marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për formën dhe përmasat e Flamurit Kombëtar, përmbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e Stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8926
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 22.07.2002
Data e aprovimit te Aktit: 22.07.2002
Numri i neneve: 10
Numri i fletores zyrtare: 48
Data e fletores zyrtare: 10.08.2002
Aktiviteti: Kushtetute
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj përcakton formën dhe përmasat e Flamurit Kombëtar, përmbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e Stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ

Nr. 8926, date 22.7.2002

PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE

Ne mbështetje te neneve 14, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VE N D O S I:

Neni 1
Objekti

Ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar , formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit te tyre.

Neni 2
Përkufizime

1. Flamuri kombëtar dhe himni kombëtar janë simbole kombëtare.
2. Stema e Republikës se Shqipërisë është simbol shtetëror .

Neni 3
Format dhe përmasat e flamurit kombëtar

1. Flamuri kombëtar paraqet një fushe me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje te zeze dykrenore ne mes, me krahë te hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pende, ndërsa bishti ka shtate pende.
2. Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen ne raportin 1 me 1,4 njësi.
3. Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave te tij dhe raportet janë ato te përcaktuara ne shtojcën nr .1, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .

Neni 4
Përdorimi i flamurit kombëtar

1. Çdo shtetas shqiptar ka te drejte te mbaje, te ngrejë ose te përdorë flamurin kombëtar .
2. Te gjitha institucionet publike detyrohen te vendosin flamurin kombëtar ne mjediset e tyre te brendshme dhe te jashtme. Ne këto institucione ndalohet ngritja ose vendosja e flamurëve te huaj, me përjashtim te rasteve te pritjeve ose te ceremonive protokollare dhe te solemniteteve te tjera, te parashikuara ne ligj, por gjithmonë te shoqëruara nga flamuri kombëtar. Ne këtë rast flamuri kombëtar nuk mund te jete ne përmasa me te vogla se flamurët e tjerë.
3. Flamuri kombëtar përdoret ne rastet e takimeve ceremoniale te institucioneve shtetërore me përfaqësues te shteteve te huaja; ne mënyrë te lire ne tryezat e punonjësve ne institucionet shtetëror dhe nga persona juridike; ne godinat dhe autoveturat e përfaqësive te Republikës se Shqipërisë ne shtetet e tjera dhe ne te gjitha rastet kur Shqipëria përfaqësohet zyrtarisht si pale. Flamuri kombëtar , gjithashtu, përdoret ne raste kur, për arsye ligjore, ngrihet një flamur i huaj. Flamuri kombëtar vendoset ne vendin me te dukshëm ose ne te njëjtin vend ku vendosen flamurët e tjerë.
4. Ne rast zie kombëtare, te shpallur me vendim te Këshillit te Ministrave, flamuri kombëtar ngrihet ne gjysmështize.
5. Mënyra e përdorimit te flamurit kombëtar ne mjediset e jashtme e te brendshme, te përmendura ne pikat 2 dhe 3 te këtij neni, si dhe raporti i përmasave te tij për këto mjedise, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 5
Himni kombëtar

1. Himni kombëtar i Republikës se Shqipërisë është "Rreth flamurit te përbashkuar" .
2. Përmbajtja e tekstit te himnit kombëtar paraqitet ne shtojcën nr .2, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
3. Partitura e himnit kombëtar shqiptar paraqitet ne shtojcën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij.

Neni 6
Përdorimi i himnit kombëtar

1. Çdo shtetas shqiptar ka te drejte te këndojë himnin kombëtar .
2. Himni kombëtar këndohet dhe interpretohet ne ceremonitë zyrtare, te parashikuara ne protokollin e shtetit, si dhe ne çdo veprimtari tjetër ndërkombëtare, ku vendi ynë është pale. Kur interpretohet himni kombëtar, merret drejtqëndrim.
3. Ne ceremonitë solemne, festive dhe te përfaqësimit kombëtar, interpretohen vetëm strofa e pare dhe refreni i himnit kombëtar. Kur himni kombëtar interpretohet se bashku me himnin e një vendi tjetër, përparësi ka ky i fundit.

Neni 7
Format dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë

1. Stema e Republikës se Shqipërisë është simbol shtetëror. Ajo paraqet një shqyt, me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje ne qendër, te njëjtë me shqiponjën e flamurit kombëtar te Republikës se Shqipërisë. Ne krye te shqytit, me ngjyre te arte, është vendosur përkrenarja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ne profil djathtas. Përmasat e shqytit janë ne raportin 1 me 1, 5 njësi.
2. Pamja e stemës se Republikës te Shqipërisë, fortësia e ngjyrave dhe raportet janë te përcaktuara ne shtojcën nr.4, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij.

Neni 8
Përdorimi i stemës se Republikës te Shqipërisë

1. Stema e Republikës se Shqipërisë mbahet dhe përdoret vetëm nga institucionet e pushtetit qendror. Stema vendoset ne hyrjen kryesore te institucionit, mbi emërtimin e tij .
2. Sterna e Republikës se Shqipërisë vendoset ne vulat e institucioneve shtetërore, ne aktet e tyre zyrtare, mbi emërtimin zyrtar te institucioneve shtetërore dhe ne çdo akt tjetër, qe institucioni shtetëror u drejton te tretëve. Stema e Republikës se Shqipërisë përdoret si shenje identifikimi ne mjetet e punës se institucionit shtetëror dhe ne mjediset e punës.
3. Sterna e Republikës se Shqipërisë, kur paraqitet e shoqëruar me stema shtetesh te tjera,
vendoset ne vendin me te dukshëm ose ne te njëjtin vend me to.
4. Mënyra e përdorimit te stemës se Republikës te Shqipërisë, si dhe raporti i përmasave te saj, sipas pikës 2 te këtij neni, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 9
Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 4 dhe 8 te këtij ligji

Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr. 3417, datë 31.07.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Shtojca nr. 1
Pamja e flamurit kombëtar




E KUQE
B - 0%
K - 100%
V - 100%
Z - 0%


Shtojca nr.2

Teksti i himnit kombëtar, sipas poezisë origjinale të ASDRENIT

RRETH FLAMURIT TË PËRBASHKUAR

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duk' ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vëne
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

o flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,
Për nder' edhe lavdimn' e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet' ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!












REPUBLIKA E SHQIPËRISË






HIMNI KOMBETAR
Rreth Flamurit të përbashkuar








Orkestroi për orkestër simfonike

Çesk Zadeja





Tiranë








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 207220001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan