ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për prefektin
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8927
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 25.07.2002
Data e aprovimit te Aktit: 25.07.2002
Numri i neneve: 23
Numri i fletores zyrtare: 47
Data e fletores zyrtare: 10.08.2002
Aktiviteti: Prefektura
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Misioni i prefektit.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ

Nr. 8927, date 25.7.2002

PER PREFEKTIN

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 114 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton misionin e prefektit, si përfaqësues i Këshillit te Ministrave ne qark, cilësinë dhe kushtet për emërimin e tij dhe ne mënyrë te veçante përgjegjësitë, detyrat dhe te drejtat e tij ne marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe me organet e qeverisjes vendore qe veprojnë ne qark.

Neni 2
Përkufizime

1. "Institucione qendrore ne nivel vendor" , ne kuptim te këtij ligji, janë te gjitha institucionet dhe strukturat e administratës publike te nivelit qendror te Këshillit te Ministrave, te ministrive dhe te institucioneve qendrore qe ato kane ne kompetence, si dhe personat juridike qe sipas ligjit drejtohen dhe administrohen prej tyre dhe qe ushtrojnë veprimtarinë ne njësitë administrative territoriale te qarkut.
Me institucion qendror ne nivel vendor, sipas paragrafit te pare te kësaj pike, nuk përfshihen institucionet dhe strukturat e Forcave te Armatosura, te Policisë se Shtetit, te Shërbimit Informativ te Shtetit dhe te organeve te tjera ne rastet e parashikuara shprehimisht me ligj .
2. "Funksion publik", sipas këtij ligji, nënkupton te qenit ne administratën shtetërore, qendrore ose vendore.
3. " Akte normative", ne kuptim te këtij ligji, janë aktet qe nxirren nga organet e pushtetit vendor dhe qe kane fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial te tyre.

Neni 3
Cilësia

1. Prefekti është përfaqësues i Këshillit te Ministrave ne çdo qark.
2. Selia e prefektit vendoset ne qytetin qe është qendër e qarkut.

Neni 4
Emërimi dhe shkarkimi i prefektit

1. Prefekti emërohet dhe shkarkohet nga Këshillit i Ministrave me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit ose të Kryeministrit.
2. Prefekti duhet të ketë kryer arsimin e lartë, të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike dhe të mos jetë dënuar më parë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një krimi.

Neni 5
Papajtueshmëria e funksionit

Prefekti nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave. Funksioni i tij është i papajtueshëm me çdo mandat zgjedhor e me çdo funksion tjetër publik, me qenien drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të shoqërive tregtare, me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarive shkencore.

Neni 6
Misioni i prefektit

Prefekti
a) kujdeset,ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet ne nivel qarku te detyrimeve qe ata kane për te garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik;
b) mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor;
c) drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore. te cilat. me akte ligjore e nënligjore te veçanta, janë caktuar ne varësinë e tij te drejtpërdrejtë;
ç) bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor, si dhe te këtyre me organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark;
d) është i vetmi institucion administrativ qe verifikon ligjshmërinë e akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark. ne përputhje me dispozitat e kreut III le këtij ligji Prefekti ushtron kontroll financiar mbi këto organe ne mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj

KREU II

MARREDHENIET E PREFEKTIT ME ADMINISTRATEN E SHTETIT

Neni 7
Marrëdhëniet e prefektit me Këshillin e Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera qendrore

1. Prefekti për veprimtarinë e vet përgjigjet përpara Këshillit te Ministrave dhe i raporton Kryeministrit për detyrat qe i janë ngarkuar
2. Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore vendosin lidhje te drejtpërdrejta me prefektin për probleme te veprimtarisë qe ata drejtojnë
3. Këshilli i Ministrave, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore dërgojnë rregullisht te prefekti te gjitha aktet qe ata nxjerrin, te cilat, ne përmbajtje te tyre, caktojnë detyra ne fushën e veprimtarisë se institucioneve qendrore ne nivel vendor ose detyra për organet e administratës se qeverisjes vendore.
4. Prefekti, për veprimtarinë qe mbulon, mund te paraqesë pranë ministrive projektakte për zgjidhjen e problemeve te veprimtarisë se tyre. Brenda një muaji ministri duhet t'i ktheje përgjigje prefektit për mënyrën dhe zgjidhjen e dhënë nga ana e tij .
5. Konfliktet qe mund te lindin ndërmjet ministrit dhe prefektit zgjidhen nga Kryeministri.

Neni 8
Përgjegjësitë ne marrëdhënie me institucionet qendrore ne nivel vendor

Prefekti për kryerjen e funksioneve ne marrëdhënie me institucionet qendrore ne nivel vendor, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme, me përjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj:
a) Kontrollon dhe u kërkon atyre marrjen e masave për zbatimin e programeve te Qeverise, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave te përcaktuara ne aktet ligjore e nënligjore, qe rregullojnë veprimtarinë e institucionit përkatës.
b) Ndihmon dhe u kërkon hartimin e planeve te zhvillimit dhe te projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave te përcaktuara me ligj, dhe ua paraqet mendimet e tij ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore.
c) Kontrollon periodikisht dhe kërkon plotësimin e detyrave për zbatimin e buxhetit ne sektorët qe ata mbulojnë.
ç ) Merr prej tyre te dhëna ne përputhje me klasifikimin e përcaktuar nga institucioni qendror përkatës, me përjashtim te rasteve kur ndalohet me ligj ose me akte nënligjore.

Neni 9
Përgjegjësitë për emërim dhe shkarkim

1. Prefekti ne përputhje me strukturën administrative te miratuar, sipas përcaktimeve te nenit 19 te këtij ligji, emëron dhe largon, sipas procedurave te përcaktuara ne ligj, punonjësit e vet te administratës, si dhe te strukturave administrative, te cilët, me akte ligjore e nënligjore te veçanta, i janë caktuar drejtpërdrejt atij .
2. Prefekti i propozon ministrit ose drejtuesit te institucionit qendror përkatës emërimin dhe largimin e drejtuesve te institucioneve qendrore ne nivel vendor qe veprojnë ne territorin e qarkut. Ne rastin e emërimit propozohen jo me pak se dy kandidatura.

Neni 10
Detyra ne lidhje me organet e Policisë se Shtetit

Prefekti bashkëpunon me organet e Policisë se Shtetit për marrjen e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike ne territorin e qarkut. Për këtë, ai kryen këto detyra:
a) Kërkon zbatimin e masave për ruajtjen e rendit, sipas përgjegjësive e detyrave te përcaktuara ne aktet ligjore e nënligjore. Ai kërkon dhe merr rregullisht njoftim nga drejtori i
policisë se qarkut për problemet e rendit.
b) Bashkërendon veprimtarinë dhe siguron mbështetjen e ndërsjellë te organeve te Policisë , se Shtetit, te institucioneve qendrore ne nivel vendor dhe te organeve te qeverisjes vendore, për ruajtjen e rendit dhe te sigurisë publike dhe për zbatimin e akteve te organeve te qeverisjes vendore.

Neni 11
Detyra ne lidhje me strukturat e mbrojtjes

Për strukturat e mbrojtjes, përveç detyrave te përcaktuara me akte te tjera ligjore e nënligjore, prefekti ka edhe këto detyra:
a) Bashkërendon punën e degëve te mobilizimit, ne nivel vendor, te reparteve ushtarake dhe organeve te qeverisjes vendore ne qark për plotësimin e detyrave ne fushën e mobilizimit ushtarak.
b) Kontrollon marrjen e masave nga njësitë ushtarake për plotësimin e detyrave me karakter civil qe u ngarkohen atyre nga organet përkatëse.
c) Ne raste te veçanta, ne përputhje me legjislacionin përkatës, u kërkon komandave te njësive ushtarake ne territorin e qarkut mbështetje për përballimin e detyrave me karakter civil dhe ne veçanti ne përballimin e situatave emergjente.

Neni 12
Te drejta dhe detyra te tjera

Prefekti ka edhe këto te drejta dhe detyra:
a) Jep te dhëna dhe mendime për zhvillimin ekonomiko-shoqëror ne qark. Te dhënat dhe mendimet ua dërgon Këshillit te Ministrave, institucioneve qendrore dhe organeve te qeverisjes vendore.
b) Kujdeset për nxitjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve dhe te veprimtarive me institucione simotra te huaja, duke respektuar aktet ligjore qe rregullojnë këto marrëdhënie.
c) Merr masa për parandalimin dhe shmangien e pasojave qe vijnë nga situata emergjente ose nga fatkeqësi natyrore, duke plotësuar te gjitha detyrat qe i ngarkohen me akte ligjore e nënligjore përkatëse.
ç) Kur e çmon te nevojshme dhe kur i kërkohet, njofton ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore për veprimtarinë e kryer nga institucionet qendrore ne nivel vendor , si dhe për sl1kallen e plotësimit te shërbimit ne sektorët qe ata mbulojnë.
d) Ne periudha te caktuara kohe, por jo me pak se dy here ne vit, njofton Këshillin e Ministrave për veprimtarinë e kryer nga ai ne plotësimin e detyrave te caktuara.
dh) Drejton ose merr pjese ne ceremonitë zyrtare shtetërore qe zhvillohen ne qark, krahas funksionareve te larte te shtetit ose si përfaqësues i autorizuar i tyre, si dhe ne veprimtaritë e organizuara nga organet e qeverisjes vendore, kur ftohet prej tyre.
e) Çdo muaj, ne baze rrethi, shqyrton veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor dhe bashkërendon punën ndërmjet tyre dhe organeve te qeverisjes vendore.
e) Ushtron dhe përgjegjësi e detyra te tjera qe i ngarkohen me ligj ose me akte te veçanta te Këshillit te Ministrave.

KREU III

MARREDHENIET E PREFEKTIT ME ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Neni 13
Prefekti dhe organet e qeverisjes vendore

Ndërmjet prefektit dhe organeve te qeverisjes vendore nuk ka marrëdhënie varësie. Raportet e tyre vendosen ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Neni 14
Verifikimi i ligjshmërisë se akteve

1. Zbatimi i akteve te organeve te qeverisjes vendore behet ne përputhje me piken 6 te nenit 33 te ligjit nr.8652, date 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".
2. Verifikimi i ligjshmërisë se akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore, ne komuna, bashki dhe qark, nga prefekti behet pa penguar zbatimin e tyre, duke respektuar procedurat e mëposhtme:
a) Çdo organ i qeverisjes vendore është i detyruar te depozitoje te prefekti te gjitha aktet me karakter normativ, brenda 7 ditëve nga data e shpalljes se tyre.
Marrja dijeni nga prefekti për aktin e depozituar nga organi i qeverisjes vendore vërtetohet me regjistrimin e tij ne zyrën e protokollit te prefektit.
b) Për çdo akt te regjistruar ne zyrën e protokollit, prefekti detyrohet te shprehet për ligjshmërinë e tij brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit, sipas procedurave te mëposhtme:
i) Ne rastet kur vëren papajtueshmëri ligjore te aktit, prefektit i lind e drejta t'ia ktheje atë organit përkatës te qeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e vërejtura. Ne këtë rast, organi i qeverisjes vendore rishqyrton aktin. Vendimi i marre nga organi i qeverisjes vendore pas rishqyrtimit te aktit te kthyer nga prefekti, depozitohet pranë prefektit me te njëjtën procedure dhe afat si ne shkronjën "a" te kësaj pike.
Ne rast se vërehen përsëri papajtueshmëri ligjore ne aktin e rishqyrtuar, i drejtohet gjykatës, nen juridiksionin e se cilës është organi i qeverisjes vendore, duke kërkuar deklarimin e pavlefshëm te këtij akti.
Prefekti ka te drejtën e kthimit vetëm një here te një akti.
ii) Ne rastet kur vëren shkelje ligjore ne akt dhe vlerëson se kthimi i aktit organit te qeverisjes vendore nuk do te jete i frytshëm, prefektit i lind e drejta qe, pa ndjekur procedurën e përcaktuar ne shkronjën b(i) te kësaj pike, te kërkojë pavlefshmërinë e aktit drejtpërdrejt ne gjykate, nen juridiksionin e se cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore.
iii) Ne çastin kur kërkon pavlefshmërinë e aktit ne gjykate, prefekti njofton organin e qeverisjes vendore.

Neni 15
Verifikimi ne vend i ligjshmërisë se akteve

1. Prefekti verifikon ligjshmërinë e akteve me karakter normativ drejtpërdrejt dhe sistematikisht ne organet e qeverisjes vendore, si dhe ne organizmat qe krijohen pranë tyre, kur nuk përcaktohet ndryshe ne akte te tjera ligjore, jo me pak se një here ne gjashte muaj.
2. Ne rast se gjate verifikimit ne vend te ligjshmërisë prefekti vëren akte, te cilat nuk janë depozituar tek ai, ka te drejte te kërkojë pavlefshmërinë e tyre pranë gjykatës.

Neni 16
Kontrolli i përgjegjësive te deleguara

1. Prefekti kontrollon realizimin e funksioneve dhe te përgjegjësive te deleguara nga pushteti qendror dhe përdorimin e fondeve te parashikuara për to, si ne rastin kur ato janë te parashikuara ne ligj, ashtu edhe kur janë përcaktuar ne marrëveshje te përbashkëta, ndërmjet një institucioni qendror dhe organit te qeverisjes vendore.
2. Prefekti kontrollon përdorimin e dhuratave dhe te kredive te dhëna qe rrjedhin nga marrëveshje te Qeverise me organizma ndërkombëtare.

Neni 17
Shqyrtimi i ankesave te shtetasve

1. Prefekti shqyrton ankesat e shtetasve për ligjshmërinë e akteve me karakter normativ te nxjerra nga organet e qeverisjes vendore.
Ne këto raste ai u kërkon organeve te qeverisjes vendore depozitimin e aktit përkatës te prefekti, ne rast se një gjë e tille nuk është bere me pare, ose zbaton procedurat e përcaktuara ne nenin 15 te këtij ligji.
2. Kur vëren papajtueshmëri ligjore te aktit, prefekti vepron sipas procedurave te përcaktuara ne shkronjën b(i) ose b(ii) te pikës 2 te nenit 14 te këtij ligji.

KREU IV

VENDIMMARRJA DHE ORGANIZIMI

Neni 18
Vendimmarrja

1. Ne zbatim te përgjegjësive te tij, prefekti nxjerr urdhra dhe udhëzime te detyrueshme për zbatim, ne përputhje me misionin e tij .
2. Aktet e prefektit bëhen te zbatueshme pasi u bëhen te njohura institucioneve ose personave te interesuar .
3. Ne rastet kur lindin konflikte ndërmjet një ministrie ose drejtuesi te një institucioni shtetëror qendror jashtë sistemit te ministrive dhe prefektit për urdhrat ose udhëzimet qe ai ka nxjerre, zgjidhja behet sipas përcaktimeve te pikës 5 te nenit 7 te këtij ligji.
4. për rastet e konflikteve te subjekteve qe nuk përfshihen ne piken 3 te këtij neni dhe prefektit, palës se interesuar i lind e drejta t'i drejtohet gjykatës, nen juridiksionin e se cilës ndodhet subjekti i interesuar .

Neni 19
Administrata e prefektit

Për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e përgjegjësive e te detyrave, prefekti ka administratën e vet. Struktura dhe detyrat e administratës se prefektit, me propozimin e Ministrit te Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit, miratohen nga Kryeministri.

Neni 20
Nënprefekti

1. Ne mbështetje te veprimtarisë se prefektit dhe ne përbërje te administratës caktohen nënprefektët, si rregull një nënprefekt ne çdo rreth te qarkut, sipas ligjit nr.8653, date 31.7.2000 "Për ndarjen administrativo-territoriale te njësive te qeverisjes vendore te Republikës se Shqipërisë" .
2. Nënprefekti emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit, me propozimin e prefektit.
3. Nënprefekti, për veprimtarinë e vet ne rrethin ku ai është emëruar, përgjigjet drejtpërdrejt te prefekti.
4. Nënprefekti kryen këto detyra:
a) kontrollon dhe kërkon nga institucionet qendrore ne nivel vendor, qe veprojnë ne rreth, marrjen e masave për plotësimin e detyrave, ne zbatim te akteve ligjore e nënligjore qe rregullojnë veprimtarinë e tyre;
b) organizon takime periodike dhe, kur i kërkohet nga prefekti, bashkërendon punën me drejtuesit e institucioneve qendrore ne nivel vendor për realizimin e detyrave te ngarkuara.
Me kërkesë te prefektit, nënprefekti mund te veproje për te siguruar bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore për kryerjen e funksioneve te përbashkëta dhe te deleguara për to;
c) raporton sistematikisht te prefekti për punën qe kryhet për plotësimin e detyrave nga administrata civile e shtetit ne rreth;
ç) organizon punën për zbatimin e urdhrave dhe udhëzimeve te prefektit;
d) drejtën veprimtarinë e strukturave administrative ne rreth qe janë ne varësi te drejtpërdrejtë te prefektit;
dh) i propozon prefektit masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror te rrethit ku ushtron funksionet;
e) kryen dhe detyra te tjera qe i ngarkohen nga prefekti, ne zbatim te akteve ligjore e nënligjore;
ë) shërbimet e tjera, qe do te mbulohen nga nënprefekti, përcaktohen me akte nënligjore.
5. Nënprefekti, ne plotësim te detyrave te caktuara ne piken 4 te këtij neni, lëshon dokumente te firmosura dhe te vulosura nga ai, sipas rregullave te përcaktuara nga prefekti.

Neni 21
Organi këshillues pranë prefektit

1. Pranë prefektit funksionon organi këshillues i tij. përbërja e këtij organi caktohet me urdhër te prefektit.
2. Ne organin këshillues, si rregull, marrin pjese, me pëlqimin e tyre, kryetari i këshillit te qarkut, kryetaret e bashkive dhe te komunave, si dhe drejtori i policisë se qarkut, drejtuesit dhe specialistet e institucioneve shtetërore, përfaqësues nga shoqëria civile, specialistet për fushat parësore te zhvillimit.
3. Numri i anëtarëve te organit këshillues është deri ne 15 veta.
4. Organi këshillues mblidhet, si rregull, një here ne muaj, për probleme te përgjegjësive dhe te detyrave te prefektit.
5. Rregullorja e funksionimit te organit këshillues miratohet nga vete organi këshillues.

Neni 22
Shfuqizime

Ligji nr.7608, date 22.9.1992 "Për prefekturat", ndryshuar me ligjin nr. 8209, date 22.4.1997, shfuqizohet.

Neni 23
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3439, date 9.8.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.104 207250004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan