marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per gjendjen civile.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8950
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 10.10.2002
Data e aprovimit te Aktit: 10.10.2002
Numri i neneve: 74
Numri i fletores zyrtare: 71
Data e fletores zyrtare: 13.11.2002
Aktiviteti: Gjendja Civile
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Objekti i ketij ligji eshte kuptimi dhe perberesit e gjendjes civile te shtetasve shqiptare dhe personave pa shtetesi, si dhe organizimi e funksionimi i sherbimit te gjendjes civile ne Republiken e Shqiperise.
Amendamente
1 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8950, date 10.10.2002 "Per gjendjen civile"
Akte te ngjashem
1 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8950, datë 10.10.2002 "Për gjendjen civile", të ndryshuar.
2 Për disa shtesa ne ligjin nr.8950, date 10.10.2002 "Per gjendjen civile"
3 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8950, date 10.10.2002 "Per gjendjen civile"
4 PËR PROCEDURAT E PASTRIMIT TË DUBLIMEVE NGA BAZA E TË DHËNAVE E REGJISTRIT KOMBËTAR TË GJENDJES CIVILE DHE REGJISTRIT THEMELTAR TË SHTETASVE
5 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR RREGULLAT E PUNËS NË HARTË PËR NUMËRTIMIN E NDËRTESAVE DHE PËRCAKTIMIN E ADRESËS Së SHTETASVE NGA BASHKITË/KOMUNAT/NJëSITë BASHKIAKE”
6 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.21, DATË 9.1.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS , TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJËS CIVILE NË NJËSITË e QEVERISJES VENDORE”
7 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.21, DATË 9.1.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE, NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE”
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr. 8950, date 10.10.2002

PER GJENDJEN CIVILE

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Objekti i këtij ligji është kuptimi dhe përbërësit e gjendjes civile te shtetasve shqiptare dhe personave pa shtetësi, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit te gjendjes civile ne Republikën e Shqipërisë.

Neni 2
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji:
1. "Regjistër Kombëtar i Gjendjes Civile" është dokumenti shtetëror ku pasqyrohen
përbërësit e gjendjes civile për çdo shtetas.
2. "Regjistri themeltar" është libri me flete te hapur për çdo familje, ku pasqyrohen, për secilin person, te gjithë përbërësit e gjendjes civile.
3. "Përbërës te gjendjes civile" janë te gjitha elementet e përcaktuara ne këtë ligj, qe shërbejnë për plotësimin e te dhënave, për qartësimin dhe saktësimin e identitetit te çdo shtetasi.
4. "Përbërës te prezumuar" janë përbërësit e gjendjes civile, qe vlerësohen te mirëqenë deri
ne çastin qe vërtetohet ndryshe.
5. "Plotësime me akte" është procesi i plotësimit te te dhënave, te cilat mungojnë ne akte.
6. "I ngarkuari i posaçëm i pushtetit vendor" është kryetari i bashkisë ose i komunës ose personi i autorizuar me shkrim prej tij .

Neni 3
Kuptimi i gjendjes civile

1. Gjendja civile është tërësia e te dhënave personale, qe vërteton lindjen, ekzistencën, individualitetin e shtetasve, si dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Këto te dhëna shërbejnë për realizimin dhe mbrojtjen e te drejtave te shtetasve ne marrëdhëniet me shoqërinë e shtetin shqiptar , si dhe për ushtrimin e funksioneve te organeve dhe institucioneve shtetërore .
2. Gjendja civile e shtetasve shqiptare me banim jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë vërtetohet, ne te njëjtën mënyrë, siç parashikohet ne këtë ligj, për shtetasit shqiptare me banim ne territorin e Republikës se Shqipërisë.

Neni 4
Gjendja civile e shtetasve te huaj dhe e personave pa shtetësi

1. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, me banim te përhershëm ne Republikën e Shqipërisë, gëzojnë te gjitha te drejtat, sipas këtij ligji, me përjashtim te te drejtave, qe lidhen ngushte me shtetësinë shqiptare dhe te veçorive ne mënyrën e dokumentimit.
2. Gjendja civile e shtetasit te huaj, me banim te përhershëm ne Shqipëri, përcaktohet ne dokumentet e shtetit përkatës, ndërsa ajo e personit pa shtetësi, ne dokumentet e shtetit ku ka lindur ose prej nga ka ardhur .
3. Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me banim te përkohshëm, vizitore ose ne kalim transit ne Shqipëri, kane te drejte qe, nëpërmjet shërbimit te gjendjes civile, te evidentojnë dhe te vërtetojnë taktet juridike te tyre, te ndodhura ne territorin e Republikës se Shqipërisë, sikurse çdo shtetas shqiptar, përveçse kur ka pengese ose procedure te veçante me ligj ose marrëveshje ndërkombëtare.

Neni 5
Karakteri personal i te dhënave

1. Te dhënat individuale e familjare te përbërësve te gjendjes civile kane karakter personal. Aktet, te dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit qe i përkasin këto te dhëna, anëtarit te familjes se te njëjtës flete, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose me prokure dhe, pas vdekjes, atyre qe kane legjitimitetin e kërkimit te trashëgimisë ligjore ose trashëgimtareve testamentare.
2. Te dhënat individuale e familjare te përbërësve te gjendjes civile mund te kërkohen dhe te merren nga institucionet dhe organet, te cilave kjo e drejte u njihet me ligj te veçante.
3. Subjektet qe kërkojnë dhe marrin te dhëna te gjendjes civile drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes civile, i përdorin ato vetëm për qëllimin për te cilin janë marre, duke u rezervuar ne publikimin e tyre, përveçse kur autorizohen sipas ligjit.

Neni 6
Vlera juridike e te dhënave

1. Te dhënat e gjendjes civile janë te vlefshme vetëm nëse lëshohen nga nëpunës te shërbimit te gjendjes civile, ne mënyrën e ne formën qe parashikohen ne këtë ligj dhe ne aktet nënligjore te dala ne zbatim te tij.
2. Për çdo akt dhe dokument qe u jepet shtetasve, institucioneve dhe organeve te autorizuara me ligj, nëpunësi i zyrës se gjendjes civile shënon, ne mënyrë te plote, emrin, mbiemrin, nënshkrimin e vet dhe përdor vulën zyrtare te shërbimit te gjendjes civile.

Neni 7
Papajtueshmëria e veprimeve

Ne zyrën e gjendjes civile ku është i emëruar, nëpunësi i gjendjes civile nuk mund te kryeje veprime te gjendjes civile, kur këto i përkasin atij vete, bashkëshortit e fëmijëve te tij, prindërve, gjyshit, gjyshes, vëllezërve, motrave, vjehrrit ose vjehrrës. Ne këto raste veprimet kryhen nga një nëpunës tjetër i shërbimit te gjendjes civile ose nga një person i autorizuar nga drejtuesi i institucionit, ku ky nëpunës kryen veprimtarinë.

KREU II
GJENDJA CIVILE

Neni 8
Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile te shtetasve

1. Përbërësit e gjendjes civile janë emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e mëmësisë, vdekja, shpallja i/e zhdukur dhe fakte te tjera te parashikuara nga ligji.
2. Shtetësia shqiptare, si përbërëse e gjendjes civile, është elementi i vetëm dallues nga shtetasit e huaj e personat pa shtetësi dhe te drejta te veçanta te tyre.
3. Elementet përbërëse ne dokumentet e shërbimit te gjendjes civile kane përparësi ndaj te njëjtave elemente te çdo akti tjetër , shtetëror ose privat, dhe janë te detyrueshme te respektohen.

Neni 9
Numri i identitetit

1. Numri i identitetit është numri unik i papërsëritshëm, qe i caktohet çdo shtetasi shqiptar , shtetasi te huaj me qëndrim te përhershëm ose shtetasi te huaj me lidhje ekonomike te caktuara, si dhe çdo personi pa shtetësi nga shërbimi i gjendjes civile.
2. Mënyra e formimit te këtij numri përcaktohet me ligj te veçante.
3. për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi përcaktohet numri i identitetit si për shtetasit shqiptare.

Neni 10
Veçoritë e disa përbërësve te gjendjes civile

Lindja, seksi, emri e mbiemri, raportet e atësisë, mëmësisë dhe shtetësia janë te drejta personale jopasurore. Këta përbërës njihen e, me përjashtim te seksit, mund te hiqen, te shuhen, te ndryshojnë ose t'u kalojnë te tjerëve vetëm ne rastet e ne mënyrën e përcaktuar shprehimisht ne këtë ligj ose ne Kodin e Familjes.

Neni 11
Regjistrimi i familjes

1. Përbërësit e gjendjes civile te familjes dhe pjesëtarëve te saj. pasqyrohen ne fletën familjare te regjistrit themeltar te zyrës se gjendjes civile te vendbanimit te përhershëm. Kjo flete është një dhe e vetme.
2. Çdo pjesëtar madhor, siç parashikohet ne Kodin e Familjes, ka te drejte te veçohet si familje me vete ose te bashkohet me një familje tjetër, duke respektuar rregullat e përcaktuara ne këtë ligj për regjistrin themeltar .

Neni 12
Transferimi dhe bashkimi familjar

1. Transferimi i te dhënave te gjendjes civile ne një zyre tjetër te gjendjes civile behet me kërkesën e kryefamiljarit, kur ai vërteton ndryshimin e vendbanimit për një afat jo me pak se një vit.
2. Pjesëtari i veçante madhor mund te kërkojë transferimin e te dhënave ne një zyre tjetër te gjendjes civile, vetëm pasi te këtë realizuar veçimin e tij si familje me vete ose bashkimin me një familje tjetër .
3. Bashkimi i një personi ose i një familjeje me një familje tjetër behet me pëlqimin e te gjithë pjesëtarëve madhore, me anën e deklarimit përpara nëpunësit te shërbimit te gjendjes civile, përveç bashkimit me martese .
4. Pranimi i një personi ose i një familjeje ne një familje tjetër lejohet kur plotësohet minimumi i sipërfaqes se banimit te përbashkët prej 4 metrave katrore për fryme, përveç bashkimit me martese dhe birësim.
5. Çdo kryefamiljar është i detyruar te beje transferimin e gjendjes civile te familjes jo me vone se 45 dite nga ardhja ne vendbanimin e ri.
6. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi me banim te përhershëm ne Republikën e Shqipërisë, për çdo veprim, bashkim me familje tjetër ose transferim te gjendjes civile, njoftojnë organin përgjegjës, sipas ligjit nr.8492, date 27.5.1999 "Për te huajt".
7. Rregullat dhe veprimet qe kryhen nga zyrat e gjendjes civile dhe detyrimet e shtetasve për transferimin e te dhënave te gjendjes civile përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 13
Gjendja civile

1. Gjendja civile e një shtetasi mund te jete si vijon:
a) beqar/e;
b) i/emërtuar;
c) i/e ve;
ç) i/e shkurorëzuar.
2. "Beqar/e është shtetasi i cili nuk ka kryer akt martese.
3. "I/e martuar" është shtetasi i lidhur me akt martese.
4. "I/e ve" është shtetasi i lidhur me akt martese, pas vdekjes se bashkëshortes/it.
5. "I/e shkurorëzuar" është shtetasi, martesa e te cilit është zgjidhur me vendim gjyqësor .

Neni 14
Përbërës te rrjedhur nga ngjarje natyrore

Lindja, koha e lindjes, seksi, mëmësia dhe vdekja vërtetohen rregullisht si fakte juridike nga personat zyrtare ose private te pranishëm ne ngjarje.

Neni 15
Përbërës te prezumuar ose te rrjedhur nga veprimet e vete personit

Si fakte juridike te prezumuara me ligj ose te rrjedhura nga veprimet e vete personit i vërtetohen: zotësia për te vepruar, raportet e atësisë, mëmësisë dhe familja.

Neni 16
Përbërës te rrjedhur nga aktet e organeve te tjera

Birësimi, shtetësia, heqja ose kufizimi i zotësisë për te vepruar, si përbërës kryesore, burojnë dhe pasqyrohen vetëm ne mbështetje e ne përputhje me aktin e organit përgjegjës shtetëror, sipas ligjit. Prej tyre përcaktohen edhe përbërësit e tjerë kryesore, kur ndryshohen sipas ligjit.

Neni 17
Vërtetimi i martesës

Fakti juridik i martesës lind dhe vërtetohet me dokumentin qe pasqyron vullnetin e personave ne prani te nëpunësit te gjendjes civile, te te ngarkuarit te posaçëm, te dy dëshmitarëve dhe hartohet ne përputhje me dispozitat e kreut V te këtij ligji.

Neni 18
Burime te tjera

Përbërësit e tjerë vërtetohen sipas ligjit nga organet dhe institucionet shtetërore, subjektet juridike shtetërore e private, ose drejtpërdrejt nga ligji i veçante dhe marrin cilësinë e përbërësit, kur pasqyrohen ne dokumentet e gjendjes civile.

KREU III
NATYRA DHE DOKUMENTIMI PËRBËRËSVE TE GJENDJES CIVILE

Neni 19
Llojet dhe veçoritë e përgjithshme te dokumenteve

1. Gjendja civile e shtetasve vërtetohet dhe dokumentohet ne dokumentet baze te gjendjes civile, te hartuara nga shërbimi i gjendjes civile, ne baze te veprimeve te kryera nga punonjësit e këtij shërbimi ose dokumentet baze te ardhura nga te tretet sipas ligjit.

2. Regjistrat e gjendjes civile janë:
a) Regjistri themeltar i gjendjes civile;
b) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;

3. Aktet e gjendjes civile, sipas se cilave bëhen plotësimet e regjistrave te gjendjes civile
janë:
a) akti i lindjes;
b) akti i martesës;
c) akti i vdekjes;
ç) dokumentet e tjera baze, sipas nenit 25.

4. Dokumentet qe lëshon zyra e gjendjes civile janë:
a) dokumenti i identitetit;
b) certifikata familjare;
c) certifikata e lindjes:
ç) certifikata martesore;
d) certifikata e vdekjes.

5. Forma, elementet përbërëse, mënyra e mbajtjes, afati i përdorimit te dokumenteve dhe akteve baze, qe mbahen dhe lëshohen nga zyrat e gjendjes civile, si dhe rregullat e lëshimit te këtyre dokumenteve nga këto zyra, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 20
Dokumenti i identitetit

1. Dokumenti baze i përhershëm për identifikimin e shtetasve është dokumenti i identitetit.
2. Elementet, forma dhe mënyra e pajisjes se shtetasve me dokumentin e identitetit, përcaktohen me ligj te veçante .
3. Personat qe, për efekt moshe, nuk përfitojnë dokument identiteti, pajisen nga zyra e gjendjes civile me certifikate lindjeje me fotografi.

Neni 21
Regjistri themeltar i gjendjes civile

1. Regjistri themeltar i gjendjes civile është dokumenti përmbledhës i te gjithë përbërësve te gjendjes civile, i sistemuar për çdo familje, sipas adresës.
2. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, kur kane banim te përhershëm ne territorin e Republikës se Shqipërisë, përfshihen ne regjistra themeltare te veçante.

Neni 22
Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile

1. Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile është dokumenti unik shtetëror, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile për çdo shtetas.
2. Krijimi dhe administrimi i Regjistrit Kombëtar te Gjendjes Civile behet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, sipas te dhënave qe dërgojnë zyrat e gjendjes civile ne bashki e komuna, si dhe shërbimit te gjendjes civile ne përfaqësitë diplomatike e konsullore.
3. Krijimi dhe mënyra e mbajtjes se Regjistrit Kombëtar te Gjendjes Civile përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 23
Aktet për lindjet, martesat e vdekjet

1. Lindjet, martesat dhe vdekjet pasi te pasqyrohen ne akte te veçanta qe mbahen për çdo rast te renditura kronologjikisht ne libra te veçante, regjistrohen ne regjistrat themeltare te shtetasve.
2. Aktet e lindjes dhe te vdekjes se shtetasit shqiptar mbahen ne zyrën e gjendjes civile, ku ndodhet i regjistruar ne regjistrin themeltar, ndërsa akti i martesës mbahet ne çdo zyre te gjendjes civile.
3. Lindjet, martesat dhe vdekjet e shtetasve te huaj ose te personave pa shtetësi pasqyrohen ne libra te veçante, qe mbahen nga përgjegjësi i zyrës se gjendjes civile te vendit ku janë te regjistruar ose ku lidhet martesa.
4. Aktet e lindjes, martesës e vdekjes, te mbajtura jashtë shtetit, për shtetasit shqiptare, si dhe për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi me banim te përhershëm ne Shqipëri përcillen ne rruge diplomatike ne zyrën përgjegjëse te gjendjes civile shqiptare jo me vone se 3 muaj pas plotësimit te tyre.

Neni 24
Mënyra e plotësimit te regjistrave

1. Regjistrat themeltare te krijuar rishtas nga nëpunësi i gjendjes civile plotësohen sipas regjistrit te mëparshëm ose vendimit te organit përgjegjës, sipas këtij ligji. Ne këtë regjistër, kur ai ruhet, nuk pasqyrohen burimet e te dhënave qe kishte regjistri i mëparshëm, por behet vetëm referimi i përgjithshëm. Secila flete familjare plotësohet nga nëpunësi i gjendjes civile dhe vërtetohet nga plotësuesi, duke shënuar kohen e plotësimit, emrin, nënshkrimin e vulën.
2. Regjistrat dhe aktet e gjendjes civile plotësohen me dorëshkrim vetëm nga nëpunësi i gjendjes civile, pasi ka administruar drejtpërdrejt dokumentet baze ose ka pranuar personalisht deklarimet për faktin e lindjes, lidhjen e martesës ose vdekjen, ne përputhje me kërkesat e këtij ligji.
3. Ne librat e akteve, përbërësit e gjendjes civile te nëpunësit, te ngarkuarit te posaçme te pushtetit vendor, te dëshmitarëve ose te deklaruesit te faktit, pasqyrohen sipas dokumentit te identitetit, ndërsa përbërësit e gjendjes civile për personat, te cilëve u përpilohet akti, plotësohen vetëm sipas regjistrit themeltar, drejtpërdrejt ose me certifikate nga zyra përkatëse.

Neni 25
Dokumentet e tjera baze

1. Dokumentet e tjera baze janë aktet zyrtare ose private, te cilat vërtetojnë taktet e tjera juridike, sipas ligjit, ose ndryshojnë faktet juridike te vërtetuara me librat e akteve te gjendjes civile. Përmbajtja e tyre, kur pasqyrohet ne regjistrin themeltar, shndërrohet ne përbërës te gjendjes civile te shtetasit.
2. Dokumentet e tjera baze, si dhe i gjithë dokumentacioni tjetër me karakter administrativ, plotësohen e administrohen, ne përputhje me kriteret ligjore përkatëse, sipas llojit te dokumentit.

Neni 26
Nënshkrimi i akteve

1. Nëpunësi i gjendjes civile, i interesuari, si dhe te pranishmit, kur parashikohet nga ky ligj, nënshkruajnë me te njëjtin mjet, me te cilin hartohet akti, si dhe shënojnë emrin, atësinë e mbiemrin. Nënshkrimi i nëpunësit te gjendjes civile, ne çdo rast, shoqërohet me emrin, mbiemrin dhe vulën e zyrës se gjendjes civile, ne te kundërt veprimi quhet i pavlefshëm.
2. Kur personi nuk di ose nuk është ne gjendje fizike te nënshkruajë, ne akt shënohen shkaqet, te vërtetuara me nënshkrim te veçante te nëpunësit dhe te pjesëmarrësve te tjerë te pranishëm ne veprim, si dhe një te ngarkuari te posaçme te organit te pushtetit vendor përkatës.

Neni 27
Gabimet gjate veprimeve

1. Gjate plotësimit te regjistrave themeltare, çdo gabim ne fakt, shifër, fjale, fjali ose pozicion, anulohet me vize ne tekst, me shënimin "anulohet" te bere nga nëpunësi i gjendjes civile. Anulimi vërtetohet me emrin, mbiemrin, nënshkrimin e nëpunësit dhe vulën e zyrës, duke rishikuar tekstin rregullisht, përndryshe anulimi dhe teksti i rishkruar janë te pavlefshëm.
2. Kur nuk ka vend për rishkrim, ne faqen përkatëse behet shënimi sqarues dhe rishkrimi ne kolonën e vërejtjeve, i vërtetuar si me sipër .
3. Ne plotësimin e librave te akteve, gabimet lidhur me faktin ose me shkrimin nuk korrigjohen, por e gjithë fleta përkatëse anulohet, duke u kryqëzuar me viza me shënimin e nëpunësit "anulohet", te vërtetuar me nënshkrimet përkatëse. Kjo flete mbetet ne regjistër dhe ne fletën pasardhëse hartohet akti me te njëjtin numër .
4. Kur ne secilin lloj regjistri apo libër aktesh vërehen gabime materiale, "anulimi" shoqërohet me shpjegimet sqaruese.
5. Përmbajtja e fletës familjare te regjistrit themeltar është e pavlefshme kur përbërësi i përket periudhës para krijimit te regjistrit dhe nuk ka dorëshkrimin e plotësuesit te pare te asaj flete ose, pavarësisht nga periudha qe i përket, nuk mbështetet ne një libër aktesh ose dokument baze te pasqyruar si burim edhe ne faqen përkatëse te asaj flete familjare.

Neni 28
Plotësimet ne dokumentet e gjendjes civile

1. Kur ne regjistrin themeltar gjendet rubrike qe nuk pasqyron përbërësin përkatës, behet plotësimi me miratimin e drejtuesit te zyrës se gjendjes civile kur:
a) përbërësi figuron ne librin e akteve te asaj zyre ose te vendit prej nga ka ardhur me transferim për çdo shkak;
b) i interesuari paraqet dokumentin baze nga burimi përgjegjës, sipas ligjit;
c) vërtetohet ne te gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate.
2. Kur ne librin e akteve gjendet një rubrike qe nuk pasqyron përbërësin përkatës, behet plotësim mbi bazën e aktit te origjinës ose me vendim gjykate.
3. Aktet dhe dokumentet baze te lëshuara jashtë shtetit, qe kane mangësitë e mësipërme, nuk pranohen për veprim nga shërbimi i gjendjes civile.
4. Kur i interesuari vërteton se organi i atjeshëm refuzon ose është e pamundur te behet plotësimi për shkaqe objektive dhe kur ne atë shtet nuk njihet përbërësi sipas ligjit shqiptar , plotësimi behet me vendim gjykate.


Neni 29
Detyrimet e organeve te tjera

1. Te gjitha organet, qe ne mbështetje te këtij ligji ose ligji te veçante, janë përgjegjëse për caktimin, vërtetimin ose ndryshimin e një përbërësi te gjendjes civile, detyrohen te dërgojnë, zyrtarisht e drejtpërdrejt, një kopje te vendimit ne zyrën ku personi figuron ne regjistrin themeltar , brenda 15 ditëve nga lëshimi i aktit ose nga marrja e formës se prere te vendimit.
2. Kur ne rastet e parashikuara ne këtë ligj, veprimi kryhet për persona qe figurojnë ne regjistrin themeltar te një zyre tjetër, kopja e vendimit i dërgohet zyrtarisht asaj zyre brenda një afati 5-ditor .

Neni 30
Administrimi i dokumentacionit

1. Regjistri themeltar, librat e akteve dhe te dhënat qe përmbajnë këto regjistra plotësohen dhe përdoren sipas përcaktimeve te këtij ligji e ligjeve te tjera te veçanta.
2. Regjistri themeltar mbahet për përdorim ne zyrën përkatëse me te gjitha vëllimet shtese. Kur behet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, krijohet regjistër i ri, ndërsa regjistri i vjetër dorëzohet menjëherë ne arkivin e degës se gjendjes civile ne qark. Ky regjistër ruhet përgjithmonë.
3. Librat e akteve mbyllen me 31 dhjetor te çdo viti, dorëzohen ne arkivin e degës se gjendjes civile te qarkut jo me vone se data 10 janar e vitit pasardhës dhe ruhen përgjithmonë.
4. Dokumentet mbi te cilat bazohet formulimi i akteve te gjendjes civile, vendosen ne arkivin e zyrës se gjendjes civile ne bashki ose komune muajin e pare te vitit pasardhës dhe ruhen 10 vjet.
5. për administrimin e gjithë dokumentacionit, shërbimi i gjendjes civile zbaton rregullat e përgjithshme për arkivat, për sa nuk parashikohet dhe nuk bie ne kundërshtim me këtë ligj .

Neni 31
Evidentimi dhe shfrytëzimi i përmbajtjes se regjistrave me sisteme informatike

1. Përmbajtja e regjistrave, librave te akteve dhe veprimet me to, duhet te bëhen dhe me teknika informatike.
2. Krijimi, rregullat për shfrytëzimin e teknikes dhe te rrjetit informativ përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

KREU IV
REGJISTRIMI I AKTEVE TE LINDJES

Neni 32
Dokumentet baze te lindjes

1. Lindjet si fakt, kohe, vend, seks e mëmësi, vërtetohen me raport mjekësor ose procesverbal te hartuar ne kohen e lindjes, i cili vërtetohet nga personeli mjekësor i pranishëm ose i ngarkuari i posaçëm i pushtetit vendor, si dhe përgjegjësi ose kapiteni i trenit, i anijes ose i avionit ne udhëtim, komandanti i burgut ose i repartit ushtarak, apo zyrtare te përfaqësive diplomatike jashtë shtetit. Dokumentet e mësipërme shërbejnë për plotësimin e aktit te lindjes.
2. Kur lindja ndodh pa praninë e mjekut dhe jashtë institucioneve te përmendura ne piken 1, vërtetimi behet ne baze te raportit te mjekut pasi ai merr kontakt me nënën dhe fëmijën.
3. Kur organet gjenitale te fëmijës kane çrregullime, seksi përcaktohet vetëm me raport mjekësor .
4. Kur lindin binjake siameze, te gjalle, ata regjistrohen te lindur me vete.

Neni 33
Dokumentet baze te personave te gjetur

1. Foshnja e gjetur, te cilës nuk i dihen prindërit, prezumohet e lindur ne vendin ku është gjetur dhe ne kohen qe përcaktohet me raport mjekësor .
2. Foshnja e gjetur, te cilës nuk i dihen prindërit, pajiset me procesverbalin e organeve përkatëse te rendit publik dhe raportin mjekësor te lëshuar nga mjeku i zonës ku është gjetur.
3. Me kërkesë te shërbimit te gjendjes civile ose kryesisht me miratimin e kryetarit te bashkime ose komunës ku është gjetur foshnja, asaj i caktohet emri e mbiemri, si dhe emra prindërish provizore, qe mund te ndryshojnë me kërkesë te vete fëmijës, kur behet madhore ose me vërtetimin ligjërisht te prindërve.
4. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për te gjeturin qe ka humbur kujtesën ose është i paafte mendërisht dhe qe nuk identifikohet. Personit te gjetur mund t'i ndryshoje kjo gjendje ne rastet kur i kthehet kujtesa, shërohet mendërisht ose identifikohet ne mënyrë tjetër.
5. Ne te gjitha rastet e parashikuara ne këtë nen, i gjeturi pasqyrohet si familje me vete ne regjistrin themeltar te vendit ku vendoset për jetese, me përjashtim te te gjeturit madhor qe flet vetëm gjuhe te huaj e qe regjistrohet si person pa shtetësi .
6. Kriteret e përcaktuara ne këtë nen zbatohen edhe për personin madhor qe ka humbur kujtesën ose është i paafte mendërisht dhe kur nuk i dihen prindërit ose është gjetur me prindër te vdekur, te paidentifikuar, përveç rastit kur ky person flet vetëm gjuhe te huaj, rast ne te cilin trajtohet si person pa shtetësi.

Neni 34
Deklarimi i lindjes

1. Lindja e shtetasit deklarohet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhore te familjes, përfaqësuesit ligjore ose kujdestare dhe, ne pamundësi ose ne mungese te tyre, nga personat qe kane te drejte te vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund te behet edhe nga përfaqësues te nënës me prokure noteriale. Deklarimi i lindjes se foshnjës se gjetur, te cilës nuk i dihen prindërit, behet nga i ngarkuari i posaçëm i pushtetit vendor, nga organi i rendit publik ne juridiksionin e te cilëve ndodhet vendi i gjetjes.
2. Deklarimi behet ne zyrën e gjendjes civile te vendbanimit te prindërve, ndërsa foshnjës se gjetur, te cilës nuk i dihen prindërit, ne atë te vendit ku është gjetur. Për fëmijët e lindur jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë nga shtetas shqiptare me banim te përhershëm ne Shqipëri, deklarimi behet ne shërbimin konsullor shqiptar te vendit ku ka lindur ose ne atë te përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse dhe, kur kjo është e pamundur, deklarimi behet edhe ne shërbimin e gjendjes civile te atij vendi.
3. Ne raste te veçanta, kur nena gjendet ne pamundësi fizike për te bere deklarimin, mund te autorizoje një person tjetër .
4. Kur ka vend për dyshime, nëpunësi i gjendjes civile duhet te shikoje fizikisht te lindurin para mbajtjes se aktit te lindjes, veprim qe pasqyrohet detyrimisht ne atë akt.
5. Deklarimi i lindjes duhet te behet brenda 15 ditëve dhe, ne raste te veçanta, jo me vone se 30 dite nga dita e lindjes. Me kalimin e këtyre afateve lindja konfirmohet vetëm me vendim te gjykatës.

Neni 35
Aktlindja

1. Akti i lindjes vërteton ligjërisht lindjen e shtetasit.
2. Aktet e lindjes mbahen ne librin përkatës te zyrës se gjendjes civile te prindërve, kronologjikisht, sipas datës se deklarimit. Ne raste te përligjura ato mund te mbahen edhe ne gjendjen civile te vendit ku ka ndodhur lindja.
3. Akti i lindjes është procesverbali, qe mbahet për çdo te lindur, i nënshkruar nga nëpunësi i gjendjes civile dhe deklaruesi. Ai përmban:
a) numrin rendor, datën dhe zyrën e gjendjes civile;
b) numrin e përkohshëm te identitetit te fëmijës;
c) identitetin, numrin e identitetit dhe cilësinë e deklaruesit;
ç) numrin e identitetit dhe identitetin e nenës;
d) datën e plote dhe orën e lindjes;
dh) vendin e lindjes;
e) seksin;
ë) faktin nëse ka lindur normal, binjak apo siamez;
f) atësinë dhe numrin e identitetit kur njihet sipas këtij ligji;
g) shtetësinë kur mund te përcaktohet sipas ligjit nr .8389, date 5.8.1998 "Për shtetësinë shqiptare";
gj) emrin e mbiemrin te caktuar sipas këtij ligji.

Neni 36
Emri e mbiemri

1. Nëpunësi i gjendjes civile, ne aktin e lindjes pasqyron emrin qe dëshirojnë prindërit e fëmijës, përveç emrave te papërshtatshëm me karakter fyes, imoral ose racist.
2. Refuzimi i regjistrimit te emrit te caktuar mund te kundërshtohet ne organet gjyqësore.
3. Kur prindërit nuk bien dakord, nëpunësi i gjendjes civile cakton një emër me shënimin ne kllapa "i përkohshëm" deri ne zgjidhjen e konfliktit nga gjykata.
4. Nuk ka papërshtatshmëri sipas këtij ligji, kur shkaku ka lindur pas regjistrimit te emrit.
5. Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, kur konstaton një emër te papërshtatshëm, ka te drejte te kërkojë ndryshimin e tij me vendim gjyqësor .
6. Mbiemri është ai i prindërve. Kur secili nga prindërit ka mbiemër te veçante, vendoset mbiemri i babait dhe, kur e kërkon nena, te dy mbiemrat. Kur nuk ka atësi te njohur, fëmijës i vendoset mbiemri i nenës. Fëmija jashtë martese merr mbiemrin e vajzërisë se nenës.
7. Kur prindërit kane vdekur, nuk janë ne gjendje fizike ose mendore, apo nuk gjenden, emri caktohet nga pjesëtarët e familjes, te afërmit e tjerë e, ne mungese te tyre, si për foshnjën e gjetur qe nuk i dihen prindërit.
8. Kriteret e këtij neni për papërshtatshmërinë e emrit zbatohen edhe për mbiemrin e ri te ndryshëm nga i prindërve.

Neni 37
Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit

1. Emri e mbiemri mund te ndryshojnë ne rastet e përcaktuara ne këtë ligj ose për shkaqe te arsyeshme. Nuk mund te ndryshojnë emri e mbiemri i një personi ndaj te cilit ka kallëzim ose ka nisur procedimi penal, deri ne përfundimin e tij.
2. Emri e mbiemri i madhorit mund te ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij ose te subjekteve te përcaktuara ne këtë ligj, për rastet e papërshtatshmërisë.
3. Emri i personit mund te ndryshoje pas vdekjes, me kërkesë te personave qe kane atë emër përbërës te gjendjes se tyre civile, dhe qe përfshihen ne te njëjtën flete familjare te regjistrit themeltar te zyrës se gjendjes civile te vendbanimit, vetëm për shkak te papërshtatshmërisë.
4. Shërbimi përcakton emrat e papërshtatshëm ne kuptimin e këtij ligji, duke marre mendim paraprak nga institucione te specializuara. Emrat e vlerësuar te papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen drejtpërdrejt ne përmbledhësen, qe i vihet ne dispozicion çdo zyre te gjendjes civile .
5. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit te prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija madhor ndryshimi mund te behet me pëlqimin e tij, përveç rasteve te papërshtatshmërisë.
6. Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit behet pas miratimit te kërkesës se shtetasit nga drejtuesi i zyrës se gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar; Ne rubrikën e vërejtjeve te regjistrit themeltar mbahet procesverbali, ku pasqyrohet shkaku i ndryshimit, emri e mbiemri i ndryshuar dhe nënshkruhet nga nëpunësi i gjendjes civile, kërkuesi dhe te gjithë pjesëtarët madhore te familjes, te cilët e kane përbërës te tyre emrin ose mbiemrin e qe pranojnë ndryshimin, si dhe drejtuesi i zyrës se gjendjes civile.
7. Mbi bazën e procesverbalit ose vendimit gjyqësor, bëhen korrigjimet ne fletën familjare për personat qe kane nënshkruar dhe për te miturit, ndërsa për pjesëtarët e tjerë madhore vetëm pasi te kenë dhënë pëlqimin me shkrim, te nënshkruar, te procesverbalit, përveç rasteve te vendosura nga gjykata.
8. Personat qe e kane përbërës emrin ose mbiemrin, por qe janë familje me vete, bëjnë ndryshimin, me kërkesën e tyre ose kryesisht nga zyra e gjendjes civile, me procesverbal te veçante ne regjistrin përkatës, ndërsa ne rastet e papërshtatshmërisë, janë te detyruar te pasqyrojnë ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
9. Përveç korrigjimeve te mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t'i bëhen përmirësime dhe korrigjime, qe lidhen me ndryshime e saktësime te shkronjave te veçanta, si rezultat i gabimeve materiale te bëra gjate hartimit apo transferimit te te dhënave. Këto ndryshime bëhen mbi bazën e kërkesës se personit te interesuar, bazuar ne një nga dokumentet qe vërtetojnë identitetin e te njëjtit person.
10. Ndryshimet, korrigjimet dhe përmirësimet e bëra kryhen ne zyrën ku ndodhet regjistri themeltar i gjendjes civile dhe i transmetohen zyrave te gjendjes civile ku janë regjistruar akti i lindjes dhe akti i martesës.

Neni 38
Mungesa e te dhënës

1. Kur e dhëna qe kërkohet ne aktin e lindjes nuk vërtetohet rregullisht nga deklaruesi, verifikohet pjesa përkatëse, përveç rasteve te shënimeve te përkohshme, sipas këtij ligji.
2. Me vërtetimin e te dhënës apo caktimin përfundimtar, behet shënimi plotësues vetëm ne regjistrin themeltar, duke saktësuar burimin.

Neni 39
Vlera dhe kundërshtimi i aktit te lindjes

1. Akti i lindjes është i pavlefshëm tërësisht, kur nuk është mbajtur nga shërbimi i gjendjes civile, nuk është përfshirë ne librin përkatës dhe nuk është nënshkruar rregullisht. Ne raste te tjera akti i lindjes është pjesërisht i pavlefshëm, i pasakte ose fiktiv.
2. Nuk mund te konfirmohet përmbajtja tjetër nga ajo e aktit te lindjes pa u vërtetuar pavlefshmëria e plote ose e pjesshme, pasaktësia ose falsiteti i pretenduar për aktin përkatës.
3. Shtetasi, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, si dhe çdo person tjetër qe pretendon se i është cenuar një e drejte ose është privuar nga pasoja juridike te caktuara, pretendimet për pavlefshmëri, pasaktësi e falsitet mund t'i parashtrojnë vetëm gjyqesisht, duke thirrur si te paditur zyrën e gjendjes civile, ku është mbajtur akti dhe deklaruesin, kur nuk është vete paditës.
4. Njohja ose kundërshtimi i atësisë e i mëmësisë bëhen sipas kritereve te përcaktuara ne Kodin e Familjes.

Neni 40
Ndryshimi i te dhënës se aktit te lindjes

Përmbajtja e aktit te lindjes, e pasqyruar ne regjistrin themeltar, mund te ndryshohet drejtpërdrejt nga punonjësi i gjendjes civile ne rastet e përcaktuara shprehimisht ne këtë ligj, për emrin, mbiemrin dhe shtetësinë e përkohshme, ndërsa me kërkesë te shtetasit përkatës, brenda 1 viti nga plotësimi i moshës madhore dhe, pas kësaj, me vendim gjykate.

Neni 41
Plotësimi i te dhënave te aktit te lindjes

1. Ne regjistrin themeltar pasqyrohen te dhënat sikurse janë e për aq sa përmban libri i akteve te lindjes, shoqëruar me shënimin për te dhënat e përkohshme ose mangësitë.
2. Kur ne aktin e lindjes nuk janë shënuar data, ora, vendi i lindjes dhe seksi, behet plotësimi i te dhënave ne regjistrin themeltar, sipas raportit mjekësor ose provave shkencore.
3. Kur data e vendi i lindjes nuk mund te përcaktohen, shënohen si te tilla koha e vendi i takimit te deklaruesit me lehonën e vdekur ose koha e vendi i gjetjes se fëmijës.
4. Kur ne aktin e lindjes është caktuar emri i përkohshëm, është lënë pa shënuar seksi, mbiemri ose shtetësia, mund te behet shënimi ne çdo kohe, kundrejt deklarimit e nënshkrimit te përbashkët te prindërve, sipas raportit mjekësor ose me vendim gjykate. Kur fëmija behet madhor , kjo e drejte mund te ushtrohet vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar zotësia për te vepruar .

KREU V
REGJISTRIMI I AKTEVE TE MARTESAVE

Neni 42
Forma e aktit te martesës

1. Akti i martesës është një procesverbal i mbajtur nga nëpunësi i zyrës se gjendjes civile, ne te cilin pasqyrohet marrëveshja e bashkëshortëve te ardhshëm e lidhur ne prani te nëpunësit te gjendjes civile, sipas kërkesave te Kodit te Familjes. Akti i martesës firmoset nga kryetari i bashkime ose komunës apo personi i autorizuar prej tij .
2. Kur nuk janë plotësuar kërkesat për shpalljen e martesës, ka vend për dyshime ose vihen re pengesa ligjore për lidhje martese e parregullsi ne dokumentet e identitetit te palëve, ndërpriten veprimet dhe njoftohet përgjegjësi i zyrës. Kur është e mundur, bëhen verifikime te menjëhershme dhe veprimet vazhdojnë vetëm kur rrezohen shkaqet qe sollën ndërprerjen me miratimin e drejtuesit te Zyrës, duke e nënshkruar edhe ai aktin e martesës.

Neni 43
Mënyra e mbajtjes se aktit dhe dokumentacioni i kërkuar

1. Akti i martesës mbahet drejtpërdrejt ne fletët e librit përkatës, ne rend kronologjik, për çdo rast, dhe nënshkruhet nga bashkëshortët ne prani te jo me pak se dy personave te tjerë. Kur bashkëshortët nuk dine ose nuk janë ne gjendje fizike te nënshkruajnë, shkaku i mosnënshtrimit pasqyrohet ne akt.
2. Martesa lidhet, kur për secilin bashkëshort vërtetohet identiteti dhe gjendja familjare me certifikatat e lindjes, te cilat janë te vlefshme kur kane shënimin "për lidhje martese" dhe janë lëshuar nga zyra e gjendjes civile ne territorin e Republikës se Shqipërisë jo me shume se 15 dite përpara.
3. Martesa e shtetasit te huaj ose personit pa shtetësi, qe banon jashtë shtetit ose është banues i përkohshëm ne Republikën e Shqipërisë, me shtetas shqiptar lidhet sipas dokumenteve te shtetit, shtetas i te cilit është ose ku ka banimin e përhershëm te lëshuar jo me pare se një muaj nga data qe kërkohet te lidhet martesa, përveç rasteve kur ka mënyra dhe afat tjetër, te përcaktuara ne marrëveshje shumëpalëshe ose dypalëshe.
4. Për te huajt ne azil ose refugjate, akti i martesës bazohet ne dokumentet personale, te vërtetuara brenda 15 ditëve nga organi kompetent shqiptar për te huajt ose drejtpërdrejt nga te dhënat e këtij organi.

Neni 44
Përmbajtja e aktit te martesës

Ne aktin e martesës pasqyrohen treguesit si me poshtë:
a) zyra e gjendjes civile ne te cilën kryhet akti i martesës dhe nëpunësi përkatës;
b) data dhe ora e mbajtjes se aktit te martesës;
c) identiteti, numri i identifikimit, vendbanimi dhe gjendja familjare e palëve;
ç) identiteti i te pranishmeve;
d) njohja e palëve me te drejtat e detyrat, sipas Kodit te Familjes;
dh) lloji i martesës, sipas përcaktimeve te Kodit te Familjes;
e) pohimi i vullnetit për te lidhur martesën ne atë mënyrë;
ë) mbiemër qe do te mbajnë palët pas lidhjes se martesës;
f) njohja e atësisë dhe ose amësisë se fëmijëve te bashkëshortëve te lindur para martesës.

Neni 45
Vendi i lidhjes se martesës

1. Akti i martesës, kur te dy bashkëshortët ose njeri është shtetas shqiptar, mbahet ne njërën nga zyrat ose ne përfaqësitë diplomatike e konsullore ku këta figurojnë ne regjistrin themeltar 2. Akti i martesës ndërmjet dy te huajve me banim te përhershëm ne Shqipëri, mbahet ne zyrën e gjendjes civile ku ata figurojnë ne regjistrin themeltar .
3. Personat shtetas te huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim te përkohshëm ne Shqipëri ose transit, mund te lidhin martese ndërmjet tyre ne një zyre te gjendjes civile me dëshirën e tyre apo kur vërtetohet me raport mjekësor rreziku i vdekjes ose kur njeri ose te dy janë te burgosur ne Republikën e Shqipërisë, si dhe kur ne vendin e tyre nuk mund te lidhin martese ose nuk mund te shkohet për shkaqe objektive.

Neni 46
Institucioni ku lidhet martesa

1. Martesa lidhet, rregullisht, ne zyrat civile ose ne mjedise jashtë tyre te caktuara për lidhjen e martesave, ne çdo rast, ne prani te lire te publikut.
2. Përjashtimisht, martesa mund te lidhet edhe ne vendin ose institucionin ku ndodhet njëra ose te dyja palët, te sëmurë ose te burgosur, kur mjeku ose drejtuesi i burgut nuk autorizojnë daljen nga institucioni përkatës.
3. Me miratimin e drejtuesit te degës se gjendjes civile ne qark, ne raste te veçanta, kur arsyetohet nga ana e tij, martesa mund te lidhet edhe ne vende te tjera.

Neni 47
Vlera juridike e aktit te martesës

1. Martesa nuk vlerësohet e lidhur kur nuk është mbajtur akti i martesës, kur te dy bashkëshortët janë shtetas shqiptare ose njeri dhe kur ne regjistrin themeltar shtetasi figuron i martuar. Ne këtë rast, detyrimisht, behet ndreqja e gabimit material, sipas këtij ligji.
2. Martesa është e pavlefshme si për rastet e kritereve te pavlefshmërisë se martesës, sipas Kodit te Familjes, ashtu edhe për rastet kur akti nuk është mbajtur nga nëpunësi i gjendjes civile, nuk pasqyron identitetin e palëve dhe vullnetin e martesës, si dhe nuk është nënshkruar rregullisht,
3. Kur teksti i aktit te martesës është i tille qe nuk krijon siguri për identitetin e vullnetin e palëve dhe nëse akti është mbajtur nga nëpunësi i gjendjes civile, gjykata mund te mos shpalle pavlefshmërinë kur vërteton se ka vetëm parregullsi formale.

Neni 48
Veprimet me aktin e martesës

1. Akti i martesës pasqyrohet ne regjistrin themeltar te secilit bashkëshort kur e kane regjistrimin ne te njëjtën zyre. Kur njeri ose te dy kane regjistrimin familjar ne një zyre tjetër, behet njoftimi i zyrës përkatëse me te dhënat qe përmban akti i martesës.
2. Zyra e gjendjes civile te bashkëshortes, pasi plotëson njoftimin, bën transferimin e kopjes se aktit te martesës për ne familjen e bashkëshortit, përveç rastit kur ne aktin e martesës është vendosur ndryshe .
3. Kur zyra e gjendjes civile ne pasqyrimin e një martese te lidhur jashtë kësaj zyre vëren se gjate hartimit te aktit te martesës nuk janë marre ne konsiderate pengesat ligjore, nuk është zbatuar ose është vepruar ne kundërshtim me ligjin, dokumentet i kthehen zyrës dërguese, pa veprim, me sqarimet përkatëse .
4. Secila zyre, kur krijon bindje për pavlefshmëri te aktit te martesës ose ka vend për ndreqje te gabimeve materiale e te shkeljeve te ligjit, mund t'i kërkojë prokurorit te vendit, ku është lidhur martesa, te paraqesë padi ne gjykate.
5. Akti i martesës, i përkthyer e i noterizuar me shpenzimet e paguara para lidhjes se martesës nga bashkëshortët e ardhshëm, i dërgohet, nëpërmjet Ministrisë se Punëve te Jashtme, organit kompetent te shtetit, ku ka pasur regjistrimin njeri ose te dy bashkëshortët.

KREU VI
REGJISTRI I AKTEVE TE VDEKJEVE

Neni 49
Akti i vdekjes

1. Akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e shtetasit. Ai është një procesverbal qe mbahet nga nëpunësi i gjendjes civile ne regjistrin përkatës, ne prani te deklaruesit e i nënshkruar prej tyre.
2. Ne aktin e vdekjes shënohen:
a) numri i identitetit, identitetet e nëpunësit dhe te deklaruesit;
b) identiteti dhe numri i identitetit i te vdekurit ose konfirmimi i te ngarkuarit te posaçëm te
bashkime ose te komunës, për kufomat e gjetura e pa identitet.
c) numri i identitetit, identitetet e mjekut ose te ekspertit qe ka lëshuar raportin;
ç) vendi, koha e shkaku i vdekjes sipas raportit mjekësor;
d) numri e data e shkresës se prokurorisë qe ka autorizuar veprimin për rastet e përcaktuara ne këtë ligj .
3. Për rastet kur varrimi nuk behet ne njësinë e qeverisjes vendore, ku i vdekuri ka regjistrin themeltar dhe leja e varrimit jepet nga një zyre tjetër e gjendjes civile, zyra qe lëshon lejen e varrimit njofton për lejen e lëshuar zyrën e gjendjes civile, qe mban regjistrin themeltar te shtetasit te vdekur.

Neni 50
Deklarimi i vdekjes

1. Deklarimi i vdekjes behet nga çdo pjesëtar i familjes ose i afërt e, ne mungese te tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkime ose komunës ku ka banuar ose është gjetur i vdekuri.
2. Deklarimet janë te vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor .
3. Deklarimi i vdekjes duhet bere brenda 3 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës dhe brenda 1 muaji, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit.
4. Me kalimin e këtyre afateve, nuk mund te mbahet akti i vdekjes përveçse si akt i plotësuar me vendim te gjykatës, sipas kërkesës se deklaruesit ose te prokurorit.
5. Deklarimi i vdekjes mund te behet edhe pas varrimit, kur nuk mund te behet 12 ore pas vdekjes, për shkak te pushimit javor ose për shkaqe te tjera objektive, raste ne te cilat behet brenda ditës se pare te punës se zyrës përkatëse.
6. Pas varrimit, deklaruesi i vdekjes është i detyruar, brenda një jave, kur varrimi behet jashtë shtetit, jo me vone se 1 muaj, te dokumentoje ne zyrën e gjendjes civile faktin, kohen e vendin e sakte te varrimit, te dhënat qe pasqyrohen ne aktin e vdekjes.

Neni 51
Vërtetimi faktik i vdekjes

1. Shtetasi vlerësohet se ka vdekur ne fakt, kur vërtetohet me raport mjekësor, ne te cilin saktësohen identiteti, fakti. koha, vendi e shkaku i vdekjes se tij. Gjithashtu shtetasi shpallet i vdekur edhe për rastet kur personi dhe organi i interesuar. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, bëjnë vërtetimin faktik ne rruge gjyqësore, sipas dispozitave 15-23 te Kodit Civil.
2. Për vdekjet e papritura dhe vdekjet ne spitale ose ne burgje, raporti mjekësor lëshohet vetëm nga shërbimi anatomopatolog me autopsi, përveçse kur bashkëshorti, prindërit ose fëmijët e te vdekurit kundërshtojnë me shkrim.
3. Kur kufoma nuk mund te identifikohet, vihen re shenja ose dyshohet te jete vdekje e dhunshme, raporti lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Ne këto raste, pavarësisht nga fillimi ose jo i ndjekjes penale, veprimet ne gjendjen civile kryhen vetëm me lejen e prokurorit.
4. Ne raportin mjekësor shkaqet e vdekjes klasifikohen ne shkaqe shëndetësore, aksidentale ose kriminale.
5. Vendimi i gjykatës qe shpall shtetasin te vdekur, pasqyrohet vetëm ne kolonën e vërejtjeve te regjistrit themeltar, pa u mbajtur akt vdekjeje"
6. Vdekjet jashtë shtetit vërtetohen sipas ligjit te vendit ku ka ndodhur vdekja, me përjashtim te rasteve kur vdekja ndodh ne territorin e përfaqësive diplomatike ose ne avionët apo anijet shqiptare ne udhëtim ne zonat ndërkombëtare, për te cilat zbatohet ky ligj.
7. Shërbimi i gjendjes civile. kur ka te dhëna se persona te vdekur vazhdojnë te qëndrojnë te regjistruar ne regjistrin themeltar, mund te ngrejë padi ne gjykate për te vërtetuar vdekjen.

Neni 52
Vërtetimi i vdekjes

Vdekja vërtetohet nga mjeket e caktuar për zona te veçanta, për një periudhe 1-vjeçare nga organi i pushtetit vendor. Kur kufomës i behet autopsia, vdekja vërtetohet si nga mjeku i zonës, ashtu edhe nga mjeku qe ka bere autopsinë. Për vdekje te dhunshme ose te dyshimta, si dhe për vdekjet ne vendet e vuajtjes se dënimeve me burgim, vërtetimi është i pavlefshmen kur nuk vërtetohet nga eksperti mjeko-ligjor me kunderfirmen e prokurorit. Vërtetimi nga mjeku i zonës ose mjeke te tjerë ne këtë rast është i pavlefshëm.

Neni 53
Pavlefshmëria e aktit te vdekjes

1. Akti i vdekjes është tërësisht i pavlefshëm kur personi, ne fakt, nuk ka vdekur, gjë qe vërtetohet me paraqitjen e tij fizike ose ekzistencën pas datës se aktit te vdekjes, ne çdo rast me mungese kufome apo kufome te një personi tjetër .
2. Akti i vdekjes është i pavlefshëm kur ka vdekur një person tjetër nga ai qe përmban akti dhe, ne këtë rast, është i detyrueshëm te mbahet akt i veçante për te vdekurin ne fakt.
3. Akti i vdekjes shpallet pjesërisht i pavlefshëm kur nuk i përgjigjet realitetit për sa i përket kohës, shkakut e vendit te vdekjes, kur pasaktësia sjell pasoja juridike .
4. Pavlefshmëria, sipas pikës 1 te këtij neni, konstatohet nga gjykata, pas kërkesës qe paraqitet, ne çdo kohe nga personi për te cilin është mbajtur akti i vdekjes. Kur personi është i mitur, i është hequr ose kufizuar zotësia për te vepruar ose nuk është ne gjendje mendore e fizike, këtë te drejte e kane përfaqësuesit ligjore ose kujdestaret e tij e kur nuk ka te tille ose nuk ushtrohet prej tyre, këtë te drejte e ka edhe prokurori.
5. Ne rastin e pikës 2 te këtij neni, përveç personit qe rezulton i gjalle, pavlefshmëria kërkohet edhe nga personat, te cilët kane pasoja juridike nga mungesa e aktit te te vdekurit ne fakt. Kur këta janë te mitur, u është hequr zotësia për te vepruar ose nuk janë ne gjendje mendore e fizike dhe nuk paraqitet kërkesë nga përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, ose kur nuk ka te tille, si dhe kur pasojat rëndojnë mbi shtetin, kërkesa paraqitet nga prokurori.
6. Prokurori paraqet kërkesë edhe kur personi qe rezulton i gjalle, ndonëse i ka mundësitë, nuk bën kërkesë ose shmanget qëllimisht.
7. Ne rastin e pikës 2 te këtij neni, kur nuk mund te përcaktohet identiteti i personit te vdekur realisht, çështja shqyrtohet me vete, duke bere identifikimin ose jo, por ne çdo rast duke urdhëruar mbajtjen e një akti tjetër vdekjeje.
8. Pavlefshmëria, sipas pikës 3 te këtij neni, kërkohet nga te interesuarit, qe kane zotësi juridike ose nga prokurori, kur pasojat rëndojnë mbi te miturit, personave madhore qe u është hequr ose kufizuar zotësia për te vepruar, kur nuk ushtrohet nga përfaqësuesit ligjore ose kujdestari, ose kur nuk ka te tille, si dhe kur pasojat lidhen me shtetin.
9. Me shpalljen e pavlefshmërisë se aktit te vdekjes, shënimet ne fletën familjare te regjistrit themeltar anulohen ose ndryshohen, duke pasqyruar veprimin ne rubrikën e vërejtjeve dhe ne vete aktin e vdekjes.

Neni 54
Leja e varrimit

Kur deklarimi dhe akti i vdekjes mund te mbahen ne dite pune brenda 12 orëve nga vdekja, leja e varrimit lëshohet nga i njëjti nëpunës i zyrës se gjendjes civile. Ne te kundërt, dokumenti qe vërteton vdekjen, sipas nenit 51 te këtij ligji, ka te njëjtën vlere

Neni 55
Përballimi i shpenzimeve te varrimit

1. Për rastet e vdekjeve, ne Buxhetin e Shtetit parashikohen fonde për masën e kontributit te shtetit ne përballimin nga familja te shpenzimeve te varrimit.
2. Këshilli i Ministrave përcakton masën e shpenzimeve, procedurën qe do te ndiqet dhe institucionet e ngarkuara, për përballimin e shpenzimeve te varrimit për shtetasit shqiptare qe vdesin brenda dhe jashtë vendit.

KREU VII
SHERBIMI I GJENDJES CIVILE

Neni 56
Natyra dhe funksioni

Shërbimi i gjendjes civile është institucion shtetëror dhe unik. Ky shërbim, ne kuptim te këtij ligji, ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotëson, ndryshon dhe mban regjistrat e gjendjes civile, harton aktet e gjendjes civile, sipas përcaktimeve te këtij ligji, kryen shërbime ndaj shtetasve, si dhe publikon ose jep certifikatat për përmbajtjen e tyre.
Kryen veprime paraprake ose plotëson ne regjistrat, sikurse përcaktohet ne këtë ligj, mban, publikon ose u jep te dhëna statistikore organeve dhe institucioneve shtetërore ose personave juridike private, sipas përcaktimeve te ligjit dhe akteve nënligjore.

Neni 57
Organizimi i shërbimit te gjendjes civile

Shërbimi i gjendjes civile është i organizuar si me poshtë:
a) Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
b) dega e gjendjes civile ne qark;
c) zyrat e gjendjes civile ne komuna e bashki;
ç) shërbimi i gjendjes civile ne përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare.

Neni 58
Te ardhurat, shpenzimet, struktura dhe organika

1. Te ardhurat qe sigurohen nga shërbimi i gjendjes civile derdhen ne Buxhetin e Shtetit.
2. Shpenzimet për shërbimet e gjendjes civile përballohen nga Buxheti i Shtetit si zë me vete, nëpërmjet buxhetit te miratuar për Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
3. Numri i punonjësve te shërbimit te gjendjes civile, struktura dhe organika për çdo njësi te qeverisjes vendore, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 59
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile

1. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është organi me i larte i shërbimit te gjendjes
civile.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është ne varësi te Ministrit te Pushtetit Vendor
dhe Decentralizimit.
3. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile rekrutohet me konkurs, sipas përcaktimeve te bëra ne ligjin nr .8549, date 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
4. Nëpunësit e Drejtorisë se Përgjithshme te Gjendjes Civile gëzojnë statusin e nëpunësit
civil.

Neni 60
Detyrat e Drejtorisë se Përgjithshme te Gjendjes Civile

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kryen këto detyra:
a) përgatit projektaktet ne zbatim te këtij ligji;
b) harton dhe i propozon për miratim Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit metodikat dhe rregulloret për funksionimin e zyrave te shërbimit te gjendjes civile;
c) krijon dhe administron Regjistrin Kombëtar te Gjendjes Civile;
ç) boton buletine statistikore periodike;
d) bën drejtimin metodik dhe kontrollon veprimtarinë e zyrave te shërbimit te gjendjes civile ne qark, komune dhe bashki, si dhe ne përfaqësitë diplomatike e konsullore;
dh) harton programe dhe merr masa për modernizimin e sistemit te shërbimit te gjendjes
civile;
e) bashkëpunon me institucione dhe donatore te interesuar për problemet e shërbimit te
gjendjes civile dhe i paraqet ministrit për miratim projektmarrëveshje, ne përputhje me procedurat e përcaktuara për këtë qellim;
ë) merr masa, harton dhe zbaton programe për kualifikimin e punonjësve te gjendjes civile;
f) propozon modelet e dokumentacionit qe mbahen dhe lëshohen nga zyrat e gjendjes civile, si dhe programet kompjuterike qe do te përdorë ky shërbim;
g) vendos kriteret profesionale qe duhen plotësuar nga punonjësit e gjendjes civile;
gj) kryen detyrat e ngarkuara nga ministri, ne zbatim te këtij ligji dhe akteve te tjera qe lidhen me shërbimin e gjendjes civile.

Neni 61
Dega e gjendjes civile ne qark

1. Dega e gjendjes civile ne qark përfshihet ne strukturën e administratës se prefektit.
2. Emërimi dhe lirimi nga detyra i punonjësve te gjendjes civile ne qark behet nga prefekti, sipas kritereve te përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Neni 62
Detyrat e degës se gjendjes civile ne qark

Dega e gjendjes civile ne qark ka këto detyra:
a) zbaton metodikat e hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
b) administron arkivin e regjistrave te gjendjes civile ne shkalle qarku, sipas përcaktimeve te këtij ligji;
c) lëshon certifikata te shërbimit te gjendjes civile ne lidhje me dokumentet qe administron vete dega, me kërkesë te personit te interesuar ose te zyrës se gjendjes civile ne bashki ose komune;
ç) u jep te dhëna institucioneve shtetërore dhe personave juridike private, sipas mënyrës se përcaktuar me ligj ;
d) raporton para prefektit dhe Drejtorit te Përgjithshëm te Gjendjes Civile për veprimtarinë e degës dhe te zyrave ne bashki e komuna;
dh) pranon dhe shpërndan ne zyrat e gjendjes civile te bashkive dhe komunave njoftimet qe
vijnë nga institucionet e tjera shtetërore;
e) kontrollon veprimtarinë qe kryejnë zyrat e gjendjes civile ne bashki e komuna dhe i propozon organeve kompetente marrjen e masave te nevojshme.

Neni 63
Zyrat e gjendjes civile ne bashki dhe komuna

1. Zyrat e gjendjes civile ne bashki dhe komuna përfshihen ne strukturën e administratës se bashkime ose komunës përkatëse.
2. Emërimi dhe lirimi nga detyra i punonjësit te gjendjes civile ne bashki dhe komune bëhen nga kryetari i bashkise ose i komunës, sipas kritereve te përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
3. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, kur konstaton shkelje nga punonjësi i gjendjes civile, i propozon kryetarit te bashkise ose komunës shkarkimin e tij .

Neni 64
Detyrat e zyrave te gjendjes civile ne bashki dhe komuna

Zyrat e gjendjes civile ne bashki dhe komuna kryejnë këto detyra:
a) hartojnë dhe mbajnë regjistrin themeltar te shtetasve ne territorin ku veprojnë;
b) regjistrojnë aktet e lindjeve, martesave dhe te vdekjeve ne librat përkatës;
c) lëshojnë certifikata lindjeje dhe familjare, martese dhe vdekjeje, sipas mënyrës se përcaktuar me ligj ;
ç) kryejnë veprime te shërbimit te gjendjes civile, sipas përcaktimeve te bëra ne këtë ligj dhe ne aktet nënligjore përkatëse;
d) plotësojnë detyrimet e përcaktuara ne aktet ligjore e nënligjore, ne lidhje me institucionet e tjera shtetërore dhe subjektet e interesuara;
dh) informojnë këshillin dhe kryetarin e bashkise ose komunës lidhur me veprimtarinë e zyrës se gjendjes civile, sipas kërkesës ose periodikisht, sipas udhëzimeve përkatëse;
e) plotësojnë te gjitha detyrat qe përcaktohen me akte te këshillit dhe te kryetarit te bashkise ose komunës, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 65
Gjendja civile e shtetasve shqiptare me banim te përhershëm jashtë Republikës se Shqipërisë

Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare mbajnë libra aktesh te gjendjes civile, administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime te gjendjes civile për shtetasit shqiptare, qe janë me banim te përhershëm jashtë Shqipërisë, sipas përcaktimeve te bëra ne këtë ligj dhe dispozitave te tjera ligjore.

Neni 66
Nëpunësi i shërbimit te gjendjes civile

Kompetencat dhe veprimet me regjistrat e gjendjes civile, sipas këtij ligji, i kane vetëm nëpunësit e shërbimit te gjendjes civile.

Neni 67
Tarifat e shërbimit te gjendjes civile

Shërbimet qe kryhen nga zyrat e gjendjes civile ne çdo rast kryhen me pagese nga kërkuesi ose deklaruesi, sipas tarifave te miratuara me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 68
Kontrolli i shërbimit te gjendjes civile

1. Kontrolli i brendshëm administrativ realizohet nga drejtuesit përkatës te nivelit te zyrave te këtij shërbimi.
2. Organet shtetërore te kontrollit, sipas fushave, ushtrojnë kompetencat e tyre ligjore ne
veprimtarinë e shërbimit te gjendjes civile.

Neni 69
Kundërvajtjet administrative

1. Ne kuptim te këtij ligji, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobe shkelja ose moszbatimi i dispozitave te parashikuara ne nenin 12 pika 5, 34 pika 5, 37 pika 8 dhe 50 pika 3 te këtij ligji. Gjoba për çdo rast është ne masën 5000 leke dhe vendoset nga nëpunësi i gjendjes civile. Veprimet pezullohen deri ne pagimin e gjobës.
2. Kundër masës administrative mund te behet ankim brenda 10 ditëve te prefekti i qarkut, i cili duhet te shprehet për këtë mase brenda 15 ditëve. Kundër vendimit te prefektit mund te behet ankim ne gjykate brenda 30 ditëve nga data e shpalljes se vendimit.
3. Kur ka vepër penale, do te zbatohen dispozitat e Kodit Penal dhe çështja do te kaloje për ndjekje penale.

KREU VIII
DISPOZITA TE PUNDIT

Neni 70
Dispozita kalimtare e te fundit

1. Rregullat e parashikuara për kriteret e përfshirjes ne regjistrat themeltare e lidhur me banimin, për personat qe janë ne një regjistër themeltar si familje me vete, te ardhur pas 31 dhjetorit 1990, zbatohen jo me vone se 1 vit pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
2. Brenda këtij afati, shtetasit detyrohen te vërtetojnë se kane siguruar vendbanimin sipas këtij ligji.

Neni 71

Degët e gjendjes civile ne qark do te shërbejnë si ndërmjetëse midis zyrave te gjendjes civile ne bashki e komuna dhe zyrës se Regjistrit Kombëtar te Gjendjes Civile deri ne informatizimin e plote te sistemit te shërbimit te gjendjes civile.

Neni 72

Numri i përkohshëm i identitetit qe i shënohet fëmijës se porsalindur ne aktin e lindjes nga zyra e gjendjes civile ne bashki ose komune, do te mbahet prej tij deri ne momentin kur Zyra e Regjistrit Kombëtar te Gjendjes Civile te lëshojë numrin e identitetit përfundimtar. Mënyra e kompozimit te numrit te përkohshëm te identitetit behet nga shërbimi i gjendjes civile.

Neni 73
Shfuqizime dhe nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ligji nr.5840, date 20.2.1979 "Për regjistrimin e akteve te gjendjes civile" shfuqizohet.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 12 pika 7, 19 pika 5, 23 pika 3, 31 pika 2, 55 pika 2, 58 pika 3 dhe 67 te këtij ligji.

Neni 74

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3540, date 7.11.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 210100004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan