0 0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për mënyrat e ushtrimit te funksioneve nga seksionet e administrimit dhe te mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 532
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 31.10.2002
Data e aprovimit te Aktit: 31.10.2002
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 72
Data e fletores zyrtare: 15.11.2002
Aktiviteti: Pushteti Lokal,Administratë
Propozuar nga: Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit,Ministri i Pushtetit Vendor
Pershkrimi i Aktit: Mënyrat e ushtrimit te funksioneve nga seksionet e administrimit dhe te mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:V E N D I M

Nr. 532, date 31.10.2002

PER MENYRAT E USHTRIMIT TE FUNKSIONEVE NGA SEKSIONET E ADMINISTRIMIT DHE TE MBROJTJES SE TOKES NE QARK DHE ZYRAT E MENAXHIMIT DHE TE MBROJTJES SE TOKES NE KOMUNE DHE /OSE BASHKI

Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te neneve 7, 12 e 13 te ligjit nr.8752, date 26.3.2001 "Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës", me propozimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit dhe te Ministrit te Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ne zbatim te këtij vendimi, termat e mëposhtme kane këto kuptime:
a) "Resurs" nënkupton te gjitha përkufizimet e përdorura ne nenin 11 te ligjit nr. 8752, date 26.3.2001.
b) " Ndryshim " nënkupton ndryshimin e kategorizimit te resurseve te përcaktuara ne piken 10 te këtij vendimi.
c) "Kategori toke" nënkupton vlerësimin e tokës bujqësore sipas bonitetit.
ç) "përdorues shtetëror" nënkupton institucionet shtetërore qe kane toke ne përdorim.

I. FUNKSIONET DHE DETYRAT E SEKSIONIT TE ADMINISTRIMIT DHE
MBROJTJES SE TOKES.
1. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark ka për detyre përcaktimin, dokumentimin dhe publikimin e te dhënave, ne formën e hartave e regjistrave, dhe kryerjen e procedurave për ndryshimet, përdorimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e resurseve ne juridiksion te qarkut.
2. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark krijon bazën e te dhënave dhe sistemin e te dhënave te kadastrës për njësitë e qeverisjes vendore.
3. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark për resurset ne juridiksion te qarkut, komunës dhe/ose bashkise, mban regjistra dhe harta kadastrale për:
a) kategorizimin e resurseve;
b) pronësinë e tyre;
c) përdorimin e tyre;
C) vendndodhjen (pozicionin, kufijtë, koordinatat, madhësinë, pjerrësinë etj);
d) treguesit, fizike e kimike;
dh) vlerën;
e) zonat e dëmtuara ose te rrezikuara nga dëmtimet fizike, erozioni, shkretëtirëzimi, degradimi e ndotja.
4. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark krijon dokumentacionin nga shfrytëzimi i hartave dhe i regjistrave ekzistuese, këmbimi i dokumentacionit falas me zyrat e regjistrimit, drejtoritë e shërbimit pyjor, drejtoritë e bujqësisë dhe ushqimit, seksionet e urbanistikes dhe institucionet e tjera, shtetërore dhe private, qe zotërojnë te dhëna nga matjet e thjeshta, inventarizimet, rivelimet tipografike, fotografitë ajrore, imazhet satelitore etj.
5. Mënyra e mbajtjes se te dhënave ne regjistra përgatitet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, ne bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit. Regjistrat te jene te njësuar për te gjitha seksionet e administrimit te tokës ne qarqe dhe te detyrueshme për t'u plotësuar .
6. Për pasqyrimin e treguesve te te dhënave, njësia baze te jete ngastra, prone private dhe
publike.
7. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark, ne bashkëpunim me institucionet, private dhe shtetërore, përgatit, përditëson dhe ruan te dhënat gjeografike, ne formën e hartave, për çdo komune dhe/ose bashki, ne juridiksion te qarkut.
8. Hartat e administrimit te tokës te jene te shkalles 1-1000, 1-2500, 1-5000, 1-10000 dhe 1-25000.
9. Kategorizimi i resurseve te jete: toke bujqësore, toke urbane e fshatit (truall), toke pyjore,
pyll, kullote, livadh, breg lumi, toke e pafrytshme.
10. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki pasqyrojnë te dhënat për treguesit fizike, kimike dhe te bonitetit te tokave bujqësore.
11. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark shërben si baze lidhjeje për sistemet informatike te specializuara për nevojat qe kane institucionet e ndryshme dhe njësitë e qeverisjes vendore, kur ato përdorin te dhënat kadastrale.
12. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark kryen shërbime dypalëshe, informacione me zyrën e regjistrimit te pasurive te paluajtshme për ndryshimet e pronësisë dhe bashkimet e parcelave, si rezultat i efektit te tregut te tokës ndryshimet pasqyrohen çdo 6 muaj.
13. Seksioni i administrimit dhe mbrojtës se tokës ne qark u jep te dhëna kadastrale edhe për elemente te tjerë te administrimit, personave, fizike e juridike, private, kundrejt tarifave te miratuara nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
14. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark kryen procedurat për ndryshimet e kategorive te tokës, ne baze te aktit te organit përkatës, sipas dispozitave ne fuqi, dhe bën
pasqyrimet përkatëse ne regjistrat dhe ne hartat.
15. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark kryen procedurat për zbatimin e vendimeve te organeve shtetërore përgjegjëse për kalimet dhe ndryshimet ne gjendjen e tokave dhe bën pasqyrimet përkatëse.
16. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark ndjek përditësimet periodike te fondit te tokës dhe kryen veprimet përkatëse ne dokumentacion. Ne bashkëpunim me institucionet e specializuara, shtetërore ose private, organizon punën për kryerjen e rilevimeve topografike.
17. Seksioni i administrimit dhe mbrojtës se tokës ne qark, ne baze te dokumentacionit qe merr nga zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki pasqyron çdo 6 muaj te dhënat e fondit te tokës bujqësore, te tokave pyjore e pyjeve, kullotave, livadheve, trojeve, brigjeve te lumenjve dhe tokave te pafrytshme; dhe përmbledhëset e fondit, ne shkalle qarku, paraqiten ne Ministrinë e Bujqësisë dhe te Ushqimit. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit bën përmbledhësen ne shkalle republike.
18. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark, ne bashkëpunim me institucionet
e specializuara, kryen studime për përdorimin e tokës sipas metodikave te miratuara nga organet përgjegjëse dhe ndjek zbatimin e tyre.
19. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe zyra e menaxhimit dhe
mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki pasqyrojnë, çdo vit, ndryshimet ne përdorimin e tokës dhe bëjnë përmbledhëset ne shkalle komune dhe qarku. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit bën përmbledhësen ne shkalle republike.
20. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, pasqyrojnë, çdo vit, ndryshimet e treguesve, fizike e kimike, te tokës si rezultat i kryerjes se analizave nga zotëruesit, private dhe shtetërore, ne laboratorë te certifikuar dhe ne bashkëpunim me institucionet e specializuara, ne përputhje me metodikat e miratuara nga Instituti i Studimit te Tokave, dhe bëjnë ndryshimet ne kategorizimin e tokave sipas bonitetit.
21. Ne rastet e dëmtimit te cilësive te tokave, si rezultat i veprimit te faktorëve natyrore, ndryshimi i kategorisë se tokave sipas bonitetit behet me miratim te Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit. Ndryshimi behet me propozimin e seksionit te administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe ne baze te aktvleresimit zyrtar te Institutit te Studimit te Tokave.
22. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, ne bashkëpunim me institucionet e specializuara kryejnë procedurat për vlerësimin e tokave, për përcaktimin e vlerës, te shpronësimit e taksimit, ne baze te metodikave te miratuara për këtë qellim nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
23. Seksioni i administrimit dhe i mbrojtjes se tokës ne qark, ne bashkëpunim me zyrën e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, ndjekin dhe mbështesin zbatimin e politikave a te projekteve te miratuara nga organet përkatëse për forcimin e fermave private.
24. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark, ne bashkëpunim me zyrën e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, përcaktojnë dëmtimet e tokës bujqësore nga ndërtimet pa leje. Për shkeljet marrin masa administrative, te përcaktuara sipas ligjit nr .7697, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative" dhe njoftojnë organet drejtuese te komunës dhe/ose te bashkise e qarkut.
25. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark bashkërendon punën me zyrën e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki dhe me institucionet e specializuara shtetërore për përcaktimin e zonave te dëmtuara ose te rrezikuara nga dëmtimet, si rezultat i erozionit, shkretëtirëzimit, degradimit e ndotjeve.
26. Seksioni i administrimit dhe i mbrojtjes se tokës ne qark kontrollon zbatimin e projekteve për shfrytëzimin e resurseve nga shoqëritë private. Ne raste shkeljesh, merr masa administrative, te përcaktuara ne ligjin nr. 7697, date 7.4.1993 dhe njofton organet drejtuese te komunës dhe/ose bashkise, qarkut dhe institucionin shtetëror, i cili ka lëshuar licencën e shfrytëzimit.
27. Seksioni i administrimit dhe i mbrojtjes se tokës ne qark bashkëpunon me zyrën e planifikimit te territorit te qarkut për kryerjen e studimeve, për krijimin dhe zgjerimin e sipërfaqeve urbane ne zonat rurale.

II. FUNKSIONET DHE DETYRAT E ZYRES SE MENAXHIMIT DHE MBROJTJES SE
TOKES

1. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki ka për detyre grumbullimin e te dhënave dhe kryen procedurat për shfrytëzimin e resurseve, qe me ligj i kalojnë komunës dhe/ose bashkise.
2. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki kryen studime për përdorimin e resurseve, qe me ligj i kalojnë komunës dhe/ose bashkise. Studimet miratohen nga këshilli i komunës dhe/ose i bashkise.
3. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki ndjek procedurat per dhënien me qira te tokës bujqësore, pyjeve, kullotave, livadheve, tokave pyjore e brigjeve te lumenjve, qe me ligj i kalojnë ne përdorim komunës dhe/ose bashkise.
4. Zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki ndjek zbatimin e projekteve për përdorimin dhe mbrojtjen e tokës, te hartuara nga komuna, qarku ose institucionet shtetërore.
5. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki është përgjegjëse përpara organeve drejtuese te komunës dhe/ose te bashkise për shfrytëzimin e resurseve.
6. Seksionet e administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark bashkëpunojnë me zyrën e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki dhe me institucionet e specializuara për hartimin e studimeve për përdorimin e tokës .
7. Seksionet e administrimit dhe mbrojtjes se tokës, ne studimet për përdorimin e tokës, përcaktojnë termat e referencës, mundësitë për ndryshime, vlerësojnë përshtatshmërinë e tokës dhe mundësitë mjedisore, ekonomike e shoqërore.
8. Studimet për përdorimin e tokës, te hartuara nga institucionet e specializuara, nga seksionet e administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe nga zyra e menaxhimit dhe e mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki diskutohen për një periudhe 2-mujore ne bashkine e njësive vendore, për te cilat është kryer studimi.
9. Studimet e kryera nga seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark dhe zyra e menaxhimit te mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, përpara miratimit, vlerësohen te pakten nga dy institucione te specializuara, te përcaktuara nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
10. Studimet për përdorimin e tokës, përpara zbatimit, miratohen ne këshillin e qarkut.


III. PROCEDURAT PER NDRYSHIMIN E KATEGORIZIMIT TE RESURSEVE
1. Ndryshimi i kategorisë se tokave pyjore, kullotave, livadheve dhe pyjeve ne toke bujqësore, për efekt te zbatimit te normave ligjore përkatëse, ne përputhje me udhëzimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit, me propozimin e këshillit te komunës dhe/ose bashkise dhe këshillit te qarkut, miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
2. Ndryshimi i kategorisë se tokave pyjore, kullotave, livadheve e pyjeve shtetërore ne toka bujqesore;c me propozimin e këshillit te komunës dhe/ose bashkise dhe këshillit te qarkut, miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
3. Ndryshimi i kategorisë se tokave bujqësore, pyjore, kullotave, livadheve e pyjeve ne toke truall behet sipas procedurave te përcaktuara ne ligjin nr. 8405, date 17.9.1998, "Për urbanistiken".
4. Ndryshimi i kategorisë nga toke e pafrytshme me toke bujqësore, toke pyjore, pyll,
livadh dhe kullote behet me propozimin e këshillit te komunës, dhe/ose bashkise dhe te këshillit te qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
5. Ndryshimi i kategorisë nga toke bujqësore ne toke te pafrytshme, ne livadh, kullote, toke pyjore dhe pyll behet me propozimin e këshillit te komunës dhe/ose bashkise dhe te qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.
6. Ndryshimet sipas pikave 1,2,3 dhe 4, te sipërpërmendura bëhen sipas raportit teknik te hartuar nga zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokës ne komune dhe/ose bashki, nga seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës ne qark, ne bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe te Ushqimit dhe me Institutin e Studimit te Tokave. Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit harton udhëzim te veçante për ndryshimet, sipas pikave te sipërpërmendura.

IV. PER MBROJTJEN DHE RIAFTESIMIN E TOKAVE
1. Institucionet shtetërore, qe japin licenca shfrytëzimi për resurset, për qëllime jobujqësore, te cilat, me ligj, janë vene ne përdorim te qarkut, te komunës dhe/ose bashkise, janë te detyruara te marrin mendimin e këshillit te qarkut, te këshillit te komunës dhe/ose bashkise dhe miratimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit.
2. Institucionet shtetërore, qe japin licenca shfrytëzimi, për qëllime jobujqësore, për tokat bujqësore shtetërore, janë te detyruara te marrin miratimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit.
3. Kur personi fizik ose juridik, lidh marrëveshje me pronare private toke, institucioni shtetëror, qe jep licence shfrytëzimi, është i detyruar te marre miratimin e këshillit te komunës dhe/ose bashkime.
4. Ne te gjitha rastet, investitori qe shfrytëzon resurset për qëllime jobujqësore është i detyruar t'i ktheje ato ne gjendjen e mëparshme, jo me vone se 6 muaj nga përfundimi i shfrytëzimit.
5. Riaftësimi i resurseve behet nga investitori, sipas projekteve te riaftësimit. Projektet e riaftësimit, përpara zbatimit, vlerësohen nga Instituti i Studimit te Tokave dhe miratohen nga institucioni qe ka ne pronësi ose ne përdorim resursin.
6. Vendimi nr. 256, date 2.8.1991 i Këshillit te Ministrave "Për rregulloren, për regjistrimin, ndryshimin dhe kalimin ne gjendjen e tokave dhe detyrat e kadastrës" dhe çdo akt tjetër nënligjor, qe bie ne kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
210310015






Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan

Euromedica_120x300