ulëta.
3. Plani i riorganizimit nuk përjashton ose kufizon përgjegjësinë e debitorit për pagesa e detyrime te natyrës civile ose penale, sipas shkronjës "c" te pikës 1 te nenit 42 te këtij ligji, qe shtrihet edhe pas përfundimit te procedurës se falimentimit.

Neni 189
Trajtimi i barabarte i te gjithë pjesëmarrësve

1. Te gjitha palët brenda grupit kane te drejta te barabarta.
2. Trajtimi i ndryshëm i pjesëtarëve te një grupi lejohet vetëm me miratimin e te gjithë pjesëtarëve. Ne këtë rast planit te riorganizimit duhet t'i shtohet deklarata miratuese e secilës prej palëve.
3. Është e pavlefshme çdo marrëveshje e arritur midis administratorit te falimentimit, debitorit ose e personave te tjerë dhe pjesëtarëve te veçante, nëpërmjet se cilës parashikohen përfitime te paparashikuara ne plan për shkak te pranisë se këtyre palëve ne një votim, ose ne përgjithësi, ne lidhje me procedurën e falimentimit.

Neni 190
Përgjegjësia e debitorit

1. Nëse ne planin e riorganizimit nuk është përcaktuar ndryshe, debitori shkarkohet nga detyrimet e mbetura ndaj kreditoreve te falimentimit, pasi këta kreditore janë shlyer ne mënyrën e parashikuar ne pjesën analizuese te planit.
2. Kur debitori është një shoqëri e thjeshte, pika 1 e këtij neni zbatohet sipas rastit për ortaket me përgjegjësi te pakufizuar.

Neni 191
Ndryshimi i gjendjes se pasurisë

Nëse duhet te krijohen, ndryshohen, kalohen ose anulohen te drejta juridike mbi sende, deklarimet juridike te nevojshme për te krijuar pasoja juridike te transferimit ndërmjet palëve mund te përfshihen ne pjesën arsyetuese te planit te riorganizimit. Ne qofte se behet fjale për te drejta te regjistruara mbi pasuri te paluajtshme ose te drejta te tjera te regjistruara, këto te drejta përcaktohen duke marre parasysh dispozitat përkatëse. Fjalia e dyte e këtij paragrafi zbatohet sipas rastit për te drejta qe janë regjistruar ne një regjistër tjetër pronësie.

Neni 192
Mbikëqyrja e pasurisë.
Te ardhurat dhe plani financiar

Ne qofte se kreditoret ripaguhen nga te ardhurat e një veprimtarie, qe vazhdon te funksionoje nen drejtimin e debitorit ose te një te treti, planit te riorganizimit i bashkëngjitet një inventar i veprimtarisë se debitorit. Gjithashtu, plani tregon çfarë shpenzimesh dhe te ardhurash priten për periudhën gjate se cilës duhet te ripaguhen kreditoret dhe ne çfarë renditjeje shpenzimesh dhe fitimesh funksionon veprimtaria gjate kësaj periudhe kohe.

Neni 193
Shtojca te tjera

1. Ne qofte se ne planin e riorganizimit është parashikuar qe debitori te vazhdoje mbajtjen e veprimtarisë dhe debitori është person fizik, planit duhet t'i bashkëlidhet deklarata e debitorit, e cila vërteton gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbajtjes se veprimtarisë mbi bazën e planit. Kur debitori është shoqëri e thjeshte, planit i bashkëlidhet një deklarate e ngjashme e anëtarëve te shoqërisë me përgjegjësi personale. Deklarata e debitorit, sipas fjalisë se pare, nuk kërkohet kur planin e ka parashtruar vete debitori.
2. Ne qofte se kreditoret parashikojnë te përfitojnë pjese ose aksione, te drejta anëtarësimi ose te drejta te tjera ne një shoqëri ose shoqëri te thjeshte, planit i bashkëlidhet deklarata miratuese e secilit prej këtyre kreditoreve.
3. Ne qofte se një pale e trete ka marre përsipër detyrime ndaj kreditoreve ne rastin kur plani është miratuar, planit i bashkëlidhet deklarata e te tretit.

Neni 194
Mospranimi i planit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me nismën e tij, vendos mospranimin e planit te riorganizimit, ne rastet kur:
a) dispozitat e këtij ligji mbi te drejtën për paraqitjen dhe përmbajtjen e planit nuk janë respektuar dhe parashtruesi nuk është ne gjendje te korrigjoje gabimin ose nuk e korrigjon atë brenda një afati te arsyeshëm, te caktuar nga gjykata;
b) plani i riorganizimit i parashtruar nga debitori përmban te dhëna te mjaftueshme për te çmuar se nuk ka perspektive për t'u pranuar nga kreditoret ose për t'u miratuar nga gjykata;
c) ka te dhëna te mjaftueshme se pretendimet e palëve sipas pjesës analizuese te planit te hartuar prej debitorit nuk mund te plotësohen;
ç) plani i riorganizimit kundërshtohet nga shumica e kreditoreve te falimentimit, qe i përkasin një grupimi te caktuar te tyre;
d) plani i riorganizimit kundërshtohet nga kreditoret e falimentimit qe i përkasin një grupimi te caktuar, pretendimet e te cilëve përbejnë se paku gjysmën e shumës se përgjithshme te pretendimeve pasurore mbi masën e falimentimit;
dh) plani i riorganizimit kundërshtohet me shkrim nga shumica e kreditoreve te siguruar;
e) plani i riorganizimit kundërshtohet me shkrim nga kreditoret e siguruar, pretendimet e te cilëve përbejnë se paku gjysmën e shumës se përgjithshme te pretendimeve pasurore mbi masën e falimentimit dhe qe u përkasin kreditoreve te siguruar
2. Kur debitori ka paraqitur tashme ne procedurën e falimentimit një plan i cili nuk është pranuar nga kreditoret, nuk është miratuar nga gjykata ose është tërhequr nga vete debitori pas shpalljes publikisht te datës se mbledhjes për diskutim, gjykata nuk pranon një plan te ri te debitorit kur këtë mospranim e kërkon administratori i falimentimit me miratimin e komitetit te kreditoreve, kur është caktuar një i tille.
3. Kundër vendimit te mospranimit te planit te riorganizimit, paraqitësi i tij ka te drejtën e ankimit te veçante.
4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te vendose përjashtimin e një kreditori te siguruar ose te një grupimi te tyre nga zbatimi i planit te riorganizimit.

Neni 195
Komente për planin

1. Kur plani i riorganizimit pranohet, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ia kalon atë për mendim:
a) komitetit te kreditoreve, kur ka një te tille, si organi i përfaqësimit te punonjësve;
c) debitorit kur planin e ka paraqitur administratori i falimentimit;
d) administratorit te falimentimit kur planin e ka paraqitur debitori.
2. Gjykata mund t'u japë rastin te shprehen edhe organeve zyrtare te përfaqësuesve profesionale te debitorit për industrinë, tregtinë, artizanatin ose bujqësinë.
3. Gjykata cakton një afat për dorëzimin e mendimeve

Neni 196
Pezullimi i disponimit dhe shpërndarjes

Derisa vazhdimi i disponimit dhe shpërndarjes se pasurive te një mase falimentimi pengon zbatimin e planit te paraqitur te riorganizimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, me kërkese te debitorit ose te administratorit te falimentimit, urdhëron pezullimin e disponimit dhe te shpërndarjes. Gjykata anulon ose ndalon pezullimin, nëse ai sjell rrezik me dëme te ndjeshme për masën e falimentimit ose kur administratori, me miratimin e komitetit te kreditoreve ose mbledhjes se kreditoreve, kërkon vazhdimin e disponimit dhe te shpërndarjes

Neni 197
Paraqitja e planit

Plani i riorganizimit me shtojcat dhe komentet e marra depozitohet ne zyrën e regjistrit te gjykatës për inspektim nga palët.

KREU II
PRANIMI DHE MIRATIMI I PLANIT TE FALIMENTIMIT

Neni 198
Diskutimet dhe mbledhja për votim

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton një afat për mbledhjen e diskutimit te planit te riorganizimit dhe te se drejtës se votës te kreditoreve për votimin e planit te riorganizimit. Mbledhja caktohet jo me vone se një muaj .
2. Data e mbledhjes se diskutimit dhe e votimit shpallet publikisht. Shpallja publikisht ve ne dukje qe plani me gjithë komentet mund te inspektohet ne regjistrin e gjykatës.
3. Kreditoret e falimentimit qe kane paraqitur pretendime, kreditoret me te drejte ripagimi te veçante, administratori i falimentimit, debitori dhe organi i përfaqësimit te punonjësve njoftohen individualisht. Me ftesën dërgohet edhe një kopje e planit ose një përmbledhje e tij.

Neni 199
Mbledhja për verifikim

Mbledhja për diskutim dhe votim nuk duhet te mbahet përpara mbledhjes për verifikim. Megjithatë data e mbajtjes se dy mbledhjeve mund te përkojë.

Neni 200
E drejta e votës se kreditoreve te falimentimit

1. Për te drejtën e votimit te kreditoreve te falimentimit qe votojnë ne planin e riorganizimit zbatohen, sipas rastit, parashikimet e pikave 1, fjalia e pare, 2 dhe 3 shkronja "a " te nenit 64 te këtij ligji. Kreditoret me te drejte ripagimi te veçante kane te drejtën e votimit vetëm si kreditore falimentimi ne rastin kur mund te pretendojnë qe debitori te përgjigjet edhe personalisht dhe nëse heqin dore nga ripagimi i veçante ose nuk janë ripaguar plotësisht ne këtë mënyrë; për sa kohe mosripagimi i tyre nuk është vërtetuar, ata merren parasysh për vlerën e mundshme te pjesës qe nuk është ripaguar.
2. Kreditoret, pretendimet e te cilëve nuk dëmtohen nga plani, nuk kane te drejte vote.

Neni 201
E drejta e votës se kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante

1. Nëse ne planin e riorganizimit rregullohet edhe statusi ligjor i kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante, gjate mbledhjes shqyrtohen veçmas edhe te drejtat e këtyre kreditoreve. E drejta e votës lind nga te drejtat e ripagimit te veçante, qe nuk kundërshtohen nga administratori i falimentimit dhe as nga kreditoret me te drejte ripagimi te veçante ose nga kreditoret e falimentimit. Për te drejtën e votës qe lidhet me një te drejte te kundërshtuar, te pezulluar ose te pamaturuar, zbatohen, sipas rastit, neni 40 dhe pikat 2 dhe 3 shkronja "a " te nenit 64 te këtij ligji.
2. Pika 2 e nenit 200 te këtij ligji zbatohet sipas rastit.

Neni 202
Lista e votimit

Nëpunësi i regjistrit te gjykatës shënon ne një liste kreditoret qe rezultojnë me te drejte vote pas përfundimit te mbledhjes.

Neni 203
Ndryshimi i planit

Pala kërkuese ka te drejte te ndryshoje përmbajtjen e dispozitave te veçanta te planit te riorganizimit ne përputhje me përfundimet e mbledhjes se verifikimit. Për planin e ndryshuar mund te votohet ne te njëjtën mbledhje.

Neni 204
Mbledhja e veçante për votim

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te caktoje një mbledhje te veçante për votimin e planit te riorganizimit. Ne këtë rast periudha kohore ndërmjet mbledhjes për diskutim dhe mbledhjes për votim nuk duhet te jete me shume se një muaj .
2. Ne mbledhjen për votim ftohen kreditoret me te drejte vote dhe debitori. Ne rast se plani ndryshohet, ndryshimi duhet te vihet ne dukje ne mënyrë te veçante.

Neni 205
Votimi me shkrim

1. Kur është caktuar një mbledhje e veçante, e drejta e votimit mund te ushtrohet me shkrim.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit u dërgon fletën e votimit te gjithë kreditoreve me te drejte vote pas mbledhjes se diskutimit dhe i njofton ne te njëjtën mbledhje për te drejtën e tyre te votës. Dhënia e votës me shkrim merret parasysh vetëm kur ka arritur ne gjykate jo me vone se dita para votimit. Kjo gjë duhet te vihet ne dukje gjate dorëzimit te fletëvotimit.

Neni 206
Votimi ne grupe

Çdo grup i kreditoreve me te drejte vote, voton veças për planin e riorganizimit.

Neni 207
Shumica e nevojshme

1. Për pranimin e planit te riorganizimit nga kreditoret kërkohet qe ne çdo grup:
a) shumica e kreditoreve me te drejte vote te votoje pro planit;
b) shuma e pretendimeve te kreditoreve pro te jete me shume se gjysma e shumës se pretendimeve te kreditoreve me te drejte vote.
2. Kreditoret qe gëzojnë një te drejte bashkërisht ose te drejtat e te cilëve përbejnë një te drejte te përbashkët deri ne shfaqjen e arsyes për hapjen e procedurës se falimentimit, llogariten gjate votimit si një kreditor. I njëjti rregull vlen nëse mbi një te drejte ekziston një e drejte pengu ose uzufrukti.

Neni 208
Ndalimi i bllokimit

1. Edhe kur nuk arrihen shumicat e kërkuara, një grup votuesish vlerësohen se kane dhënë miratimin nëse:
a) kreditoret e këtij grupi nuk dëmtohen nga plani i falimentimit, krahasuar me gjendjen e tyre sikur te mos kishte plan;
b) kreditoret e këtij grupi përfitojnë pjese ne mase te arsyeshme ne vlerën ekonomike qe do t'u shkoje pjesëtarëve ne baze te planit;
c) shumica e grupeve votuese ka votuar pro planit me shumicën e nevojshme.
2. Sipas planit ka pjesëmarrje te arsyeshme te kreditoreve te një grupi ne kuptimin e shkronjës "a " te pikës 1 te këtij neni kur:
a) asnjë kreditor tjetër nuk përfiton vlere ekonomike qe tejkalon shumën e plote te pretendimit të tij;
b) nuk përfiton vlere ekonomike kreditori i cili ne mungese te planit do te ripaguhej si pjesëtar i një rangu me te ulet krahasuar me kreditoret e tjerë te grupit, debitori dhe asnjë person tjetër me pretendime mbi pasuritë ose aksionet e debitorit;
c) asnjë kreditor, i cili ne mungese te planit do te ripaguhej si pjesëtar i një rangu te njëjtë me kreditoret e grupit, nuk ka përfitim me te madh sesa këta kreditore.

Neni 209
Miratimi i kreditoreve te falimentimit te rangjeve me te ulëta

1. Për pranimin e planit te riorganizimit nga kreditoret e rangjeve me te ulëta zbatohen këto dispozita shtese:
a) grupet qe renditen sipas shkronjave "a" ose "b" te pikës 1 te nenit 42 te këtij ligji quhen se kane dhënë miratimin kur ata heqin dore nga pretendimet përkatëse për interesat ose shpenzimet sipas planit ose quhet se është hequr dore sipas pikës 1 te nenit 188 te këtij ligji, edhe sikur pretendimet për shumat kryesore te kreditoreve te falimentimit te mos ripaguhen plotësisht sipas planit.
b) grupet me një rang me te ulet se shkronja "c" e pikës 1 te nenit 42 te këtij ligji quhen se kane dhënë miratimin kur asnjeri prej kreditoreve te falimentimit nuk përfiton me shume se kreditoret e këtij grupi sipas planit.
2. Nëse ne votim nuk merr pjese asnjë kreditor i një grupi, miratimi i grupit merret i dhënë.

Neni 210
Miratimi i debitorit

1. Miratimi i debitorit për planin vlerësohet i dhënë kur ai, jo me vone se datat e mbledhjes për votim, nuk e kundërshton planin me shkrim ose ne regjistrin e gjykatës. Nëse debitori nuk është person fizik, mendimi kundërshtues i një ose disa personave, qe kane shumicën e pjesëve ose aksioneve te debitorit quhet i njëjtë me mendimin kundërshtues te debitorit.
2. Kundërshtimi sipas pikës 1 te këtij neni quhet i pavlefshëm kur:
a) debitori nëpërmjet planit nuk shkakton një gjendje me te keqe sesa sikur te mos kishte plan;
b) asnjë kreditor nuk përfiton një vlere ekonomike me te larte sesa pretendimi i tij.

Neni 211
Vërtetimi nga gjykata

1. Pas pranimit te planit te riorganizimit prej kreditoreve, sipas parashikimeve te neneve 207 dhe 209 te këtij ligji dhe pasi debitori jep pëlqimin, plani duhet miratuar nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit.
2. Para marrjes se vendimit për miratim, gjykata dëgjon administratorin e falimentimit, komitetin e kreditoreve, nëse ka një te tille, dhe debitorin.

Neni 212
Plani i kushtëzuar

Nëse ne planin e riorganizimit është parashikuar qe para miratimit te plotësohen kushte te caktuara ose te zbatohen masa te tjera, plani nuk mund te miratohet derisa te jene përmbushur këto kushte. Miratimi nuk jepet, kryesisht, nëse këto kushte nuk janë përmbushur edhe pas mbarimit te një afati te arsyeshëm, te vendosur nga gjykata.

Neni 213
Shkelja e dispozitave procedurale

Miratimi nuk jepet:
a) kur nuk janë marre parasysh dispozitat për përmbajtjen dhe aspektet procedurale te planit te riorganizimit, si dhe pranimi nga kreditoret dhe miratimi nga debitori, për një çështje thelbësore dhe e meta nuk mund te korrigjohet;
b) kur pranimi i planit është bere me mjete te papërshtatshme, veçanërisht duke sjelle përfitim për një kreditor te caktuar.

Neni 214
Mbrojtja e pakicave

1. Me kërkese te një kreditori, miratimi i planit nuk pranohet kur një kreditor:
a) kundërshton planin me shkrim ose ne regjistrin e gjykatës brenda datës se mbledhjes për votim;
b) shkakton një gjendje me te keqe se sa po te mos kishte plan.
2. Kreditori me kërkese duhet te provoje, ne mënyrë bindëse, për gjykatën se plani shkakton një gjendje me te keqe.

Neni 215
Shpallja e vendimit


1. Vendimi me ane te te cilit plani i riorganizimit miratohet ose hidhet poshtë duhet te shpallet ne mbledhjen për votim ose ne një mbledhje te veçante, qe duhet te caktohet ne afatin me te afërt.
2. Kur plani miratohet, kreditoreve te falimentimit, qe kane depozituar pretendime dhe kreditoreve me te drejte ripagimi te veçante u dërgohet një kopje e planit ose një përmbledhje thelbësore e tij, duke vene ne dukje faktin e miratimit.

Neni 216
Ankimi

Kreditoret dhe debitori mund te paraqesin ankim te veçante sipas Kodit te Procedurës Civile kundër vendimit qe miraton ose nuk e miraton planin e falimentimit.

PJESA E SHTATE
PASOJA TE PLANIT TE MIRATUAR.

MBIKEQYRJA E PERMBUSHJES SE PLANIT

KREUI

Neni 217
Pasojat e përgjithshme te planit

1. Sapo vendimi qe miraton planin e riorganizimit merr forme te prere, pasojat e tij te pjesës se analizës janë te vlefshme dhe sjellin pasoja mbi te gjithë pjesëtarët. Nëse pjesa analizuese kërkon lindjen, ndryshimin, kalimin ose heqjen dore nga te drejtat mbi sendet ose nëse një pjese e veprimtarisë se një shoqërie me përgjegjësi te kufizuar duhet te mbyllet, deklaratat e vullnetit te palëve te përfshira ne plan quhen se janë ekzekutuar ne formën e kërkuar nga ligji. I njëjti rregull vlen edhe për detyrime te marra përsipër, qe bazohen ne lindjen, ndryshimin, kalimin ose anulimin e te drejtave mbi sende ose heqjen dore nga pjesët ose aksionet. Dy fjalitë e para te kësaj pike zbatohen edhe për kreditoret e falimentimit, qe nuk i kane depozituar pretendimet e tyre, si dhe për palët qe kane kundërshtuar planin.
2. Plani nuk cenon te drejtat e kreditoreve te falimentimit kundrejt bashkedebitoreve te debitorit ose garantëve te debitorit, si dhe te drejtat e këtyre kreditoreve mbi sende qe nuk i përkasin masës se falimentimit ose qe burojnë nga një njoftim përparësie ne radhën e pagesës për këto sende. Megjithatë, nëpërmjet planit, debitori shkarkohet kundrejt bashkedebitoreve, garantëve ose palëve te tjera qe kane pretendime ndaj tij ne te njëjtën mënyrë siç shkarkohet kundrejt kreditoreve te falimentimit.
3. Nëse një kreditor është ripaguar me shume se pjesa qe i takonte sipas planit, nuk i kërkohet te ktheje pjesën e tepërt.

Neni 218
Klauzola e ringritjes se padisë

1. Nëse ne baze te pjesës analizuese te planit te riorganizimit, pretendimet e kreditoreve te falimentimit janë pezulluar ose janë anuluar pjesërisht, pezullimi ose anulimi nuk ka pasoja mbi kreditorin, pretendimet e te cilit debitori nuk i përmbush ne një mase te ndjeshme gjate zbatimit te planit te falimentimit. Mospërmbushja ne mase te ndjeshme quhet e tille vetëm nëse debitori nuk ka paguar ne afat detyrimin e maturuar edhe pas njoftimit me shkrim te kreditorit dhe pasi i është lënë një afat pagese prej te paktën dy javësh.
2. Nëse hapet një procedure e re falimentimi mbi pasuritë e debitorit para zbatimit te plote te planit, pezullimi ose heqja dore nga pretendimet nuk është me e vlefshme për kreditoret e falimentimit.
3. Plani mund te parashikoje ndryshe nga sa me sipër. Megjithatë, plani nuk mund te shmange zbatimin e pikës 1 te këtij neni, ne dem te debitorit.

Neni 219
Pretendimet e kundërshtueshme. Pretendimet me zëvendësim

1. Nëse një pretendim është kundërshtuar ne mbledhjen e verifikimit ose shuma e pretendimit zëvendësues te ngritur nga kreditori i falimentimit me te drejte ripagimi te veçante nuk është verifikuar ende, nuk vërtetohet rasti i mospërmbushjes se detyrimit ne zbatim te planit te riorganizimit ne përputhje me piken 1 te nenit 218 te këtij ligji, me kusht qe debitori te marre parasysh pretendimin derisa te behet verifikimi i shumës se kërkuar ne masën qe i përgjigjet vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit mbi te drejtën e votës se këtij kreditori për votimin për planin e riorganizimit. Ne qofte se gjykata nuk merr vendim për te drejtën e votimit, me kërkese te debitorit ose te kreditorit, ajo merr një vendim te mëvonshëm për shumën e pretendimit, qe debitori duhet te marre parasysh ne periudhën e kushteve te përkohshme.
2. Ne qofte se ky verifikim përfundimtar tregon se debitori ka paguar ne mënyrë te pamjaftueshme, atehere paguhet shuma e prapambetur. Quhet mospërmbushje e zbatimit te planit ne mase te ndjeshme vetëm rasti kur debitori nuk paguan shumën e prapambetur, megjithëse kreditori ka njoftuar me shkrim dhe i ka lejuar një afat prej jo me pak se dy javësh.
3. Ne qofte se përcaktimi përfundimtar tregon se debitori ka mbipaguar, ai mund te kërkojë kthimin e shumës se mbipaguar vetëm për sasinë qe tejkalon shumën e pamaturuar te pretendimit te kreditorit sipas planit te riorganizimit.

Neni 220
Zbatimet e planit

1. Kreditoret e falimentimit, pretendimet e te cilëve janë verifikuar dhe janë te pakundershtuara nga debitori, mund te kërkojnë ekzekutimin e pretendimeve ndaj debitorit ne mbledhjen e verifikimit ne te njëjtën mënyrë sikur te ishte një vendim i formës se prere, ne baze te planit te miratuar te falimentimit. Pretendimi i pakundershtuar barazohet me një pretendim te cilit i është hedhur poshtë kundërshtimi i ngritur. Neni 165 i këtij ligji zbatohet sipas rastit.
2. I njëjti rregull vlen edhe për ekzekutimin e detyrueshëm te debitorit ndaj një te treti, i cili garanton përmbushjen e detyrimeve sipas planit me ane te një deklarate me shkrim te dorëzuar ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit pa rezervën e kundërshtimit.
3. Ne qofte se një kreditor pretendon te drejtën qe i takon ne rastin e moszbatimit te planit te falimentimit nga debitori ne një mase te ndjeshme, kreditori, për te përdorur klauzolën e ekzekutimit për këto te drejta dhe me qellim qe te filloje ekzekutimin, duhet t'i provoje gjykatës, ne mënyrë bindëse, pjesën e papaguar dhe mbarimin e periudhës se njoftimit, por nuk duhet te provoje fakte te tjera për mospërmbushjen e detyrimit nga debitori.

Neni 221
Mbyllja e procedurës se falimentimit

1. Sapo vendimi qe miraton planin e riorganizimit merr forme te prere, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos mbylljen e procedurës se falimentimit.
2. Para mbylljes, administratori korrigjon pretendimet e pakundërshtueshme ndaj masës se falimentimit dhe jep mjete sigurimi për pretendimet e kundërshtueshme.
3. Ky vendim dhe shkaku i mbylljes shpallen publikisht. Debitori, administratori i falimentimit dhe anëtarë te komitetit te kreditoreve njoftohen qe me pare për datën kur hyn ne fuqi mbyllja e procedurës. Pika 2 e nenit 200 te këtij ligji zbatohet sipas rastit.

Neni 222
Pasojat e mbylljes

1. Me mbylljen e procedurës se falimentimit mbarojnë edhe te gjitha funksionet e administratorit te falimentimit dhe te anëtarëve te komitetit te kreditoreve. Debitorit i kthehet e drejta te disponoje lirisht masën e falimentimit.
2. Dispozitat për mbikëqyrjen e zbatimit te planit nuk cenohen.
3. Çdo padi e ngritur për te kundërshtuar veprimet e debitorit ne procedurën e falimentimit mund te vazhdohet nga administratori edhe pas mbylljes se procedurës, nëse kjo është parashikuar ne pjesën analizuese te planit. Ne këtë rast, padia vazhdohet për llogari te debitorit nëse ne plan nuk është parashikuar ndryshe .

Neni 223
Mbikëqyrja e zbatimit te planit

1. Mbikëqyrja e zbatimit te planit mund te parashikohet ne pjesën analizuese te planit te riorganizimit.
2. Pas mbylljes se procedurës se falimentimit, ne rastin e pikës 1 te këtij neni, mbikëqyrët përmbushja e pretendimeve qe u takojnë kreditoreve ndaj debitorit, sipas pjesës trajtuese te planit te riorganizimit.
3. Kur kjo gjendje është parashikuar ne pjesën analizuese, mbikëqyrja përfshin përmbushjen e pretendimeve te kreditoreve, qe sipas pjesës analizuese, ngrihen kundër një personi juridik ose një shoqërie te thjeshte, te krijuar pas hapjes se procedurës për t'u bashkuar me veprimtarinë ose për ta vazhduar atë ose ndërmarrjen e debitorit (shoqëria e bashkuar).

Neni 224
Detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit te falimentimit

1. Mbikëqyrja është detyre e administratorit te falimentimit. Detyrat e administratorit te falimentimit dhe te anëtarëve te komitetit te kreditoreve dhe mbikëqyrja e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit vazhdojnë te ekzistojnë.
2. Gjate kohës se mbikëqyrjes, administratori ka për detyre t'i raportoje, çdo vit, komitetit te kreditoreve, kur është caktuar një i tille dhe gjykatës për gjendjen dhe perspektiven e mëtejshme te realizimit te planit te riorganizimit. E drejta e komitetit te kreditoreve dhe e gjykatës për te kërkuar ne çdo kohe te dhëna te veçanta ose një raport ndërmjetës, mbetet e pacenuar.

Neni 225
Detyrimi i administratorit te falimentimit për te njoftuar

Nëse administratori vëren se pretendimet, shlyerja e te cilave mbikëqyrët, nuk paguhen ose nuk mund te paguhen, ai ia bën te njohur këtë fakt, pa vonese, komitetit te kreditoreve dhe seksionit tregtar te gjykatës se rrethit. Nëse nuk është caktuar komitet kreditoresh, administratori ne vend te tij njofton te gjithë kreditoret, te cilëve, sipas pjesës analizuese te planit te riorganizimit, u takon ripagimi i pretendimeve kundër debitorit ose shoqërisë ne te cilën është shndërruar shoqëria ekzistuese, sipas pjesës analizuese te planit te riorganizimit.

Neni 226
Veprimet qe kërkojnë pëlqim

Ne pjesën analizuese te planit te riorganizimit mund te parashikohet qe veprime te debitorit ose te shoqërisë se bashkuar janë te vlefshme kur jepet pëlqimi i administratorit te falimentimit. Nenet 68 pika 1 dhe 69 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 227
Kufiri i kredisë

1. Ne pjesën analizuese te planit te riorganizimit mund te parashikohet qe kreditoret e falimentimit me rang me te ulet ne krahasim me kreditoret, pretendimet e te cilëve rrjedhin prej një huaje ose kredie tjetër ku debitori ose shoqëria e bashkuar është bere pale gjate kohës se mbikëqyrjes, duhet te vazhdojnë te ruajnë statusin e tyre te kreditorit te rangut me te ulet edhe ne periudhën e mbikëqyrjes. Ne këtë rast, duhet te caktohet një kufi maksimal për kreditë e këtij lloji. Ky nuk duhet te tejkaloje vlerën e sendeve te paraqitura ne pasqyrën e mbikëqyrjes se pasurive, pjese e planit, sipas nenit 192 te këtij ligji.
2. Kreditoret e falimentimit radhiten ne rang me te ulet, sipas pikës 1, vetëm ne krahasim me kreditoret te cilët arrijnë ne marrëveshje se çfarë mase e pretendimit kryesor, e interesave dhe e shpenzimeve te huase te dhëna prej tyre nuk duhet te kaloje kufirin maksimal te huase dhe për te cilat merret një miratim i shkruar nga administratori i falimentimit.
Shkronja "ç" e pikës 1 te nenit 42 nuk cenohet nga parashikimet e këtij neni.

Neni 228
Rangjet me te ulëta te kreditoreve te rinj

Kreditoret, te drejtat e te cilëve rrjedhin nga kredi te dhëna ose te hapura sipas nenit 227 te këtij ligji, kane pretendime te një rangu me te ulet sesa kreditoret me pretendime te tjera kontraktore qe lindin gjate periudhës se mbikëqyrjes. Këto pretendime vlerësohen te njëjta me ato qe lindin ne baze te një kontrate te ndashme, e lidhur para fillimit te mbikëqyrjes, për periudhën kohore pas datës se pare kur kreditori mund te zgjidhte kontratën pas fillimit te mbikëqyrjes.

Neni 229
Marrja parasysh e statusit te rangut me te ulet

1. Çdo lloj rangu me i ulet i kreditoreve te falimentimit dhe i kreditoreve te përcaktuar ne nenin 228 te këtij ligji, merret parasysh vetëm nëse procedura e falimentimit hapet para përfundimit te mbikëqyrjes.
2. Ne këtë procedure te re falimentimi, këta kreditore kane përparësi mbi kreditoret e tjerë te rangjeve me te ulëta.

Neni 230
Njoftimi i mbikëqyrjes

1. Nëse zbatimi i planit te riorganizimit mbikëqyrët, ky fakt shpallet publikisht bashke me vendimin për mbylljen e procedurës se falimentimit.
2. Shpallja publike duhet te përfshijë:
a) ne rastin e pikës 3 te nenit 223 te këtij ligji, shtrirjen e mbikëqyrjes edhe mbi shoqërinë e bashkuar;
b) ne rastin e nenit 226 te këtij ligji, kriteret e veprimeve qe kërkojnë miratimin e administratorit te falimentimit;
c) ne rastin e nenit 227 te këtij ligji shumën e kufirit maksimal te huase.
3. Neni 30 i këtij ligji zbatohet sipas rastit. Nëse ne rastin e nenit 226 te këtij ligji kufizohet e drejta për kalim te një pasurie te paluajtshme ose një te drejte tjetër te regjistruar ne një regjistër pasurie, zbatohet sipas rastit neni 31 i këtij ligji.

Neni 231
Përfundimi i mbikëqyrjes

Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos përfundimin e mbikëqyrjes:
a) kur pretendimet, shlyerja e te cilave mbikëqyrët, janë përmbushur ose përmbushja e tyre është siguruar;
b) kur kane kaluar tre vjet nga përfundimi i procedurës se falimentimit dhe nuk është paraqitur kërkese për fillimin e një procedure te re falimentimi.
Vendimi shpallet publikisht. Pika 3 e nenit 230 te këtij ligji zbatohet sipas rastit.

Neni 232
Shpenzimet e mbikëqyrjes

Debitori paguan shpenzimet e mbikëqyrjes. Ne rastin e pikës 3 te nenit 223 shpenzimet për mbikëqyrjen i paguan shoqëria e bashkuar.

PJESA E TETE

ADMINISTRIMI NGA VETE DEBITORI

KREU I

Neni 233
Kushtet

1. Debitori mund te administroje ose disponoje mbi pasuritë e masës se falimentimit nen kontrollin e një mbikëqyrësi nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos vetadministrimin ne vendimin për hapjen e procedurës se falimentimit. Kjo procedure u nënshtrohet dispozitave te përgjithshme, përveç rastit kur ne këtë pjese parashikohet ndryshe.
2. Vendimi i gjykatës për administrimin nga vete debitori përmban:
a) kërkesën e debitorit;
b) miratimin e kreditorit, qe kërkon hapjen e procedurës se falimentimit për kërkesën e debitorit;
c) ne përputhje me rrethanat, duhet qe mendimi i gjykatës te mos sjelle një shtytje te procedurës ose te sjelle dëme për kreditoret.
3. Ne rastin e pikës 1 te këtij neni, vendoset mbikëqyrës ne vend te një administratori te falimentimit. Pretendimet e kreditoreve te falimentimit depozitohen te mbikëqyrësi. Ne këtë rast nuk zbatohen parashikimet e nenit 31 te këtij ligji.

Neni 234
Urdhri i mëvonshëm

Ne qofte se seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka hedhur poshtë kërkesën e debitorit për vetadministrim, por mbledhja e kreditoreve kërkon vetadministrimin e debitorit nen kontrollin e një mbikëqyrësi, gjykata urdhëron vetadministrimin. Administratori i mëparshëm mund te caktohet si mbikëqyrës.

Neni 23
Anulimi i urdhrit te gjykatës për administrim nga vete debitori nen mbikëqyrje

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit anulon urdhrin për administrim nga vete debitori nen mbikëqyrjen e një mbikëqyrësi, nëse diçka e tille kërkohet:
a) nga mbledhja e kreditoreve;
b) nga një kreditor me te drejte ripagimi te veçante ose nga kreditori i falimentimit edhe nëse nuk ekzistojnë me kushtet e parashikuara nga shkronja "c" e nenit 233 te këtij ligji;
c) nga debitori.
2. Kërkesa e një kreditori është e pranueshme nëse i vërteton gjykatës, ne mënyrë bindëse, se nuk ekzistojnë me kushtet. Përpara se te vendose për kërkesën, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit dëgjon debitorin. Kundër vendimit kreditori dhe debitori kane te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.
3. Mbikëqyrësi i deriatëhershëm mund te caktohet si administrator falimentimi.

Neni 236
Shpallja publike

Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, me te cilin urdhërohet administrimi nga vete debitori pas fillimit te procedurës se falimentimit ose me te cilin anulohet ky urdhër, shpallet publikisht.

Neni 237
Statusi i mbikëqyrësit

1. Zbatohen sipas rastit neni 37 shkronja "b", nenet 43 deri ne 47 dhe nenet 48 deri ne 51 te këtij ligji për caktimin e mbikëqyrësit, për mbikëqyrjen e tij nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, përgjegjësive dhe te shpërblimeve te mbikëqyrësit.
2. Mbikëqyrësi verifikon gjendjen ekonomike te debitorit dhe monitoron administrimin e biznesit dhe shpenzimet për përballimin e jetesës.
3. Kur mbikëqyrësi vëren rrethana qe sugjerojnë se vazhdimi i vetadministrimit do te dëmtonte kreditoret, ai ua bën te ditur këtë rrethane, pa vonese, komitetit te kreditoreve dhe seksionit tregtar te gjykatës se rrethit. Kur nuk është caktuar komitet kreditoresh, mbikëqyrësi
njofton kreditoret e falimentimit, qe kane depozituar pretendimet e tyre dhe kreditoret me te drejte ripagimi te veçante.

Neni 238
Kërkesa për miratimin e mbikëqyrësit

1. Debitori mund te marre përsipër detyrime qe nuk kane te bëjnë me ushtrimin e zakonshëm te veprimtarisë, vetëm me pëlqimin e mbikëqyrësit. Debitori nuk mund te marre përsipër detyrimet qe kane te bëjnë me ushtrimin e veprimtarisë, kur mbikëqyrësi e kundërshton këtë veprim.
2. Mbikëqyrësi mund t'i kërkojë debitorit t'i lejoje atij mbledhjen dhe kryerjen e te gjitha pagesave.

Neni 239
Kërkesa për pëlqimin e komitetit te kreditoreve

Debitori duhet te marre pëlqimin e komitetit te kreditoreve për çdo veprim juridik te një rëndësie te veçante për procedurën e falimentimit. Nenet 128 pika 2, 129 dhe neni 132 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 240
Urdhri i gjykatës për miratim

1. Me kërkese te mbledhjes se kreditoreve, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit urdhëron qe veprime juridike te caktuara te debitorit te jene te vlefshme vetëm me miratimin e mbikëqyrësit. Nenet 68 dhe 69 te këtij ligji zbatohen sipas rastit. Ne qofte se mbikëqyrësi miraton një veprim, qe krijon një detyrim ndaj masës se falimentimit, neni 47 zbatohet sipas rastit.
2. Urdhri mund te lëshohet me kërkese te një kreditori me te drejte ripagimi te veçante ose te një kreditori te masës se falimentimit kur kërkesa është urgjente, me qellim qe te shmange dëmtimin e kreditoreve. Urdhri lëshohet kur pala kërkuese i vërteton gjykatës, ne mënyrë bindëse, se janë kushtet për një urdhër te tille.
3. Urdhri shpallet publikisht. Neni 30 i këtij ligji zbatohet sipas rastit. Nëse e drejta për tjetërsim te një pasurie te paluajtshme ose një e drejte tjetër e regjistruar ne një regjistër pronësie kërkojnë dhënien e miratimit, zbatohet sipas rastit neni 31 i këtij ligji.

Neni 241
Fondet për debitorin për përballimin e jetesës

1. Debitori mund te marre nga masa e falimentimit një shume te caktuar për vete dhe për anëtarët e familjes, siç përcaktohet ne te piken 2 te nenit 84 te këtij ligji, e cila i lejon atij kushte modeste jetese.
2. Nëse debitori nuk është person fizik, zbatohet pika 1 e këtij neni, sipas rastit, për anëtarët e organit qe përfaqëson debitorin dhe qe veprojnë ne te njëjtën mënyrë si ortaket e përgjithshëm te debitorit.

Neni 242
Kontratat

Dispozitat e këtij ligji për përmbushjen e veprimeve juridike, te parashikuara ne nenet 86 deri 89 te këtij ligji zbatohen me kusht qe debitori te zëvendësoje administratorin e falimentimit. Debitori ushtron te drejta, sipas këtyre dispozitave, me miratimin e mbikëqyrësit.

Neni 243
Detyrimet ndaj masës se falimentimit. Kundërshtimi i veprimeve

Vetëm mbikëqyrësi mund te pretendoje detyrimet ne favor te masës se falimentimit sipas neneve 77 dhe 78 te këtij ligji, si dhe te kundërshtojë veprime sipas neneve 100 deri 115 te këtij ligji.

Neni 244
Njoftimi i kreditoreve

1. Debitori përcakton listën e sendeve te masës se falimentimit, listën e kreditoreve dhe tabelën e pasurive, sipas neneve 119 deri 121 te këtij ligji. Mbikëqyrësi duhet te verifikoje listat dhe tabelën e pasurive dhe te japë shpjegime me shkrim për secilën prej tyre, duke treguar nëse rezultatet e verifikimit lënë vend për vërejtje.
2. Debitori raporton ne mbledhjen e raportimit. Mbikëqyrësi komenton raportimin.
3. Debitori ka për detyre te paraqesë llogarite, sipas neneve 53 dhe 123 te këtij ligji.

Neni 245
Zotërimi i kolateralit

1. Debitori ushtron te drejtën e administratorit te falimentimit për te zotëruar mbi sende, te cilat i nënshtrohen te drejtës se ripagimit te veçante. Megjithatë nuk paguhen shpenzimet e përcaktimit te sendeve dhe te te drejtave mbi këto sende. Si shpenzime zotërimi mund te caktohen vetëm shpenzimet për zotërimin e sendit dhe detyrimi tatimor i mundshëm.
2. Debitori ushtron te drejtën e vet për zotërim me miratimin e mbikëqyrësit.

Neni 246
Ripagimi i kreditoreve te falimentimit

1. Gjate shqyrtimit te pretendimeve, debitori dhe mbikëqyrësi mund te kundërshtojnë pretendimet e depozituara, përveç kreditoreve te falimentimit pretendimi i kundërshtuar nga një kreditor falimentimi, nga debitori ose nga mbikëqyrësi quhet i pavërtetuar.
2. Debitori kryen shpërndarjen. Mbikëqyrësi verifikon te gjitha listat e shpërndarjes dhe deklaron me shkrim, për secilin rast, nëse ka vërejtje për rezultatet e verifikimit.

Neni 247
Plani i riorganizimit

1. Mbikëqyrësi ose debitori merr përsipër detyrën e mbledhjes se kreditoreve për hartimin e planit te riorganizimit. Kur detyra i ngarkohet debitorit, mbikëqyrësi bashkëpunon si këshilltar ne hartimin e këtij plani.
2. Mbikëqyrësi kontrollon aspektet e ndryshme te zbatimit te planit.

Neni 248
Pamjaftueshmëria e pasurive ne masën e falimentimit

Mbikëqyrësi njofton gjykatën për pamjaftueshmërinë e pasurive ne masën e falimentimit.

PJESA E NENTE

SHKARKIMI NGA PJESA E MBETUR E DETYRIMIT

KREU I

Neni 249
Parimi

Kur debitori është person fizik, ai shkarkohet nga detyrimet e pashlyera ndaj kreditoreve te
falimentimit, gjate procedurës se falimentimit, sipas dispozitave te parashikuara ne nenet 250 deri ne 266 te këtij ligji.

Neni 250
Kërkesa e debitorit

1. Shkarkimi nga detyrimet e mbetura behet me kërkese te debitorit. Kërkesa me shkrim depozitohet ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit ose regjistrohet ne regjistrin e gjykatës. Kjo kërkese mund t'i bashkohet kërkesës për fillimin e procedurës se falimentimit.
2. Kërkesës i bashkëlidhet deklarata, qe vërteton vullnetin e debitorit për t'ia kaluar një kujdestari, te cilin e cakton gjykata, shumat e tepërta qe duhet t'i paguhen atij e qe burojnë nga një kontrate shërbimi. Kujdestari caktohet për një periudhe prej tre vjetësh pas mbylljes se procedurës se falimentimit. Ne qofte se debitori ia ka kaluar ose ia ka dhënë peng një te treti këto pretendime përpara kërkesës, ky fakt shënohet ne deklarate.
3. Janë te pavlefshme marrëveshjet qe përjashtojnë, kushtëzojnë ose, ne mënyra te tjera, kufizojnë debitorin te heqë dore prej pretendimeve për te përfituar pagesa qe burojnë nga një marrëdhënie shërbimi ose pagesa aktuale ne vend te tyre, ne rastin kur këto marrëveshje pengojnë ose dëmtojnë deklaratën për heqje dore sipas fjalisë se pare te pikës 2 te këtij neni.

Neni 251
E drejta e propozimit

Debitori dhe kreditoret mund t'i propozojnë seksionit tregtar te gjykatës se rrethit një individ te përshtatshëm për te vepruar si i besuar ne rastin konkret.

Neni 252
Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Kreditoret e falimentimit ose administratori i falimentimit dëgjohen ne mbledhjen përfundimtare me kërkese te debitorit.
2. Kundër këtij vendimi mund te paraqesë ankim te veçante debitori dhe çdo kreditor falimentimi, qe nuk ka pranuar shkarkimin nga detyrimet e mbetura ne mbledhjen përfundimtare. Procedura e falimentimit përfundon pasi vendimi te marre forme te prere. Vendimi i formës se prere shpallet publikisht bashke me vendimin për mbylljen e procedurës se falimentimit.

Neni 253
Refuzimi për shkarkimin nga detyrimi i mbetur

1. Vendimi nuk pranon shkarkimin nga detyrimi i mbetur kur mospranimi është kërkuar nga një kreditor i falimentimit ne mbledhjen përfundimtare dhe kur:
a) debitori është dënuar me vendim te formës se prere për një vepër penale, sipas dispozitave te Kodit Penal;
b) debitori, ne tri vitet e fundit para kërkesës për fillimin e procedurës se falimentimit ose pas paraqitjes se kësaj kërkese, me qellim ose për shkak te pakujdesisë ka dhënë deklarate, me shkrim, false ose te paplote, për gjendjen e tij ekonomike, me ane te se cilës debitori ka zbatuar për një kredi, për grande nga fonde publike ose ka shmangur pagesa ne favor te fondeve publike;
c) debitori është shkarkuar nga detyrimet e mbetura ne dhjete vitet e fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit ose pas kërkesës, ose nëse kjo kërkese është hedhur poshtë sipas neneve 259 ose 260 te këtij ligji;
ç) debitori, ne vitin e fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit ose pas kësaj kërkese, me qellim ose nga pakujdesia, ka penguar ripagimin e kreditoreve te falimentimit, duke krijuar detyrime te panevojshme, duke shpërdoruar pasuritë ose duke vonuar hapjen e procedurës se falimentimit ose te perspektives për përmirësimin e gjendjes se tij ekonomike;
d) gjate procedurës se falimentimit, debitori me qellim ose nga pakujdesia ka shkelur detyrimin për te dhënë te dhëna ose për te bashkëpunuar;
dh) debitori ka dhënë deklarata false ose te paplota, me qellim ose nga pakujdesia, ne listat e detyrueshme për t'u paraqitur për pasurinë dhe te ardhurat e tij, te kreditoreve te tij dhe te pretendimeve te ngritura ndaj tij.
2. Kërkesa e kreditorit për mospranim shoqërohet me një letershpjeguese te shkaqeve për te cilat nuk duhet pranuar shkarkimi nga detyrimi i mbetur.

Neni 254
Dhënia me kusht e shkarkimit nga detyrimi i mbetur

1. Përveç rastit kur ekziston njeri nga kushtet e nenit 253 te këtij ligji, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit deklaron ne vendimin e vet nëse debitori fiton shkarkimin nga detyrimi i mbetur.
2. Gjykata cakton me te njëjtin vendim te besuarin, te cilit i kalojnë te ardhurat e tepërta te debitorit, sipas deklaratës qe bën debitori për këtë qellim, sipas pikës 2 te nenit 250 te këtij ligji.

Neni 255
Statusi juridik i kujdestarit

1. Kujdestari ka detyre t'i njoftoje statusin e vet personit te detyruar për te kryer pagesën. Kujdestari ndan nga pasuritë e tij shumat e marra ne baze te këtij statusi, se bashku me pagesa te tjera te kryera nga debitori ose pale te treta dhe ua shpërndan ato çdo vit kreditoreve mbi bazën e listës përfundimtare. I
2. Mbledhja e kreditoreve mund t'i ngarkoje, gjithashtu, kujdestarit detyrën e mbikëqyrjes se
debitorit për përmbushjen e detyrave te tij. Ne këtë rast, kujdestari njofton pa vonese kreditoret kur vëren shkelje për këto detyrime. Kujdestari është i detyruar te mbikëqyrë vetëm nëse është paguar ose parapaguar pagesa shtese për këtë detyre.
3. Kujdestari, ne përfundim te detyrës se vet, duhet t'i raportoje seksionit tregtar te gjykatës se rrethit. Nenet 45 dhe 46 te këtij ligji zbatohen sipas rastit, ndërsa neni 46 i këtij ligji zbatohet me kushtet qe secili prej kreditoreve te falimentimit mund te kërkojë shkarkimin e kujdestarit dhe çdo kreditor falimentimi mund te paraqesë ankim te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.

Neni 256
Shpërblimi i kujdestarit

1. Kujdestari ka te drejtën e shpërblimit për punën e vet dhe për pagimin e shpenzimeve arsyeshme. Ne shpërblim përfshihen koha e shpenzuar nga kujdestari dhe vëllimi i punës se tij.
2. Nenet 51 dhe 52 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 257
Trajtimi i barabarte i kreditoreve

1. Nuk mund te kryhen ekzekutime te detyrueshme mbi pasuritë e debitorit ne favor te kreditoreve te veçante te falimentimit gjate periudhës kur debitori ia ka kaluar kujdestarit te drejtën e veprimit.
2. Është e pavlefshme çdo marrëveshje e debitorit ose e personave te tjerë me kreditore te veçante falimentimi, qe parashikon përfitime për këta te fundit.
3. Personi i ngarkuar për te kryer pagesa qe mbulohen nga veprimet e kujdestarit mund te beje një kompensim te ndërsjelle për pretendimet kundër debitorit: qe ka te drejtën e kompensimit, sipas pikës 2 te nenit 96 te këtij ligji, ne rast se procedura e falimentimit vazhdon.

Neni 258
Detyrimet e debitorit

1. Debitori gjate kohëzgjatjes se kalimit te te drejtave kujdestarit ka detyre te zbatoje rregullat
mëposhtme:
a) te zhvilloje një veprimtari te përshtatshme fitimprurëse ose te kërkojë punësim dhe te mos refuzoje një pune te arsyeshme kur është i papune;
b) t'i transferoje kujdestarit gjysmën e vlerës se pasurisë qe ka fituar me rruge trashëgimie ose
ne lidhje me një te drejte trashëgimie te ardhshme;
c) te njoftoje seksionin tregtar te gjykatës se rrethit dhe kujdestarin, pa vonese, për çdo ndryshim te vendbanimit ose te vendit te punës, te mos fshehe te ardhura ose çdo pasuri tjetër sipas pikës 2 te këtij neni, qe përfshihen ne aktin e kalimit te te drejtave kujdestarit dhe te njoftoje gjykatën dhe kujdestarin, me kërkesën e tyre, për te ardhurat nga punësimi ose për përpjekjet për te gjetur punësim, si dhe për te ardhurat dhe pasurinë e tij;
ç) t'u kryeje pagesat kreditoreve te falimentimit vetëm nëpërmjet kujdestarit dhe te mos sjelle përfitime te veçanta për asnjë kreditor falimentimi.
2. Ne rast se debitori ushtron një veprimtari te pavarur, ai ripaguan kreditoret nëpërmjet kujdestarit, ne te njëjtën mënyrë sikur te kishte hyre ne një kontrate te rregullt shërbimi.

Neni 259
Shkeljet e detyrimeve

1. Me kërkese te një kreditori falimentimi, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimet e mbetura kur debitori, gjate kohëzgjatjes se aktit për veprim te kujdestarit, shkel një prej detyrimeve te tij dhe, për pasoje, pengon shlyerjen e kreditoreve te falimentimit. Ky rregull zbatohet vetëm kur debitori vepron me dashje. Kjo kërkese mund te paraqitet vetëm brenda një viti nga koha kur kreditori ka marre dijeni për shkeljen e një detyrimi. Kërkesa pranohet nëse kushtet e sipërpërmendura vërtetohen ne mënyrë bindëse për gjykatën.
2. Para marrjes se vendimit për kërkesën, gjykata dëgjon kujdestarin, debitorin dhe kreditoret e falimentimit. Debitori duhet te japë te dhëna mbi detyrimet e veta ne këtë mbledhje dhe, kur e kërkon kreditori, te siguroje vërtetësinë e te dhënave duke dhënë një deklarate te betuar. Kur debitori nuk i jep te dhënat ose deklaratën e betuar brenda afatit te caktuar, pa ndonjë justifikim te arsyeshëm, ose kur nuk paraqitet ne mbledhjen e caktuar nga gjykata për dhënien e te dhënave a deklaratës se betuar, edhe pse i është dërguar njoftim i rregullt dhe nuk ka justifikim te arsyeshëm, shkarkimi nga detyrimi i mbetur refuzohet.
3. Kundër vendimit, kërkuesi dhe debitori mund te paraqesin ankim te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile. Refuzimi i shkarkimit nga detyrimi i mbetur shpallet publikisht.

Neni 260
Vepra penale ne lidhje me falimentimin

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimi i mbetur me kërkese te një kreditori falimentimi kur debitori është dënuar me vendim te formës se prere për kryerjen e një vepre penale, sipas dispozitave te Kodit Penal, ne periudhën ndërmjet mbledhjes përfundimtare dhe mbylljes se procedurës se falimentimit ose gjate periudhës se aktit te veprimit te kujdestarit.
2. Fjalia e dyte dhe e trete e pikës 1 te nenit 259 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.

Neni 261
Shpërblimi minimal i kujdestarit

1. Me kërkese te kujdestarit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimi i mbetur ne rast se shumat e marra për vitin e kaluar te veprimtarisë nuk kane mbuluar shpërblimin minimal te tij dhe nëse debitori nuk e ka paguar shumën e pambuluar, megjithëse kujdestari i ka kërkuar me shkrim pagesën brenda një afati te paktën dyjavor, ku ka vene ne dukje mundësinë e refuzimit te shkarkimit nga detyrimi i mbetur brenda dy javësh.
2. Përpara marrjes se vendimit, gjykata dëgjon debitorin. Gjykata nuk e hedh poshtë shkarkimin kur debitori, me kërkese te gjykatës, paguan shumën e mbetur brenda dy javësh
3. Pika 3 e nenit 259 te këtij ligji zbatohet sipas rastit.

Neni 262
Përfundimi i parakohshëm

Ne qofte se shkarkimi nga detyrimi i mbetur hidhet poshtë, sipas neneve 259,260 dhe 261 te këtij ligji, akti i veprimit te kujdestarit, detyra e kujdestarit dhe kufizimi i te drejtave te kreditoreve bëhen te pavlefshme, sapo vendimi i gjykatës merr forme te prere.

Neni 263
Vendimi për shkarkimin nga detyrimi i mbetur

1. Ne qofte se ka përfunduar periudha e veprimit te kujdestarit dhe nuk ka përfundim te parakohshëm, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos për shkarkimin nga detyrimi i mbetur pasi dëgjon kreditoret e falimentimit, kujdestarin dhe debitorin.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimi i mbetur me kërkesën e një kreditori falimentimi, sipas kushteve te pikave 1 dhe 2 fjalia e trete te nenit 259 ose te nenit 260, ose me kërkese te kujdestarit kur ekzistojnë kushtet e nenit 261 te këtij ligji.
3. Vendimi shpallet publikisht. Debitori dhe çdo kreditor falimentimi, i cili gjate seancës ka kërkuar refuzimin e shkarkimit nga detyrimi i mbetur, sipas pikës 1 te këtij neni, kane te drejtën e ankimit te veçante kundër vendimit, sipas Kodit te Procedurës Civile.

Neni 264
Pasoja e shkarkimit nga detyrimi i mbetur

1. Kur miratohet shkarkimi nga detyrimi i mbetur, ai është i vlefshëm për te gjithë kreditoret e falimentimit. Kjo vlefshmëri zbatohet edhe për kreditoret qe nuk i kane depozituar pretendimet e tyre.
2. Nuk cenohen nga shkarkimi prej detyrimit te mbetur te drejtat e kreditoreve te falimentimit kundrejt debitorëve te debitorit dhe garantëve, si dhe te drejtat e tyre qe burojnë nga një njoftim i regjistruar përparësie ne pagese, me te cilën sigurohen këta kreditore ose qe buron nga një e drejte për ripagim te veçante ne procedurën e falimentimit. Megjithatë, debitori shkarkohet kundrejt kreditoreve, bashkedebitoreve, garantëve ose personave te tjerë me pretendime ndaj tij ne te njëjtën mënyrë qe shkarkohet nga detyrimet e kreditoreve te falimentimit.
3. Ne qofte se një kreditor pa te drejte ripagimi, ripaguhet si pasoje e shkarkimit nga detyrimi i mbetur, ky kreditor nuk është i detyruar te ktheje shumën e marre.

Neni 265
Pretendimet e përjashtuara

1. Shkarkimi nga detyrimi i mbetur nuk cenon:
a) detyrime te debitorit te shkaktuara nga dëme te kryera me dashje;
b) detyrime si pasoje e shkeljeve civile dhe penale, sipas shkronjës "c" te pikës 1 te nenit 42 te këtij ligji.

Neni 266
Prapësimi i shkarkimit nga detyrimi i mbetur

1. Me kërkese te administratorit te falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit hedh poshtë shkarkimin nga detyrimi i mbetur, kur me vone vërtetohet qe debitori ka shkelur me dashje një nga detyrimet e tij dhe, si pasoje, ka dëmtuar ne mënyrë te ndjeshme shlyerjen e kreditoreve te falimentimit.
2. Kërkesa e kreditorit pranohet vetëm nëse depozitohet brenda një viti nga shpallja e vendimit te formës se prere për shkarkimin nga detyrimi i mbetur dhe nëse vërtetohet qe ekzistojnë kushtet e pikës 1 te këtij neni dhe nëse vërtetohet qe kreditori nuk ka pasur dijeni për to, deri ne kohen kur vendimi ka marre forme te prere.
3. Para marrjes se vendimit duhet te dëgjohen debitori dhe kujdestari. Kërkuesi dhe debitori kane te drejtën e ankimit te veçante kundër vendimit, sipas Kodit te Procedurës Civile.

PJESA E DHJETE
PROCEDURA E FALIMENTIMIT PER KONSUMATORET DHE PROCEDURA TE TJERA ME PAK TE RENDESISHME

KREU I
FUSHA E ZBATIMIT

Neni 267
Parimi

1. Ne qofte se debitori është person fizik pa veprimtari ekonomike ose ushtron një veprimtari ekonomike te vogël te pavarur, vlejnë dispozitat e përgjithshme, me kusht qe ne këtë pjese te mos jete parashikuar ndryshe .
2. Një veprimtari e pavarur ekonomike është e formës se vogël ne kuptimin e pikës 1 te këtij neni, sidomos kur për nga lloji dhe madhësia nuk kërkon një strukture biznesi nga pikëpamja tregtare.

KREU II
PLANI I SHLYERJES SE DETYRIMEVE

Neni 268
Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës se falimentimit

Me kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit debitori mund te paraqesë një plan për shlyerjen e detyrimeve. Ky plan mund te përmbajë te gjitha dispozitat e përshtatshme për te çuar ne një shlyerje te duhur te detyrimeve ku merren parasysh interesat e kreditoreve dhe pasuria e debitorit, si dhe te ardhurat dhe rrethanat familjare. Plani parashikon masën, prekjen e garancive, pengjet dhe forma te tjera sigurimi te kreditoreve.

Neni 269
Pezullimi i procedurës

1. Kur debitori paraqet një plan për shlyerjen e detyrimeve, procedura për kërkesën për fillimin e procedurës se falimentimit pezullohet deri ne marrjen e një vendimi mbi planin. Kjo periudhe kohore nuk duhet te jete me shume se tre muaj .
2. Pika 1 e këtij neni nuk cenon urdhrin e vendosjes se masave te sigurisë.
3. Kur një kreditor kërkon hapjen e procedurës, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duhet t'i japë mundësinë debitorit te paraqesë kërkese para se te marre vendim për hapjen e procedurës. Ne qofte se debitori bën kërkese dhe dorëzon brenda një muaji një plan për shlyerjen e detyrimeve, pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për kërkesën e debitorit.

Neni 270
Shërbimi ndaj kreditoreve

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit u jep kreditoreve te përmendur nga debitori listën e pasurive dhe listën e kreditoreve, sipas nenit 15 te këtij ligji, si dhe planin e shlyerjes se detyrimeve, dhe njëkohësisht i fton kreditoret, qe brenda një periudhe njëmujore, te paraqesin komentet e tyre ndaj listave dhe planit te shlyerjes se detyrimeve. Duke iu referuar shprehimisht pasojave ligjore te fjalisë se dyte te pikës 3 te nenit 271 te këtij ligji, çdo kreditori i jepet mundësia te shqyrtoje te dhënat për pretendimin e tij ne listën e pretendimeve, brenda afatit te paraqitur ne fjalinë e pare dhe, kur është e nevojshme, te beje plotësime.
2. Nëse komentet e kreditorit, sipas fjalisë se pare te pikës 1 te këtij neni, nuk arrijnë brenda afatit te caktuar, atehere vlerësohet se plani i shlyerjes se detyrimeve është pranuar. Kjo duhet te vihet ne dukje ne kërkesën për komente.
3. Pasi ka përfunduar afati, sipas fjalisë se pare te pikës 1 te këtij neni, debitorit duhet t'i jepet mundësia, qe brenda një afati te caktuar nga gjykata, te ndryshoje ose te plotësojë planin për shlyerjen e detyrimeve, kur kjo është e nevojshme mbi bazën e komenteve te njërit prej kreditoreve ose kur kjo duket e arsyeshme pasi është ne interes te shlyerjes me marrëveshje te detyrimit te mbetur. Kreditoret duhet te njoftohen për ndryshimet ose plotësimet nëse kjo është e nevojshme. Pikat 1 dhe 2 te këtij neni zbatohen sipas rastit.

Neni 271
Pranimi i planit te shlyerjes se detyrimeve

1. Ne qofte se asnjë kreditor nuk ka paraqitur vërejtje ndaj planit te shlyerjes se detyrimeve ose ne qofte se pranimi zëvendësohet, sipas nenit 272 te këtij ligji, plani i shlyerjes se detyrimeve vlerësohet i pranuar. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit e përcakton këtë ne vendim. Plani i shlyerjes se detyrimeve ka fuqinë dhe pasojat e një titulli ekzekutiv, sipas nenit 510 te Kodit te Procedurës Civile. Një kopje e planit te shlyerjes se detyrimeve dhe e vendimit, sipas fjalisë se pare, u dorëzohet kreditoreve dhe debitorit.
2. Kërkesa për hapjen e procedurës se falimentimit dhe e lëshimit te urdhrit për shkarkimin nga detyrimi i mbetur vlerësohet e tërhequr.
3. Nëse ne listën e debitorit nuk figurojnë pretendimet dhe kur ato nuk janë përmendur gjate përgatitjes se planit te shlyerjes se detyrimeve te mbetura, kreditoret mund te kërkojnë përmbushjen e detyrimit prej debitorit. Kjo dispozite nuk zbatohet kur kreditori nuk ka plotësuar, brenda afatit te caktuar, te dhënat për pretendimin e tij ne listën e pretendimeve qe i është dërguar nga gjykata, sipas pikës 1 te nenit 270 te këtij ligji, edhe pse pretendimi mund te kishte lindur përpara mbarimit te afatit. Ne këtë rast pretendimi behet i pavlefshëm.

Neni 272
Zëvendësimi i miratimit

1. Ne qofte se plani i shlyerjes se detyrimeve miratohet nga me shume se gjysma e kreditoreve te regjistruar dhe nëse shuma e pretendimeve te kreditoreve ne favor përbën me shume se gjysmën e pretendimeve te kreditoreve te regjistruar, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit zëvendëson me një vendim miratimin e kreditoreve kundër planit te shlyerjes se detyrimit te mbetur. Kjo nuk zbatohet kur:
a) kreditori qe ka paraqitur kundërshtimin nuk përfshihet ne masën e duhur ne krahasim me kreditoret e tjerë;
b) ky kreditor nëpërmjet planit te likuidimit te detyrimeve dëmtohet ekonomikisht me shume sesa ne rastin e zbatimit te procedurës për hapjen e procedurës se falimentimit dhe shkarkimit nga detyrimi i mbetur. Ne rast dyshimi, gjate procedurës merren për baze te ardhurat, pasuria dhe gjendja familjare e debitorit ne kohen e paraqitjes se kërkesës.
2. Para marrjes se vendimit dëgjohet kreditori. Ai duhet te paraqesë shkaqe te besueshme lidhur me arsyet qe, sipas pikës 1 te këtij neni, pengojnë zëvendësimin e vërejtjeve te tij me miratim. Kundër vendimit, kërkuesi dhe kreditori, miratimi i te cilëve zëvendësohet, kane te drejtën e ankimit te veçante, sipas Kodit te Procedurës Civile.
3. Kur kreditori jep shkaqe te besueshme për fakte qe krijojnë dyshime bindëse se një pretendim i deklaruar nga debitori ekziston ose i përgjigjet një shume me te madhe ose me te vogël se ajo qe është deklaruar, dhe nëse prej kësaj varet fakti qe kreditori është përfshirë ne mënyrë te përshtatshme ne krahasim me kreditoret e tjerë, miratimi i kreditorit, sipas fjalisë se dyte te pikës 1 te këtij neni, nuk mund te zëvendësohet.

Neni 213
Shpenzimet

Kreditoret nuk mund te ngrënë ndaj debitorit pretendime për pagimin e shpenzimeve qe lindin ne lidhje me planin e shlyerjes se detyrimeve.

KREU III
PROCEDURE FALIMENTIMI E THJESHTUAR

Neni 274
Fillimi i punës për hapjen e procedurës se falimentimit

Ne qofte se plani i shlyerjes se detyrimeve kundërshtohet dhe këto kundërshtime nuk zëvendësohen nga një miratim i gjykatës, sipas nenit 272 te këtij ligji, procedura për hapjen e procedurës se falimentimit fillon përsëri, kryesisht.

Neni 275
Thjeshtimet e përgjithshme te procedurës

1. Kur hapet procedura e falimentimit ne kundërshtim me nenin 28 te këtij ligji, caktohet vetëm një mbledhje verifikimi.
2. Ne qofte se rrethanat pasurore te debitorit janë te qarta dhe numri i kreditoreve ose masa e detyrimeve është e vogël, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te urdhërojë qe procedura ose një pjese e saj te bëhen me shkrim. Gjykata mund te anuloje ose te ndryshoje këtë urdhër ne çdo kohe.
3. Dispozitat për planin e riorganizimit, sipas neneve 180 deri ne 230 te këtij ligji, dhe për vetadministrimin, sipas neneve 233 deri ne 248 te këtij ligji, nuk zbatohen.

Neni 276
Kujdestari

1. Detyrat e administratorit te falimentimit i kalojnë kujdestarit te zgjedhur, sipas nenit 255 te këtij ligji. Kujdestari caktohet ne fillim te procedurës se falimentimit. Nenet 43 deri ne 47 te këtij ligji zbatohen sipas rastit.
2. Kujdestari nuk ka te drejtën e shfrytëzimit te sendeve te vena peng ose te caktuara si sende për te drejte ripagimi te veçante. Te drejtat e kreditoreve te siguruar mbeten te paprekura.

Neni 277
Shpërndarja e thjeshtuar

1. Me kërkese te kujdestarit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit urdhëron heqjen dore krejtësisht ose pjesërisht nga likuidimi i masës se falimentimit. Ne këtë rast ajo udhëzon debitorin t'i paguaje kujdestarit një shume shtese, brenda një afati qe e cakton gjykata, shume e cila i përgjigjet vlerës se pasurive qe do t'u shpërndahej kreditoreve te procedurës se falimentimit. Ky urdhër nuk zbatohet kur shlyerja e masës se falimentimit duket tepër e nevojshme, veçanërisht ne dobi te kreditoreve.
2. Para marrjes se vendimit dëgjohen kreditoret e falimentimit.
3. Vendimi për kërkesën e debitorit për shkarkimin nga detyrimi i mbetur, sipas neneve 252 deri ne 254 te këtij ligji, nuk merret deri ne mbarimin e afatit te përcaktuar, sipas fjalisë se dyte te pikës 1 te këtij neni. Me kërkese te njërit prej kreditoreve te falimentimit, gjykata hedh poshtë shkarkimin nga detyrimi i mbetur kur nuk është paguar shuma qe duhej paguar, sipas fjalisë se dyte te pikës 1 te këtij neni, edhe pas përfundimit te një afati tjetër prej dy javësh te caktuar nga gjykata, i cili i referohet mundësisë se mosdhënies se shkarkimit nga detyrimi i mbetur. Para marrjes se vendimit dëgjohet debitori.

PJESA E NJEMBEDHJETE
PROCEDURA E FALIMENTIMIT E LIDHUR ME SHTETE TE TJERA

KREU I
Neni 278

Përfshirja ne procedurën e falimentimit

1. Procedura e falimentimit e hapur ne territorin e Republikës se Shqipërisë, mbulon gjithë pasuritë e debitorit ne çdo shtet qe ato ndodhen.
2. Nëse debitori nuk ka seli ose vendbanim ne territorin e Republikës se Shqipërisë, por ka një dege te veprimtarisë se vet ne këtë territor ose ushtron aty një tjetër veprimtari ekonomike, mund te hapet një procedure falimentimi (procedure e veçante), e cila mbulon vetëm pasuritë e debitorit te cilat ndodhen ne territorin e Republikës se Shqipërisë dhe ne te cilat marrin pjese vetëm ata kreditore falimentimi, pretendimet e te cilëve lindin për këtë veprimtari, brenda territorit te Republikës se Shqipërisë, ose vendbanimi i te cilëve është ne territorin e Republikës se Shqipërisë.

Neni 279
Njohja e një procedure te huaj falimentimi

1. Një procedure falimentimi e hapur ne një shtet te huaj njihet ne Shqipëri nëse:
a) debitori ka vendbanim ose seli ne këtë shtet;
b) procedura e falimentimit nuk cenon parimet themelore te legjislacionit shqiptar dhe sidomos dispozitat kushtetuese.

Neni 280
Pasojat e njohjes

1. Pasojat e hapjes se procedurës se falimentimit diktohen nga e drejta e shtetit te huaj, përveç rasteve kur:
a) nuk është pezulluar padia e ngritur ne territorin e Republikës se Shqipërisë;
b) nuk cenohen te drejtat e pronësisë mbi pasuri te luajtshme e te paluajtshme ne territorin e Republikës se Shqipërisë;
c) kontratat për pasuri te paluajtshme brenda Shqipërisë ose çdo kontrate punësimi i nënshtrohet vetëm se drejtës shqiptare.
2. Vendimet e një gjykate te huaj ose te një përfaqësuesi te huaj, për shmangie te veprimeve
ligjore, njihen ne territorin e Republikës se Shqipërisë vetëm nëse këto veprime ligjore janë shmangie edhe sipas ligjit shqiptar.

Neni 281
Procedurat dytësore

1. Njohja e një procedure te huaj falimentimi nuk parandalon hapjen e një procedure te veçante, si procedure dytësore e procedurës kryesore, ne territorin e Republikës se Shqipërisë, sipas pikës 2 te nenit 278 te këtij ligji.
2. Përveç debitorit dhe kreditoreve, administratori ose përfaqësues te tjerë te emëruar te pasurive te debitorit ne procedurën e huaj te falimentimit kane te drejtën te paraqesin kërkese për hapjen e procedurës dytësore.
3. Procedura dytësore hapet pa qene nevoja te tregohet shkaku, sipas nenit 13 te këtij ligji.

Neni 282
Bashkëpunimi

1. Kur hapen dhe zhvillohen, njëkohësisht, procedura e huaj dhe procedura sipas këtij ligji për te njëjtin debitor, gjykata dhe administratori bashkëpunojnë ne shkallen me te larte me gjykatën e huaj ose përfaqësuesit e huaj.
2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka te drejte te komunikoje drejtpërdrejt ose te kërkojë te dhëna ose asistence nga gjykata e huaj ose përfaqësuesit e huaj.

Neni 283
Ligji nr .8017, date 25.10.1995 "Për procedurat e falimentimit", shfuqizohet.

Neni 284
Ky ligj hyn ne fuqi me 1 tetor 2002.

Shpallur me dekretin nr .3383, date 26.6.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë,
Rexhep Meidani






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 1 205230009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Latifah
Para 15 muajsh  
  
Ju nevojiten kredi të holla në mes të individëve për t'u përballur me vështirësi financiare dhe gjithashtu për të kalojnë sezonin festiv në stilin e në mes të familjes apo me miqtë tuaj, më shumë probleme për të bërë.
Unë jam një ekspert financiar individual mund të ju ofrojnë të veçantë fundviti hua shumën që ju nevojitet dhe kushte të ju lehtësojë të kredisë ofron vie.mes janë për të gjitha llojet e zonave.
Shumat e huasë të shkojnë nga € 4,500 deri në 2.000.000 € në një normë interesi prej 2% në vit
PS: tipar i këtij FUND OFERTA SPECIALE E KREDISË SË PARAVE vit është se të gjithë ata që japin kredi mjaft e rëndësishme për festave do LIRIMET 5% në interesat e tyre.

latifahabdalah@consultant
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan